beogradin Archives - 55 News https://55news.al/tag/beogradin/ Sun, 30 Sep 2018 11:34:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png beogradin Archives - 55 News https://55news.al/tag/beogradin/ 32 32 Vizita e Thaҁit në Ujman shqetësoi tej mase Beogradin https://55news.al/bota-shqiptare/vizita-e-tha-it-ne-ujman-shqetesoi-tej-mase-beogradin/ Sun, 30 Sep 2018 11:34:54 +0000 https://new.55news.al/?p=53588 Presidenti serb Aleksandër Vuҁiq tha me prezencën e njësive speciale të policisë së Kosovës ROSU në veri të Kosovës, u kërcënua dhe u sulmua paqja. KFOR-i, po vazhdon ta monitorojë situatën në veri.  Vizita e Presidentit të Kosovës Hashim Thaҁi në veri të Kosovës, ngriti shqetësime në Beograd, sa bëri që Presidenti serb Aleksandër Vuҁiq […]

The post Vizita e Thaҁit në Ujman shqetësoi tej mase Beogradin appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti serb Aleksandër Vuҁiq tha me prezencën e njësive speciale të policisë së Kosovës ROSU në veri të Kosovës, u kërcënua dhe u sulmua paqja. KFOR-i, po vazhdon ta monitorojë situatën në veri.

 Vizita e Presidentit të Kosovës Hashim Thaҁi në veri të Kosovës, ngriti shqetësime në Beograd, sa bëri që Presidenti serb Aleksandër Vuҁiq të japë urdhër për gatishmëri të ushtrisë serbe ndërsa, në orët e mbrëmjes t’i drejtohet edhe popullit me një fjalim në television. Presidenti Thaҁi, gjatë kohës që në Prishtinë zhvillohej protesta e Vetëvendosjes kundër një marrëveshjeje Thaҁi-Vuҁiq për shkëmbim territori, ai shëtiti me një barkë në liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës, që është pjesë e bisedave e Kosovë-Serbi. Kjo vizitë e papritur e presidentit në veri sigurohej nga njësite speciale të policisë së Kosovës, ROSU. E pikërisht njësitet ROSU, te liqeni i Ujmanit ishte shqetësimi kryesor i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq.

“Hyrja e forcave speciale të Kosovës, ROSU, ditën e shtunë në veri të Kosovës, përbën sulm të armatosur banditësh”. Me hyrjen e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës u kërcënua dhe sulmua paqja. Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave speciale të Kosovës, të gjithë shqiptarë, që kanë zënë rrugë hyrëse dhe të gjitha objektet pranë Ujmanit, duke keqtrajtuar brutalisht disa persona dhe duke mbajtur peng katër nga ta”, tha Aleksandër Vuçiq.

Më tej ai shtoi se me “dhunën e sotme” janë shkelur disa marrëveshje të mëhershme Kosovë-Serbi.

“Përfaqësuesit e Kosovës treguan se këto marrëveshje nuk i obligojnë ata dhe për më tepër, ata e kanë mbështetjen e aleatëve të tyre perëndimorë. Shqiptarët e armatosur në veri të Kosovës, sipas marrëveshjeve që kemi arritur, mund të shfaqen vetëm me përmbushjen e dy kushteve: me miratimin e NATO-s dhe me pëlqimin e plotë të komunitetit lokal serb. Nuk e di nëse kanë pasur pëlqimin e NATO-s, por kushti i dytë është shkelur plotësisht”, tha presidenti serb Vuciq.

“Sot autoritetet e Prishtinës për herë të tretë në muajt e fundit, në mënyrën më provokuese të mundshme kanë kërcënuar dhe sulmuar paqen dhe është tentuar që nga Serbia të marrin përgjigje, e cila do të mund të përdorej për demonizimin e shtetit tonë, së bashku me pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Vuҁiq, duke shtuar se “ajo çka ndodhi është dëshmi se ata kanë tentuar të tregojnë që nuk i respektojnë marrëveshjet e Brukselit”.

E nga ana e tyre Forcat Paqeruajtëse të KFOR-it konfirmuan prezencën e njësiteve speciale ROSU në veri të Kosovës, ndërsa, nuk thanë nëse kanë qenë paraprakisht të njoftuar për vizitën e presidentit në liqenin e Ujmanit. Në një komunikatë per medie, KFOR-it bëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje.

“Prezenca e policisë së Kosovës në Gazivodë është konfirmuar. Kjo ka qenë pjesë e personelit përgjegjës për mbrojtjen e Presidentit të Kosovës, i cili ka vizituar rajonin e Zubin Potokut. KFOR-i e ka shoqëruar prezencën e njësive speciale ROSU dhe ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën më patrulla dhe helikopter”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Që njësitë speciale të policisë së Kosovës, ROSU, ishin në shoqërim të Presidentit Thaҁi, e konfirmoi edhe ky i fundit. Ndërkohë, në një komunikatë për medie në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë (29.09), Presidenti tha se gjatë vizitës në veri “kisha kënaqësinë që në një vizitë krejt rutinë normale të punës, të vizitoj pikën kufitare në Bërnjak, të takoj policë kosovarë, të takoj kufitarët në pikën IBM, të instaluar nga rezultatet e bisedimeve në Bruksel. Ishte një mrekulli t’i shihje të gjithë njerëzit duke punuar, të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë e boshnjakë, të gjithë pa dallime në shërbim të rendit, në shërbim të ligjit, në shërbim të së mirës, në shërbim të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mallrave, pra një gjendje krejt normale”, tha presidenti Thaçi.

Sidoqoftë, dialogu Kosovë-Serbi i paralajmëruar që të hyjë në fazën finale të një marrëveshjeje përfundimtare sa vjen e vështirësohet me deklarata dhe veprime të autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës. Tre javë më parë ishte Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, i cili gjatë vizitës në Kosovë mbajti konferencë mbi Digën e liqenit të Ujmanit, duke përcjellë kështu mesazhin “për rëndësinë që ka ky liqen për Serbinë”. Kjo nxiti reagimin e Prishtinës zyrare duke e cilësuar të papranueshme dhe jo të zakonshme sipas tyre që “një president i një shteti fqinjë të flasë për asetet e Kosovës, sikurse të ishin të tijat”. E Bashkimi Evropain nga ana e tij që lehtëson dialogun Kosovë-Serbi edhe kësaj radhe bëri thirrje për përmbajtje nga të dyja palët. Bekim Shehu DW

The post Vizita e Thaҁit në Ujman shqetësoi tej mase Beogradin appeared first on 55 News.

]]>
Serbi: Vrasje mafioze trondisin Beogradin https://55news.al/globi/serbi-vrasje-mafioze-trondisin-beogradin/ Wed, 01 Aug 2018 04:52:34 +0000 https://new.55news.al/?p=39418 Vrasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit. “Një kurth tipik” – kështu shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç). Ai ishte viktima e 19-të në këtë […]

The post Serbi: Vrasje mafioze trondisin Beogradin appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit.

“Një kurth tipik” – kështu shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç). Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi. Avokati u qëllua për vdekje të shtunën para apartamentit të tij, ndërsa djali 26 vjeçar u plagos në krah. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim. Ognjanovic nuk ishte një person i panjohur. Në fillim të viteve 2000 ai ishte pjesë e ekipit konsultues ligjor të presidentit Sllobodan Millosheviç, që duhej të përgjigjej për krime lufte deri në vdekjen e tij. Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.
“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër. Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve, thotë ai.
Gjurmët në Malin e Zi
Ata që e njohin këtë skenë thonë, se edhe vrasja e fundit renditet në larjen e përgjakshme të llogarive mes dy klaneve të armiqësuara të drogës. Ognjanoviç përfaqësoi së fundmi Luka Bojoviçin, një nga bosët më të njohur të mafias serbe. Megjithëse ai qëndron në burg në Spanjë, flitet se vazhdon të drejtojë pazaret e drogës në Ballkan. Në vitet e fundit u vranë në Beograd disa nga njerëzit e afërt me të, edhe vëllai i tij. Të dy klanet konkurruese në tregun e drogës e kanë origjinën në Shkaljar dhe Kavaç, dy zona në gjirin e Kotorrit në Malin e Zi, por ato luftohen në rrugët e Beogradit, që konsiderohet si bastion i kriminalitetit të organizuar.
Jo pak vetë dyshojnë për lidhje me politikën, policinë dhe drejtësinë. Nga 124 vrasje mafioze që ka regjistruar Grupi i Kërkimit të Beogradit, KRIK, nga viti 2012, vetëm 9 raste janë zbardhur. Në 87 raste nuk ka as të dyshuar. “Nuk duhet harruar që njëra anë e kësaj lufte mafioze është edhe mbështetja e hapur e shtetit, shkroi në Twitter, Stevan Dojçinoviç.
Presidenti Aleksandar Vuçiç qeveris prej gjashtë vjetësh në Serbi me dorë të hekurt. Mediat më të mëdha janë nën ndikimin e tij, opozita gati inekzistente. Mungesa e pavarësisë në sistemin e drejtësisë dhe lirisë së shtypit theksohen rregullisht në raportet e progresit të Komisionit Europian.
Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, në një foto tregohet Danilo Vuçiç, djali 20 vjeçar i presidentit duke brohoritur në tribunë. Ai ishte i rrethuar nga disa fytyra të njohura të botës së krimit dhe mbante veshur të njëjtën bluzë me mbishkrimin “patriotik” si ata.
Prandaj i besojnë shumë pak presidentit, kur thotë, se djali i tij ka qenë vetëm rastësisht krah njerëzve të tillë. Kur e njëjta shoqëri ishte prezente si bodyguard në tribunë edhe vitin e kaluar, kur Vuçiçi u betua. Në një kohë që disa demonstrues dhe gazetarë u rrahën.
Jashtë kontrollit
Kriminelët nga rrethi i besuar i Vuçiçit drejtoheshin deri në tetor 2016 nga Aleksandar Stankoviç, që mbante lidhje të ngushta me klanin e Kavaçit. Edhe Stankoviç u vra në Beograd, edhe ky një “kurth tipik”. Më parë ai lëvizte i lirë, megjithëse kundër tij ekzistonte një dënim i formës së prerë për gjashtë vite për shkak të trafikut të drofës dhe tentativës për vrasje. Por Stankoviç siguroi 12 herë raporte mjekësore për t’i ikur burgut, e shkonte të shihte rregullisht ndeshjet e futbollit të Partizanit të Beogradit. Një  mënyrë e tillë shpëtimi nga burgu nuk bëhet aq lehtë pa lidhje deri në nivelet më të larta të politikës.
“Serbia po fundoset në drogë. E shihet se të njëjtët kriminelë gravitojnë rreth partisë qeverisëse.”, thotë avokati Preleviç. Partia e plotfuqishme e Progresit akuzohet edhe për shpërndarje  të tenderave publikë dhe punëve tek përkrahësit besnik. “Kjo nyje  e krimit, parasë dhe politikës po e shkatërron vendin dhe sistemin e drejtësisë.”
Por edhe kritikët më të ashpër të presidentit Vuçiç nuk e pohojnë se ai i sheh me kënaqësi vrasjet mafioze. Njeriu i fortë i Serbisë kërkon pra të paraqitet si ai që di t’i kapë problemet dhe të luftojë kriminalitetin. Por paligjshmëria, nëse shpërhapet njëherë, është si një sëmundje kanceri, shkroi në Twitter gjykatësi, Miodrag Majiç. Atë nuk mund ta kontrollosh dot më.

The post Serbi: Vrasje mafioze trondisin Beogradin appeared first on 55 News.

]]>
Serbët e Kosovës përgënjeshtrojnë Beogradin: Jemi të sigurt në Kosovë https://55news.al/bota-shqiptare/serbet-e-kosoves-pergenjeshtrojne-beogradin-jemi-te-sigurt-ne-kosove/ Mon, 04 Jun 2018 17:15:30 +0000 https://new.55news.al/?p=22688 Zyrtarë të lartë të Beogradit, por edhe mediat serbe në përgjithësi vazhdimisht tentojnë ta paraqesin situatën e sigurisë në Kosovë si të brishtë, sidomos sa i përket sigurisë së popullsisë serbe që jeton në Kosovë. Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, toger Bratislav Trajkoviç, në një intervistë për “Indeksonline” thotë se situata e sigurisë në […]

The post Serbët e Kosovës përgënjeshtrojnë Beogradin: Jemi të sigurt në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Zyrtarë të lartë të Beogradit, por edhe mediat serbe në përgjithësi vazhdimisht tentojnë ta paraqesin situatën e sigurisë në Kosovë si të brishtë, sidomos sa i përket sigurisë së popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, toger Bratislav Trajkoviç, në një intervistë për “Indeksonline” thotë se situata e sigurisë në Komunën e Gracanicës është e qetë.

“Situata e sigurisë në Komunën e Graçanicës është në nivel të kënaqshëm dhe nuk ka ndonjë arsye për ndonjë shqetësim tek qytetarët ndërsa sa i përket deklaratave të mediave unë nuk mund t’i komentoj, por ajo që shihet në teren në Gracaniçë, në bazë të informative që ne i marrim e që janë zyrtare, situata në komunën tonë është e sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë territor”, thotë komandanti i stacionit policor në Graçanicë. Togeri Trajkoviç thotë se përveç disa incidenteve të vogla siç janë grafite të ndryshme nëpër objekte shkollore apo provkimeve me muzikë rrugës nga kalojnë makinat në Gracanicë, nuk ka pasur incidente serioze qysh prej pesë vitesh./TCH

The post Serbët e Kosovës përgënjeshtrojnë Beogradin: Jemi të sigurt në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>