banke Archives - 55 News https://55news.al/tag/banke/ Mon, 02 Mar 2020 09:32:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png banke Archives - 55 News https://55news.al/tag/banke/ 32 32 Çfarë ndodhte pranë Bankës së Shqipërisë? Policia në dy operacione, sekuestrohen miliona lekë, euro. Për shtatë persona… https://55news.al/aktualitet/cfare-ndodhte-prane-bankes-se-shqiperise-policia-ne-dy-operacione-sekuestrohen-miliona-leke-euro-per-shtate-persona/ Mon, 02 Mar 2020 09:32:21 +0000 https://new.55news.al/?p=147985 Policia e Tiranës njofton se ka realizuar me sukses dy operacione kundër informalitetit, kryesisht pranë zonës së Bankës së Shqipërisë. Uniformat blu informojnë se operacionet e finalizuara janë për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë. Policia thotë se janë sekuestruar 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë. Njoftimi i […]

The post Çfarë ndodhte pranë Bankës së Shqipërisë? Policia në dy operacione, sekuestrohen miliona lekë, euro. Për shtatë persona… appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Tiranës njofton se ka realizuar me sukses dy operacione kundër informalitetit, kryesisht pranë zonës së Bankës së Shqipërisë.

Uniformat blu informojnë se operacionet e finalizuara janë për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë. Policia thotë se janë sekuestruar 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë pa ndërprerë operacionet policore kundër informalitetit.

Finalizohen dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë “.

Procedohen penalisht 7 shtetas, për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare.

Sekuestrohen 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave “Për goditjen e aktiviteteve të Paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë“, janë organizuar shërbime të herëpashershme, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë.

Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

The post Çfarë ndodhte pranë Bankës së Shqipërisë? Policia në dy operacione, sekuestrohen miliona lekë, euro. Për shtatë persona… appeared first on 55 News.

]]>
Si e grabiti bankën para ‘hundës’ së Policisë personi që ishte në kërkim https://55news.al/aktualitet/si-e-grabiti-banken-para-hundes-se-policise-personi-qe-ishte-ne-kerkim/ Tue, 29 Jan 2019 08:44:45 +0000 https://new.55news.al/?p=82555 I riu në kërkim kryen grabitje spektakolare të bankës në Tepelenë. Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës ka rënë pre e grabitjes pasditen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në qendër të qytetit. Autori i grabitjes, që ka qenë i vetëm, mbante në dorë një armë zjarri me […]

The post Si e grabiti bankën para ‘hundës’ së Policisë personi që ishte në kërkim appeared first on 55 News.

]]>
I riu në kërkim kryen grabitje spektakolare të bankës në Tepelenë.

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës ka rënë pre e grabitjes pasditen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në qendër të qytetit. Autori i grabitjes, që ka qenë i vetëm, mbante në dorë një armë zjarri me tytë të gjatë dhe nën kërcënimin e saj, grabiti paratë që ndodheshin në arkë.

Ai nuk ka folur asnjë fjalë, por u ka bërë me shenjë punonjësve të bankës t’i dorëzojnë paratë. Grabitësi e ka menduar me detaje aksionin, pasi ka kaluar me mjetin tip “Benz”, ngjyrë gri, jo në rrugën që kalon para Komisariatit të Policisë, duke shmangur edhe patrullën.

 

Autori është drejtuar në bankë në momentin që patrulla e Policisë është larguar. Duke hyrë me shpejtësi, i maskuar me një kapuç dhe pa folur asnjë fjalë, ai ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës, ka grabitur lekët që ndodheshin në arkë dhe është larguar. Ndonëse nuk e ka përdorur armën, një plumb ka mbetur brenda në bankë. Punonjësit e bankës, të tronditur nga ngjarja, nuk kanë aktivizuar sinjalin e alarmit për të lajmëruar në kohë Policinë. Sipas të dhënave të deritanishme, pas grabitjes, autori i armatosur është larguar në drejtim të fshatit Salari.

Policia e Tepelenës ngriti postblloqe të shumta në të dyja segmentet e rrugës nacionale Tepelenë-Kakavijë dhe Tepelenë-Tiranë. Një orë pas ngjarjes, Policia e Tepelenës mundi të bëjë identifikimin e autorit. Bëhet fjalë për K.R., rreth 25 vjeç, një person i shpallur në kërkim, me precedentë penalë, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Në ndihmë të efektivëve të Tepelenës erdhën dhe forca të FNSH-së, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. “Rreth orës 15:10 në Tepelenë një person i maskuar është futur në filialin e një banke të nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës dyshohet se ka marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, si dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit”, bën me dije Policia. Ka dyshime se, autori, pak ditë më parë, ka kryer një grabitje me dhunë në Memaliaj.

Këtyre dy grabitjeve të rënda me armë që dyshohen se janë nga i njëjti person, i identifikuar si një i ri në moshë, shtatlartë dhe i maskuar me kapuç, që më pas largohet me automjet, i shtohen edhe dy grabitje të njëpasnjëshme brenda një nate, të kryera nga një adoleshent, me shuma shumë të vogla parash, por me ndikim të madh në psikologjinë e banorëve të Tepelenës./panorama

The post Si e grabiti bankën para ‘hundës’ së Policisë personi që ishte në kërkim appeared first on 55 News.

]]>
Grabitet me armë një bankë, ja ku… https://55news.al/aktualitet/grabitet-me-arme-nje-banke-ja-ku/ Mon, 28 Jan 2019 14:44:14 +0000 https://new.55news.al/?p=82435 Një tjetër grabitje ka ndodhur ditën e sotme. Në orët e mesditës është grabitur një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenë.Persona të armatosur dhe të maskuar janë futur në bankë dhe kanë realizuar grabitje. Nuk ka ende informacione të tjera në lidhje me këtë ngjarje

The post Grabitet me armë një bankë, ja ku… appeared first on 55 News.

]]>
Një tjetër grabitje ka ndodhur ditën e sotme.

Në orët e mesditës është grabitur një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenë.
Persona të armatosur dhe të maskuar janë futur në bankë dhe kanë realizuar grabitje.

Nuk ka ende informacione të tjera në lidhje me këtë ngjarje

The post Grabitet me armë një bankë, ja ku… appeared first on 55 News.

]]>
Një “Mega Bankë” i bashkohet Eurozonës – Tepër e madhe për të falimentuar https://55news.al/aktualitet/nje-mega-banke-i-bashkohet-eurozones-teper-e-madhe-per-te-falimentuar/ Sun, 30 Sep 2018 15:32:11 +0000 https://new.55news.al/?p=53660 Numri i bankave që konsiderohen shumë të mëdha për të dështuar në zonën euro, do të rritet nga shtatë në tetë. Nordea Bank Abp është banka e cila po lëviz selinë e saj në Helsinki nga Stokholm. Nordea Bank ,asetet e së cilës arrijnë në 670 miliardë dollarë, vlerë e cila është më shumë se […]

The post Një “Mega Bankë” i bashkohet Eurozonës – Tepër e madhe për të falimentuar appeared first on 55 News.

]]>
Numri i bankave që konsiderohen shumë të mëdha për të dështuar në zonën euro, do të rritet nga shtatë në tetë. Nordea Bank Abp është banka e cila po lëviz selinë e saj në Helsinki nga Stokholm. Nordea Bank ,asetet e së cilës arrijnë në 670 miliardë dollarë, vlerë e cila është më shumë se dyfishi i produktit të brendshëm bruto të Finlandës, ka bërë të qartë faktin që shpërngulja është nxitur nga konsideratat rregullatore dhe një dëshirë për të qenë brenda bashkimit bankar europian.

Ardhja e një banke globale me kaq rëndësi do të ndryshojë ndjeshëm industrinë financiare të Finlandës. Pasuritë e industrisë së financave në pjesën më veriore të euros do të rriten në 400 për qind të prodhimit të brendshëm bruto pas lëvizjes dhe Nordea do të zëvendësojë Nokia Oyj si kompania më e madhe e listuar që do të ketë selinë e saj në Finlandë.

Rregullatori financiar në Helsinki ka menduar të shtojë 10 për qind të stafit për t’u përgatitur për ardhjen e Nordeas. Do të kryejë rreth 75 për qind të punës që mbikëqyr bankën, edhe pse përgjegjësia kryesore për mbikëqyrjen e Nordea qëndron në Bankën Qendrore Europiane në Frankfurt. Guvernatori i Bankës së Finlandës Olli Rehn tha se vendimi i Nordeas për të shkuar në Helsinki “duhet të shihet si një votë e besimit në unionin bankar të eurozonës”.

Nordea tha në shkurt se pret të shkurtojë shpenzimet deri në 1.2 miliardë euro pasi të jetë në Helsinki. Gjithashtu edhe departamenti menaxhimit e ka bërë të qartë se pret një mjedis rregullator më të parashikueshëm brenda zonës së euros sesa kuadri që ka vepruar brenda në Suedi. Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Nordeas për të lëvizur do të dëmtojë bizneset e Suedisë në afatgjatë. Njoftimi për largimin e bankës nxiti zemërim mes shumë klientëve suedezë të cilët përfunduan duke dalë nga banka.

Një numër i sindikatave suedeze gjithashtu ndërprenë lidhjet e tyre me Nordean. Von Koskull shefi ekzekutiv i bankës tha se klientët nuk do të vinin re ndonjë ndryshim. Në një shënim më personal, CEO ka sinjalizuar se Stokholm do t’i mungojë. Ai tha: “Vendi i vetëm ku kam jetuar më gjatë është Londra, për më shumë se 20 vite. Vendi i dytë më i gjatë që kam jetuar është Stockholmi. Ndihem si në shtëpi këtu.”

The post Një “Mega Bankë” i bashkohet Eurozonës – Tepër e madhe për të falimentuar appeared first on 55 News.

]]>
Bllokohen 1.2 mln euro në një bankë, dyshohet për aktivitet kriminal https://55news.al/aktualitet/bllokohen-1-2-mln-euro-ne-nje-banke-dyshohet-per-aktivitet-kriminal/ Wed, 19 Sep 2018 12:15:15 +0000 https://new.55news.al/?p=50403 Në një bankë të nivelit të dytë janë sekuestruar 1.2 milionë euro. Nga dyshimet e para mësohet se shuma e bllokuar do të përdorej për aktivitet kriminal. Paratë e sekuestruara ishin në  llogari të shtetasit A.H.  Nga hetimet e kryera mësohet se transanksionet bankare  nuk në përputhen me të dhënat e shoqërisë.

The post Bllokohen 1.2 mln euro në një bankë, dyshohet për aktivitet kriminal appeared first on 55 News.

]]>
Në një bankë të nivelit të dytë janë sekuestruar 1.2 milionë euro. Nga dyshimet e para mësohet se shuma e bllokuar do të përdorej për aktivitet kriminal.

Paratë e sekuestruara ishin në  llogari të shtetasit A.H.  Nga hetimet e kryera mësohet se transanksionet bankare  nuk në përputhen me të dhënat e shoqërisë.

The post Bllokohen 1.2 mln euro në një bankë, dyshohet për aktivitet kriminal appeared first on 55 News.

]]>
Tentoi të grabisë 3 milionë sterlina nga banka, kush është shqiptari më i kërkuar në Britani https://55news.al/aktualitet/tentoi-te-grabise-3-milione-sterlina-nga-banka-kush-eshte-shqiptari-me-i-kerkuar-ne-britani/ Fri, 27 Jul 2018 10:07:29 +0000 https://new.55news.al/?p=38292 Denis Marku quhet shqiptari më i kërkuar nga policia britanike. Mediat angleze bëjnë me dije se policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e shqiptarit që akuzohet për mashtrime financiare pasi tentoi të grabisë nga një bankë 3 milionë sterlina. Marku zonën South Norwood, në jug të Londrës dhe është një ish- punonjës banke. […]

The post Tentoi të grabisë 3 milionë sterlina nga banka, kush është shqiptari më i kërkuar në Britani appeared first on 55 News.

]]>
Denis Marku quhet shqiptari më i kërkuar nga policia britanike.

Mediat angleze bëjnë me dije se policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e shqiptarit që akuzohet për mashtrime financiare pasi tentoi të grabisë nga një bankë 3 milionë sterlina.

Marku zonën South Norwood, në jug të Londrës dhe është një ish- punonjës banke.

21 vjeçari shqiptar Marku kishte rolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.

Shqiptari punonte në degën e një banke në zonë Chelsea në Londër e cila njihet si një ndër zonat më të pasura të kryeqytetit anglez. Detektivët britanik që kanë hetuar këtë tentativë vjedhje të Denis Markut besojnë se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal me lidhje të forta në komunitetin shqiptarë dhe atë kosovar në lindje të Londrës.

“Denis Marku, 21 vjeç, nga South Norwood, South London. Ish-nëpunësi i bankës thuhet se u përpoq të vjedhë më shumë se 3 milionë sterlinga nga llogaritë e klientëve në bankën e Chelsea, ku ai punonte. Ai besohet të jetë pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe ka lidhje të forta me komunitetet shqiptare dhe kosovare në Perëndim të Londrës”, shkruan “The Sun”.

The post Tentoi të grabisë 3 milionë sterlina nga banka, kush është shqiptari më i kërkuar në Britani appeared first on 55 News.

]]>
Kur shkon për të grabitur bankën dhe e gjen mbyllur/ Fati i zi i lushnjarit https://55news.al/aktualitet/kur-shkon-per-te-grabitur-banken-dhe-e-gjen-mbyllur-fati-i-zi-i-lushnjarit/ Tue, 22 May 2018 15:20:31 +0000 https://new.55news.al/?p=18507 Detaje të reja kanë dalë lidhur me tentativën e grabitjes që ndodhi ditën e sotme në Lushnje. Një person i armatosur i është drejtuar një banke të një niveli të dytë për të grabitur, por ka harruar diçka shumë të rëndësishme. Bankat e nivelit të dytë mbyllen në orën 15:30, ndërsa ai ka shkuar disa […]

The post Kur shkon për të grabitur bankën dhe e gjen mbyllur/ Fati i zi i lushnjarit appeared first on 55 News.

]]>
Detaje të reja kanë dalë lidhur me tentativën e grabitjes që ndodhi ditën e sotme në Lushnje.

Një person i armatosur i është drejtuar një banke të një niveli të dytë për të grabitur, por ka harruar diçka shumë të rëndësishme.

Bankat e nivelit të dytë mbyllen në orën 15:30, ndërsa ai ka shkuar disa minuta më vonë. Duke qenë që ka dalë huq, në irritim e sipër, ka qëlluar me armë në ajër.

Kjo ka shkaktuar panik tek banorët, çka kanë njoftuar policinë. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë vënë në pranga lushnjarin. /55News.al/

The post Kur shkon për të grabitur bankën dhe e gjen mbyllur/ Fati i zi i lushnjarit appeared first on 55 News.

]]>
Tiranasit të zhytur në borxhe, korçarët të fundit në listë. Ja qytetet me më shumë kredi https://55news.al/aktualitet/tiranasit-te-zhytur-ne-borxhe-korcaret-te-fundit-ne-liste-ja-qytetet-me-me-shume-kredi/ Tue, 08 May 2018 07:18:59 +0000 https://new.55news.al/?p=13386 Banorët e Tiranës nuk ngurrojnë për të marrë një hua, si për të blerë një shtëpi, apo edhe për qëllime konsumatore, si makina, riparim shtëpie, blerje elektroshtëpiakesh, apo edhe telefonash celularë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, të përpunuara nga Monitor për numër banorësh, tregojnë se huaja […]

The post Tiranasit të zhytur në borxhe, korçarët të fundit në listë. Ja qytetet me më shumë kredi appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e Tiranës nuk ngurrojnë për të marrë një hua, si për të blerë një shtëpi, apo edhe për qëllime konsumatore, si makina, riparim shtëpie, blerje elektroshtëpiakesh, apo edhe telefonash celularë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, të përpunuara nga Monitor për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.

Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.

Kryeqyteti shqiptar po zhvillohet me shpejtësi dhe tregu i banesave është gjallëruar vitet e fundit, duke u reflektuar dhe në shtimin e borxheve që qytetarët kanë marrë për të pasur një shtëpi të vetën. Ai mirëpret dhe një numër të lartë banorësh që vijnë nga rrethet e tjera.

Tiransit nuk kursehen as për huanë konsumatore,  e cila arrin në 214 euro për banorë dhe është sa dyfishi i qytetit të dytë që vjen pas në renditje, që është sërish Durrësi.

Në vend të dytë, durrsakët kanë 338 euro kredi për banor, 60% e të cilës ka shkuar për blerje banese.

Të tretën janë vlonjatët me 244 euro për frymë, ku sërish 60% e kësaj shume ka shkuar për të blerë një apartament.

Më pas vijnë shkodranët me 221 euro për frymë, 57% e të cilës është për blerje banese.

Pas tyre vijnë banorët e Lezhës, Fierit dhe Elbasanit, me përkatësisht 183, 152 dhe 152 euro për frymë.

Të njohur si nikoqirë, korçarët nuk zhgënjejnë as në këtë rast. Ata janë më dorështrënguarit për të marrë një kredi, duke pasur nivelin më të ulët të huadhëniës për individë për frymë, prej 142 eurosh, që është 6 herë më e ulët sesa e banorëve të kryeqytetit.

Ndërsa qyteti, banorët e të cilët marrin më shumë kredi konsumatore është Elbasani, me 42% të totalit të huasë që shkon për blerje makinash, apo qëllime të tjera përveç shtëpië.

Në total, në fund të tremujorit të parë 2018, stoku i kredive që individët kishin marrë në banka ishte 170 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Me baza vjetore, stoku i huasë për individë është rritur me 5.2%, ku efektin më të madh e ka dhënë Tirana. /monitor/

The post Tiranasit të zhytur në borxhe, korçarët të fundit në listë. Ja qytetet me më shumë kredi appeared first on 55 News.

]]>
Thellohet pabarazia, në banka 6% e depozituesve kanë 3.1 mld euro https://55news.al/aktualitet/thellohet-pabarazia-ne-banka-6-e-depozituesve-kane-3-1-mld-euro/ Wed, 11 Apr 2018 13:19:03 +0000 https://new.55news.al/?p=5238 Në Shqipëri ka rreth 1 milion e gjysmë individë aktivë me kursime bankare, por sasia më e madhe e parave në banka rreth 62 përqind, ose rreth 5 miliardë euro, janë në duart e një pjese të vogël të depozituesve, vetëm në 6% përqind të tyre. Këto janë dhe personat që kanë një depozitë mbi […]

The post Thellohet pabarazia, në banka 6% e depozituesve kanë 3.1 mld euro appeared first on 55 News.

]]>
Në Shqipëri ka rreth 1 milion e gjysmë individë aktivë me kursime bankare, por sasia më e madhe e parave në banka rreth 62 përqind, ose rreth 5 miliardë euro, janë në duart e një pjese të vogël të depozituesve, vetëm në 6% përqind të tyre.

Këto janë dhe personat që kanë një depozitë mbi 2,5 milion lekë. Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në 2017, rreh 3 miliardë euro i kanë 94 përqind e depozituesve. Këto kursime janë poshtë nivelit prej 2,5 milionë lekësh, shumë kjo që garantohet 100% nga shteti për çdo depozitues nëse në rast se ndonjë bankë falimenton.

“Në sektorin bankar niveli maksimal i mbulimit është 2.5 milionë lekë dhe gjykojmë që është nivel i mjaftueshëm duke marrë bazë kushtet dhe karakteristikat e vendit dhe standardet ndërkombëtare”, thotë Genci Mamani, drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Agjencia thotë se sistemi bankar është i sigurtë dhe se skema e sigurimit garanton si depozitat në lekë ashtu dhe ato në valutë.

The post Thellohet pabarazia, në banka 6% e depozituesve kanë 3.1 mld euro appeared first on 55 News.

]]>