bisedimet Archives - 55 News https://55news.al/tag/bisedimet/ Fri, 16 Nov 2018 17:25:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png bisedimet Archives - 55 News https://55news.al/tag/bisedimet/ 32 32 Ambasadori i SHBA, Scott: Më shumë guxim në bisedimet Kosovë – Serbi https://55news.al/bota-shqiptare/ambasadori-i-shba-scott-me-shume-guxim-ne-bisedimet-kosove-serbi/ Fri, 16 Nov 2018 17:25:13 +0000 https://new.55news.al/?p=67923 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është ankuar të premten ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott për taksën shtesë të vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja. Në një takim me ambasadorin amerikan ai ka thënë se me këtë veprim Prishtina ka shkelur Marrëveshjen për tregti lirë në Evropën Qendrore, të […]

The post Ambasadori i SHBA, Scott: Më shumë guxim në bisedimet Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është ankuar të premten ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott për taksën shtesë të vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

Në një takim me ambasadorin amerikan ai ka thënë se me këtë veprim Prishtina ka shkelur Marrëveshjen për tregti lirë në Evropën Qendrore, të njohur si CEFTA.
Ky vendim i Kosovës bëri që presidenti serb javën e kaluar të deklarojë në Bruksel se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve derisa nuk hiqet kjo taksë e cila nxiti edhe reagimin e Bashkimit Evropian që kërkoi heqjen e saj, por edhe të diplomatëve amerikan në Prishtinë dhe Beograd.
Ambasadori Scott i cili tha një ditë më parë se nuk duhen bërë veprime që heqin vëmendjen nga bisedimet, shkroi sot në rrjetet sociale se me presidentin serb ka diskutuar për nevojën e udhëheqjes së guximshme të bisedimeve me Prishtinën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Qeveria e Kosovës miratoi taksën shtesë prej 10 për qind ndaj prodhimeve nga Serbia, si kundërvënie ndaj fushatës së Beogradit për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kosova importon mallra nga Serbia me vlerë prej mbi 400 milionë eurosh dhe zyrtarë të qeverisë thanë se ajo po i përdorë paratë e fituara në Kosovë për të dëmtuar shtetësinë e saj.
Diplomacia serbe pohon se është duke ulur numrin e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe është duke punuar që të pengojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare përfshirë përpjekjet për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë, INTERPOL, në takimin e kësaj organizate që mbahet nga 18 deri më 21 nëntor në Dubai.
Autoritetet në Prishtinë thonë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga anëtarësimi i Kosovës në Interpol sepse kjo do t’i ndihmonte forcimit të sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, shkroi të premten në rrjetet sociale se “Serbia ka një histori të abuzimit me njoftimet e Interpol-it si formë e agresionit ndaj fqinjëve të saj. Kosova në anën tjetër ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Serbia nuk duhet të frikësohet nga Kosova në Interpol, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale”, shkroi ai.

Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, tha se po punon për të penguar këtë anëtarësim dhe sipas saj, hyrja e Kosovës në Interpol “do të paraqiste dhunë ligjore sepse asnjë shtet, nuk mund të bëhet anëtar nëse nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara ose vend vëzhgues”.
Një vit më parë Kosova kishte dorë nga kërkesa për pranim në këtë organizatë, meqë nuk kishte siguruar mbështetjen e mjaftueshme.
Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është kusht për integrimet evropiane, ndonëse kundërshton pavarësinë e saj që u shpall në shkurt të vitit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

The post Ambasadori i SHBA, Scott: Më shumë guxim në bisedimet Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Gjukanoviq: Bisedimet për kufij, me efekt domino për rajonin https://55news.al/globi/gjukanoviq-bisedimet-per-kufij-me-efekt-domino-per-rajonin/ Wed, 14 Nov 2018 18:45:37 +0000 https://new.55news.al/?p=67441 Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, konsideron se përparimi në gjithë Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar dhe se “nervozizëm të veçantë” krijojnë, sipas tij, negociatat e reja midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për gazetën franceze “Le Figaro”, Gjukanoviqi thotë se shkëmbimi eventual i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një […]

The post Gjukanoviq: Bisedimet për kufij, me efekt domino për rajonin appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, konsideron se përparimi në gjithë Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar dhe se “nervozizëm të veçantë” krijojnë, sipas tij, negociatat e reja midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën franceze “Le Figaro”, Gjukanoviqi thotë se shkëmbimi eventual i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një risi e plotë, andaj, shton ai, duhet pasur kujdes që të mos krijohet ndonjë precedent që do të nxiste efektin domino në rajon, shkruan televizioni publik i Malit të Zi, raporton Koha.net.

“Kjo temë për kohë të gjatë ka qenë tabu, sepse na i ka kujtuar përvojat e këqija nga vitet ‘90. Pas përfundimit të luftërave, në rajon është folur më shumë për multikulturalizmin dhe demokracinë multientike. Është e vërtetë që disa kryeqytete perëndimore e kanë ndryshuar mendjen e tyre”, thotë Gjukanoviqi.

Ai e sheh si kërcënim për Ballkanin edhe përkeqësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kroacisë.

Presidenti malazez tha po ashtu se marrëdhëniet e shtetit të tij me Rusinë aktualisht janë më të këqijat ndonjëherë.

“Gjithmonë kemi qenë të afërt me Rusinë, si historikisht, ashtu edhe kulturalisht. Megjithatë, marrëdhëniet tona janë përkeqësuar dukshëm viteve të fundit. Mund të them madje se janë në nivelin më të keq ndonjëherë”, ka thënë Gjukanoviqi.

The post Gjukanoviq: Bisedimet për kufij, me efekt domino për rajonin appeared first on 55 News.

]]>
Në bisedimet Shqipëri-Greqi problem tjetër shfaqet lumi Vjosa https://55news.al/aktualitet/ne-bisedimet-shqiperi-greqi-problem-tjeter-shfaqet-lumi-vjosa/ Thu, 01 Nov 2018 09:59:36 +0000 https://new.55news.al/?p=63278 Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, i tha TV Ora News se në negociatat e Shqipërisë me Greqinë një tjetër problem është shfrytëzimi i ujërave të lumit Vjosa. Krisafi: Me Greqinë ne kemi problemin e ujërave të lumit Vjosë dhe bashkë me të një sërë lumenjsh të tjerë […]

The post Në bisedimet Shqipëri-Greqi problem tjetër shfaqet lumi Vjosa appeared first on 55 News.

]]>
Profesori Ksenofon Krisafi, pjesë e grupit negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë, i tha TV Ora News se në negociatat e Shqipërisë me Greqinë një tjetër problem është shfrytëzimi i ujërave të lumit Vjosa.

Krisafi: Me Greqinë ne kemi problemin e ujërave të lumit Vjosë dhe bashkë me të një sërë lumenjsh të tjerë që ushqejnë këtë lumë. Në vitin 1983 filluan diskutimet e para mes palës greke dhe palës tonë, -kam qenë pjesë e delegacionit shqiptar- pasi në atë kohë pala greke filloi të ndërtojë një hidrocentral në ujërat e lumit Vjosë. Rregulli është që në ujërat e përbashkëta nuk mund të vësh dorë pa u marr vesh me palën tjetër. Pra edhe ne nëse duam të ndërtojmë hidrocentralin e Çarshovës këtu, edhe pse është në territorin tonë duhet të bisedojmë me palën greke sepse ka ndikime, klimatike, mjedisore etj.

Pra, duhet bërë gjithçka në marrëveshjes mes palëve. Kjo ishte arsyeja që grekët u ulën dhe diskutuan me ne në vitin 1983 sepse do ndërtonin hidrocentralin e Pigait. Do diskutohej për kapacitetin, fuqinë që do kishte. U përpoqëm të gjenim zgjidhje. Bisedimet u zgjatën shumë. Nuk pati një mirëkuptim të plotë për të dhënat që na duheshin për të parë ndikimin e plotë të këtij hidrocentrali në vendin tonë. Kemi shkuar disa herë në Athinë, në Janinë, kanë ardhur disa herë në Tiranë, Gjirokastër dhe përfundimisht në vitin 1989, ata e ndërtuan HEC-n në Vjosë.

Unë kam dëgjuar dhe nga dokumentet që kanë dorëzuar vetë grekët gjatë kohës që isha në Ministrinë e Punëve të Jashtme, se ata kanë vazhduar punën edhe më tej për të marrë ujërat nga Vjosa. Nuk e di sa e saktë por janë edhe 6 hidrocentrale të tjerë që janë ndërtuar në rrjedha të ndryshme të Vjosës dhe kanë marrë një pjesë të ujit pa u marrë vesh në format e duhura.

Ka pasur marrëveshje, marrëveshjet kanë qenë të tilla për të krijuar një komisioni i cili do të merret me trajtimin dhe shqyrtimin e projekteve të përbashkëta të të dyja palëve.

Kur ra sistemi, s’kishte memorie historike dhe ne kishim arritur një lloj marrëveshje kishim krijuar dhe komisionin, një ekip tjetër politik dhe qeveritar shkon në Greqi e thotë do bëjmë një marrëveshje tjetër. Kjo interesonte palës tjetër sepse zgjatej akoma më shumë në kohë mungesa e marrëveshjes dhe u nis nga e para në një kohë kur ekzistonte marrëveshja mes tyre.

Tani minimumi janë tre akte juridiko ndërkombëtare në të cilat jemi palë dhe ne dhe grekët të cilat përcaktojnë saktësisht se çfarë duhet bërë me ujërat e përbashkëta – dy marrëveshje të Finlandës dhe një e New Yorkut- që pala jonë me këtë rast do të duhet ta trajtonte dhe problemin e Vjosës.

Nuk e di nëse e kanë futur apo jo, Po nuk e kanë futur kanë bërë gabim, sepse Vjosa është po kaq e rëndësishme sa deti. Është një çështje që meriton vëmendjen e duhur.

The post Në bisedimet Shqipëri-Greqi problem tjetër shfaqet lumi Vjosa appeared first on 55 News.

]]>
Maqedonia këtë javë nis bisedimet për në NATO https://55news.al/globi/maqedonia-kete-jave-nis-bisedimet-per-ne-nato/ Tue, 16 Oct 2018 16:58:17 +0000 https://new.55news.al/?p=58465 Të enjten dhe të premten zyrtarisht fillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO. Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski tha se Komiteti për integrimin e vendit në NATO ka përpiluar një draft të reformave për të cilat do të diskutojnë me përfaqësuesit e Aleancës. Pendarovki sqaroi detaje të bisedimeve të kësaj jave. “Bisedat aderuese të enjten […]

The post Maqedonia këtë javë nis bisedimet për në NATO appeared first on 55 News.

]]>
Të enjten dhe të premten zyrtarisht fillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO.

Koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski tha se Komiteti për integrimin e vendit në NATO ka përpiluar një draft të reformave për të cilat do të diskutojnë me përfaqësuesit e Aleancës. Pendarovki sqaroi detaje të bisedimeve të kësaj jave.

“Bisedat aderuese të enjten dhe të premten do të zhvillohen në dy sesione. E para do t’i përfshijë çështjet politike dhe të mbrojtjes, për përmbushje të kushteve për anëtarësim. Derisa e dyta përfshin çështje të lidhura me resurset, sigurinë, aspektet juridike si dhe kontributin e Maqedonisë në buxhetin e përbashkët të Aleancës. Në këtë fazë të bisedimeve do të konfirmohet edhe korniza kohore për kompletimin e tyre”,u shpreh Stevo Pendarovski, Koordinator nacional për NATO.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov theksuan se e vetmja rrugë për anëtarësimin e vendit në NATO është zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Andaj i bënë thirrje të gjithë deputetëve që t’i tejkalojnë interesat partiake dhe t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese që burojnë nga marrëveshja. Në të kundërt, ministrat janë të bindur se numrat e nevojshëm të deputetëve do të sigurohen përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Deputetët e të gjitha partive politike ndodhen para mundësisë historike dhe përgjegjësisë historike. Duke shtypur butonin “Për” do të marrin pjesë në hapat e fundit të maratonit 27 vjeçar për anëtarësimin e atdheut tonë në NATO. Suksesi i Maqedonisë varet nga vendimi i tyre. Askush nuk ka të drejtë t’ia merr të drejtën këtyre qytetarëve dhe këtij vendi që shumë gjatë e pritën lajmin e mirë”,u shpreh Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

“Nuk ka patriotizëm më të madh sesa marrja e përgjegjësisë dhe vizion për të ardhmen. Ne e bëmë këtë si Qeveri, i iniciuam ndryshimet kushtetuese që janë në kontekst të suksesit të këtij procesi. Tani gjithçka është në duar të deputetëve. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa momenti historik para nesh, as partitë, as zgjedhjet e ardhshme, as karrierat politike”- theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Bisedimet për anëtarësim në NATO do të zgjasin deri në fund të vitit. Në janar Maqedonia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim, me çka do të ketë të drejtë pjesëmarrjeje në të gjitha trupat punues të NATO-s, por pa të drejtë vote. Anëtarësimi i vendit në Aleancë mund të ndodhë vetëm pasi të gjitha shtetet anëtare ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim.

The post Maqedonia këtë javë nis bisedimet për në NATO appeared first on 55 News.

]]>
Kosovë, partitë në pushtet në kërkim të një rezolute për bisedimet me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/kosove-partite-ne-pushtet-ne-kerkim-te-nje-rezolute-per-bisedimet-me-serbine/ Sun, 07 Oct 2018 05:57:21 +0000 https://new.55news.al/?p=55574 Udhëheqësit e partive politike të koalicionit qeverisës në Kosovë, kanë hartuar një projekt-rezolutë për siç thuhet, përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Teksti i projekt-rezolutës gjashtë pikëshe parasheh që, siç thuhet “dialogu të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht detyruese, përmes të cilit do të ndodhte […]

The post Kosovë, partitë në pushtet në kërkim të një rezolute për bisedimet me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Udhëheqësit e partive politike të koalicionit qeverisës në Kosovë, kanë hartuar një projekt-rezolutë për siç thuhet, përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Teksti i projekt-rezolutës gjashtë pikëshe parasheh që, siç thuhet “dialogu të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht detyruese, përmes të cilit do të ndodhte njohja reciproke. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i pandashëm dhe se kufijtë e saj janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”.
Në tekst është përfshirë edhe qëndrimi për mospranimin e një pushteti të tretë, përkatësisht mospajtimi që Asociacioni i komunave të ketë pushtet ekzekutiv.
Me këtë projekt-rezolutë synohet që të mandatohet edhe ekipi i krijuar nga qeveria e Kosovës për bisedimet me Serbinë, që pritet të kryesohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ndërsa në ekip janë rezervuar vendet edhe për partitë opozitare.
“Parlamenti i Kosovës është autoriteti më i lartë i cili do të ratifikojë marrëveshjen ligjërisht detyruese”,thuhet në pikën e fundit të projekt-rezolutës.
Takimi ndërmjet udhëheqësve të koalicionit qeverisës u përshëndet edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një konferencë me gazetarë të shtunën në orët pasdites, tha se do të vazhdojë të punojë për të arritur një marrëveshje me Serbinë.
“E theksoj, se do të punoj që edhe në fazën përfundimtare të negociatave me Serbinë me të gjithë për një Kosovë të pavarur, sovrane, unike duke respektuar sovranitetin e saj, por në të njëjtën kohë, çdo marrëveshje eventuale në fund dhe është shumë herët të flitet për epilogun e një marrëveshje që nënkupton njohjen reciproke, do ta kalojë përmes parlamentit të Kosovës dhe nuk mundet askush të tejkalojë parlamentin por edhe mundësinë e referendumit”,tha presidenti Thaçi.
Ai polemizoi në distancë me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili një ditë më parë në një akademi përkujtimore për dëshmorët e rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, tha se nuk do të lejohet ndryshimi i kufijve.
“Ajo që ne duhet të bëjmë është se kjo fazë përpos patriotizmit të paraqitur nëpër akademi përkujtimore kërkon mençuri, shkathtësi, largpamësi dhe përgjegjësi shtetërore. Pra dallon paraqitja në akademi përkujtimore nga përfaqësimi i Kosovës në tavolinë përballë Serbisë”,tha presidenti Thaçi.
Kryeministri Haradinaj, ritheksoi qëndrimin e tij pak pas konferencës së presidentit Thaçi, në një postim në rrjetin Facebook.
“Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Presidentit Thaçi sërish përsëriti idenë e tij për “korrigjimin e kufirit”, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën.
Gjatë verës, ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ,që mund të përfshinte edhe ndryshimin e kufijve.

Por, presidenti serb, e shpalli ditë më parë të humbur politikën e tij për siç thuhet, kufizimin e serbëve dhe shqiptarëve, që nënkupton ndarjen e Kosovës.
Idetë për prekjen e kufijve reagime edhe në skenën ndërkombëtare. Një pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermania dhe Britania e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve nga droja për pasojat në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.
Zyrtarët amerikanë kanë ritheksuar disa herë se “Shtetet e Bashkuara duan t’u japin hapësirë të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje “krijuese”, që do të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme, por në fund do të thonë fjalën e tyre.
Edhe në Beograd edhe në Prishtinë, bartësit e këtyre bisedimeve thonë se kanë pak shpresë për të arritur ndonjë marrëveshje, por të dyja palët po përballen me trysni për një marrëveshje më të shpejtë, për shkak të zgjedhjeve brenda Bashkimit Evropian në pranverën e vitit të ardhshëm.
McAllister: pikëpamje shumë të ndryshme në Kosovë për marrëveshjen me Serbinë
Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister tha të shtunën se ka dëgjuar pikëpamje shumë të ndryshme nga udhëheqësit e Kosovës për mënyrën e arritjes së një marrëveshjeje normalizimi me Serbinë.
Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku u takua me udhëheqës të institucioneve të Kosovës, një ditë pas qëndrimit në Beograd.
“Parlamenti Evropian thekson se do të ishte e pranueshme çdo marrëveshje, nëse palët bien dakord në mënyrë të ndërsjellë, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë në rajon dhe ligjin ndërkombëtar”, tha zoti McAllister, duke cituar pjesë të raportit për Kosovën që do të diskutohet në Parlamenti Evropian.
Një ditë më parë presidenti serb i tha raportuesit të Parlamentit Evropian se Serbia është e gatshme për vazhdimin e bisedimeve, por, “nuk e di se çfarë duan prej saj faktorët ndërkombëtarë. Besoj e kanë të qartë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës sikundër duan ata. Mund të marrin tri purteka dhe të më qëllojnë në kokë, unë nuk do ta pranojë atë”, tha ai.
Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, nëntë vjet pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe.
Por, ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që është kushti kryesor për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

The post Kosovë, partitë në pushtet në kërkim të një rezolute për bisedimet me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Dështojnë bisedimet SHBA-Kinë – Dy ditë bisedime pa sukses, thellohet lufta tregtare https://55news.al/globi/deshtojne-bisedimet-shba-kine-dy-dite-bisedime-pa-sukses-thellohet-lufta-tregtare/ Fri, 24 Aug 2018 10:48:00 +0000 https://new.55news.al/?p=44097 Zyrtarët e nivelit të mesëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës dështuan të bënin hapa para në raundin e radhës së negociatave, ashtu siç e kishte parashikuar edhe vetë Donald Trump. Dy ditë bisedime mes palëve rezultuan të kota, ndërkohë që gjatë kësaj kohe hynë në fuqi edhe tarifat tregtare respektive, që godasin […]

The post Dështojnë bisedimet SHBA-Kinë – Dy ditë bisedime pa sukses, thellohet lufta tregtare appeared first on 55 News.

]]>
Zyrtarët e nivelit të mesëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës dështuan të bënin hapa para në raundin e radhës së negociatave, ashtu siç e kishte parashikuar edhe vetë Donald Trump. Dy ditë bisedime mes palëve rezultuan të kota, ndërkohë që gjatë kësaj kohe hynë në fuqi edhe tarifat tregtare respektive, që godasin 16 miliardë dollarë produkte të secilit vend.

“Ne vazhduan dy ditë diskutime me kolegët tanë nga Kina si dhe shkëmbyem këndvështrimet tona mbi mënyrën sesi e shohim barazinë, drejtësinë dhe reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”-deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë çështje. Pjesë e diskutimeve mësohet se kanë qenë edhe çështje si ajo e pronësisë intelektuale, që ka qënë shpeshherë temë debati me Pekinin zyrtar.

Nënsekretari amerikan i thesarit dhe zv.Ministri kinez i Tregtisë nuk arritën dot kështu të gjenin një pikë të mesme, ndërkohë që konflikti mes dy ekonomive më të mëdha të botës sa vjen e thellohet. Nga ana e saj, qeveria kineze, deklaroi pas përfundimit të raundit të bisedimeve se, të dy palët patën një shkëmbim konstruktiv idesh si dhe do të qëndrojnë në kontakt për hapat e mëtejshëm. Pas dështimit të bisedimeve, tregjet aziatike, dhe kryesisht ato në Kinë e Hong Kong janë regjistruar në rënie.

The post Dështojnë bisedimet SHBA-Kinë – Dy ditë bisedime pa sukses, thellohet lufta tregtare appeared first on 55 News.

]]>
Pompeo: Përparim i rëndësishëm në bisedimet me të dërguarin e Phenianit https://55news.al/globi/pompeo-perparim-i-rendesishem-ne-bisedimet-me-te-derguarin-e-phenianit/ Fri, 01 Jun 2018 13:57:03 +0000 https://new.55news.al/?p=21722 Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të enjten se pati “bisedime substanciale” të enjten me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, për një takim që mund të mbahet në qershor mes tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump. Zoti Pompeo dha një konferencë për shtyp, pasi zhvilloi bisedime në Nju Jork me […]

The post Pompeo: Përparim i rëndësishëm në bisedimet me të dërguarin e Phenianit appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të enjten se pati “bisedime substanciale” të enjten me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, për një takim që mund të mbahet në qershor mes tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

Zoti Pompeo dha një konferencë për shtyp, pasi zhvilloi bisedime në Nju Jork me Kim Yong Chol-in, nënkryetar i Komitetit Qendror dhe ish shef i agjencisë koreanoveriore të zbulimit. Sekretari Pompeo tha se në negociatat e së enjtes ishte bërë “përparim i vërtetë” përsa i përket kushteve të caktuara për takimin e pritshëm mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Pompeo tha se ai beson se Koreja e Veriut është duke shqyrtuar një strategji të re, por paralajmëroi se Pheniani do të duhet të zgjedhë “një rrugë thellësisht të ndryshme” për të arritur sigurinë.

Zoti Trump u tha më parë gazetarëve se bisedimet mes Mike Pompeos dhe Kim Yong Chol-it kanë shkuar mirë dhe se ai shpreson të takohet me Kim Jong Un-in në Singapore në datën e caktuar në fillim, 12 qershor. Presidenti tha se ai pret që delegacioni koreanoverior të vijë në Uashington të premten, për t’i dorëzuar atij një letër nga Kim Jong Un-i. “Pres me kënaqësi ta lexoj letrën”, tha sot Presidenti Trump.

Sekretari i shtetit Mike Pompeo, tha se pati një “darke shumë të mirë pune” me Kim Yong Cholin, në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Zoti Pompeo postoi në twitter një fotografi, ku shihet duke shtrënguar duart me Kim Yong Choin dhe një tjetër ku ata shihen të ulur në një apartament afër selisë së Kombeve të Bashkuara në New York.

“Ne jemi të përkushtuar për çarmatimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm bërthamor të gadishullit korean”, shkroi sekretari Pompeo. Kim Yong Chol është zyrtari më i lartë i Koresë së veriut që viziton Shtetet e Bashkuara në 18 vjet.

Screenshot 11

The post Pompeo: Përparim i rëndësishëm në bisedimet me të dërguarin e Phenianit appeared first on 55 News.

]]>
Eksperti amerikan: Kosova në OKB do të jetë përfundimi i bisedimeve me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/eksperti-amerikan-kosova-ne-okb-do-te-jete-perfundimi-i-bisedimeve-me-serbine/ Sun, 06 May 2018 06:43:41 +0000 https://new.55news.al/?p=12685 Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të ketë garanci që të mos bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës, thotë analisti Daniel Serwer në një intervistë për Zërin e Amerikës. Kompetencat e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jenë pjesë e një […]

The post Eksperti amerikan: Kosova në OKB do të jetë përfundimi i bisedimeve me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të ketë garanci që të mos bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës, thotë analisti Daniel Serwer në një intervistë për Zërin e Amerikës. Kompetencat e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, thotë analisti i çështjeve të Ballkanit.

Zëri i Amerikës: Zoti Serwer, para pak ditësh në Prishtinë ju thatë se ka ardhur koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po vjen dhe Kosova duhet të jetë gati për kompromise të vështira. Cilat janë në fakt këto kompromise?

Daniel Serwer: Është e vështirë të parashikohet. Por, sigurisht çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është një çështje për të cilën mund të bëhen kompromise. Tashmë është bërë kompromis me Gjykatën e Posaçme, por mund të ketë kompromise të mëtejshme në disa aspekte të tjera. Nëse njerëzit shpallen fajtor, ata duhet të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten. Unë mendoj që komuniteti ndërkombëtar do të dëshironte të vazhdonte praninë e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë për një kohë më të gjatë, madje edhe nëse EULEX-i nuk do të ishte atje. Mendoj se një prani ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë do të ishte i dëshirueshëm, edhe për banorët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se duhet të tregohet kujdes gjatë krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, për të shmangur shndërrimin e Kosovës në një shtet jo-funksional si Bosnja. Cilat janë rreziqet specifike që shihni ju për Kosovën?

Daniel Serwer: Rreziku real është shndërrimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në një agjenci ekzekutive me kontroll mbi një gamë të gjerë të funksioneve, jo vetëm administrative, por edhe politike brenda Kosovës, në të njëjtën mënyrë siç është bërë Republika Serbe një kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës. Kjo ka më pak të ngjarë të ndodh në Kosovë. Kosova ka një kushtetutë më të mirë se sa Bosnja, sepse amerikanët e kishin kuptuar se kishin bërë disa gabime në Bosnje. Mendoj se Kosova gjithashtu ka qenë më e gatshme t’i integrojë serbët sidomos ata në jug të lumit Ibër, që ka qenë një përpjekje shumë e suksesshme. Situata në veri të lumit Ibër është e ndryshme, tre nga këto komuna kanë qenë me shumicë serbe edhe para luftës, dhe i janë dhënë Kosovës gjatë periudhës së Titos për rritur numrin e banorëve serbë në Kosovës. Pra, ekziston një lloj ngathtësie në veri që nuk ekziston në mesin e serbëve që janë në jug të vendit. Por, është bërë gjithnjë e më e qartë për Kosovën se prania e serbëve dhe kishës serbe në jug është garancia më e mirë. Prandaj, unë inkurajoj kosovarët që ta kuptojnë se kjo prani është e rëndësishme, duhet të ruhet dhe madje të forcohet nëse është e mundur.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, realiteti në Kosovë është ndryshe. Lista Serbe, partia më e madhe politike serbëve në Kosovë që kontrollohet nga Beogradi, ka kërcënuar se do ta shpallë në mënyrë të njëanshme krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe nëse Prishtina nuk vepron. Si e shihni ju këtë kërcënim?

Serwer: E shoh si një taktikë negociuese. Nuk e shoh si një mundësi reale. Mendoj se ju keni të drejtë, Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi dhe nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë. Partia dominuese e serbëve në Kosovë gjithmonë është kontrolluar nga Beogradi që nga përfundimi i luftës. Këto parti kanë qenë të ndryshme sepse secili President i Serbisë donte të instalonte njerëzit e vet në Kosovë. Pikërisht këtu Beogradi duhet të bëjë kompromis. Beogradi duhet ta kuptojë se kjo mënyrë veprimi me serbët e Kosovës është në kontradiktë me detyrimet e tij dhe i vështirëson përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Njerëzit në Kosovë përqëndrohen në kompromiset që Kosova po detyrohet të bëjë, por edhe Beogradi është i detyruar të bëjë kompromise. Dhe një gjë që Beogradi duhet të bëjë është t’u thotë serbëve, se ata nuk janë lënë jashtë vëmendjes, por duhet të qeverisin veten brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Si do të ndikojë problemi i krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, që është kusht për përparimin e dy vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Serwer: Mendoj se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë një pako që duhet të përfshijë krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe çështje të tjera relevante të lidhura me sovrantitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Pra, pjesë e kësaj pakoje duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duhet të ketë një marrëveshje për forcat e armatosura të Kosovës. Këto janë çështjet e mëdha të pazgjidhura që lidhen me sovranitetin mes Beogradit dhe Prishtinës. Ka edhe disa çështje të tjera që lidhen me sovranitetin, si prania e EULEX-it, që është një çështje e Prishtinës dhe Brukselit. Këto çështje të sovranitetin duhet të zgjidhjen, para se Beogradi të mendojë rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se këto çështje duhet të zgjidhen në vitin 2019 ose më së voni në vitin 2020. Problemet, zgjidhja e të cilave dikur dukej në një distancë të largët, papritmas janë bërë çështje urgjente. Kjo është në avantazh të Kosovës. Por, këto nuk do të jenë negociata të lehta, ato mund të jenë të vështira. Është e vështirë të imagjinohet se si do të zgjidhen disa nga këto çështje. Për shembull, anëtarësimi në OKB varet jo vetëm nga vendimi që merr Serbia. Presidenti Vuçiç e kupton shumë mirë që kjo duhet të ndodhë, por a mund ta bindë ai Moskën, e cila dëshiron të destabilizojë rajonin aq sa mundet? Unë nuk e di, por duhet të ketë një lloj garancie për këtë çështje para se të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

The post Eksperti amerikan: Kosova në OKB do të jetë përfundimi i bisedimeve me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Kosovë/ Miratohet platforma për mbylljen e bisedimeve me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/kosove-miratohet-platforma-per-mbylljen-e-bisedimeve-me-serbine/ Thu, 19 Apr 2018 14:56:27 +0000 https://new.55news.al/?p=7591 Ditën e sotme Qeveria e Kosovës miratoi një platformë për periudhën përmbyllëse të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është edhe kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian. Në këtë platformë thuhet se Kosova pret që përfundimi i bisedimeve të çojë në njohje të dyanshme duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë […]

The post Kosovë/ Miratohet platforma për mbylljen e bisedimeve me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e sotme Qeveria e Kosovës miratoi një platformë për periudhën përmbyllëse të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është edhe kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Në këtë platformë thuhet se Kosova pret që përfundimi i bisedimeve të çojë në njohje të dyanshme duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkrahjen dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet do të udhëhiqen nga presidenti i vendit dhe një delegacion që pritet të përbëhet nga i gjithë spektri politik ndërsa Parlamenti i Kosovës pritet të jetë autoriteti i lartë i cili do të ratifikojë marrëveshjen ligjore ndërkombëtarisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kreu i Kosovës Ramush Haradinaj tha se platforma siguron proces transparent e gjithëpërfshirës ndërsa synon të jetë qëndrim i përbashkët i institucioneve ndaj këtij procesi. Haradinaj tha se platforma do të dërgohet për diskutim dhe miratim në Parlamentin e Kosovës.

 “Besoj që nga të gjitha reflektimet që kemi ka ardhur koha që qeveria e Kosovës t’i propozojë parlamentit një platformë për dialogun final, platformë të cilën deputetët e vendit mund ta votojnë si rezolutë, pra ta fuqizojnë si rezolutë. Ky është një material që u mundëson deputetëve të vendit dhe parlamentit, partive politike dhe të gjithëve të kontribuojnë me pikëpamjet e veta, ata nuk do të ishte mirë ta tjetërsojnë këtë, pra institucionet e Kosovës duhet ta kenë një bazë për të përfaqësuar Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se qëllimi i platformës është krijimi i një uniteti institucional dhe partiak për periudhën e fundit të bisedimeve me Serbinë.

“Ne si qeveri kërkojmë që të kemi një mekanizëm politik se si të përfaqësohemi në një proces të tillë të dialogut dhe ma merr mendja që është një ftesë për të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë që të jenë pjesë të procesit”, tha zoti Hoxhaj.

Një platformë e tillë po hartohet për herë të parë në Kosovë dhe sipas autoriteteve është shumë e rëndësishme për arritjen e një konsensusi partiak në Kosovë, në kohën kur vendi pritet të përballet me shumë sfida që dalin nga bisedimet me Serbinë, posaçërisht me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në fillim të muajit autoritetet në Kosovë thanë se kanë vënë në veprim ekipin që do të hartojë statutin e këtij asociacioni, i cili sipas tyre nuk do të ketë përgjegjësi ekzekutive dhe bazohet në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte thënë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton shtetin e Kosovës.

Gjë me të cilën nuk pajtohen Beogradi dhe serbët e Kosovës të cilët kërkojnë që asociacioni të themelohet në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Thirrje për themelimin e asociacionit janë bërë edhe në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Kosovës në të cilin kërkohet thellim i angazhimit në bisedimet me Serbinë.

Kosova e Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për më shumë se shtatë vjet dhe Bashkimi Evropian kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që duhet të arrihet mundësisht para zgjedhjeve evropiane të vitit të ardhshëm.

k1

Platforma e qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë

k2

Platforma e qeverisë së Kosovës për bisedimet me Serbinë

The post Kosovë/ Miratohet platforma për mbylljen e bisedimeve me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Evropian: Bisedimet me Maqedoninë për anëtarësimin në BE duhet të hapen https://55news.al/bota-shqiptare/komisioni-evropian-bisedimet-me-maqedonine-per-anetaresimin-ne-be-duhet-te-hapen/ Tue, 17 Apr 2018 15:37:32 +0000 https://new.55news.al/?p=7005 KE rekomandon fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni vëren përparimin e arritur të republikës ish-jugosllave, ndërsa nënvizon thellimin e hapave reformues për çështjet me përparësi. Në këtë kuadër, theksohet nevoja e reformave të mëtejshme në fushat e gjyqësorit, të drejtave themelore, liria dhe siguria e qytetarëve dhe e vendit. Komisioni […]

The post Komisioni Evropian: Bisedimet me Maqedoninë për anëtarësimin në BE duhet të hapen appeared first on 55 News.

]]>
KE rekomandon fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni vëren përparimin e arritur të republikës ish-jugosllave, ndërsa nënvizon thellimin e hapave reformues për çështjet me përparësi.

Në këtë kuadër, theksohet nevoja e reformave të mëtejshme në fushat e gjyqësorit, të drejtave themelore, liria dhe siguria e qytetarëve dhe e vendit.
Komisioni Evropian nënvizon se Maqedonia, ose më saktë Republika ish-jugosllave e Maqedonisë, siç i referohet, “ka kapërcyer në masë të madhe krizën e thellë politike, ndërsa reformat e nevojshme strukturore paraqesin proces për çka duhen vite të tëra dhe dëmi i shkaktuar në vitet e fundit nuk mund të ndreqet brenda natës”.

Raporti i progresit për Maqedoninë vëren po ashtu “dëshirën e sinqertë për reforma dhe vlerësimin objektiv të gjendjes dhe gatishmërinë për strategjinë dhe ligjvënien si dhe konsultimet në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente me të gjithë aktorët, përfshirë opozitën”.

“Krahas vështirësive për shkak të mungesës së partisë kryesore opozitare, strategjitë kryesore dhe ligjet u miratuan në fund të dhjetorit dhe shkurtit dhe shumë të tjerë janë në përgatitje”, thuhet në raport, ndërkohë që theksohet rëndësia për praninë e vullnetit politik për përparim.

Raporti konstaton se situata me marrëdhëniet ndëretnike mbetet e qetë, ndërsa Marrëveshja e Ohrit duhet të plotësohet në mënyrë transparente dhe përfshirëse. Qeveria, thuhet më tej, është treguar e përkushtuar ndaj shtimit të besimit midis komuniteteve.

Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhet se është bërë një lloj përgatitje dhe se kornizat ligjore janë në përputhje me standardet evropiane.

Ndërkaq, sonte në Shkup pritet të mbërrijë komisioneri për zgjerim dhe politikat e fqinjësisë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn; ndërkohë nesër pasdite pritet edhe shefja për politikë te jashtme Federica Mogherini.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur se Maqedonia “meritonte një rekomandim të kristaltë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Se reformat janë të nevojshme për vetë shoqërinë e Maqedonisë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj dhe se qeveria do të angazhohej për reforma pa marrë parasysh Bashkimin Evropian ose Naton”, ka theksuar kryeministri maqedonas.

Maqedonia është ndër vendet e para të Ballkanit perëndimor që mori statusin vend kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2005, por krizat e shpeshta politike dhe trazirat që e shoqëruan pushtetin e VMRO-së konservatore për më shumë se dhjetë vjet, si dhe mosmarrëveshjet me Greqinë për çështjen e emrit Maqedoni, zvarritën proceset integruese të ish-repubikës jugosllave./zeriiamerikes

The post Komisioni Evropian: Bisedimet me Maqedoninë për anëtarësimin në BE duhet të hapen appeared first on 55 News.

]]>