biden Archives - 55 News https://55news.al/tag/biden/ Mon, 28 Sep 2020 06:22:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png biden Archives - 55 News https://55news.al/tag/biden/ 32 32 Debati i parë presidencial/Trump kërkon që Biden të bëjë testin për drogë https://55news.al/globi/debati-i-pare-presidencial-trump-kerkon-qe-biden-te-beje-testin-per-droge/ Mon, 28 Sep 2020 06:22:01 +0000 https://new.55news.al/?p=174763   Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërkojë që sfiduesi i tij demokrat për zgjedhjet e 3 nëntorit, ish-Nënpresidenti Joe Biden, të bëjë testin për drogë para ose pas debatit të tyre këtë të martë në mbrëmje. Ai sugjeroi se paraqitja jo e njëtrajtshme e zotit Biden në debatet e mëparshme […]

The post Debati i parë presidencial/Trump kërkon që Biden të bëjë testin për drogë appeared first on 55 News.

]]>
 

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërkojë që sfiduesi i tij demokrat për zgjedhjet e 3 nëntorit, ish-Nënpresidenti Joe Biden, të bëjë testin për drogë para ose pas debatit të tyre këtë të martë në mbrëmje.

Ai sugjeroi se paraqitja jo e njëtrajtshme e zotit Biden në debatet e mëparshme politike, ishte tregues se ai ishte i droguar. Akuza e pazakontë e zotit Trump, të cilën ai e ka ngritur edhe më parë gjatë javëve të fundit, vjen ndërsa ai vazhdon të renditet pas zotit Biden në sondazhet kombëtare, prej disa muajsh me radhë

‘Unë kërkoj me forcë që ‘gjumashi’ Joe Biden të kryejë testin për drogë para ose pas debatit të së martës në mbrëmje’, shkruante zoti Trump në Twitter.
‘Natyrisht që edhe unë pranoj që ta bëj një të tillë gjithashtu. Prezantimi i tij në debate ka qenë rekord për sa i takon të qënurit jo i njëtrajtshëm, për ta thënë në mënyrë të butë. Vetëm barnat mund ta kenë shkaktuar këtë gjendje???’, shkruante ai.

 

Prej vitit të kaluar deri në 2020, zoti Biden u përfshi në një varg debatesh me pretendentë të tjerë demokratë për fituar emërimin e Partisë Demokrate si kandidat për president.

Disa herë ai doli dobët gjatë debateve me 10 kandidatë të rreshtuar së bashku në një podium. Por ai u duk se e rifitoi ritmin pas një prezantimi të fortë në një debat kokë më kokë në mars kundër senatorit të Vermontit Bernie Sanders, kundërshtari i fundit i tij përpara se pranonte kandidimin zyrtar për president në emër të demokratëve.

Muajin e kaluar zoti Trump tha se: ‘Ju i patë disa nga ato debate me numrin më të madh të njerëzve në skenë. Thosha: si është e mundur që ai mund të bëjë përpara?! Sinqerisht, prezantimi i tij më i mirë ishte kundër Bernie-t. Ne do të bëjmë thirrje për të kryer testin për drogë, meqë ra fjala sepse, prezantimi i tij më i mirë ishte kundër Bernie-t. Nuk ishte se u paraqit si Winston Churchill, por ishte një debat normal dhe i mërzitshëm. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi. Nëse ktheheni dhe shikoni disa nga ato debate të shumta, ai ishte shumë keq. Nuk ishte as koherent. Ndërsa kundër Bernie-t ishte’, përfundonte postimi i zotit Trump.

Presidenti Trump 74-vjeçar e ka vënë shpesh në dyshim mprehtësinë mendore të zotit Biden, 77 vjeç. Por zoti Biden i ka ironizuar shpesh akuzat e zoti Trump dhe ka shtuar ai do të jetë në nivelin e zotit Trump apo më lartë gjatë debateve me të.

‘Më shihni, zoti President, na shihni çfarë them, çfarë bëj, çfarë di e në ç’formë jam’, tha zoti Biden gjatë një interviste për ABC News. Por zoti Biden pranoi se ka ‘pyetje legjitime’ për t’u bërë në lidhje me gjendjen mendore të dy kandidatëve.

Në një intervistë të regjistruar paraprakisht e të transmetuar të dielën në CNN, bashkëshortja e zotit Biden, Jill, tha se ‘ai është gati’.

‘Një nga gjërat për të cilën jam e ngazëllyer është momenti kur populli amerikan të shohë Joe Bidenin atje lart në atë skenë. Ata do të shohin se si duket një president. Dikush që është, i qetë, i qëndrueshëm, i fortë, elastik’.

Jill Biden tha se ka një diferencë si ‘nata me ditën mes dy kandidatëve. ‘Mezi pres që populli amerikan ta shohë atë burrë shteti përpara publikut amerikan’, tha ajo.

Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Biden debatojnë tre herë, duke filluar me debatin 90-minutësh të së martës të moderuar nga gazetari i Fox News-it, Chris Wallace në qytetin e Klivlendit në shtetin Ohajo.

Zoti Wallace ka zgjedhur gjashtë tema për diskutim të ndara në segmente 15 minutëshe: mes tyre rezultatet e punës së dy kandidatëve, Gjykatën e Lartë me emërimin nga zoti Trump të juristes konservatore Amy Coney Barrett, gjithashtu çështje si COVID-19, ekonomia, integriteti i zgjedhjeve’ si dhe ‘gara e dhuna në qytetet amerikane’.

/Zëri i Amerikës

The post Debati i parë presidencial/Trump kërkon që Biden të bëjë testin për drogë appeared first on 55 News.

]]>
Joe Biden pranë shpalljes së kandidaturës për president https://55news.al/globi/joe-biden-prane-shpalljes-se-kandidatures-per-president/ Thu, 14 Mar 2019 18:10:12 +0000 https://new.55news.al/?p=90088 Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden duket se po i afrohet vendimit për të hyrë në garën presidenciale dhe një vendim zyrtar mund të shpallet brenda disa javësh. Nëse zoti Biden kandidon, anketat tregojnë se ai do të ishte në krye të listës së demokratëve që kërkojnë presidencën. Por është shumë e mundur që zoti Biden të […]

The post Joe Biden pranë shpalljes së kandidaturës për president appeared first on 55 News.

]]>
Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden duket se po i afrohet vendimit për të hyrë në garën presidenciale dhe një vendim zyrtar mund të shpallet brenda disa javësh. Nëse zoti Biden kandidon, anketat tregojnë se ai do të ishte në krye të listës së demokratëve që kërkojnë presidencën. Por është shumë e mundur që zoti Biden të përballet me kritika lidhur me pikëpamjet e tij të moderuara nga rivalët demokratë, një pjesë e mirë e të cilëve anojnë më nga e majta e spektrit politik.

Anëtarë të sindikatës së zjarrfikësve e nxisin zotin Biden të kandidojë për president.

“E vlerësoj energjinë që treguat kur po vija në skenë. Ruajeni edhe pak. Mund të më duhet pas disa javësh”, tha zoti Biden.

Në Uashington, zoti Biden dha një ide të temave të fushatës, nëse hyn në garë:

“Njerëzit duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Duhet t’i japim gjithkujt një shans. Të mos injorojmë askënd, të mos demonizojmë askënd, as të varfrin, as të dëshpëruarin, as imigrantin, as ‘tjetrin’”, tha ai.

Zoti Biden kryeson në anketa mes emrave demokratë që kanë kandiduar, por do të ketë mjaft konkurrencë, përfshirë senatorin Bernie Sanders.

“Ato idetë radikale për të cilat folëm para katër vjetësh? Sot, praktikisht të gjitha ato ide mbështeten nga shumica e amerikanëve”, thotë Senatori Sanders.

Mbi 12 demokratë kanë hyrë në garë, përfshirë disa që mund të tërheqin votuesit më të rinj dhe më të larmishëm, si senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris.

“Rregullat nuk po zbatohen njëlloj për të gjithë në vendin tonë. Jo të gjithë kanë qasje të barabartë në rrugën e suksesit”, tha ajo në një nga ndalesat e fushatës.

Presidenti Donald Trump ka akuzuar demokratët se po anojnë nga socializmi, veçanërisht me propozimin ambicioz të mjedisit, të njohur si “Pakti i Ri i Gjelbër”.

“Dua që ta bëjnë temë fushate këtë plan. Dua të jem republikani që kandidon përballë tyre”, tha ai.

Shumë demokratë do ta mirëprisnin hyrjen e zotit Biden në garë, thotë analisti Jim Kessler:

“Tregon që njerëzit e pëlqejnë. Ka shumë pak demokratë që nuk e pëlqejnë. Duan që ai të futet në garë”.

Por zoti Biden mund të ketë vështirësi për shkak të moshës 76 vjeçare dhe historisë së tij të politikave centriste, thotë John Hudak i Institutit Brookings:

“Por edhe për shkak të historisë së tij legjislative si senator, lidhur me çështje si drejtësia penale që nuk përputhen shumë me vlerat e demokratëve të sotëm. Dhe kështu version i vitit 1994 i Joe Bidenit, mund të jetë kundërshtari më i ashpër i versionit të vitit 2020 të Joe Bidenit”.

Por argumenti më i fortë i zotit Biden mund të jetë se ai do të ishte një rival i fortë ndaj Presidentit Trump, thotë analisti Will Marshall.

“Donald Trump mund të jetë një figure polarizuese në shkallë kombëtare, por është bashkues për demokratët. Ata janë absolutisht të bashkuar në vendosmërinë që ai të mos zgjidhet më”.

Zoti Biden dështoi në dy gara të mëparshme presidenciale.

Por ai vazhdon të jetë popullor mes demokratëve pasi shërbeu për tetë vjet si nënpresident për presidentin Barack Obama. VOA

The post Joe Biden pranë shpalljes së kandidaturës për president appeared first on 55 News.

]]>