basteve Archives - 55 News https://55news.al/tag/basteve/ Tue, 27 Nov 2018 16:49:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png basteve Archives - 55 News https://55news.al/tag/basteve/ 32 32 Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund! Kë favorizojnë kompanitë e basteve? https://55news.al/aktualitet/imazhi-i-kartemonedhes-se-re-50-paund-ke-favorizojne-kompanite-e-basteve/ Tue, 27 Nov 2018 16:49:50 +0000 https://new.55news.al/?p=70383 Banka e Anglisë ka publikuar një listë shkencëtarësh që janë propozuar si imazh për kartëmonedhën e re 50 paund. Në listë janë pionerët i kompjuterave Alan Turing dhe Ada Lovelace, shpikësi i telefonit Alexander Graham Bell apo astronomi Patrick Moore. Banka ka marrë gjithsej 174 mijë e 112 propozime, nga të cilat 114 mijë përmbushin […]

The post Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund! Kë favorizojnë kompanitë e basteve? appeared first on 55 News.

]]>
Banka e Anglisë ka publikuar një listë shkencëtarësh që janë propozuar si imazh për kartëmonedhën e re 50 paund. Në listë janë pionerët i kompjuterave Alan Turing dhe Ada Lovelace, shpikësi i telefonit Alexander Graham Bell apo astronomi Patrick Moore.

Banka ka marrë gjithsej 174 mijë e 112 propozime, nga të cilat 114 mijë përmbushin kriterin e zgjedhjes.

Për të qenë në listë, individët duhet të jenë realë, që nuk jetojnë më dhe që kanë kontribuar në fushën e shkencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në listë është gjithashtu eksperti i vrimave të zeza Stephen Hawking, zbuluesi i penicilinës Alexander Fleming por edhe ish kryeministrja Margaret Thatcher, që ka qenë shkencëtare para se të bëhej kryeministre.
Baronesha Thatcher ka studiuar kimi në “Oxford” dhe pas diplomimit ka punuar si kimiste kërkuese në sektorin e ushqimit.

Në fakt, kandidatura e kësaj të fundit po shkakton jo pak debate e ndasi në Britani ku pikëpyetja është nëse do të kalojë “testin”e bankës qendrore apo jo. Madje për të në “change.org” ka nisur edhe një peticion, që shoqërohet me një imazh se si mund të jetë kartëmonedha e re me imazhin e Thatcher (foto mësipër)

Madje diskutimet kanë kaluar në një fazë tjetër, atë të vënies së basteve. Kompania e basteve “William Hill” ka kuotuar si favorit për të qenë imazhi kryesor i kartëmonedhës Stephen Hawking ndërsa në vend të dytë fituesin e çmimit Nobel në kimi, Dorothy Hodgkin.

Propozimet janë të hapura deri me 14 dhjetor, ku kushdo mund të bëjë propozimin e tij ose të votojë për një nga kandidatët në faqen zyrtare të Bankës së Anglisë.
Por votën përfundimtare nuk e ka publiku në këtë rast. Përzgjedhja përfundimtare do të bëhet nga anëtarët e komitetit përkatës të bankës që do të krijojnë një listë të shkurtër me kandidatët më të votuar nga publiku për të zgjedhur në fund imazhin zyrtar.

The post Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund! Kë favorizojnë kompanitë e basteve? appeared first on 55 News.

]]>
Ligji për lojërat e fatit – Kreu i Shoqatës së Basteve, Shyti: Një pjesë e tyre do të vazhdojnë https://55news.al/aktualitet/ligji-per-lojerat-e-fatit-kreu-i-shoqates-se-basteve-shyti-nje-pjese-e-tyre-do-te-vazhdojne/ Thu, 25 Oct 2018 17:12:43 +0000 https://new.55news.al/?p=61237 Ndërkohë që Kuvendi miratoi sot ligjin për lojërat e fatit, një pjesë e tyre do të vazhdojnë të funksionojnë ende. Deklarata ka ardhur nga kreu i Shoqatës së Basteve Sportive, Artan Shyti, përmes një lidhje telefonike për Scan Tv, i cili është shprehur se disa kategori lojërash fati do të vijojnë të operojnë. Sipas tij, […]

The post Ligji për lojërat e fatit – Kreu i Shoqatës së Basteve, Shyti: Një pjesë e tyre do të vazhdojnë appeared first on 55 News.

]]>
Ndërkohë që Kuvendi miratoi sot ligjin për lojërat e fatit, një pjesë e tyre do të vazhdojnë të funksionojnë ende. Deklarata ka ardhur nga kreu i Shoqatës së Basteve Sportive, Artan Shyti, përmes një lidhje telefonike për Scan Tv, i cili është shprehur se disa kategori lojërash fati do të vijojnë të operojnë.

Sipas tij, mbetet ende për t’u parë se si do të operohet pas miratimit të ligjit, ndërsa ka cilësuar si një opsion të mundshëm monopolin e shtetit.

“Disa lojëra fati do vazhdojnë, janë 7 kategori lojërash fati, 2 ngelen dhe 5 të tjera do mbyllen. Do shikojmë dhe cilat do jenë zhvillimet sepse me ç’kuptuam do shikohet hapësira se si mund të operohet dhe një opsion tjetër është monopoli i shtetit i cili në një farë mënyre është vullneti që të materializohet me veprime konkrete”, tha Shyti.

I pyetur nëse shoqata ka një propozim konkret adresuar qeverisë, Shyti është shprehur se tashmë është e kotë, pasi sipas tij propozimet janë bërë para se ligji të shkonte në parlament.

“Ne thamë që do të reduktohen pikat e basteve nga 4300 që janë sot në 1500 ndoshta edhe më pak; të përpiqeshim të hiqeshin të gjitha reklamat në pikat e basteve; do të forcohej kontrolli në njerëzit që hyjnë dhe që kanë problem; do të respektojmë ligjin që s’ka hyrë akoma në fuqi dhe që duhet të hynte prapavija që kishim me institucionet përkatëse nga janari; do rregullohej distanca. Domethënë shumë gjëra që sot për fat të keq me të drejtë qeveria konstaton si probleme që ka ky sektor. Këto propozime ishin konkrete që iu ofruan Komisionit Parlamentar. Nuk na thirri njeri të na thoshte që i kemi shkruar, pse i kemi shkruar”, u shpreh ndër të tjera kreu i Shoqatës së Basteve.

The post Ligji për lojërat e fatit – Kreu i Shoqatës së Basteve, Shyti: Një pjesë e tyre do të vazhdojnë appeared first on 55 News.

]]>
Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze https://55news.al/politike/tabaku-sot-votuat-pro-kompanise-se-basteve-po-forconi-familjet-mafioze/ Thu, 25 Oct 2018 15:52:07 +0000 https://new.55news.al/?p=61183 Deputetja e PD-së, njëkohësisht nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas votimit nga maxhoranca të ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit. Përmes një postimi në  “Facebook”, Tabaku analizon deklaratat e Ramës dhe thotë se akuzon se i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre […]

The post Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e PD-së, njëkohësisht nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas votimit nga maxhoranca të ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit.

Përmes një postimi në  “Facebook”, Tabaku analizon deklaratat e Ramës dhe thotë se akuzon se i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar.

Deputetja e demokrate deklaron se kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe dhe se deputetët që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. “Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve”, shkruan Tabaku.

Ajo e krahason mbylljen e basteve me ndalimin e alkoolit në SHBA në vitet ’30 duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen.

Postimi i plotë:

Kumarxhinjtë e politikës!

Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.

Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.

Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve. Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet.

Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar. A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.

Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”. Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.

Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.

Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.

Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum. Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen. Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

The post Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze appeared first on 55 News.

]]>
Mbyllja e basteve/Lealba Pelinku: Po monopolizohen, Rama e di se kush ka kërcënuar https://55news.al/politike/mbyllja-e-basteve-pelinku-po-monopolizohen-rama-e-di-se-kush-ka-kercenuar/ Mon, 22 Oct 2018 15:46:04 +0000 https://new.55news.al/?p=60149 Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD Lealba Pelinku, ka folur në ‘Fax News’ në lidhje me vendimin më të ri të qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit. Peliku tha se në deklaratat e Ramës ka mungesë të koherencës dhe kontradikta pasi në fillim thotë se do të mbyllen të gjitha pastaj në projektligj nuk përmenden […]

The post Mbyllja e basteve/Lealba Pelinku: Po monopolizohen, Rama e di se kush ka kërcënuar appeared first on 55 News.

]]>
Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD Lealba Pelinku, ka folur në ‘Fax News’ në lidhje me vendimin më të ri të qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit. Peliku tha se në deklaratat e Ramës ka mungesë të koherencës dhe kontradikta pasi në fillim thotë se do të mbyllen të gjitha pastaj në projektligj nuk përmenden ata që zhvillojnë veprimtarinë e tyre online.

Sipas saj Rama që prej fillimit kur ka ardhur në pushtet është koherent vetëm në një gjë të vetme sa u takon lojërave të fatit, që është përqëndrimi i tyre në një dorë sa më të ngushtë të njerëzve rreth tij.

Sipas Pelinkut operacioni “Fundi i Marrëzisë” ishte i ngjashëm me operacionin e Lazaratit sa për t’u hedhur hi syve njerëzve.

“Për monopolizim të lojërave të fati po bëhet e gjitha kjo. Dhënie në duar të caktuara, për të ardhur në fund tek monopolizimi tek një dorë e vetme”, u shpreh Pelinku.

Çfarë bëri me “fundin e marrëzisë”? Ishte e gjitha një straegji për të çorientuar opinionin si në rastin e Lazaratit. Statistikat flasin për lulëzim pikërisht në kohën e këtij operacioni. “Fundi i Marrëzisë” shkoi komplet në kah të kundërt me çfarë u trumbetua. Çfarë po synohet të bëhet? Thjeshtë atë çfarë është e shpërdarë, për ta dhënë në një dorë të vetme.

Kur flasim për monopolizim nuk është se Ramës i lindi ideja në fillim të tetorit, ka qenë një strategji e mirëmendur për të ardhur në këtë pikë. Në korrik të vitit të kaluar kemi krijimin e shoqërisë ‘Univers’, shoqëri e cila ka një kapital prej 12 miliardë…do bëj një parantezë, shoqëritë aksionare sipas ligjit kanë kapital të detyrueshëm minimal 3.5 milione lek, dhe po të shohim shumica e shoqërive që janë në treg kanë këtë kapital minimal se këtë ua imponon tregu. Pikërisht se ligji për lojërat e fatit, për bastet online parashikonte që shoqëritë të kishin një kapital prej 12 miliardë lek të vjetra, kjo shoqëri që krijohet që në fillim me këtë objekt veprimtarie (bastet online” dhe me kapital 12 miliardë lek, që janë shumë, dhe po të shohim edhe në aktet e shoqërisë që është regjistruar është vetëm për bastet online. Në nëntor të vitit 2017 kemi VKM-në e cila rregullon mënyrën se si do të licensohen këto shoqëri”, theksoi Lealba Pelinku.

“Për dy VKM ishte efiçente qeveria e Ramës, VKM që rregullonte procedurën për dhënien me koncension të përzgjedhjes së operatorit që do të monitoronte online-in, dhe VKM në fjalë për kategorinë e basteve online. Dhe në prill të këtij viti kemi licensimin e kësaj shoqërie, e cila paraqet parregullsi. Kjo shoqëri ka dy faqe dhe operon me dy faqe ‘Bast Arena’ dhe ‘Eduasportin’”, shtoi ajo.

Sipas saj pavarësisht se Rama thotë se do të mbyllen të gjitha bastet, edhe ato online, këto nuk janë të përmendura dhe kryeministyri e justifikon me atë që është duke u studiuar akoma ligji.

Ajo deklaroi se mbyllja e lojërave të fatit mund të prodhojë edhe efekt të kundërt pasi mund të kemi kategori të tjera që mund të përfshihen për të luajtur, pasi thjeshtë tani nga ka kaluar në celular.

Lealba Pelinku u shpreh se opozita është për minimizim të lojërave të fatit dhe rregullimin e tyre, por jo monopolizimin e tyre.

E pyetur për deklaratën e Ramës se në lidhje me vendimin e tij, deputetët janë kërcënuar nga burgu 313, Pelinku tha se kjo tregon së pari nivelin e sigurisë në burgje, por edhe faktin se deri tani lojërat e fatit i paskan patur në dorë njerëz në burgun 313.

Ao shtoi se kryeministri e di se kush i ka kërcënuar deputetë pasi ai e nje botën e krimit.

“Kryeministri e di shumë mirë se kush e kërcënon, kush janë personazhet e lidhur me krimin, që në momentin që e deklaron një gjë të tillë, në radhë të parë tregon se cfarë sigurie kanë burgjet, dhe në radhë të dytë tregon se deri tani lojërat e fatit paskën qenë në dorën e personave që jaënë në bugun 313”, tha ajo ndër të tjera.

The post Mbyllja e basteve/Lealba Pelinku: Po monopolizohen, Rama e di se kush ka kërcënuar appeared first on 55 News.

]]>
Shoqëritë e Basteve letër qeverisë: Jo mbyllje të menjëhershme të aktivitetit https://55news.al/aktualitet/shoqerite-e-basteve-leter-qeverise-jo-mbyllje-te-menjehershme-te-aktivitetit/ Mon, 22 Oct 2018 15:30:52 +0000 https://new.55news.al/?p=60137 Shoqëritë e Basteve Sportive, përmes një letre të përbashkët dërguar institucioneve kryesore hartuese dhe zbatuese të pr.ligjit të Lojërave të Fatit, kanë bërë thirrje për të rishikuar mbylljen e tyre vitin e ardhshëm. Sipas letrës, këto subjekte shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, për të ndryshuar disa elemente të aktivitetit të tyre, që të […]

The post Shoqëritë e Basteve letër qeverisë: Jo mbyllje të menjëhershme të aktivitetit appeared first on 55 News.

]]>
Shoqëritë e Basteve Sportive, përmes një letre të përbashkët dërguar institucioneve kryesore hartuese dhe zbatuese të pr.ligjit të Lojërave të Fatit, kanë bërë thirrje për të rishikuar mbylljen e tyre vitin e ardhshëm. Sipas letrës, këto subjekte shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, për të ndryshuar disa elemente të aktivitetit të tyre, që të jenë në përputhje me ligjin. Sipas tyre, janë 15 mijë familje që preken nga mbyllja e menjëhershme e aktivitetit të tyre. “Jemi ende në fazën që mund të gjejmë një gjuhe të përbashkët, pa arritur te betejat e ashpra. Por, në momentin që s’do të kemi zgjidhje, do ta çojmë çështjen tonë në Gjykatë”- deklaruan disa nga subjektet e këtij sektori.

Sipas letrës, TopStart, ITSGA, Lottosport, në vijim të përpjekjeve të tyre për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga projektligji që synon mbylljen e menjëhershme të aktivitetit të tyre në 31.12.2018, shprehin publikisht gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse për të arritur së bashku:

1- Respektimin e plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit të Lojërave të Fatit në kategorinë e basteve sportive.

2- Reduktimin me 50% te numrit te pikave sekondare brenda vitit 2019 dhe një reduktim konstant në vitet pasardhëse.

3- Zbatimin e distancave deri 100 m nga institucionet arsimore dhe fetare.

4- Heqjen e reklamave në Media

5- Pastrimin e fasadave dhe vetratave të dyqaneve nga elementët e Basteve Sportive.
6- Zvogëlimi i përmasave të reklamave identifikuese të dyqaneve në një madhësi jo me shumë se “1.2 M2” brenda vitit

7- Kalimin në SQMO (monitorimin online të aktivitetit të basteve sportive), me qëllim monitorimin e xhiros dhe të ardhurave direkt nga organet shtetërore.

8- Kontributin për identifikimin dhe trajtimin e personave që kanë varësi nga bixhozi dhe bashkëpunim të ngushtë me AMLF për të eliminuar praninë e tyre fizike në pikat e basteve.

9- Realizimin, në bashkëpunim më instancat shtetërore, e një studimi kombëtar për pjesëmarrjen, efektet financiare dhe pasojat negative të pjesëmarrjes së shqiptarëve në bastet sportive, nga i cili do të dalin konkluzione më efikase për trajtimin institucional të këtij fenomeni.

“Ne besojmë se, nëpërmjet realizimit të këtyre objektivave, do të përputhen synimet Qeverisë për të reduktuar këtë aktivitet dhe, të njëjtën kohë, do të mbrohen interesat bizneseve të këtij sektori dhe të të punësuarve të shumtë në to.”- përmbyllet letra.

The post Shoqëritë e Basteve letër qeverisë: Jo mbyllje të menjëhershme të aktivitetit appeared first on 55 News.

]]>