barriere Archives - 55 News https://55news.al/tag/barriere/ Wed, 05 Dec 2018 13:31:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png barriere Archives - 55 News https://55news.al/tag/barriere/ 32 32 Kreditë me probleme – Niveli 13% ngelet “barrierë” https://55news.al/aktualitet/kredite-me-probleme-niveli-13-ngelet-barriere/ Wed, 05 Dec 2018 13:31:24 +0000 https://new.55news.al/?p=72102 Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë me 0.1 pikë përqindje gjatë muajit tetor. Megjithëse ky raport është pranë nivelit më të ulët të tetë viteve të fundit, duket se masat e viteve të fundit e kanë shteruar efektin e tyre dhe ulja e mëtejshme po rezulton e vështirë. Deri vitin e kaluar rënia […]

The post Kreditë me probleme – Niveli 13% ngelet “barrierë” appeared first on 55 News.

]]>
Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë me 0.1 pikë përqindje gjatë muajit tetor. Megjithëse ky raport është pranë nivelit më të ulët të tetë viteve të fundit, duket se masat e viteve të fundit e kanë shteruar efektin e tyre dhe ulja e mëtejshme po rezulton e vështirë.

Deri vitin e kaluar rënia e kredive me probleme ishte sidomos rezultat i fshirjes së huave të humbura, ndërsa gjatë këtij viti, efektin kryesor në uljen e këtij treguesi po e japin ristrukturimet dhe rikthimet e kredive.

Në raportin e fundit të stabilitetit financiar, Banka e Shqipërisë nënvizoi se ka një rënie të ndikimit të fshirjeve në përmirësimin e kredisë dhe thekson nevojën për të rritur përpjekjet në drejtim të formave të tjera të zgjidhjes së kredive me probleme.

E rëndësishme është të thuhet se faktori që ende nuk po jep kontributin e pritshëm është zgjerimi i kreditimit. Një rritje e tepricës së kredisë do të ulte peshën specifike të kredive të këqija.

Por, edhe këtë vit, huadhënia po ecën me ritme të ngadalta. Gjatë tetorit, portofoli i kredisë pësoi sërish rënie, ndërsa me bazë vjetore është tkurrur me rreth 160 milionë euro.

Problemi kryesor ngelet kreditimi i biznesit, që vuan si nga oferta e shtrënguar e bankave, ashtu edhe nga një kërkesë ende e plogësht nga sektori privat.

The post Kreditë me probleme – Niveli 13% ngelet “barrierë” appeared first on 55 News.

]]>