basha mbledh Archives - 55 News https://55news.al/tag/basha-mbledh/ Thu, 22 Aug 2019 12:48:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png basha mbledh Archives - 55 News https://55news.al/tag/basha-mbledh/ 32 32 Lulzim Basha është thjesht kremastari ku ti var dobësinë tënde! https://55news.al/opinion/lulzim-basha-eshte-thjesht-kremastari-ku-ti-var-dobesine-tende/ Thu, 22 Aug 2019 12:48:01 +0000 https://new.55news.al/?p=114596 Nga Elona Caslli Mundohesh gjithmonë të thurësh një alibi dhe ta përligjësh mungesën tënde në protestë. Alibisë i vë një emër. Dhe kësaj here qëlloi që alibia ta ketë emrin Lulzim Basha. Emri është krejt i rastësishëm. Mund të ndryshojë nga koha në kohë, në varësi të personazheve që janë në jetën politike. Më thua […]

The post Lulzim Basha është thjesht kremastari ku ti var dobësinë tënde! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Elona Caslli

Mundohesh gjithmonë të thurësh një alibi dhe ta përligjësh mungesën tënde në protestë. Alibisë i vë një emër. Dhe kësaj here qëlloi që alibia ta ketë emrin Lulzim Basha.

Emri është krejt i rastësishëm. Mund të ndryshojë nga koha në kohë, në varësi të personazheve që janë në jetën politike.

Më thua shpesh se je i pakënaqur nga të dyja palët në politikë; se nuk e do as Rilindjen dhe as Bashën; se janë të gjithë njësoj; se asgjë nuk do të ndryshojë; se Basha është si Rama.

Le ta marrim të mirëqenë për një çast faktin që Basha është si Rama dhe le t’i braktisim që të dy.

Je ti si qytetar përballë qytetit tënd.

Je ti si qytetar përballë shtetit tënd.

Je ti si qytetar përballë padrejtësisë. 
Çfarë bën ti?!

Ngre supet dhe më thua: Ç’mund të bëj unë ?! Unë s’kam asgjë në dorë!

Kam disa pyetje për ty: Sa herë je revoltuar në jetë, në të përditshmen tënde?!

Sa herë ke dalë mbi frikën tënde dhe ke folur në punën tënde?!
Sa herë i ke treguar vendin përgjegjësit që donte të të shtypte pa të drejtë?!

Sa herë e ke sharë në heshtje, drejtorin që të dikton edhe buzëqeshjen?!

Ji të paktën një herë i ndershëm me veten dhe përgjigju: Asnjëherë !

Si mund të kuptosh një revoltë popullore kur nuk ke përjetuar kurrë një revoltë individuale?!

Kthjellohu dhe kupto se Basha nuk është veçse kremastari ku ti var dobësinë tënde.

Post Scriptum – Të paktë janë skllevërit e vërtetë.  Pjesa më e madhe janë skllevër vullnetarë.

The post Lulzim Basha është thjesht kremastari ku ti var dobësinë tënde! appeared first on 55 News.

]]>
Basha mbledh Kryesinë e PD-së: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare https://55news.al/politike/basha-mbledh-kryesine-e-pd-se-largimi-i-rames-emergjence-kombetare/ Sun, 10 Mar 2019 15:13:06 +0000 https://new.55news.al/?p=89472 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot rreth orës 15:00 Kryesinë e PD-së, ku ndër të tjera është shprehur se, në vend nuk ka normalitet dhe se largimi i kryeministrit Edi Rama është çështje e emergjencës kombëtare. Sipas kreut të opozitës, vendi është në emergjencë kombëtare. “Largimi i Rames çështje e emergjencës kombëtare, […]

The post Basha mbledh Kryesinë e PD-së: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot rreth orës 15:00 Kryesinë e PD-së, ku ndër të tjera është shprehur se, në vend nuk ka normalitet dhe se largimi i kryeministrit Edi Rama është çështje e emergjencës kombëtare.

Sipas kreut të opozitës, vendi është në emergjencë kombëtare.

“Largimi i Rames çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë”, ka thënë ndër të tjer Basha në fjalën e tij.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, një ndër temat kryesore ka qenë edhe organizimi i strukturave partiake.

Mbledhja e Kryesisë së PD vjen në më pak se një javë nga protesta e paralajmëruar e 16 Marsit.

The post Basha mbledh Kryesinë e PD-së: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare appeared first on 55 News.

]]>