balilin Archives - 55 News https://55news.al/tag/balilin/ Fri, 25 Jan 2019 13:26:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png balilin Archives - 55 News https://55news.al/tag/balilin/ 32 32 Krimet e Rënda, nis seanca për Klement Balilin https://55news.al/aktualitet/krimet-e-renda-nis-seanca-per-klement-balilin/ Fri, 25 Jan 2019 13:26:41 +0000 https://new.55news.al/?p=81913 Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca gjyqësore në ndaj Klement Balilit, të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Në këtë seancë, Balilit do t’i komunikohen akuzat. Deri më sot, Klement Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit’ nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që i janë ngritur. Seanca ishte parashikuar […]

The post Krimet e Rënda, nis seanca për Klement Balilin appeared first on 55 News.

]]>
Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca gjyqësore në ndaj Klement Balilit, të akuzuarit për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Në këtë seancë, Balilit do t’i komunikohen akuzat.

Deri më sot, Klement Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit’ nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që i janë ngritur. Seanca ishte parashikuar për në orën 12:30, por nisi më 13:30 sepse u garantua transporti i tij nga burgu. Mësohet se avokati i Balilit, Theodhori Sollaku, ka paraqitur kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Policia e Shtetit ka regjistruar në datën 3 prill 2016 procedimin penal me nr.44 për trafikim lëndësh narkotike për grupin e njohur si ‘Balili’ me aktivitet kriminal kryesisht në jug të vendit.

Paralelisht me procedimin për trafik narkotikësh, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, ka investiguar dhe përcjellë në vazhdimësi të dhëna mbi pasuritë e anëtarëve të dyshuar të këtij grupi, të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktivitet kriminal.

Mbi bazën e këtij materiali, Prokuroria për Krimet e Rënda ka rregjistruar procedimin pasuror nr.5, të vitit 2017, për hetim pasuror për gjithë lidhjet familjare të grupit “Balili”.

Mbi bazën e këtij materiali policor, bazuar në ligjin nr.10192, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafkimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masa parandaluese kundër pasurisë”, (i njohur si ligji “Antimafia”), Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosjen nën sekuestro të aseteve.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar më 27 nëntor 2017, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Kelmend dhe Bashkim Balilit, që janë:

– ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’;

– 28,690 m2 truall;

– 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

The post Krimet e Rënda, nis seanca për Klement Balilin appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Arrest me burg për Klement Balilin https://55news.al/aktualitet/foto-arrest-me-burg-per-klement-balilin/ Thu, 17 Jan 2019 13:47:03 +0000 https://new.55news.al/?p=80436 Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lejë në burg, Klement Balilin. Vendimi është dhënë pak pas orës 14:30 minuta të mesditës.Balili është njohur me 4 akuzat, të cilët mësohet se i ka mohuar. Avokati Dhori Sollaku jashtë gjykatës u shpreh se nuk la asnjë provë që ai është përfshirë në trafik droge.

The post FOTO/ Arrest me burg për Klement Balilin appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lejë në burg, Klement Balilin.

Vendimi është dhënë pak pas orës 14:30 minuta të mesditës.
Balili është njohur me 4 akuzat, të cilët mësohet se i ka mohuar.

Avokati Dhori Sollaku jashtë gjykatës u shpreh se nuk la asnjë provë që ai është përfshirë në trafik droge.

The post FOTO/ Arrest me burg për Klement Balilin appeared first on 55 News.

]]>
Hetimet për Klement Balilin, cilat janë 4 akuzat në dosjen që u çua në Gjykatë https://55news.al/aktualitet/hetimet-per-klement-balilin-cilat-jane-4-akuzat-ne-dosjen-qe-u-cua-ne-gjykate/ Wed, 16 Jan 2019 15:33:27 +0000 https://new.55news.al/?p=80230 Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur hetimet për Klement Balilin dhe ka dorëzuar dosjen në Gjykatë për 4 akuza. Ashtu siç edhe avokati i tij Theodhori Sollaku tha gjatë ditës së sotme, Balili u vetëdorëzua në momentin që Prokuroria ka përfunduar hetimet për të dhe ka çuar dosjen për gjykim. Kujtojmë se gjatë muajit […]

The post Hetimet për Klement Balilin, cilat janë 4 akuzat në dosjen që u çua në Gjykatë appeared first on 55 News.

]]>
Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur hetimet për Klement Balilin dhe ka dorëzuar dosjen në Gjykatë për 4 akuza.

Ashtu siç edhe avokati i tij Theodhori Sollaku tha gjatë ditës së sotme, Balili u vetëdorëzua në momentin që Prokuroria ka përfunduar hetimet për të dhe ka çuar dosjen për gjykim.

Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor, autoritetet greke i kanë kthyer përgjigje Krimeve të Rënda në lidhje me disa fashikuj të kërkuar nga dosja hetimore në Greqi. Kjo letërporosi është administruar në fillim të janarit nga Prokuroria e Krimeve, ndërsa është kërkuar nga Gjykata për Krime të Rënda që çështja të kalohet për gjykim.

“Në bazë të neneve 331 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, bashkëngjitur ju dërgojmë për kompetencë kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penal numër 44 të vitit 2016, në ngarkim të personit nën hetim, Klement Balili, i akuzuar për kryerjen e veprave penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal’, ‘Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/ 2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal”, shkruhet në kërkesën për gjykim të Prokurorisë për Krime të Rënda. Sipas kërkesës, mësohet se dosja hetimore përbëhet nga 30 volume dhe bashkëlidhur fashikullit janë edhe provat materiale.

HETIMET

Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për njeriun, që shpesh është konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ndërsa pjesa më e madhe e hetimeve, duket se është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e dërguara në Greqi. Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit.

Emri i këtij të fundit, si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, është lakuar nga politika dhe media greke, në momentin që ai ishte në krye të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë, në vitin 2016. Pas këtyre të dhënave, të bëra publike në atë kohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/ 1 prot, datë 11.05.2016, kërkoi përcjelljen e letërporosisë për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë, për të marrë informacion për Klement Balilin.

Referuar dosjes hetimore, ka qenë rasti i trafikimit të një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt një ishulli në Greqi, që kanë nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në Greqi. Pritësi rezultoi të ishte një biznesmen në shtetin fqinj dhe është vënë në pranga gjatë këtij operacioni, së bashku me dy skafistët, ndërsa në atë kohë është bërë edhe shpallja në kërkim e Klement Balilit.

“Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot. FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana) ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme ‘Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina’, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar Klement Balili, në bazë të urdhërarrestit nr.FE7698, viti 2016, për veprën penale ‘Krijim dhe drejtim Organizate Kriminale’”, njoftonte dy vite më parë Ministria e Drejtësisë.

SEKUESTRIMI I PASURISË

Në muajin nëntor të 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit. Kështu, në datën 24 nëntor Policia ekzekutoi vendimin duke vënë nën sekuestro hotelin “Santa Quaranta”, disa metra katrorë truall dhe 36 apartamente. “Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Klement dhe Bashkim Balilit, që janë: ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht hotel ‘Santa Quaranta’; 28,690 m2 truall; 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, njoftoi Policia e Shtetit. Vendimi për sekuestrimin u apelua nga familja e Balilit, të cilin e kishin konsideruar si të padrejtë, por edhe pse çështja u çua në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, kjo e fundit, në shkurt të 2018-ës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

AKUZAT

1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bleona Metushi/PANORAMA

The post Hetimet për Klement Balilin, cilat janë 4 akuzat në dosjen që u çua në Gjykatë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-drejtuesi i lartë që arrestoi Balilin për herë të parë: Dje policia u bë private e ‘Escobarit’ https://55news.al/aktualitet/ish-drejtuesi-i-larte-qe-arrestoi-balilin-per-here-te-pare-dje-policia-u-be-private-e-escobarit/ Wed, 16 Jan 2019 15:06:53 +0000 https://new.55news.al/?p=80224 Klement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006. Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë. Në atë kohë, i ashtuquajturi ‘Eskobari i Ballkanit’ bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e […]

The post Ish-drejtuesi i lartë që arrestoi Balilin për herë të parë: Dje policia u bë private e ‘Escobarit’ appeared first on 55 News.

]]>
Klement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006.

Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë.

Në atë kohë, i ashtuquajturi ‘Eskobari i Ballkanit’ bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e drejtësisë sërish në vitin 2016.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, i cili në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u vu në pranga, thotë se ky person ka anashkaluar institucionet e shtetit për më shumë se 2 vite.

Sipas tij, vetëdorëzimi njihet si praktikë policore, por vetëm në kushtet e flagrancës.

‘Nuk ka as operacion, as vetëdorëzim, ka vetëm paraqitje. Në këtë rast, Policia e Shtetit ka bërë vetëm sigurimin fizik të personit, nga Delvina në Tiranë, si polici private’, tha Emri Vata, ish-drejtor policie.

Ministri i Brendshëm e cilësoi ndalimin e Balilit një operacion të suksesshëm, ndërsa ky i fundit është shoqëruar nga vet kryepolici Ardi Veliu, pas negociatave disaditore./TCH

The post Ish-drejtuesi i lartë që arrestoi Balilin për herë të parë: Dje policia u bë private e ‘Escobarit’ appeared first on 55 News.

]]>