baton Archives - 55 News https://55news.al/tag/baton/ Wed, 06 Feb 2019 09:01:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png baton Archives - 55 News https://55news.al/tag/baton/ 32 32 Alibitë serbe të Baton Haxhiut në funksion të ndarjes së Kosovës! https://55news.al/opinion/alibite-serbe-te-baton-haxhiut-ne-funksion-te-ndarjes-se-kosoves/ Wed, 06 Feb 2019 09:01:30 +0000 https://new.55news.al/?p=83992 Nga Enver Bytyçi Baton Haxhiu nuk mund t’i mungonte mbreme opinionit te Blendi Fevziut. Ai kishte ardhur nga Prishtina, i bindur se alibitë e tij të reja në mbrojtje të idesë së ndarjes së Kosovës, do ta nxirrnin fitimtar. Dhe falë shumicës së panelistëve ia arriti qëllimit. Ai shtroi para shikuesve disa alibi:1. Së pari […]

The post Alibitë serbe të Baton Haxhiut në funksion të ndarjes së Kosovës! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Enver Bytyçi

Baton Haxhiu nuk mund t’i mungonte mbreme opinionit te Blendi Fevziut. Ai kishte ardhur nga Prishtina, i bindur se alibitë e tij të reja në mbrojtje të idesë së ndarjes së Kosovës, do ta nxirrnin fitimtar. Dhe falë shumicës së panelistëve ia arriti qëllimit. Ai shtroi para shikuesve disa alibi:
1. Së pari tha se ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë erdhi pasi dështoi nisma e Berlinit për Ballkanin Perendimor. Sipas tij, meqenëse “dështoi” Gjermania në përpjekjet e saj për arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë, çeshtja kaloi në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fakt kaloi në duart e Moskës dhe Beogradit. Por Amerika përdoret për të kamufluar shërbimin që Thaçi, Rama dhe Batoni ia bëjnë Serbisë dhe Rusisë.
Kjo ishte gënjeshtra e parë e radhës, të cilën Batoni e solli nga Beogradi në ekranin e vogël të TV Klanit, përmes Blendi Fevziut. Ishte një gënjeshtër, sepse ideja dhe procesi i ndarjes së Kosovës ka qenë gjithmonë aty dhe është riaktivizuar me forcë pas takimit në Nish në vjeshtën e vitit 2016 të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucciq. Të dy këta, sipas Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Serbi, në atë takim kanë folur dhe kanë vendosur që të punojnë së bashku për një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, me opsion ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë.
Aso kohe projekti I Berlinit nuk kishte dështuar, përkundrazi ishte në kulmin e suksesit të vet. Por Rama dhe Vucciq ishin kundër atij projekti, pavarësisht premtimit që i kishin dhënë zonjës Merkel për të punuar për zbatimin e tij. Ata që ishin thirr në panel nuk e dinin ose nuk deshën ta ballafaqojnë këtë argument me Baton Haxhiun. Batoni u duk se e fitoi betejën me alibinë serbe të “dështimit” të Berlinit dhe hyrjes në lojë të SHBA-ve.
2. Alibia e dytë e Batonit dhe përkrahësve të ndarjes së Kosovës kishte të bënte me faktin se “veriu i Kosovës nuk administrohet nga qeveria e Kosovës”, për pasojë “nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm se t’i bashkohet Serbisë. Ndërkaq vihet re lehtë se veriun e Kosovës qëllimisht e kanë lënë në mëshirën e fatit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq. Them qëllimisht, sepse ata mesa duket ata në kulisa kanë projektuar shumë vite më parë që ta çojnë zgjidhjen te ndarja e Kosovës. Dhe gjithçka ka ndodhur në fshehtësi, kur të dy kanë qenë aktorët kryesorë politikë në të dy vendet e tyre. Jam i sigurt se në këtë lojë antishqiptare ka rolin e vet Baton Haxhiu, i cili mbrëmë hiqej se nuk di se kush është ideatori dhe iniciatori i projektit të ndarjes së Kosovës. Kishte frikën e dekonspirimit po ta pranonte atë që Batoni e di më mirë se kushdo, se Vuçiq dhe Daçiq janë kreatorë të kësaj ideje. Në panel askush nuk solli argumentin e tillë, ku t’i thuhej Batonit se ai që në vitin 2015 ka anonçuar në televizionin e tij Klan Kosova lajmin se Daçiq deklaron: “Mua nuk më intereson në sa shtete jetojnë shqiptarët. Interesi i Serbisë është që serbët në Ballkan të bashkohen e të jetojnë në shtetin e tyre të përbashkët”. Kjo deklaratë nuk i drejtohej vetëm veriut të Kosovës, por edhe Republikës Srpska.
3. Alibia e tretë e Batonit lidhet me thënien e tij se “Mua nuk më intereson se destabilizohet Ballkani, mjafton të ketë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit”, dmth mjafton që Kosova t’ia japë Serbisë pjesën më vitale të territorit të saj. E vërteta është se me këtë alibi Baton Haxhiu dhe kreatorët e tij në Tiranë, Beograd e Prishtinë janë vënë në shërbim të skenarit ruso-serb për krijimin e Serbisë së Madhe dhe operojnë me “gjetjen patriotike”, sipas së cilës “u dhemb shpirti për Kosovën”, me territoret e së cilës duan të kënaqin orekset nacionaliste të Serbisë. Ky truk i shkollës sllave ishte ndoshta suksesi më i madh i Batonit në opinionin e mbrëmshëm. Dhe përsëri suksesi i tij kaloi nga paaftësia ose papërgjegjshmëria e panelistëve të përzgjedhur nga Fevziu. Përveç argumenteve të Bejtjes, asgjë nuk tingëlloi bindëse për të kundërshtuar alibitë e Batonit.
Së katërti, Batoni dhe Fevziu, por edhe Preçi e Muçi, u nbërthyen në alibinë e vendimmarrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket arritjes së marrëveshjes Prishtinë-Beograd. Por asnjëri prej tyre nuk tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është angazhuar si askush tjetër në historinë e shteteve të botës, që të punojë me lobin serb në Amerikë, me lobin antishqiptar, për të fituar mbështetje për idenë dhe nismën e tij për ndarjen e Kosovës. Aleati më i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës është gjithashtu aleati më i ngushtë i Aleksandër Vuçiq dhe Ivaca Daçiq. Ai quhet John Bolton.
Në SHBA ka një lob të fuqishëm proshqiptar. Janë ata që kanë çliruar Kosovën dhe kanë bekuar pavarësinë e saj. Por Hashim Thaçi nuk bashkëpunon me këta amerikanë vullnetmirë në dobi të kombit shqiptar. Ai punon dhe bashkëpunon me kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës, Bolton. Megjithatë, askush nuk e përmendi këtë fakt në atë debat, sepse i duhej hapë rruga idesë se “Të kundërshtosh Thaçin, Ramën e Batonin je kundër Amerikës”! Pra Batoni ia arriti ta përccojë këtë mesazh te shqiptarët falë angazhimit të Blendi Fevziut dhe kontributit të Preçit e të tjerëve, përveç Andi Bejtjes, i cili theksoi se nuk është momënti i duhur që Kosova të kërkojë marrëveshje me Serbinë.
Dhe e fundit, Btoni shpalli alibinë beogradase, sipas së cilës “Edhe Sali Berisha paska qenë për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje”! Prisni të enjten që vjen, kur Edi Rama të bëjë në parlament shoun e radhës me këtë alibi serbe të Baton Haxhiut!
Të gjitha këto alibi kanë vetëm një burim – Beogradin. Por kjo nuk do të thotë se ato nuk përpunohen rrugës nga Prishtina deri në Tiranë. Të gjithë proserbët janë vënë në shërbim të projektit të Beogradit për ndarjen e Kosovës. Ndaj dhe Artur Zheji nuk ka të drejtë kur thotë se ky projekt nuk zbatohet dhe se Tirana duhet të heshtë!
Tiranë, më 05.02.2019

The post Alibitë serbe të Baton Haxhiut në funksion të ndarjes së Kosovës! appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti socialist: Shoku Baton, mos e përçani dhe keqpërdorni Kosovën https://55news.al/politike/ish-deputeti-socialist-shoku-baton-mos-e-percani-dhe-keqperdorni-kosoven/ Thu, 10 Jan 2019 17:39:03 +0000 https://new.55news.al/?p=78998 Ish-deputeti socialist, Arben Malaj, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të këshilltarit të Ramës, Baton haxhiu, pas m0osdekretimit të Genti Cakës nga ana e presidentit Ilir Meta, për postin e Ministrit të Jashtëm. Në reagimin e tij Malaj i bën thirrje Baton Haxhiut që të mos përçajë dhe kqpërodrë Kosovë. LEXO ED Shoku Baton, Mos […]

The post Ish-deputeti socialist: Shoku Baton, mos e përçani dhe keqpërdorni Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti socialist, Arben Malaj, ka reaguar pas deklaratave të ashpra të këshilltarit të Ramës, Baton haxhiu, pas m0osdekretimit të Genti Cakës nga ana e presidentit Ilir Meta, për postin e Ministrit të Jashtëm.

Në reagimin e tij Malaj i bën thirrje Baton Haxhiut që të mos përçajë dhe kqpërodrë Kosovë.

LEXO ED

Shoku Baton, Mos e percani dhe keq-perdoni Kosoven.

Ngercin tone kushtetues midis presidentit dhe kryeministrit per respektin institucional te ndarjes, balances dhe kontroll te pushteteve duhet ta zgjidhim brenda vendit tone dhe vetem ne rruge kushtetuese,  Debati per perfshirjen ose jo  te kolegeve nga Kosova ne  qeveri, deklaratat ne distance dhe debatet intensive pro dhe kunder ne rrjetet sociale, rrezikojne te krijojne efekte jo pozitive ne ndjesite publike ne Kosove dhe  ne bashkepunim e ardhshem jo vetem ne nivele qeveritare.

Shqiperia nuk ka pse  ti kerkoj falje Kosoves nqs nje i perzgjedhur i Presidenti, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit nuk behet dot ambasador, shef shtabi i ushtrise, zv minister, Minister apo zv kryeminister  ne Shqiperi. 

Politikanet shqiptare te cdo force politike dhe inetektualet nga te gjitha trojet shqiptare  nuk duhet te nxisin negativitetin dhe agresivitetin  ne asnje debat te brendshem qe ndikon negativisht ne opioninin publik te dy vendeve, 

Kemi nevoje per me  shume maturi, na duhet me shume pergjegjesi institucionale dhe publike sidomos   ne njohjen dhe respektin e zgjidhjeve kushtetuese,  se sa deklaratat publike  qe nxisin dhe prodhojne emocione jo pozitive, agresivitet dhe  negativitet publik. 

Kosova si popull  e njeh dhe e vlereson maksimalisht kontributin e shteti ame ne kapercimin e veshtiresive te saj duke filluar me perballimin e krizes me te madhe humanitare qe ka njohur Ballkani,

Kosova njeh dhe vlereson maksimalisht  kontribuitin e Shqiperise meme ne fitimin e luftes per pavaresi, ne mbeshtetjen per ngritjen, njohjen dhe konsolidimin  nderkombetare te saj. 

Per  promovimin apo mos promovimin e emrave konkrete dhe pa asnje kontribu te spikatur publik sidomos per Kosoven, kenaqen ose  mund te merziten vetem sponsorizuesit e tyre private, por kurre jo populli fisnik dhe i pervuajtur i Kosoves, 

Kriza humanitare 1999 eleminoj paragjykimet reciproke, krijoj miqesi te perhershme, rriti dashurine dhe respektin reciprok qe ndjehen edhe sot,

Sic thote edhe shkrimtari yne i madh Ismail Kadare  ; “Ra ky /ai mort e u pame”, u rrezuan barrierat paragjykuese reciproke qe kishin rrenje te semura historike jo vetem ideologjike, u  lehtesua bashkepunimi midis dy popujve,   qeverive tona dhe vendeve tona.

Ky bashkepunim, integrim deri ne bashkim  ne nje vend te vetem.  eshte inspiruar si nje proces qe i perfshin te gjitha vendet e Ballkanit ne te ardhmen e perbashket euro-atlantike.

Ky vizion duke qene  i bazuar tek paqja dhe prosperiteti ne Ballkanin Perendimore nuk eshte kunder askujt dhe eshte pro te gjitheve perfshi edhe Serbine dhe serbet, boshnjaket, maqedonasit dhe shqiptaret  kudo qe ndodhen ne Ballkan.

Duhet  permiresuar cdo dite e ardhmja jone bazuar kryesisht ne sukseset e qeverive, duke krijuar  respektin, dashurine dhe bashkepunimin e perbashket si nje komb i vetem, ne menyre paqesore dhe brenda projektit inspirues te Bashkimit Europian

The post Ish-deputeti socialist: Shoku Baton, mos e përçani dhe keqpërdorni Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Baton Haxhiu të shpallet non grata https://55news.al/politike/deputetja-e-lsi-baton-haxhiu-te-shpallet-non-grata/ Thu, 10 Jan 2019 15:58:58 +0000 https://new.55news.al/?p=78956 Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi deklaron se kushdo përtej kufijve që ndërhyn në punët e Shqipërisë duhet të shpallet non grata. “Çdokush qe pertej kufijve presionon punet e brendshme te institucioneve te Shqiperise per interesa personale duhet te shpallet non grata nga Republika e Shqiperise! Rasti i Baton Haxhiut duhet hetuar me seriozitet maksimal në […]

The post Baton Haxhiu të shpallet non grata appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi deklaron se kushdo përtej kufijve që ndërhyn në punët e Shqipërisë duhet të shpallet non grata.

“Çdokush qe pertej kufijve presionon punet e brendshme te institucioneve te Shqiperise per interesa personale duhet te shpallet non grata nga Republika e Shqiperise!

Rasti i Baton Haxhiut duhet hetuar me seriozitet maksimal në kete aspekt.

Pa harruar ketu dhe ceshtjen e miellit te kafsheve qe ai importon ne Shqiperi dhe Edi Rama ua jep njerezve qe po vdesin nga semundjet kancerogjene”,- shkruan Kërpaçi në Facebook.

The post Baton Haxhiu të shpallet non grata appeared first on 55 News.

]]>