binjake Archives - 55 News https://55news.al/tag/binjake/ Fri, 29 Jun 2018 17:54:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png binjake Archives - 55 News https://55news.al/tag/binjake/ 32 32 Lindën të kapura prej dore, ja sa janë rritur dy binjaket pas 4 viteve https://55news.al/lifestyle/linden-te-kapura-prej-dore-ja-sa-jane-rritur-dy-binjaket-pas-4-viteve/ Fri, 29 Jun 2018 17:54:16 +0000 https://new.55news.al/?p=30663 40-vjeçarja amerikane Sarah Thistlethwaite, nuk e kishte marrë kurrë me mend që shtatzënia e saj e dytë do të ishte aq e vështirë, dhe që emri i saj do të bënte jehonë në të gjithë shtypin e kohës. Gjithçka po shkonte shumë mirë deri në muajin e 6-të të shtatzënisë, periudhë ku ajo u detyrua […]

The post Lindën të kapura prej dore, ja sa janë rritur dy binjaket pas 4 viteve appeared first on 55 News.

]]>
40-vjeçarja amerikane Sarah Thistlethwaite, nuk e kishte marrë kurrë me mend që shtatzënia e saj e dytë do të ishte aq e vështirë, dhe që emri i saj do të bënte jehonë në të gjithë shtypin e kohës. Gjithçka po shkonte shumë mirë deri në muajin e 6-të të shtatzënisë, periudhë ku ajo u detyrua të shtrohej në spital e më pas të sillte në jetë në muajin e 8-të, dy binjaket e saj.

Për çudi të të gjithëve, sidomos të mjekëve sipas të cilëve nuk kishte asnjë mundësi për mbijetesë të dy fetuseve, ato ndanin të njëjtën qese amniotike dhe placentë, një gjendje shumë e rrallë. Sarah solli në jetë dy vajzat e saj Jenna e Jillian, më 9 mars 2014 dhe fotoja e dy foshnjave që ishin të kapura për dore bëri bujë në rrjete sociale e më gjerë. Lindja me prerje cezariane ishte relativisht e vështirë, por stafi që ndoqi atë arriti të shpëtonte jetën e nënës dhe dy vajzave. Ato ishin të shëndetshme, ndonëse me një peshë prek 2.3 kilogramësh secila.

Dukej sikur ajo foto ishte një thirrje për dy luftëtaret e vogla, të cilat ashtu të kapura pas njëra-tjetrës donin aq shumë të kapeshin edhe pas jetës, dhuratës më të mrekullueshme që ka njeriu. E ndërsa kanë kaluar katër vjet nga ky moment, Sarah tregon që vajzat janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato parandiejnë kur ndonjëra ndihet keq apo ka nevojë për ndihmë, një lidhje që sipas mamasë së lumtur, do të zgjasë përgjithmonë.

The post Lindën të kapura prej dore, ja sa janë rritur dy binjaket pas 4 viteve appeared first on 55 News.

]]>
Të lindësh binjakë, ja sa është mundësia që të ndodhë https://55news.al/shendeti/te-lindesh-binjake-ja-sa-eshte-mundesia-qe-te-ndodhe/ Mon, 16 Apr 2018 14:43:05 +0000 https://new.55news.al/?p=6643 Shumë njerëz kanë ëndërr që të lindin binjakë.  Kur një femër shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje. Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri në një farë mase përgjegjëse nëse nja mami shtatzënë do të lindë binjakë. Nëse vezoret e një […]

The post Të lindësh binjakë, ja sa është mundësia që të ndodhë appeared first on 55 News.

]]>
Shumë njerëz kanë ëndërr që të lindin binjakë. 

Kur një femër shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje. Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri në një farë mase përgjegjëse nëse nja mami shtatzënë do të lindë binjakë.

Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë “si dy pika uji”, por si çdo vëlla e motër.

Në të kundërt monozigotë/binjakët identikë vijnë nga një vezë e cila është e ndarë në dy dhe ngjashmëria e tyre është e pabesueshme!

Në raste shumë të rralla, formohen binjakët gjysmë-identikë, trinjakët apo pesënjakët, të cilët krijohen nga e njëjta vezë, por nga sperma të ndryshme.

Për më tepër, është vërejtur se gratë në moshë të madhe dhe gratë që i nënshtrohen një lloj trajtimi të fertilitetit kanë më shumë gjasa për të lindur binjakë.

Cilat gjene janë përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve?

Në një studim të kohëve të fundit në Spitalin Universitar të Amsterdamit, u përfshinë 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin një fëmijë. Shkencëtarët vendosën të krahasonin gjenet e tyre.

Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta gjenesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kanë lindur binjakë.

E para është hormoni stimulues (FSH), që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht). Prandaj, shkencëtarët spekulojnë se, në qoftë se nivelet e hormonit stimulues të një gruaje janë më të larta, shanset për të liruar dy vezë gjatë ovulimit, janë po ashtu të larta.

Varianti i dytë është gjeni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, por vezoret e tyre preken më lehtë nga hormoni, me rezultat që lirojnë dy vezë në muaj.

The post Të lindësh binjakë, ja sa është mundësia që të ndodhë appeared first on 55 News.

]]>