belgjike Archives - 55 News https://55news.al/tag/belgjike/ Thu, 09 Apr 2020 11:26:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png belgjike Archives - 55 News https://55news.al/tag/belgjike/ 32 32 Belgjikë, shënohen mbi 2500 viktima nga koronavirusi, afër 25 mijë të infektuar https://55news.al/globi/belgjike-shenohen-mbi-2500-viktima-nga-koronavirusi-afer-25-mije-te-infektuar/ Thu, 09 Apr 2020 11:26:00 +0000 https://new.55news.al/?p=155118 Belgjika është një tjetër shtet europian, i goditur nga koronavirusi. Shteti belg ka shënuar deri tashmë 2523 viktima në të gjithë territorin kombëtar nga Covid-19. Vetëm në orët e fundit, në Belgjikë, u regjistruan 283 të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa, të infektuar me koronavirus në shtetin belg, në total numërohen 24 983 njerëz. Në […]

The post Belgjikë, shënohen mbi 2500 viktima nga koronavirusi, afër 25 mijë të infektuar appeared first on 55 News.

]]>
Belgjika është një tjetër shtet europian, i goditur nga koronavirusi.

Shteti belg ka shënuar deri tashmë 2523 viktima në të gjithë territorin kombëtar nga Covid-19.

Vetëm në orët e fundit, në Belgjikë, u regjistruan 283 të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Ndërsa, të infektuar me koronavirus në shtetin belg, në total numërohen 24 983 njerëz.

Në orët e fundit, janë regjistruar zyrtarisht të infektuar me koronavirus 1580 persona.

The post Belgjikë, shënohen mbi 2500 viktima nga koronavirusi, afër 25 mijë të infektuar appeared first on 55 News.

]]>
Belgjikë, numri i vdekjeve nga koronavirusi kalon mbi 2000 persona, 403 viktima vetëm në orët e fundit https://55news.al/globi/belgjike-numri-i-vdekjeve-nga-koronavirusi-kalon-mbi-2000-persona-403-viktima-vetem-ne-oret-e-fundit/ Tue, 07 Apr 2020 14:24:56 +0000 https://new.55news.al/?p=154802 Në Belgjikë, pandemia e koronavirusit vazhdon që të shkaktojë viktima. Numri i vdekjeve në total, në shtetin grek ka kaluar 2000 persona, ndërsa 403 njerëz kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19. Në Belgjikë, gjithsej janë regjistruar 22 194 vetë me Covid-19, kurse në orët e fundit janë shënuar 1380 të infektuar […]

The post Belgjikë, numri i vdekjeve nga koronavirusi kalon mbi 2000 persona, 403 viktima vetëm në orët e fundit appeared first on 55 News.

]]>
Në Belgjikë, pandemia e koronavirusit vazhdon që të shkaktojë viktima.

Numri i vdekjeve në total, në shtetin grek ka kaluar 2000 persona, ndërsa 403 njerëz kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19.

Në Belgjikë, gjithsej janë regjistruar 22 194 vetë me Covid-19, kurse në orët e fundit janë shënuar 1380 të infektuar me koronavirus.

 

Në total, në të gjithë botën, deri tani numërohen të infektuar zyrtarisht me koronavirus 1 363 123 persona.

Ndërsa, numri i vdekjeve nga virusi deri tashmë në mbarë globin për shkak të Covid-19 është 76 383 persona.

The post Belgjikë, numri i vdekjeve nga koronavirusi kalon mbi 2000 persona, 403 viktima vetëm në orët e fundit appeared first on 55 News.

]]>
Tentoi të vrasë policin më 2016-ën, arrestohet në Belgjikë vlonjati i dënuar me 14 vite burg https://55news.al/aktualitet/tentoi-te-vrase-policin-me-2016-en-arrestohet-ne-belgjike-vlonjati-i-denuar-me-14-vite-burg/ Thu, 09 Jan 2020 11:17:53 +0000 https://new.55news.al/?p=138521 Një 45-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte dënuar me 14 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë. Në pranga ka rënë 45-vjeçari Dritan Xhelita, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë. Me t’u arrestuar nga autoritetet belge, vlonjati është sjellë në Shqipëri dhe i është dorëzuar Drejtorisë Vendore […]

The post Tentoi të vrasë policin më 2016-ën, arrestohet në Belgjikë vlonjati i dënuar me 14 vite burg appeared first on 55 News.

]]>
Një 45-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte dënuar me 14 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë. Në pranga ka rënë 45-vjeçari Dritan Xhelita, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Me t’u arrestuar nga autoritetet belge, vlonjati është sjellë në Shqipëri dhe i është dorëzuar Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit
Shkëmbimi në kohë i informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe asaj belge, nëpërmjet Interpol Tirana, vuri në pranga, në Belgjikë, 45-vjeçarin nga Vlora, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim, për një person të kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.
Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet policore belge për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret.

The post Tentoi të vrasë policin më 2016-ën, arrestohet në Belgjikë vlonjati i dënuar me 14 vite burg appeared first on 55 News.

]]>
E rrallë në Belgjikë: Kryetari i bashkisë `nuk zbaton` ligjin për dëbimin e një familje shqiptare https://55news.al/globi/e-rralle-ne-belgjike-kryetari-i-bashkise-nuk-zbaton-ligjin-per-debimin-e-nje-familje-shqiptare/ Wed, 23 Oct 2019 09:19:28 +0000 https://new.55news.al/?p=124766 Paul Magnette kryetari i bashkisë së qytetit Charleroi në Belgjikë “ka thyer” ligjet e vendit, duke i dalë në krah një familje shqiptare. Sipas medias vendase `DH.be` politikani i njohur i cili sapo është zgjedhur edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, kreu një veprim jashtëzakonisht të rrallë duke urdhëruar policinë bashkiake që të […]

The post E rrallë në Belgjikë: Kryetari i bashkisë `nuk zbaton` ligjin për dëbimin e një familje shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Paul Magnette kryetari i bashkisë së qytetit Charleroi në Belgjikë “ka thyer” ligjet e vendit, duke i dalë në krah një familje shqiptare.

Sipas medias vendase `DH.be` politikani i njohur i cili sapo është zgjedhur edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, kreu një veprim jashtëzakonisht të rrallë duke urdhëruar policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Rasti ka të bëjë me një familje shqiptare të vendosur në Charleroi prej 8 vitesh.

Fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje. Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt, vendosi ta riatdhesonte atë.

Ky vendim ndezi një demonstrim solidariteti javën e kaluar në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër dhe mbështetës të dy shkollave shpallën publikisht mbështetjen e tyre.

Pas kësaj kryetari i bashkisë Magnette vendosi, që të mos ekzekutojë këtë urdhër të qendrës.

“Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi ai duke mbrojtur vendimin e rrallë që mori në favor të familjes shqiptare.

The post E rrallë në Belgjikë: Kryetari i bashkisë `nuk zbaton` ligjin për dëbimin e një familje shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Në kërkim prej 9 vitesh, kush është shkodrani i ekstraduar nga Begjika https://55news.al/aktualitet/ne-kerkim-prej-9-vitesh-kush-eshte-shkodrani-i-ekstraduar-nga-begjika/ Sun, 14 Jul 2019 08:41:57 +0000 https://new.55news.al/?p=109593 Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë mëngjesin e  sotëm. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Alket Preka, banues  në Shkodër. Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në […]

The post Në kërkim prej 9 vitesh, kush është shkodrani i ekstraduar nga Begjika appeared first on 55 News.

]]>
Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë mëngjesin e  sotëm.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Alket Preka, banues  në Shkodër.

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj- Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë

The post Në kërkim prej 9 vitesh, kush është shkodrani i ekstraduar nga Begjika appeared first on 55 News.

]]>
Digjet banesa në Belgjikë, vdesin dy të rinj shqiptarë nga Berati dhe Durrësi https://55news.al/aktualitet/digjet-banesa-ne-belgjike-vdesin-dy-te-rinj-shqiptare-nga-berati-dhe-durresi/ Mon, 11 Feb 2019 09:53:05 +0000 https://new.55news.al/?p=84825 Ditën e premte një zjarr i rënë në zonën e Dilbeek në Bruksel i mori jetën dy të rinjve shqiptarë. Mësohet se viktima mbetën Pelivan Hysaj nga Berati, 24 vjeç dhe 23 vjeçari Venedik Pirushi nga Durrësi. Alain Habils, zëdhënës i zjarrfikësve në zonën Flemish Brabant Ëest tha se viktimat janë me origjinë shqiptare. Shkaku […]

The post Digjet banesa në Belgjikë, vdesin dy të rinj shqiptarë nga Berati dhe Durrësi appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e premte një zjarr i rënë në zonën e Dilbeek në Bruksel i mori jetën dy të rinjve shqiptarë.

Mësohet se viktima mbetën Pelivan Hysaj nga Berati, 24 vjeç dhe 23 vjeçari Venedik Pirushi nga Durrësi.

Alain Habils, zëdhënës i zjarrfikësve në zonën Flemish Brabant Ëest tha se viktimat janë me origjinë shqiptare.

Shkaku i incidentit ende nuk dihet.

“Është një ndërtesë e ndarë në tri banesa, kur zjarrfikësja e parë mbërriti në vendin e ngjarjes disa minuta pas telefonatës, flakët ishin përhapur gjithëandej.

Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan”, tha Segers për mediat vendase.

The post Digjet banesa në Belgjikë, vdesin dy të rinj shqiptarë nga Berati dhe Durrësi appeared first on 55 News.

]]>
Belgjikё: Trashёgimi e rrezikshme nga lufta https://55news.al/globi/belgjik-trash-gimi-e-rrezikshme-nga-lufta/ Tue, 06 Nov 2018 08:51:20 +0000 https://new.55news.al/?p=64692 Forcat speciale të ushtrisë belge asgjësojnë çdo vit shumë ton municion nga Lufta e Parë Botërore. Kryesisht terreni në veri-perëndim të Belgjikës ende bart dëshmi nga betejat e mëdha. Nga hasja nё municion tё pashpërthyer si dhe mbetje predhash e granatash nё Belgjikё janё veçanërisht të prekur fermerët. Shpesh ata detyrohen pa asnjë masë sigurie […]

The post Belgjikё: Trashёgimi e rrezikshme nga lufta appeared first on 55 News.

]]>
Forcat speciale të ushtrisë belge asgjësojnë çdo vit shumë ton municion nga Lufta e Parë Botërore. Kryesisht terreni në veri-perëndim të Belgjikës ende bart dëshmi nga betejat e mëdha.

Nga hasja nё municion tё pashpërthyer si dhe mbetje predhash e granatash nё Belgjikё janё veçanërisht të prekur fermerët. Shpesh ata detyrohen pa asnjë masë sigurie që t’i grumbullojnë gjetjet delikate në ndonjë cep rruge derisa të vijnë forcat speciale. Por pjesërisht këto gjetje janë lëndë me përqendrim të lartë toksik si p.sh. gazi sulfid.
Rajoni mё i prekur ёshtё pjesa perëndimore e Belgjikёs, provinca e Flandrёs perëndimore.
E veçanta e këtij rajoni është, se fermerët këtu nuk vjelin vetëm perime, por zbulojnë edhe armë të rrezikshme të kalibrit të lartë. Fermeri Geert Deneire na tregon gjetjen e tij më të fundit në mes të një fushe të mbjellë me qepë: një granatë nga Lufta e Parë Botërore. Ai thotё, se qё kur ka qenё i vogёl, “babai im madje e dinte, që kёtu mund tё ndodhej një e tillë. Ndonëse granata qё sapo ka gjetur, nuk duket tё jetё e rrezikshme, sepse i mungon koka shpërthyese, Geert Deneire e di, që garanci nuk ka asnjëherë. Të tilla gjetje mund të shpërthejnë në çdo kohë. Vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja vdekjeprurëse.
Rajoni nё vijёn e frontit
Në asnjë rajon tjetër Lufta e Parë Botërore nuk është kaq e pranishme sot sa në provincën përreth Ypernit. Pejzazhi rrëfen historinë e tij të vet: Varreza ushtarësh mbushin rrugët. Përgjatë këtij rajoni kalonte vija e frontit. Fushat e sotme asokohe ishin sheshet e betejave të ashpra.
Nё bazёn ushtarake Poelkappelle sergjent majori Gino Lambrecht planifikon punën: Njësia e tij speciale del çdo ditë për të zbuluar municione lufte. Ai thotё se nё ditё tё caktuara, “kemi aq shumë punë, sa që nisen dy ekipe nё drejtime tё ndryshme. Njёsinё e tij e ka angazhuar nё njё kantier ndërtimi, pasi erdhi njoftimi nga punёtorёt e ndërtimit, qё kishin hasur nё njё relikё lufte. Gino e merr përsipër zonën me bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht njësia speciale belge verifikon terrenin, e tё gjithë duhet tё qëndrojnë nё distancё pё rtё shmangur rreziqet. Gjetja janë 12 granata gjermane dhe një britanike. Të gjitha nga Lufta e Parë Botërore. Sergjent Major Gino Lambrecht: “Paraprakisht nuk e di asnjëherë, se çfarë gjen. Ndaj gjithmonë fillimisht gjetja duhet verifikuar e për këtë ne jemi të përgatitur që të dimë të vlerësojmë, në rast të kundërt rreziku është i madh”.
Asgjësim i kontrolluar
Municionet e gjetura depozitohen në depon qendrore, ku çdo vit grumbullohen 200 ton municion lufte. Në një terren të përgatitur enkas ushtria gropos lëndët shpërthyese. pastaj forcat e specializuara i shpërthejnë ato në mënyrë të kontrolluar. Poelkapelle në këtë kompleks mund të asgjësojë të gjitha tipet e municioneve të luftës, edhe ato toksike. Në një proces të sofistikuar ekspertët përcaktojnë llojin e gazit të rrezikshëm për ta neutralizuar atë konform.
Llogaritet që gjatë Luftës së Parë Botërore janë hedhur 1,5 miliardë predha. Shumica e tyre ndodhen përreth Ypernit të groposura thellë në tokë. Ekspertët mendojnë, që 30 përqind e tyre ndodhen këtu si municion aktiv që mund të shpërthejnë nga prekja rastësisht. Gazrat që çlirohen kontaminojnë tokën. Vazhdimisht ka të plagosur.
Njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore trashëgimia vdekjeprurëse e së kaluarës është edhe sot për njerëzit realitet. Të gjithë në Belgjikë jetojnë çdo ditë me një copëz të hidhur të historisë botërore. DW

The post Belgjikё: Trashёgimi e rrezikshme nga lufta appeared first on 55 News.

]]>
Rruga e Mëndafshit në rrota çeliku: Nis itinerari i ri i trenit të mallrave Belgjikë – Kinë https://55news.al/globi/rruga-e-mendafshit-ne-rrota-celiku-nis-itinerari-i-ri-i-trenit-te-mallrave-belgjike-kine/ Sun, 28 Oct 2018 15:02:55 +0000 https://new.55news.al/?p=61933 Treni i parë i mallrave, i ngarkuar me 37 kontejnerë, u largua nga qyteti belg i Liegut këtë javë për të udhëtuar në kryeqytetin e provincës Henan të Kinës. Rruga e mallrave është pjesë e projektit ambicioz të Kinës “One Belt One Road”. Treni është i ngarkuar me mallra, duke përfshirë pjesë auto, ushqime për […]

The post Rruga e Mëndafshit në rrota çeliku: Nis itinerari i ri i trenit të mallrave Belgjikë – Kinë appeared first on 55 News.

]]>
Treni i parë i mallrave, i ngarkuar me 37 kontejnerë, u largua nga qyteti belg i Liegut këtë javë për të udhëtuar në kryeqytetin e provincës Henan të Kinës. Rruga e mallrave është pjesë e projektit ambicioz të Kinës “One Belt One Road”.

Treni është i ngarkuar me mallra, duke përfshirë pjesë auto, ushqime për fëmijë, produkte farmaceutike dhe çeliku për dyqane të importit në Kinën qendrore. Do të udhëtojë 12 ditë nëpër kontinent nëpërmjet Rusisë para se të mbërrijë në Zhengzhou. Udhëtimi është për të mbuluar më shumë se 11.000 kilometra.

Shërbimi i trenave është planifikuar të zhvillohet një herë në javë fillimisht, me frekuencën që do të rritet në të ardhmen.

“Ne kemi çdo interes të kthehemi në Kinë dhe të kemi marrëdhënie të ngushta dhe të forta, dhe ne duhet ta shohim këtë si një mundësi dhe një domosdoshmëri”, tha Pierre-Yves Jeholet, nënkryetar i Vallonisë.

Linja e trenit Zhengzhou-Liege është e treta e këtij lloji që lidh dy vendet.

I fokusuar në projektet e infrastrukturës për rritjen e tregtisë “One Belt One Road” synon të lidhë Kinën me Europën, Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Që nga fillimi i trenave të mallrave midis Kinës dhe Europës në vitin 2014, gati 11,000 trena kanë lëvizur midis qyteteve europiane dhe kineze.

The post Rruga e Mëndafshit në rrota çeliku: Nis itinerari i ri i trenit të mallrave Belgjikë – Kinë appeared first on 55 News.

]]>
Belgjika merr vendin e parë në renditjen e FIFA-s https://55news.al/sport/belgjika-merr-vendin-e-pare-ne-renditjen-e-fifa-s/ Thu, 25 Oct 2018 11:11:46 +0000 https://new.55news.al/?p=61089 Në muajin e kaluar, Belgjika ishte në vendin e parë bashkë me Francën me pikë të njëjta. Tani Kombëtarja belge është e vetme në vendin e parë me 1733 pikë, një më shumë se Franca në vendin e dytë me 1732 pikë. Gjatë një muaji, skuadra e Roberto Martinez ka shënuar një fitore ndaj Zvicrës, […]

The post Belgjika merr vendin e parë në renditjen e FIFA-s appeared first on 55 News.

]]>
Në muajin e kaluar, Belgjika ishte në vendin e parë bashkë me Francën me pikë të njëjta. Tani Kombëtarja belge është e vetme në vendin e parë me 1733 pikë, një më shumë se Franca në vendin e dytë me 1732 pikë.

Gjatë një muaji, skuadra e Roberto Martinez ka shënuar një fitore ndaj Zvicrës, dhe ka barazuar me Holandën.

Lista e radhitjes tjetër do të publikohet më 29 nëntor të vitit 2018.

The post Belgjika merr vendin e parë në renditjen e FIFA-s appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush! https://55news.al/bota-shqiptare/shqiptarja-fiton-zgjedhjet-ne-belgjike-dhe-mallengjen-me-fjalet-per-te-atin-u-kry-babush/ Wed, 17 Oct 2018 11:17:21 +0000 https://new.55news.al/?p=58704 Është vetëm 22 vjeçe dhe Deniza Miftari ka arritur të realizojë ëndrrën e saj e në të njëjtën kohë mendon se ka bërë krenar edhe të atin, i cili është ndarë nga jeta. Ajo ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë, duke u bërë asambleiste e zgjedhur së komunës së Roseslares. Deniza ka lindur në Gjilan, […]

The post Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush! appeared first on 55 News.

]]>
Është vetëm 22 vjeçe dhe Deniza Miftari ka arritur të realizojë ëndrrën e saj e në të njëjtën kohë mendon se ka bërë krenar edhe të atin, i cili është ndarë nga jeta.

Ajo ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë, duke u bërë asambleiste e zgjedhur së komunës së Roseslares.

Deniza ka lindur në Gjilan, ndërsa në moshën 3-vjeçare emigroi në Belgjikë së bashku me familjen.

Në një publikim në rrjetet sociale, ajo tregon se ka qenë dëshira më e madhe e të atit kjo sfidë, të cilën vajza e arriti me sukses.

Duke thënë me krenari “u kry babush”, ajo i tregon të atit se tashmë mund t’u tregojë të gjithëve në botën e përtejme se vajza e tij e vogël, ia arriti me sukses kësaj dite.

Deniza shkruan:

Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.
Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithçka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.
Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjatë fitores, mbrëmë e di që ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që “qiki vogël’” është zgjedhë asamblistja më e re e Komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.
Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Të dua. Të dua o jetë.”

The post Shqiptarja fiton zgjedhjet në Belgjikë dhe mallëngjen me fjalët për të atin: U kry babush! appeared first on 55 News.

]]>