Binaku Archives - 55 News https://55news.al/tag/binaku/ Mon, 08 Oct 2018 14:52:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Binaku Archives - 55 News https://55news.al/tag/binaku/ 32 32 Binaku: Fitore në Izrael, synojmë kualifikimin https://55news.al/sport/binaku-fitore-ne-izrael-synojme-kualifikimin/ Mon, 08 Oct 2018 14:52:24 +0000 https://new.55news.al/?p=56047 Radha për të dalë para mediave sot ka qenë e një zbulimi të ri të kombëtares. Mbrojtësi i Malmos, Egzon Binaku dhuroi dy paraqitje mjaft të mira në dy ndeshjet e fundit në formacionin e Kombëtares. Ai u shpreh sot në konferencë për shtyp se në Izrael kombëtarja do të synojë vetëm fitoren. “Atmosfera në […]

The post Binaku: Fitore në Izrael, synojmë kualifikimin appeared first on 55 News.

]]>
Radha për të dalë para mediave sot ka qenë e një zbulimi të ri të kombëtares. Mbrojtësi i Malmos, Egzon Binaku dhuroi dy paraqitje mjaft të mira në dy ndeshjet e fundit në formacionin e Kombëtares.

Ai u shpreh sot në konferencë për shtyp se në Izrael kombëtarja do të synojë vetëm fitoren. “Atmosfera në skuadër është e mirë. Të gjithë lojtarët i kemi të mirë. Ndaj Izraelit do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar. Me Skocinë nuk kemi luajtur shumë mirë. Megjithatë, tashmë e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të triumfuar. Sigurisht kemi dëshirë të kualifikohemi në grup, në Ligën e Kombeve. Duhet të jemi psikologjikisht mirë. Personalisht jam shumë i kënaqur që më kanë ftuar në kombëtare, që trajneri ka sërish besim tek unë”, tha Binaku.

The post Binaku: Fitore në Izrael, synojmë kualifikimin appeared first on 55 News.

]]>
Binaku bast i fituar, Panucci gjen pasuesin e Agollit https://55news.al/sport/binaku-bast-i-fituar-panucci-gjen-pasuesin-e-agollit/ Sun, 09 Sep 2018 08:50:07 +0000 https://new.55news.al/?p=47762 Naser Aliji, Hysen Memolla, Ermir Lenjani, Bujar Lika dhe ndonjë tjetër, ishin moria e lojtarëve me të cilët Panucci eksperimentoi për t’u besuar një vend në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku kapiteni Agolli nuk mund të luajë përjetësisht. Megjithatë askush nuk bindi dhe Panucci vendosi të rikthejë kapitenin për sfidat ndaj Izraelit dhe […]

The post Binaku bast i fituar, Panucci gjen pasuesin e Agollit appeared first on 55 News.

]]>
Naser Aliji, Hysen Memolla, Ermir Lenjani, Bujar Lika dhe ndonjë tjetër, ishin moria e lojtarëve me të cilët Panucci eksperimentoi për t’u besuar një vend në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku kapiteni Agolli nuk mund të luajë përjetësisht.

Megjithatë askush nuk bindi dhe Panucci vendosi të rikthejë kapitenin për sfidat ndaj Izraelit dhe Skocisë, ndonëse e kishte edhe një “provë” të fundit për të bërë, pasi kishte grumbulluar për herë të parë mbrojtësin e majtë të Malmos, Egzon Binaku.

Ky i fundit bindi në stërvitje dhe zbriti si titullar në sfidën ndaj Izraelit, duke qenë edhe një nga befasitë më të mëdha të formacionit fillestar të Christian Panuccit, por 90-minutëshi i “Elbasan Arenës” duket se i dha të drejtë teknikut italian.

Kjo pasi ishte pikërisht Egzon Binaku, futbollisti që mori më shumë duartrokitje gjatë takimit, nga tifozët e paktë të pranishëm në shkallët e stadiumit, duke luajtur si të ishte një veteran i Shqipërisë dhe jo si debutues, që ishte në të vërtetë.

Me një fizik për t’u admiruar, formë sportive optimale, nivel mjaft të lartë teknik dhe mbi të gjitha kujdes të theksuar në pozicionim dhe mbylljen e hapësirave, Binaku bllokoi çdo tentativë të izraelitëve, për të sulmuar nga krahu i tij.

Për më tepër, ndonëse në krahun e djathtë luante mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, organizimi i lojës së kuqezinjve fillonte thuajse gjithmonë nga e majta, aty ku mbrojtësi 23-vjeçar përdorte topin në mënyrë perfekte, kombinonte, shtynte përpara dhe në 2-3 raste tentoi të godasë edhe portën.

Në fund të takimit, vetë Christian Panucci, duke folur për Supersport nuk i kurseu elozhet ndaj Egzon Binakut, duke e cilësuar tashmë një bast të fituar dhe për më tepër, me mundësi reale rritjeje të cilësisë së performancave në të ardhmen.

Kështu pavarësisht eksperimenteve të dështuara në ndeshjet miqësore, Panucci më në fund e gjeti mbrojtësin e tij të majtë në një ndeshje zyrtare dhe tashmë do të ketë një telash më pak në punën e tij në krye të kuqezinjve.

The post Binaku bast i fituar, Panucci gjen pasuesin e Agollit appeared first on 55 News.

]]>