bari Archives - 55 News https://55news.al/tag/bari/ Thu, 07 May 2020 07:11:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png bari Archives - 55 News https://55news.al/tag/bari/ 32 32 Me traget, 500 pasagjerë nisen nga Durrësi drejt Barit, pritet edhe linja me Ankonën https://55news.al/aktualitet/me-traget-500-pasagjere-nisen-nga-durresi-drejt-barit-pritet-edhe-linja-me-ankonen/ Thu, 07 May 2020 07:11:24 +0000 https://new.55news.al/?p=159690 Rreth 500 pasagjerë të mbetur në Shqipëri kanë udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Italisë me tragetin AF Marina të nisur nga porti i Durrësit.  Që nga fillimi i muajit mars, lëvizja e pasagjerëve me traget nga porti i Durrësit u pezullua deri në një vendim të dytë të qeverisë Rama, si masë kufizuese për të […]

The post Me traget, 500 pasagjerë nisen nga Durrësi drejt Barit, pritet edhe linja me Ankonën appeared first on 55 News.

]]>

Rreth 500 pasagjerë të mbetur në Shqipëri kanë udhëtuar mbrëmjen e djeshme drejt Italisë me tragetin AF Marina të nisur nga porti i Durrësit. 

Që nga fillimi i muajit mars, lëvizja e pasagjerëve me traget nga porti i Durrësit u pezullua deri në një vendim të dytë të qeverisë Rama, si masë kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërsa përmes aeroportit të Rinasit kanë nisur prej dy javësh riatdhesimet, përmes portit të Durrësit kanë qenë shumë më të pakta rastet kur shtetas shqiptarë të mbetur në Itali janë rikthyer në vendin tonë apo shtetas italianë të kenë udhëtuar drejt vendit të tyre të lindjes, njofotn Durreslajm.

Ndërkohë dje, u njoftua se duke nisur nga e enjtja e kësaj jave rikthehet linja me traget Durrës-Ankona dhe anasjelltas vetëm për transportin e mallrave. Linja ishte pezulluar që nga shfaqja e pandemisë Covid-19 në vendin tonë.

 
 
 
 

The post Me traget, 500 pasagjerë nisen nga Durrësi drejt Barit, pritet edhe linja me Ankonën appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Trafikantët shqiptarë nuk i ndal as koronavirusi, kapen në Bari 21 kg kokainë e heroinë https://55news.al/aktualitet/video-trafikantet-shqiptare-nuk-i-ndal-as-koronavirusi-kapen-ne-bari-21-kg-kokaine-e-heroine/ Fri, 10 Apr 2020 12:33:40 +0000 https://new.55news.al/?p=155340 Ishte krijuar përshtypja se bllokimi i kufijve si pasojë e pandemisë së kornavirusit kishte stopuar në masën më të madhe edhe trafikun dërkombëtarë të dorgës, por duket se kjo nuk vlen për organizatat shqiptare. Së fundmi Gurdia Di Finanza italiane e Barit ka bërë të mundur  arrestimin e një 47 vjeçar shqiptar shofer i një […]

The post VIDEO/ Trafikantët shqiptarë nuk i ndal as koronavirusi, kapen në Bari 21 kg kokainë e heroinë appeared first on 55 News.

]]>

Ishte krijuar përshtypja se bllokimi i kufijve si pasojë e pandemisë së kornavirusit kishte stopuar në masën më të madhe edhe trafikun dërkombëtarë të dorgës, por duket se kjo nuk vlen për organizatat shqiptare. Së fundmi Gurdia Di Finanza italiane e Barit ka bërë të mundur  arrestimin e një 47 vjeçar shqiptar shofer i një kamioni, I cili po  transportonte veshje nga Shqipëria në Itali, por që në fakt kishte të fshehur në brendësi një sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine.

Në kamionin tip Volvo të kompanisë shqiptare të cilës nuk I është bërë public emri Guardia Di Financa pas një kontrolli të imtësishëm gjeti rreth 21 kg drogë e tipit heroinë dhe kokainë.

Kamioni ishte nisur nga porti i Durrësi e kishte mbërritur dje ( 9 prill 2020)  në portin e Barit me linjën e tragetit M/N Marina. Ndalimi i tij u bë në afërsi të stadiumit të Barit gjatë një postoblloku rrugor  për parandalimin e përhapjes së COVID 19 e kontrollit të lëvizjes së automjeteve.

Shoferi 47 vjeçar shqiptar pas arrestimit ka deklaruar, se po transportonte veshje në Piacenza e në Bergamo. Ishte nuhatja e qenve antidrogë që zbuloi se në kabinën e shoferit ishin fshehur lëndë narkotike.

Nën mekanizmin e ndryshimit të marsheve u gjetën 19 pako drogë me 12.1 kg kokainë dhe 8.8 kg heroine.. Kokaina ishte ambalazhuar në 11 pako e heroina në 8 të tjera. Shoferi shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e ndodhet në izolim të detyrueshëm për shkak të pandemisë COVID 19.

Autoritetet italiane informojnë se kanë nisur një proces hetimore për zbardhjen e kanalit të këtij trafiku droge nga Shqipëria në Itali.

 
 

 

The post VIDEO/ Trafikantët shqiptarë nuk i ndal as koronavirusi, kapen në Bari 21 kg kokainë e heroinë appeared first on 55 News.

]]>
Nuk i ndal as COVID-19/ Kapet në Bari kamioni me mbetje, po vinte në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/nuk-i-ndal-as-covid-19-kapet-ne-bari-kamioni-me-mbetje-po-vinte-ne-shqiperi/ Fri, 27 Mar 2020 15:11:41 +0000 https://new.55news.al/?p=152532 Guardia di Finanza e Barit, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, të angazhuar në luftën kundër trafikut të paligjshëm në portin e Barit, sekuestruan një rimorkio të ngarkuar me mbetje nga pajisje shtëpiake të përdorura,furra dhe lavatriçe, që ishin destinuar për në portin e Durrësit në Shqipëri. Mbetjet ishin ngarkuar në […]

The post Nuk i ndal as COVID-19/ Kapet në Bari kamioni me mbetje, po vinte në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>

Guardia di Finanza e Barit, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, të angazhuar në luftën kundër trafikut të paligjshëm në portin e Barit, sekuestruan një rimorkio të ngarkuar me mbetje nga pajisje shtëpiake të përdorura,furra dhe lavatriçe, që ishin destinuar për në portin e Durrësit në Shqipëri.

Mbetjet ishin ngarkuar në një kamion me targa bullgare, njoftojne mediat vendase, përcjell Syri.net.

Dokumentacioni tregtar i ekspozuar nga shoferi tregoi praninë, më pas e konfirmuar edhe me kontroll fizik të kujdesshëm, të një ngarkese të përbërë nga rreth 300 furra dhe lavatriçe të përdorura me peshë mbi 18 tonë.

 

Image

 

Kjo ngarkesë është inspektuar me kujdes, duke vërejtur, në lidhje me metodat e transportit që nuk mbrojnë integritetin e mallrave dhe mungesën e dokumentacionit të kërkuar që vërteton efikasitetin e tij dhe ripërdorshmërinë e tij, që është bërë nga “pajisje elektrike të mbeturinave dhe elektronike “dhe jo nga pajisjet e ripërdorshme, siç thuhet, duke rezultuar në një dërgesë të paligjshme të mbeturinave, e dënueshme nga dënimet penale në përputhje me legjislacionin e lidhur me mjedisin.

Ngarkesa është sekuestruar, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur procedurat ligjore.

Kujtojmë se javë më parë, në Portin e Vlorës u kap një sasi e konsiderueshme amianti që po sillej në Shqipëri nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë. /A.R, Syri.net

https://www.barilive.it/news/cronaca/925369/porto-di-bari-sequestrato-rimorchio-carico-di-rifiuti-diretti-in-albania?fbclid=IwAR38pTCPq_80OcWakCxzEPPYuIgv23QEbttcIeZ8pFvv_rgiGTOHNBwggg8

 
  

The post Nuk i ndal as COVID-19/ Kapet në Bari kamioni me mbetje, po vinte në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohen 2 shqiptarë në Bari për trafik armësh, sekuestrohen 5 pistoleta https://55news.al/aktualitet/arrestohen-2-shqiptare-ne-bari-per-trafik-armesh-sekuestrohen-5-pistoleta/ Fri, 07 Feb 2020 17:12:55 +0000 https://new.55news.al/?p=143682 Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët, pasi u kapën me armë zjarri. Fillimisht, për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve, u arrestua 35-vjeçari me iniciale A.A, ndërsa një ditë më pas u arrestua edhe një 31 vjeçar shqiptari. Policia pikasi burrin e parë duke pritur, ndërsa atij iu afrua H.E. të cilët pasi shkëmbyen […]

The post Arrestohen 2 shqiptarë në Bari për trafik armësh, sekuestrohen 5 pistoleta appeared first on 55 News.

]]>
Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët, pasi u kapën me armë zjarri. Fillimisht, për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve, u arrestua 35-vjeçari me iniciale A.A, ndërsa një ditë më pas u arrestua edhe një 31 vjeçar shqiptari.

Policia pikasi burrin e parë duke pritur, ndërsa atij iu afrua H.E. të cilët pasi shkëmbyen biseda midis tyre, ai iu afrua një autobusi të parkuar nga ku mori një pako dhe më pas e vendosi në një skuter. A.A. më pas la në bordin e veturës së tij me të cilën kishte mbërritur në vend pak kohë më parë. I dyshuari u ndalua nga policia pas një ndjekje, por humbi gjurmët e burrit tjetër, i cili u largua me skuterin. Atij i shpëtoi pakoja me 5 pistoleta brenda dhe 85 plumba shkruajnë mediat italiane.

Armët iu nënshtruan konfiskimit, ndërsa do të verifikohen nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale. Hetimet e menjëhershme të kryera nga operativët lejuan të identifikojnë të arratisurin me iniciale H.R. duke e arrestuar. Gjykata e Barit vlerësoi të ligjshme masat e sigurisë “arrest me burg”.

The post Arrestohen 2 shqiptarë në Bari për trafik armësh, sekuestrohen 5 pistoleta appeared first on 55 News.

]]>
Deti me dallgë, Porti i Durrësit: Dy tragete sapo mbërritën në Bari https://55news.al/aktualitet/deti-me-dallge-porti-i-durresit-dy-tragete-sapo-mberriten-ne-bari/ Mon, 06 Jan 2020 09:15:28 +0000 https://new.55news.al/?p=137920 Deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë jugore kanë penguar natën e kaluar nisjen e dy trageteve të linjës Bari – Durrës. Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit, sipas Autoritetit Portual Durrës, mësohet se dy tragete të tjerë, “Rigel III dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot […]

The post Deti me dallgë, Porti i Durrësit: Dy tragete sapo mbërritën në Bari appeared first on 55 News.

]]>
Deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë jugore kanë penguar natën e kaluar nisjen e dy trageteve të linjës Bari – Durrës.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit, sipas Autoritetit Portual Durrës, mësohet se dy tragete të tjerë, “Rigel III dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.

Dy tragetet e tjerë “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq me det të trazuar dhe erë të fortë.

Kompanitë e lundrimit njoftojnë se kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.

The post Deti me dallgë, Porti i Durrësit: Dy tragete sapo mbërritën në Bari appeared first on 55 News.

]]>
Greqi/ Gjendet pa jetë një bari shqiptar në zonën e Kilkisit, dyshohet se… https://55news.al/aktualitet/greqi-gjendet-pa-jete-nje-bari-shqiptar-ne-zonen-e-kilkisit-dyshohet-se/ Thu, 16 Aug 2018 12:10:28 +0000 https://new.55news.al/?p=42563 Një bari shqiptar është gjetur i pajetë në zonën e Kilkisit në Greqi. Deri më tani mësohet se bëhet fjalë për një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet. Aktualisht policia, po heton se shkak i vdekjes së të riut mund të jetë bërë rrufeja. Ndërkohë, është përjashtuar pista e vrasjes.

The post Greqi/ Gjendet pa jetë një bari shqiptar në zonën e Kilkisit, dyshohet se… appeared first on 55 News.

]]>
Një bari shqiptar është gjetur i pajetë në zonën e Kilkisit në Greqi. Deri më tani mësohet se bëhet fjalë për një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet.

Aktualisht policia, po heton se shkak i vdekjes së të riut mund të jetë bërë rrufeja. Ndërkohë, është përjashtuar pista e vrasjes.

The post Greqi/ Gjendet pa jetë një bari shqiptar në zonën e Kilkisit, dyshohet se… appeared first on 55 News.

]]>
Bari thahet, xhepat njomen https://55news.al/aktualitet/bari-thahet-xhepat-njomen/ Fri, 10 Aug 2018 17:11:11 +0000 https://new.55news.al/?p=41647 Nga Bujar Vreto U premtua  ’Uembli’ por as fushe sportive për te lozur djemtë e lagjeve nuk u realizua edhe pse Këshilli Bashkiak ka miratuar 800 milion lek për këtë investim por jo vetëm kaq se donator është dhe FSHF prej disa mijëra euro. Me keqardhje te madhe po paraqes këtë realitet para publikut pasi […]

The post Bari thahet, xhepat njomen appeared first on 55 News.

]]>
Nga Bujar Vreto

U premtua  ’Uembli’ por as fushe sportive për te lozur djemtë e lagjeve nuk u realizua edhe pse Këshilli Bashkiak ka miratuar 800 milion lek për këtë investim por jo vetëm kaq se donator është dhe FSHF prej disa mijëra euro.
Me keqardhje te madhe po paraqes këtë realitet para publikut pasi janë harxhuar shuma te mëdha parash dhe rezultati katastrofe.
Taulant Balla ne 2013 si nje hipnotizues klasik premtoi se do bënte një stadium me arkitekture moderne, pothuajse te mbuluar dhe nje kapacitet prej 15 deri ne 20 000 vendesh te ngjashëm me ’Uemblin’ qytetaret u binden dhe me shume ngazëllim një pjese e tyre na tregonin projektin, plan-vendosjen te bëra me fotoshop dhe varura ne xhamat e kafeve, mureve dhe objekteve te tjera edhe pse ne e dënim qe ishte mashtrim, ishte e pamundur te argumentoje se kjo është vetëm një demagogji elektorale.
Vitet kaluan dhe erdhën zgjedhjet lokale 2015 por tashme edhe pse se kishte realizuar ’Uemblin’ Taulanti i perforcuar me te emëruarin qe do bënte kryetar bashkie justifikohej se gropa e Berishes ishte e madhe por asgjë nuk do ndryshonte nga premtimi dhe stadium do behej por tashme jo me i mbuluar dhe 15 apo 20 000 vende pasi Librazhdi nuk ka mundësi për kapacitete te tilla por do rikonstruktohet aktuali, kuptohet qe as u skuq as u zverdh për ato qe mashtroj ne 2013.
Rikonstruksioni i fushës sportive sepse nuk mund te quhet stadium, filloi por tashme me një model te ri ne emrin e kursimeve duke angazhuar punëtoret e pastrim-gjelbërimit dhe te rrugëve rurale për te përmbushur dhe realizuar preventivat e punimeve.
Kuptohet ne emër te kursimeve edhe pse janë akorduar 800 milion lek dhe mijëra euro nga FSHF, specialistet nuk duhen se kemi punëtorët e rrugëve rurale për nivelimin për barin kemi punëtoret e pastrim-gjelbërimit dhe për vaditen punëtorët e ujësjellësit, rerën dhe zhavorrin e sigurojmë nga lumi Shkumbin edhe pse është e ndaluar nga Ministria e Mjedisit por pushteti është i joni (Tomka dhe shokët e tij), tapeti i gjelbert (bari) i fushës nga 7.5 cm u ble 3.5 cm kjo bën qe rrënja e barit te kontaktoje ne shtresën e zhavorrit, rruli i nivelimit dhe korrësja e barit edhe pse ishin ne nje pakete ne çmim me tapetin, nuk u pa e nevojshme te sillen pasi mundet te bëjmë edhe ndonjë nder spo them ryshfet se nivelojmë me lopata dhe korrim me kosa, plehërimi i fushes edhe pse janë miratuar para shtese per kete ska problem se marrim plehe organik nga fshataret, po kur u japim favore qyl mos te sjellin po te duan (kjo eshte zotesi).
Fusha ka perfunduar (jo uleset) por per shkak te punes pa cilesi ka filluar qe bari te thahet ne vende te caktuara pothuajse ne gjithë hapësirën e blerte.
Eshte kontaktuar me drejtuesin e mirëmbajtjes te ’Stadiumit Elbasan Arena’, specialistin dhe fisnikun z. Xhevdet Muzhaqi i cili po përpiqet me gjithe mundësitë për te korrigjuar gabimet e mos zbatimit te projektit sipas parametrave por veshtiresite janë evidente, mbetemi me shprese tek Xhevdeti..
Qytetare, Pergjegjesite e Bashkise dhe drejtuesit te saj, Jane..
1-Pse nuk beri tenderin duke vendosur kritere per pjesemarje firma te specializuara ne ndertimet apo rikonstruksionet e terreneve sportive.

2-Pse puna u krye me punetore te rugeve rurale, pastrim-gjelberimit dhe ujesjelles-kanalizimeve, se keta punetore u hoqen nga puna e tyre ku lane rruget te shkaterrohen, plehrat qe s’grumbullohen dhe kanalizimet qe s’pastrohen.

3-Pse tapeti i gjelbert nuk është ne standardet e kërkuara nga FSHF pra 7.5 cm por është 3.5 cm.

4-Pse nuk jane inventarizuar bashke me tapetin e gjelbert, rruli me korresen e barit qe janë pjese e paketës se çmimit.

5-Pse rera dhe zhavori u morën ne mënyre te kundraligjeshme ne Shkumbin.

6-Pse nuk u be investimi ne parametrat e nje fushe per te luajtur dhe skuadrat e superliges por vetem te kategorisë se pare (nqs do behet dhe per kete).

7-Pse nuk eshte ndërtuar dhe aneksi i fushes ku futbollistet te bëjnë stërvitje.

8-Pse dranazhimi diagonal nuk është brenda parametrave.

9-Pse nuk u publikua projekti si çdo vepër publike per qytetaret.

Taulant ne qofte se nuk e ke pare fushen dhe barin e thare, shiko fotot qe po publikoj une sot se per shkrimin nuk ke kohe ta lexosh dhe kete nuk po e them si kryetar i opozitës por si nje qytetar Librazhdi qe kerkon transparence per parate e akorduara dhe demi i shkaktuar per taksapaguesit si dhe mos krijimin e kushteve per tu argëtuar sportdashësit me ndeshjet e ekipit tone modest se ka tre vjet qe ndeshjet zhvillohen ne fusha te tjera.

Bari u tha prokuroria duhet te zbuloje se xhepat e kujt u njomen…

Relaliteti eshte ky…

Autori eshte kryetari i deges se PD Librazhd

The post Bari thahet, xhepat njomen appeared first on 55 News.

]]>
3.4 mln euro/ Rrëfehet shoferi: Na thanë të niseshin nga Bari dhe të vazhdonim… https://55news.al/aktualitet/3-4-mln-euro-rrefehet-shoferi-na-thane-te-niseshin-nga-bari-dhe-te-vazhdonim/ Thu, 28 Jun 2018 15:12:56 +0000 https://new.55news.al/?p=30249 Shoferi i kamionit që transportonte dy automjetet ‘Toyota’ ku u gjetën 3.4 milionë euro, Agim Çeka, pas kontrollit që ju bë në Portin e Durrësit ka treguar para gjykatës internerarin e ndjekur deri sa kamioni që transportonte makinat mbërriti në Shqipëri. “Unë kisha vetëm një muaj që kisha filluar punë në kompaninë që drejtohej nga […]

The post 3.4 mln euro/ Rrëfehet shoferi: Na thanë të niseshin nga Bari dhe të vazhdonim… appeared first on 55 News.

]]>
Shoferi i kamionit që transportonte dy automjetet ‘Toyota’ ku u gjetën 3.4 milionë euro, Agim Çeka, pas kontrollit që ju bë në Portin e Durrësit ka treguar para gjykatës internerarin e ndjekur deri sa kamioni që transportonte makinat mbërriti në Shqipëri.

“Unë kisha vetëm një muaj që kisha filluar punë në kompaninë që drejtohej nga Edi Lika”, ka thënë shoferi gjatë seancës gjyqësore. Sipas saj që raporton ‘BalkanWeb’, Çeka ka thënë se porositës i mallit ishte Alfred Vladi.

“U kontaktova për të marrë mjetet në Belgjikë. Në datë 13 jemi nisur nga Tirana në rrugë tokësore, nëpërmjet Malit të Zi për të shkuar në Belgjikë. Kur shkuam atje u kontaktuam nga një prej kushërinjve Vladi që na tha për makinat. Ngarkuam “Toyotat” dhe u nisëm drejt Italisë. Ishte hera e tretë që vinim të ngarkuar me makina. Një natë para se të niseshin, u kontaktuam nga Edi Lika që na tha të niseshin nga Bari dhe jo Ankona si gjithmonë. Në Portin e Durrësit porositës i mallit ishte Alfred Vladi”, ka deklaruar Agim Çeka.

Ditën e sotme gjykata vendosi të lërë ë burg të katër të arrestuarit ndërsa çështja ka kaluar tashmë te Gjykata e Krimeve të Rënda.

The post 3.4 mln euro/ Rrëfehet shoferi: Na thanë të niseshin nga Bari dhe të vazhdonim… appeared first on 55 News.

]]>
Rruga e Fierit “ha” prodhimet e qytetarëve/ E shkatërruar para përfundimit https://55news.al/aktualitet/rruga-e-fierit-ha-prodhimet-e-qytetareve-e-shkaterruar-para-perfundimit/ Thu, 31 May 2018 18:27:20 +0000 https://new.55news.al/?p=21511 “Bypass”-i i Fierit duhet të kishte përfunduar ndërtimin vite më parë. Kjo pjesë rruge do të shkurtonte kohën e udhëtimit nga Tirana në Vlorë, në 1 orë e 30 minuta. Por, çdo gjë ka mbetur në mes. Punës së kryer deri tani i ka mbirë bari, ndërkohë që të gjitha afatet kanë skaduar. Se kur […]

The post Rruga e Fierit “ha” prodhimet e qytetarëve/ E shkatërruar para përfundimit appeared first on 55 News.

]]>
“Bypass”-i i Fierit duhet të kishte përfunduar ndërtimin vite më parë. Kjo pjesë rruge do të shkurtonte kohën e udhëtimit nga Tirana në Vlorë, në 1 orë e 30 minuta. Por, çdo gjë ka mbetur në mes. Punës së kryer deri tani i ka mbirë bari, ndërkohë që të gjitha afatet kanë skaduar. Se kur do të përfundojë kjo rrugë nuk dihet, ndërsa shkojnë dëm dhjetra milionë euro.

Ndërprerja e punimeve ka sjellë edhe shkatërrimin e “bypass”-it në disa pjesë të tij nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë prerë dhe vjedhur hekurin e betonit në veprat e artit.

Vetëm 55% e punimeve për “bypass”-in e Fierit janë kryer dhe punimet u ndërprenë që kur u prish kontrata me kompaninë italiane “Serenisima”, për mospërmbushje të detyrimeve. Procedurat e tenderimit kanë rinisur, por ende nuk është përzgjedhur firma që do të vazhdojë punimet në projektin ku financuesi kryesor është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pasojat i ndjejnë edhe banorët që kanë tokat bujqësore përgjatë “bypass”-it, të cilët hasin vështirësi në transportimin e prodhimeve bujqësore.

Përveç dëmeve që po pëson pjesa e përfunduar, ndërprerja e punimeve u pasua edhe nga protestat e punëtorëve për pagat që ende nuk i kanë marrë. Ashtu siç kanë protestuar për shpronësime me standard të dyfishtë edhe pronarët e tokave ku kalon “bypass”-i./TCH

The post Rruga e Fierit “ha” prodhimet e qytetarëve/ E shkatërruar para përfundimit appeared first on 55 News.

]]>