berat Archives - 55 News https://55news.al/tag/berat/ Sun, 27 Sep 2020 09:16:15 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png berat Archives - 55 News https://55news.al/tag/berat/ 32 32 Gara për deputetë/PD publikon listën me 26 kandidatë në Qarkun e Beratit.Nesër votimi nga anëtarësia https://55news.al/politike/gara-per-deputete-pd-publikon-listen-me-26-kandidate-ne-qarkun-e-beratit-neser-votimi-nga-anetaresia/ Sun, 27 Sep 2020 09:16:15 +0000 https://new.55news.al/?p=174727   Anëtarësia e Partisë Demokratike do të zgjedhë ditën e hënën kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. PD njofton se në Berat janë 28 kandidatë potencialë, të cilët do të votohen nesër, prej ku demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër. Njoftimi i PD: Demokratët e Qarkut […]

The post Gara për deputetë/PD publikon listën me 26 kandidatë në Qarkun e Beratit.Nesër votimi nga anëtarësia appeared first on 55 News.

]]>
 

Anëtarësia e Partisë Demokratike do të zgjedhë ditën e hënën kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit.

PD njofton se në Berat janë 28 kandidatë potencialë, të cilët do të votohen nesër, prej ku demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Njoftimi i PD:

Demokratët e Qarkut të Beratit do të votojnë të hënën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

 

Dega Berat

 

1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.ASTRIT VELIAJ
5.DENIS SAHATCIU
6.DRITAN HAZINEDARI
7.ENO QANA
8.KASEM MAHMUTAJ
9.MUHARREM HOXHA
10.NAMIR LAPARDHAJA
11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar

 

1.ANILA KORONI (POLIÇAN)
2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN
4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore

 

1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë

1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli

The post Gara për deputetë/PD publikon listën me 26 kandidatë në Qarkun e Beratit.Nesër votimi nga anëtarësia appeared first on 55 News.

]]>
Basha në Berat: Kemi një plan të detajuar për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza https://55news.al/politike/basha-ne-berat-kemi-nje-plan-te-detajuar-per-ta-nxjerre-bujqesine-nga-kriza/ Fri, 12 Jun 2020 07:52:18 +0000 https://new.55news.al/?p=164604 Nga Lulzim Basha Në Berat takova dhjetëra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë. Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin […]

The post Basha në Berat: Kemi një plan të detajuar për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza appeared first on 55 News.

]]>
Nga Lulzim Basha

Në Berat takova dhjetëra fermerë që më treguan për shqetësimet e tyre dhe vështirësitë që përballen çdo ditë.

Janë familje që me punën në bujqësi nxjerrin të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. Pandemia e ka thelluar krizën dhe karantina ju shkaktoi një dëm të madh duke i detyruar të hedhin prodhimet e tyre që nuk kishin mundësi t’i nxirrnin në treg. Qeveria i braktisi në ditë të vështira ndërsa për 7 vite me radhë ua shtoi faturat dhe hallet duke ua bërë të pamundur mbijetesën.

Fermerët kudo në Shqipëri ndiejnë sot më shumë se kurrë harresën e qeverisë dhe moskujdesin ndaj agrobiznesit.

Asnjë subvencion për produktet e tyre, ndërkohë që çmimet janë rritur e nafta është më e shtrenjta në rajon.

RAMAVIRUSI nuk mund t’i mbulojë dështimet e tij fatale për bujqësinë me gënjeshtrat e dala boje.

Ne kemi një plan të detajuar për t’a nxjerrë bujqësinë nga kriza e për t’a shndërruar në një sektor fitimprurës për fermerët dhe vendin.

Do t’a nisim me mbështetje direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit, me uljen e çmimit të naftës, lehtësimin e aksesit në treg, heqjen e monopoleve që vdesin konkurrencën dhe mbështetje të prodhimit vendas.

Bashkë do t’i japim shqiptarëve një qeveri normale që garanton shanse të barabarta për ta dhe normalitet e punësim.

 

The post Basha në Berat: Kemi një plan të detajuar për ta nxjerrë bujqësinë nga kriza appeared first on 55 News.

]]>
COVID-19/ Rritje e frikshme e numrit të të infektuarve në Berat https://55news.al/aktualitet/covid-19-rritje-e-frikshme-e-numrit-te-te-infektuarve-ne-berat/ Fri, 15 May 2020 07:20:19 +0000 https://new.55news.al/?p=160927 Berati është kthyer frikshëm në një zonë të rrezikshme për shkak të numrit të lartë të infektuarve me COVID -19 Gjatë 25 orëve te fundit janë 5 raste të reja me Covid-19 në Berat. Të gjithë rezultojnë të jenë familjarët e punonjëses së bashkisë Berat, që rezultoi dje pozitive me koronavirus. Njëra prej të infektuarve […]

The post COVID-19/ Rritje e frikshme e numrit të të infektuarve në Berat appeared first on 55 News.

]]>
Berati është kthyer frikshëm në një zonë të rrezikshme për shkak të numrit të lartë të infektuarve me COVID -19

Gjatë 25 orëve te fundit janë 5 raste të reja me Covid-19 në Berat. Të gjithë rezultojnë të jenë familjarët e punonjëses së bashkisë Berat, që rezultoi dje pozitive me koronavirus.

Njëra prej të infektuarve është Infermiere në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit. Kjo ka vënë në alarm gjithë spitalin, ku pritet që sot të kryhen rreth 60 testime në të gjithë stafin (mjekë,infermierë e sanitarë) që kanë qënë çdo ditë në punë e në kontakt të vazhdueshëm me infermieren e prekur nga Covid-19.

Pas mbërritjes mëngjesin e sotëm të 42 testeve të kryera dje nga Drejtoria e Shëndetit Publik Berat, 5 prej tyre rezultuan sot “pozitivë” dhe ata janë të gjithë familjarët e punonjëses së bashkisë.

Të prekur nga Covid-19 kanë rezultuar 2 prindërit e saj, motra, vëllai dhe vajza 2-vjeçe, ndërkohë që bashkëshorti ka rezultuar “negativ”. Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer dje 42 “tampone”, 14 i përkisnin familjarëve të punonjës së bashkisë dhe 28 ishin punonjës në bashkinë e Beratit dhe persona kontakti me të. Nga këto testime të kryera askush prej punonjësve të bashkisë nuk ka rezultuar “pozitiv”, përveç 5 familjarëve të saj. Të gjithë personat që kanë rezultuar “pozitivë” me Covid-19 në Berat janë karantinuar në banesat e tyre, ndërkohë që në bashkinë e Beratit, pas dezinfektimit të saj dhe mbërritjes së të gjitha rezultateve negative të punonjësve, puna vijon normalisht,duke respektuar masat e sigurisë.

Rastet e regjistruara sot e çojnë në 10 numrin e personave të prekur nga Covid-19 në Berat në dhe kjo rrezikon kthimin e qytetit nga “zonë e gjelbër” në “zonë të kuqe”.

The post COVID-19/ Rritje e frikshme e numrit të të infektuarve në Berat appeared first on 55 News.

]]>
U asfiksuan në pus, dajë e nip në Berat i jepet lamtumira, thuajse gjithë fshati në varrim https://55news.al/aktualitet/u-asfiksuan-ne-pus-daje-e-nip-ne-berat-i-jepet-lamtumira-thuajse-gjithe-fshati-ne-varrim/ Fri, 08 May 2020 14:07:51 +0000 https://new.55news.al/?p=159966 Përcillen për në banesën e fundit nē fshatin Dyshnik Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha,dy prej viktimave që u bllokuan dje dhe gjetën vdekjen në një pus në fshat. Funerali pa asnjë masë sigurie,familjarë,shok dhe i gjithë fshati në funeral. Janë përcjellë sot për në banesën e fundit 77-vjeçari Kamber Hoxha dhe nipi […]

The post U asfiksuan në pus, dajë e nip në Berat i jepet lamtumira, thuajse gjithë fshati në varrim appeared first on 55 News.

]]>
Përcillen për në banesën e fundit nē fshatin Dyshnik Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha,dy prej viktimave që u bllokuan dje dhe gjetën vdekjen në një pus në fshat. Funerali pa asnjë masë sigurie,familjarë,shok dhe i gjithë fshati në funeral.

Janë përcjellë sot për në banesën e fundit 77-vjeçari Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha,46-vjeç,dy prej viktimave që humbën jetën dje brenda një pusi në fshatin Dyshnik. Ark-mortet e dy viktimave kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orën 14:00 dhe më pas janë përcjellë për në banesën e fundit,në praninë e familjarëve,miqve dhe gjithë fshatit Dyshnik. Pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie,pa maska e pa dorashka dhe pa respektuar asnjë masë distancimi social janë përcjellë për në varrezat e fshatit Dyshkik xhaxhai dhe nipi Kamber e Neim Hoxha.

Ark-mortet e dy viktimave janë shoqëruar për në varrezat e fshatit Dyshnik nga dhjetëra familjarë e shokë dhe thuajse nga të gjithë banorët e fshatit. Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit Covid-19 ka obliguar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave,shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qënë të pranishëm gjatë funeralit,por kjo si ka penguar familjarët dhe banorët e fshatit Dyshnik të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre.
Tragjedia e rëndë ndodhi dje në fshatin Dyshik të rrethit të Beratit. 77-vjeçari Kamber Hoxha ishte futur në pusin që kishte hapur në oborrin e shtëpisë për ta pastruar atë,por ka ngecur brenda në pus pasi ka bërë thirrje për ndihmë në ndihmë të tij kanë shkuar 2 nipërit Neim Hoxha dhe Gentjan Golashi.

Nipërit e Kamberit,në përpjekje për ta nxjerrë atë jashtë kanë ngecur brenda në pus. Kamberi dhe 2 nipërit e tij u asfiksuan dhe nuk mundën dot të dalin nga pusi,për shkak të shkarkesave nga azoti dhe dioksidi i karbonit,duke gjetur vdekjen brenda. Po sot,në orën 10:30 është kryer edhe funerali i 44-vjeçarit Gentjan Golashi në varrezat e Burdulliasit nē qytetin e Beratit.

 

 

The post U asfiksuan në pus, dajë e nip në Berat i jepet lamtumira, thuajse gjithë fshati në varrim appeared first on 55 News.

]]>
Vdekja e 3 familjarëve në Berat, reagon policia e Beratit: Si ndodhi ngjarja https://55news.al/aktualitet/vdekja-e-3-familjareve-ne-berat-reagon-policia-e-beratit-si-ndodhi-ngjarja/ Thu, 07 May 2020 08:56:15 +0000 https://new.55news.al/?p=159716 Policia e Beratit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Dushnik, ku humbi jetën një 75-vjeçar dhe dy nipat e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30. Gazetarja Eneida Petova raportoi për ‘BalkanWeb’ se 3 anëtar të një familje u bllokuan në pus, ndërsa për pasojë humbën jetën Kamber […]

The post Vdekja e 3 familjarëve në Berat, reagon policia e Beratit: Si ndodhi ngjarja appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Beratit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Dushnik, ku humbi jetën një 75-vjeçar dhe dy nipat e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30. Gazetarja Eneida Petova raportoi për ‘BalkanWeb’ se 3 anëtar të një familje u bllokuan në pus, ndërsa për pasojë humbën jetën Kamber Hoxha, 75 vjeç, Neim Hoxha, 46 vjeç si dhe Gentjan Golashi, 45 vjeç (Njëri prej viktimave Kambeberin e kishte xhaxha, e tjetri daje).

NJOFTIMI I POLICISË

Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.
 

The post Vdekja e 3 familjarëve në Berat, reagon policia e Beratit: Si ndodhi ngjarja appeared first on 55 News.

]]>
Tragjedi në Berat/ Shkon në tre numri i të vdekurve në Berat, xhaxhai dhe nipërit po pastronin pusin https://55news.al/aktualitet/dy-te-vdekur-ne-berat-u-helmuan-nga-gazi-duke-pastruar-pusin/ Thu, 07 May 2020 07:35:52 +0000 https://new.55news.al/?p=159698 Dy persona janë nxjerrë të vdekur nga një pus në fshatin Dushnik të Beratit. Abcnews.al mëson se dyshohet se ata janë bllokuar nga gazi duke pastruar pusin, gjë e cila ka alamuar familjarët. Pasi njoftuan policinë, forcat e rendit kanë mundur të nxjerrin të gjallë vetëm njërin prej tyre, kurse dy të tjerët kanë vdekur.   […]

The post Tragjedi në Berat/ Shkon në tre numri i të vdekurve në Berat, xhaxhai dhe nipërit po pastronin pusin appeared first on 55 News.

]]>
Dy persona janë nxjerrë të vdekur nga një pus në fshatin Dushnik të Beratit.

Abcnews.al mëson se dyshohet se ata janë bllokuar nga gazi duke pastruar pusin, gjë e cila ka alamuar familjarët. Pasi njoftuan policinë, forcat e rendit kanë mundur të nxjerrin të gjallë vetëm njërin prej tyre, kurse dy të tjerët kanë vdekur.

 

Gentian Hoxha, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha ishin duke pastruar pusin dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.

https://abcnews.al/wp-content/uploads/2020/05/Untitled.jpg 769w” sizes=”(max-width: 640px) 100vw, 640px” style=”box-sizing: border-box; vertical-align: middle; border-style: none; max-width: 100%; height: auto !important;”>

Abcnews.al mëson se në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij, pikërisht Gentiani dhe Kamberi, ndërsa fatmirësisht është nxjerrë gjallë Neim Hoxha.

 

Vijon…

The post Tragjedi në Berat/ Shkon në tre numri i të vdekurve në Berat, xhaxhai dhe nipërit po pastronin pusin appeared first on 55 News.

]]>
Një rast tjetër me Covid-19 në Berat/ Del pozitiv vëllai 13-vjeçar i vajzës në fshatin Kostren https://55news.al/aktualitet/nje-rast-tjeter-me-covid-19-ne-berat-del-pozitiv-vellai-13-vjecar-i-vajzes-ne-fshatin-kostren/ Wed, 29 Apr 2020 11:54:31 +0000 https://new.55news.al/?p=158431 Një tjetër rast i prekur me COVID-19 është regjistruar sot në qytetin e Beratit. Bëhet fjalë për një 13-vjeçar nga fshati Kostren që rezulton të jetë vëllai i 16-vjeçares M.SH. që rezultoi e prekur me Covid-19 disa ditë më parë. 13-vjeçari, së bashku me familjarët, i ishte nënshtruar tamponit menjëherë pasi u zbulua se motra […]

The post Një rast tjetër me Covid-19 në Berat/ Del pozitiv vëllai 13-vjeçar i vajzës në fshatin Kostren appeared first on 55 News.

]]>
Një tjetër rast i prekur me COVID-19 është regjistruar sot në qytetin e Beratit. Bëhet fjalë për një 13-vjeçar nga fshati Kostren që rezulton të jetë vëllai i 16-vjeçares M.SH. që rezultoi e prekur me Covid-19 disa ditë më parë.

13-vjeçari, së bashku me familjarët, i ishte nënshtruar tamponit menjëherë pasi u zbulua se motra e tij ishte e infektuar. Momentalisht vetëm tamponi i dytë i vëllait të 16-vjeçares ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që priten përgjigjet e tqmponëve të dy prindërve dhe gjyshes së vajzës.

Mësohet se 13-vjeçari nuk ka shfaqur shenja të rënda të sëmundjes, përveç një temperature deri në 38 gradë gjatë dy ditëve të fundit. Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë së Beratit kanë kryer sistematikisht dezinfektimin e banesës dhe gjithë territorit të fshatit Kostren, ndërkohë që mjekët epidemiologë kanë kryer gjatë këtyre ditëve edhe hetimet në lidhje me kontaktet e vajzës dhe djalit. Mësohet se deri tani, mjekët epidemiologë kanë kryer marrjen e tamponëve në 12 persona kontakti me 16-vjeçaren M.SH., mes tyre edhe 13-vjeçari, testi i të cilit rezultoi sot “pozitiv”.

Mes të testuarve që kanë pasur kontakt me vajzën, janë 4 pjesëtarët e familjes, një mjek dhe dy infermiere të Qëndrës Shëndetësore Kostren, dy punonjës të administratës së komunës që i asistonin me ndihma, një shitëse dyqani ushqimor dhe shoferi që e transportoi me makinë drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët deklarojnë se po hetohet për gjetjen e kontaktit “zero” që ka kontaktuar vëlla e motër që nuk lanë lëvizur nga fshati dhe nuk kanë pasur kontakte.

Rasti i sotëm e çon në 3, numrin e të prekurve me Covid-19 në rrethin e Beratit, pas rasteve të 44-vjeçares nga fshati Rroshnik dhe 16-vjeçares nga fshati Kostren, ndërkohë që 3 javë më parë u regjistruar edhe rasti i parë në qytetin e Poliçanit, një 79-vjeçar.

The post Një rast tjetër me Covid-19 në Berat/ Del pozitiv vëllai 13-vjeçar i vajzës në fshatin Kostren appeared first on 55 News.

]]>
EMRI/ Ishte zhdukur para dy javësh, gjendet e mbytur në lumë nëna e dy fëmijëve https://55news.al/aktualitet/emri-ishte-zhdukur-para-dy-javesh-gjendet-e-mbytur-ne-lume-nena-e-dy-femijeve/ Sat, 04 Apr 2020 19:23:47 +0000 https://new.55news.al/?p=154230 Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë,në afërsi të Urës së Kuçit në Berat Kanë qënë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.  […]

The post EMRI/ Ishte zhdukur para dy javësh, gjendet e mbytur në lumë nëna e dy fëmijëve appeared first on 55 News.

]]>
Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme.

Kufoma e gruas është gjetur në lumë,në afërsi të Urës së Kuçit në Berat

Kanë qënë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë. 

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje,është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas,që ishte e dekompozuar. Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se, në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprikisht mendohet se gruaja është mbytur.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë. 

Në morgun e Spitalit Rajonal Berat ka mbërritur bashkëshorti i gruas,që ka bërë edhe identifikimin e kufomës.

Gruaja është identifikuar si Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë.

Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore është dëshmuar nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.

Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

The post EMRI/ Ishte zhdukur para dy javësh, gjendet e mbytur në lumë nëna e dy fëmijëve appeared first on 55 News.

]]>
Shkrumbohen nga zjarri dy banesa në Berat/ Karantinimi ‘fatsjellës’ për 9 anëtarët e dy familjeve https://55news.al/aktualitet/shkrumbohen-nga-zjarri-dy-banesa-ne-berat-karantinimi-fatsjelles-per-9-anetaret-e-dy-familjeve/ Mon, 30 Mar 2020 15:25:48 +0000 https://new.55news.al/?p=153179 Shkrumbohen nga zjarri dy banesa në Berat, familjet në qiell të hapur. Flakët nukkursyen asgjë,në banesa kanë ngelur në këmbë vetëm muret. Familjarët apelojnë për ndihmë.   Një zjarr i fushiqëm ka rënë në orët e para të mëngjesit në dy banesa në lagjen “Jani Vruho” në Berat. Flakët e zjarrit janë konstatuar nga patrrullat e […]

The post Shkrumbohen nga zjarri dy banesa në Berat/ Karantinimi ‘fatsjellës’ për 9 anëtarët e dy familjeve appeared first on 55 News.

]]>
Shkrumbohen nga zjarri dy banesa në Berat, familjet në qiell të hapur. Flakët nukkursyen asgjë,në banesa kanë ngelur në këmbë vetëm muret. Familjarët apelojnë për ndihmë.  

Një zjarr i fushiqëm ka rënë në orët e para të mëngjesit në dy banesa në lagjen “Jani Vruho” në Berat. Flakët e zjarrit janë konstatuar nga patrrullat e policisë në rrugë dhe menjëherë është njoftuar zjarrëfiksja.

Pas mbërritjes në banesë zjarrëfikësit mundën të lokalizonin flakët e zjarrit dhe ti shuanin ato gjysëm ore më vonë,por përhapja e flakëve ka qën? e furishme dhe ka shkrumbuar gjithçka në të dyja banesat, përfshi edhe tavanët.

Frika nga përhapja e coronavirusit dhe karantinimi dy ditor ka qënë “fatsjellës” për 9 anëtarët e dy familjeve Eskiu, të cilët ishin larguar nga banesa dhe jetonin së bashku në një tjetër banesë dhe kjo ka bërë që zjarri të mos shkaktojë dëme në njerez por vetën dëme materiale.

Zjarri ka shkrumbuar gjithçka, që nga orenditë shtëpiake, rrobat, dritaret, mobiljet e deri tek tavanet prej trarësh e tjegullash, duke i lënë tashmë dy familjet në qiell të hapur.

Kryefamiljari Besnik Eskiu shprehet se, ishin me fat që ishin larguar prej disa javësh nga banesa sepse do ishin djegur të gjithë në gjumë.

Ai i bën apel shteti për ndihmë,pasi tashmë kanë ngelur në qiell të hapur.

“I drejtohem bashkisë dhe instancave më të larta shtetërore që të më ndihmojnë pas kësaj fatkeqësi që na la në qiell të hapur. Tashmë nuk na ka ngelur më asgjë nga shtëpitë. Kur erdhëm në banesë pas njoftimit të policisë,flakët nuk mbaronin dhe përpinë gjithçka kishin ndërtuar me punë e sakrifica”, shprehet Besnik Eskiu.  

Pas shuarjes së flakëve,po kryet edhe ekspertimi i vendngjarjes për të mësuar edhe shkaqet e zjarrit,që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

The post Shkrumbohen nga zjarri dy banesa në Berat/ Karantinimi ‘fatsjellës’ për 9 anëtarët e dy familjeve appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi/ Merren masa në rrethe. Në Elbasan dezinfektohen urbanët, në Berat rrugët dhe institucionet vendore. Në Shkodër kopshte e shkolla (Video) https://55news.al/aktualitet/koronavirusi-merren-masa-ne-rrethe-ne-elbasan-dezinfektohen-urbanet-ne-berat-rruget-dhe-institucionet-vendore-ne-shkoder-kopshte-e-shkolla-video/ Tue, 10 Mar 2020 17:15:12 +0000 https://new.55news.al/?p=149408 Autoritetet lokale kanë marrë masa ëpr koronavirusin në qytete. Kështu, ka përfunduar pjesa e parë e dezinfektimit të autobusëve urbanë të qytetit të Elbasanit. Pjesa tjetër që ndodhet në terret do të dezinfektohet gjatë orëve të darkës. E njëjta procedurë do të ndiqet me të gjitha linjat ndërqytetëse. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se masat […]

The post Koronavirusi/ Merren masa në rrethe. Në Elbasan dezinfektohen urbanët, në Berat rrugët dhe institucionet vendore. Në Shkodër kopshte e shkolla (Video) appeared first on 55 News.

]]>
Autoritetet lokale kanë marrë masa ëpr koronavirusin në qytete. Kështu, ka përfunduar pjesa e parë e dezinfektimit të autobusëve urbanë të qytetit të Elbasanit. Pjesa tjetër që ndodhet në terret do të dezinfektohet gjatë orëve të darkës. E njëjta procedurë do të ndiqet me të gjitha linjat ndërqytetëse.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se masat e marra synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por lipset gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evituar grumbullimet.

“Të nderuar qytetarë, respektoni këshillat e autoriteteve. Për çdo simptomë të ngjashme me ato të coronavirus telefononi në 127”, thuhet në njoftim.

 

Edhe Bashkia Berat nis dezinfektimin në qytet. Gazetarja Eneida petova raporton për “Balkanweb” se po dezinfektohen rrugët,institucionet vendore,kopshtet,çerdhet,shkollat,vendqëndrimet e autobuzëve urban etj. Dezinfektimi do të vijojë pa pushim edhe gjatë natës.

 

Drejtoria e Shërbimeve në Bashkinë e Beratit,ë vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit,ka nisur sot dezinfektimin e në të gjithë qytetin. Devinfektimi ka filluar rreth orës 17:00 në rrugët e qytetit,në vendqëndrimet e autobuzëve urban dhe atyre të linjave interurbane,në shkolla,kopshte e çerdhe. Në rrugët e qytetit shihen punonjësit e drejtorisë së shërbimeve,të cilët të veshur me pajisjet e nevojshme dhe me bombula në krah,po dezinfektojnë kudo. Sipas bashkisë Berat,në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit COVID-19,puna për dezinfektimin do të vijojë edhe gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin në të gjitha institucionet,transportin publik,tregjet,shërbimin e taksive etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Masat e marra nga bashkia e Beratit synojnë parandalimin e përhapjes së coronavirusit,pêr të cilin kërkohet gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evituar grumbullimet. Si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë,edhe në bashkinë Berat është vendosur njoftimi për qytetarët,që të respektojnë këshillat e dhëna nga autoriteteve shëndetësore,që nga higjena vetjake,maska dhe distanca me njerëzit dhe për çdo simptomë të ngjashme me ato të coronavirus të telefojnë në 127.

Masa dizinfektuese janë marrë po ashtu edhe nga Bashkia Shkodër. “Ditën e sotme ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambienteve të institucioneve publike dhe godinave në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Puna e nisur në orët e mëngjesit, do të vazhdojë deri në orët e vona të natës, për te vujuar sërish nesër dhe ditët në vijim, deri në përfundimin plotë të procesit të dezinfektimit”, saktësohet në njoftim.

 

The post Koronavirusi/ Merren masa në rrethe. Në Elbasan dezinfektohen urbanët, në Berat rrugët dhe institucionet vendore. Në Shkodër kopshte e shkolla (Video) appeared first on 55 News.

]]>