belge Archives - 55 News https://55news.al/tag/belge/ Mon, 05 Nov 2018 18:53:15 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png belge Archives - 55 News https://55news.al/tag/belge/ 32 32 Pas ekspertizës, Gjykata belge e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II https://55news.al/globi/pas-ekspertizes-gjykata-belge-e-njeh-delphine-boelin-si-vajza-e-mbretit-alberti-ii/ Mon, 05 Nov 2018 18:53:15 +0000 https://new.55news.al/?p=64576 Pas vendimit të gjykatës belge, sipas të cilit ish-mbreti Albert II, 84 vjeç, duhej t’i nënshtrohej një testi gjenetik, Delphine Boël fitoi të drejtën për t’u njohur si vajza e tij biologjike, bëhet sot e ditur. Informacioni i njoftuar nga mediat belge u konfirmua edhe nga Marc Uyttendaele, një prej avokatëve të Boël. Delphine Boël, […]

The post Pas ekspertizës, Gjykata belge e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II appeared first on 55 News.

]]>
Pas vendimit të gjykatës belge, sipas të cilit ish-mbreti Albert II, 84 vjeç, duhej t’i nënshtrohej një testi gjenetik, Delphine Boël fitoi të drejtën për t’u njohur si vajza e tij biologjike, bëhet sot e ditur.

Informacioni i njoftuar nga mediat belge u konfirmua edhe nga Marc Uyttendaele, një prej avokatëve të Boël.

Delphine Boël, artiste e arteve pamore, 50 vjeçe, pretendonte se ishte lindur nga një marrëdhënie e gjatë që ka patur në vitet ’60-’70 e ëma, Sibylle de Selys Longchamps me Albertin, në atë kohë princi trashëgimtar, i martuar që nga viti 1959 me Paola Ruffo di Calabria, përcjell ATA.

Alberti II, i cili drejtoi mbretërinë nga viti 1993 deri në 2003 është babai i mbretit aktual të Belgjikës, Filipit, e ka mohuar gjithnjë të ketë patur marrëdhënie me të ëmën e Boël.

The post Pas ekspertizës, Gjykata belge e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II appeared first on 55 News.

]]>
Media belge për mln eurot në “Toyota Yaris”: Paraja e krimit udhëton me thasë, pse kjo heshtje e thellë?! https://55news.al/politike/media-belge-per-mln-eurot-ne-toyota-yaris-paraja-e-krimit-udheton-me-thase-pse-kjo-heshtje-e-thelle/ Sat, 21 Jul 2018 10:48:53 +0000 https://new.55news.al/?p=36773 Media Belge “La Dernier Heure” është ndalur së fundi në një shkrim të sajin në ccështjen e makinave Toyota Yaris që u kapën pak javë më parë në portin e Durrësit. Media vendos theksin te mungesa e hetimeve për këtë ngjarje, dhe shton se paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë. SHKRIMI […]

The post Media belge për mln eurot në “Toyota Yaris”: Paraja e krimit udhëton me thasë, pse kjo heshtje e thellë?! appeared first on 55 News.

]]>
Media Belge “La Dernier Heure” është ndalur së fundi në një shkrim të sajin në ccështjen e makinave Toyota Yaris që u kapën pak javë më parë në portin e Durrësit.

Media vendos theksin te mungesa e hetimeve për këtë ngjarje, dhe shton se paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë.

SHKRIMI I PLOTË:

(Drogë, prostitucion, bingo : paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë)

Kemi marrë vesh që me dt 24 Qershor të këtij viti, një operacion i Interpolit Itali ka  përfunduar me ndaljen, nga doganat shqiptare, në portin e Durrësit të dy makinave.

Këta makina ishin pjesë të një ngarkimi të 9 mjeteve transporti – 7 Toyota Yaris, 1 Opel dhe 1 Alfa Romeo – të transportuar nga Belgjika me kamion dhe të vendosura në një anije në Bari.

Mediat shqiptare (Ora News, Shqiptarja.com, Standard, Tema, Syri, …) përhapen lajmin se kontrollimi i dy Toyota-ve Yaris ka bërë të mundur zbulimin e disa thasëve të cilët, në total, përmbanin rreth 3.4 million euro kesh.

Saktësisht :3.470 milion në bileta të 20,50 dhe 100 euroshe.

Asnjë fallco, dhe gjithnjë sipas mediave, të holla që rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Shoferi i kamionit Renault është arrestuar. Organet e hetuesisë e gjetën biznesmenin që  ka porositur makinat, njëfarë A.M.

Etapa tjetër synonte të demaskohet dërguesi i makinave nga Belgjika. Sepse mediat treguan që :-Dërguesi ndodhet në Belgjikë.

Ndërsa një tjetër media :-…prej Belgjike.

Për kolegët tanë shqiptarë, do ishte iluzion të mendohet që kjo ardhje e parave të pista mund të jetë një çështje e izoluar.

Dhe të gjithë ata që e pyesnin veten se si mjedisi kriminal (drogë, gra, bingo) ia dilte për ta tejkaluar kontrollin bankar dhe ligjet e pastrimit të parave, e gjejnë shpjegimin tek çështja e Toyota-ve të portit të Durrësit.

Por pse doganierët të informuar nga Interpoli Romë e kanë kontrolluar këtë ngarkesë ?

Sepse e kishin shumë të vështirë të vepronin ndryshe.

Në të vërtetë, 3 ditë më herët, kryetari i Partisë Demokratike, në opozitë, paralajmëroi haptazi në Parlament që shqiptarët do të mësojnë së shpejti se pse një deputet i caktuar mungonte në Parlament dhe gjendej jashtë shtetit.

Guxoi të afirmoj në tribunë se ky politikan takonte në Gjermani mafioza të shqetësuar për riatdhesimin e parave të tyre të pista.

Çdokush e ka bërë lidhjen  tri ditë më vonë dhe e ka kuptuar çfarë donte të thoshte Lulzim Basha.

Madje, ky i fundit e saktësoi, në Voice of America, që ka përfituar informata të transmetuara nga shërbime të sigurimit të vendeve partnere.

Sa për deputetin që Basha akuzonte, ai është një politikan i njohur, i ngarkuar me çështjet e Integrimit Europian.

Mediat kanë folur tri ditë për çështjen e 3.4 milion euro.

Prej asaj kohe, heshtje e thellë për sa i përket vazhdimit të hetimit.  Ashtu si është heshtje e thellë në Belgjikë.

Nuk ka qenë e mundur të mësojmë nëse një hetim është hapur tek ne dhe a është në vazhdim e sipër./Faxweb.al

The post Media belge për mln eurot në “Toyota Yaris”: Paraja e krimit udhëton me thasë, pse kjo heshtje e thellë?! appeared first on 55 News.

]]>
“Deportuat në Shqipëri personin më të rrezikshëm”, opozita belge “kryqëzon” ministrin https://55news.al/aktualitet/deportuat-ne-shqiperi-personin-me-te-rrezikshem-opozita-belge-kryqezon-ministrin/ Fri, 20 Jul 2018 15:59:10 +0000 https://new.55news.al/?p=36621 Ministri i emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, që vizitoi Tiranën pak muaj më parë është vënë në shënjestër nga opozita belge për deportimin e Safet Rustemit alias Safet Bajri, shqiptari nga Shkodra i konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar në Belgjikë. “Brusselstime” ashtu si edhe media të tjera belge e konsiderojnë atë si […]

The post “Deportuat në Shqipëri personin më të rrezikshëm”, opozita belge “kryqëzon” ministrin appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, që vizitoi Tiranën pak muaj më parë është vënë në shënjestër nga opozita belge për deportimin e Safet Rustemit alias Safet Bajri, shqiptari nga Shkodra i konsideruar si një nga kriminelët më të kërkuar në Belgjikë.

“Brusselstime” ashtu si edhe media të tjera belge e konsiderojnë atë si përfaqësues të një prej

5 familjeve mafioze që kontrollojnë bregdetin e Velipojës. Opozita belge kritikon ministrin, që duke qenë përkrahës i politikave të dëbimit të emigrantëve, ka deportuar Rustemin në Shqipëri ku kontrollon rrjetin kriminal nga Shkodra.

Megjithëse ishte në krye të listës së njerëzve të kërkuar nga drejtësia belge, Rustemi u deportua në Shqipëri, duke përfituar nga politikat e qeverisë për largimin e emigrantëve.

Safet Rustemi ishte përfshirë në trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në lagjen Alhambra të Brukselit dhe ishte dënuar me 22 vjet burg.

Nga përshkrimi që i bën policia në listën e të shumëkërkuarve Rustemi ishte “ekstremisht i dhunshëm” në trafik qeniesh njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Por në vend që ta mbanin në burg, Rustemi u deportua me avion nga Zyra e Emigracionit drejt vendlindjes së tij në Shqipëri.

“Ishte kjo zyrë që vendosi që ai nuk mund ta vuante dhe nuk do ta vuante dënimin” ka thënë avokati i tij Sven Mary për një të përditshme belge. Por mediat shkruajnë se shqiptari vazhdon t’i drejtojë bizneset e tij kriminale në Bruksel, që nga Shqipëria.

Ministri për Emigracionin Teo Franken e mbrojti vendimin: “Shqipëria nuk është fundi i botës” shkroi ai në Twitter. “Përfshirja e tij në listën e deportimit ishte sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë këtë njeri. “Kemi një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë” shtoi ai.

Por një deputet i opozitës belge, Uter de Vriend e akuzoi ministrin se ishte i obsesionuar pas deportimit të emigrantëve, edhe kur këta t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ky lloj deportimi na sjell rreziqe të mëdha”, tha ai, “Këta lloj kriminelësh janë të aftë ta na rrezikojnë edhe nga jashtë vendit. Obsesioni për t’i hequr qafe me nxitim është rrezik për sigurinë tonë” tha ai.

Ministri Theo Francken ka premtuar që do të hetojë më tej për atë që ka ndodhur. Çështja e deportimit të Safet Rustemit është kthyer në temë dite për mediat belge që kanë shkuar më tej, duke raportuar për aktivitetin kriminal të tij në Shkodër.

Më 18 korrik edhe “Le derniere heure” shkruante se krimineli më i kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemi, fshihet në Velipojë dhe se 5 familje mafiozësh në Shkodër kanë pushtuar Velipojën.

Në shkrim thuhej se: “Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë. Pesë familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qendror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.”

Safet Rustemi, është një nga personat më të kërkuar në Belgjikë. 33-vjeçari është dënuar për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë./BW

The post “Deportuat në Shqipëri personin më të rrezikshëm”, opozita belge “kryqëzon” ministrin appeared first on 55 News.

]]>