Bashkim Fino Archives - 55 News https://55news.al/tag/bashkim-fino/ Fri, 07 Feb 2020 12:29:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Bashkim Fino Archives - 55 News https://55news.al/tag/bashkim-fino/ 32 32 Naftëtarët ne grevë:Po na vdesin fëmijët për bukë…. https://55news.al/politike/gramozi-iku-me-fustan-naftetaret-i-turren-bashkim-finos-po-na-vdesin-femijet-per-buke/ Fri, 07 Feb 2020 12:29:54 +0000 https://new.55news.al/?p=143622 Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi,  Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino kanë qenë sot në Fier për zgjedhjet e Asamblesë së PS, ku janë ndeshur me naftëtarët e Ballshit, të cilët protestojnë prej disa ditësh, për mungesën e pagave dhe të sigurimeve shoqërore. Ruçi dhe Braçe nuk pranuan që të takonin naftëtarët, duke u […]

The post Naftëtarët ne grevë:Po na vdesin fëmijët për bukë…. appeared first on 55 News.

]]>

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi,  Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe deputeti Bashkim Fino kanë qenë sot në Fier për zgjedhjet e Asamblesë së PS, ku janë ndeshur me naftëtarët e Ballshit, të cilët protestojnë prej disa ditësh, për mungesën e pagave dhe të sigurimeve shoqërore.

Ruçi dhe Braçe nuk pranuan që të takonin naftëtarët, duke u larguar me shpejtësi prej aty, ndërsa i vetmi që u gjend rastësisht mes turmës ishte Bashkim Fino.

 “Iku nuk na begenisi fare Ruçi, iku me fustan. Mënyra se si ju vini këtu nuk është e drejtë. Ne ju drejtuam juve se kërkojmë që të na mundësoni një takim me zotin Ruçi. Po na vdesin fëmijët për bukë, ju lutemi, iku Gramozi as që nuk na takoi, ne jemi bërë për të vrarë veten”, shprehen disa prej naftëtarëve.

 
 

 

Fillimisht deputeti i PS Fino i është shmangur disa protestuesve duke u thënë shprehimisht se nuk eshte ai personi i duhur ku duhet të drejtoheshin.

Por me insistimin e protestuesve dhe duke ju drejtuar si deputet i kuvendit të Shqiperise ai ka qendruar dhe më pas ka premtuar për paraqitjen e këtij problemi në instancat qeveritare.

“Këtë gjë ma lini mua, do ta marr unë përsipër”, dëgjohet të shprehet Fino në videon e e mëposhtme.

The post Naftëtarët ne grevë:Po na vdesin fëmijët për bukë…. appeared first on 55 News.

]]>
Grabitet sërish biznesi i kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin sende me vlerë miliona lekë, si e realizuan planin në pak sekonda https://55news.al/aktualitet/grabitet-serish-biznesi-i-kunatit-te-bashkim-finos-autoret-marrin-sende-me-vlere-miliona-leke-si-e-realizuan-planin-ne-pak-sekonda/ Wed, 29 Jan 2020 08:01:25 +0000 https://new.55news.al/?p=141639 LIBRAZHD Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë vjedhur gjatë natës një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit. Burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe është konstatuar pas rënies së sinjalit të alarmit për pak sekonda Vjedhja […]

The post Grabitet sërish biznesi i kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin sende me vlerë miliona lekë, si e realizuan planin në pak sekonda appeared first on 55 News.

]]>
LIBRAZHD

Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë vjedhur gjatë natës një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit. Burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe është konstatuar pas rënies së sinjalit të alarmit për pak sekonda

Vjedhja e dyqanit të argjendarisë në pronësi të Skënder Xhanit, i cili është kunati i ish kryeministrit dhe deputetit socialist Bashkim Fino. Sipas të njëjtave burime, vjedhja është kryer në kohë rekord.

Vjedhësit dyshohet kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv. Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit.

 

Që andej kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur. Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti.

Ky biznes edhe pse ndodhet në qendër të qytetit të Librazhdit dhe fare pranë godinës së komisariatit të policisë dhe i monitoruar me kamera sigurie e sistem alarmi gjithmonë ka qenë objekt i piketuar nga vjedhësit. Gjatë vitit 2019, aty u kryen dy vjedhje me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh.

Ndërkaq, policia lokale për rastin e fundit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e të gjitha provave, si dhe të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhje. Gjatë ditëve të fundit në Qarkun e Elbasanit edhe në bashkinë e Belshit u raportua vjedhja gjatë natës e dy bizneseve por ende autorët nuk janë zbuluar.

The post Grabitet sërish biznesi i kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin sende me vlerë miliona lekë, si e realizuan planin në pak sekonda appeared first on 55 News.

]]>
‘Bashkim qenke qeth mirë sot’, batuta e Flamur Nokës që po ‘thyen’ rrjetin https://55news.al/politike/bashkim-qenke-qeth-mire-sot-batuta-e-flamur-nokes-qe-po-thyen-rrjetin/ Wed, 02 May 2018 10:47:14 +0000 https://new.55news.al/?p=11328 Komisioni hetimor për ish-ministrin e Brendshëm socialist, Saimir Tahiri, ka nisur me një batutë brilante nga deputeti demokrat, Flamur Noka, drejtuar kolegut socialist Bashkim Fino. Ky i fundit sapo kishte nisur një replikë ndaj kryetarit të Komisionit, Edi Paloka, kur një batutë e rrufeshme e deputetit demokrat Noka i ka prerë fjalën. “Bashkim qenke qeth […]

The post ‘Bashkim qenke qeth mirë sot’, batuta e Flamur Nokës që po ‘thyen’ rrjetin appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni hetimor për ish-ministrin e Brendshëm socialist, Saimir Tahiri, ka nisur me një batutë brilante nga deputeti demokrat, Flamur Noka, drejtuar kolegut socialist Bashkim Fino.

Ky i fundit sapo kishte nisur një replikë ndaj kryetarit të Komisionit, Edi Paloka, kur një batutë e rrufeshme e deputetit demokrat Noka i ka prerë fjalën.

“Bashkim qenke qeth mirë sot…”,- ishte konsiderata e deputetit demokrat Noka për look-un e kolegut të tij socialist, Bashkim Fino, batutë e cila është bërë tashmë virale në rrjetet sociale./55news.al/

The post ‘Bashkim qenke qeth mirë sot’, batuta e Flamur Nokës që po ‘thyen’ rrjetin appeared first on 55 News.

]]>