basha rama Archives - 55 News https://55news.al/tag/basha-rama/ Mon, 10 Feb 2020 12:42:09 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png basha rama Archives - 55 News https://55news.al/tag/basha-rama/ 32 32 Basha: Potencialin për investime të huaja po e shkatërron korrupsioni https://55news.al/politike/basha-potencialin-per-investime-te-huaja-po-e-shkaterron-korrupsioni/ Mon, 10 Feb 2020 12:42:09 +0000 https://new.55news.al/?p=144133 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas një raporti të Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsioni është arsyeja kryesore se përse vendi nuk ka investime të huaja. Sipas DHAT, këto investime po shkojnë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Shqipëria e ka potencialin për të thithur investime, por pengohet nga korrupsioni. “Dhoma […]

The post Basha: Potencialin për investime të huaja po e shkatërron korrupsioni appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas një raporti të Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsioni është arsyeja kryesore se përse vendi nuk ka investime të huaja.

Sipas DHAT, këto investime po shkojnë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Shqipëria e ka potencialin për të thithur investime, por pengohet nga korrupsioni.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin,” shkruan Basha.

The post Basha: Potencialin për investime të huaja po e shkatërron korrupsioni appeared first on 55 News.

]]>