bixhoz Archives - 55 News https://55news.al/tag/bixhoz/ Wed, 24 Oct 2018 15:14:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png bixhoz Archives - 55 News https://55news.al/tag/bixhoz/ 32 32 Jo shtet bixhozi! https://55news.al/politike/jo-shtet-bixhozi/ Wed, 24 Oct 2018 15:14:35 +0000 https://new.55news.al/?p=60829 Projektligjin e miratuar në Komisionin e Ekonomisë që synon mbylljen e më pas shtetëzimin e lojrave të fatit, deputetja Jorida Tabaku, e quan artificë që t’i përqëndrojë ato në një dorë me qëllim për t’i komanduar ai vetë. Tabaku thotë se kjo demaskohet edhe nga koncesioni i monitorimit të lojrave të fatit, të cilin ajo […]

The post Jo shtet bixhozi! appeared first on 55 News.

]]>
Projektligjin e miratuar në Komisionin e Ekonomisë që synon mbylljen e më pas shtetëzimin e lojrave të fatit, deputetja Jorida Tabaku, e quan artificë që t’i përqëndrojë ato në një dorë me qëllim për t’i komanduar ai vetë. Tabaku thotë se kjo demaskohet edhe nga koncesioni i monitorimit të lojrave të fatit, të cilin ajo thotë se kryeministri ia ka dhënë ortakut të vëllait të tij.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se vendimi i qeverisë për shtetëzimin e lojravë të fatit nuk synon asgjë tjetër përveç përqëndrimit të tyre në një dorë të vetme, për t’i komanduar ai dhe klientët e tij.

Tabaku: Ndryshimet bëjnë të mundur, aq sa kemi parë që të mblidhet në një kompani që më vonë të japë mundësinë që ta japë me koncesion, pse jo. Duke pasur eksperiencën që po jepen rrugë, shkollat dhe spitalet me koncesion pse mos të jepet edhe biznesi i lojrave të fatit. Edhe sistemi i monitorimit online që hartoi qeveria ishte planifikuar që të realizohej ky monitorim nga vetë qeveria dhe ata edhe këtë e dhanë me koncesion.

Tabaku akuzon kryeministrin se disa muaj me parë nëpërmjet një kontrate koncensionare të pa bërë publike, i ka dhënë sistemin e monitorimit ortakut në biznes të vëllait të tij.

Tabaku: Faktet janë që nga 928 pika u bënë 4400 pika. Tatimi ishte propozuar që të ishte 23 %, u bë 15% vetëm 6 javë më parë. Është lidhur një kontratë koncesionare për monitorimin e sistemit online, të cilën unë megjithëse ja kam kërkuar ministrit të Financave nuk ma ka vënë në dispozicion dhe është dhënë një licensë për bastet ose lojrat elektronike në distancë.

Po kush është qëndrimi i PD për bixhozin?

Tabaku: Ne jemi për të krijuar një model siç e kanë të gjitha vendet e botës për ta kufizuar këtë ves, por nuk jemi që shteti të lozë bixhoz. Që shteti të fillojë të bëhet kumarxhi dhe shteti të fillojë të ushtrojë aktivitetin e bixhozit.

Deputetja demokrate thotë se Kryeministri është i pa besueshëm, ndërsa deklaron se nga njëra anë premton mbylljen e lojrave të fatit ndërkohë që 6 javë më parë i favorizoi duke u ulur taksat.

The post Jo shtet bixhozi! appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Mbyllja e bixhozit, Zhupa: Klientët e Ramës po investojnë në ndërtime https://55news.al/politike/foto-mbyllja-e-bixhozit-zhupa-klientet-e-rames-po-investojne-ne-ndertime/ Mon, 22 Oct 2018 12:16:33 +0000 https://new.55news.al/?p=60088 Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë. Sipas saj, ortakët e lojërave të fatit ortakë të Edi Ramës shiten aksionet e tyre pak kohë para se te incohej ligji I ri për lojërat e fatit. Gjatë një dalje mediatike ajo ka lëshuar akuza ndaj kreut të […]

The post Foto/ Mbyllja e bixhozit, Zhupa: Klientët e Ramës po investojnë në ndërtime appeared first on 55 News.

]]>
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë.

Sipas saj, ortakët e lojërave të fatit ortakë të Edi Ramës shiten aksionet e tyre pak kohë para se te incohej ligji I ri për lojërat e fatit.

Gjatë një dalje mediatike ajo ka lëshuar akuza ndaj kreut të qeverisë në lidhje me lojërat e fatit.

Kompanitë e lojërave të fatit klientë të Edi Ramës po i investojnë paratë në ndërtime me lejen  e Ramës, tha Zhupa.

Rasti me flagrant është Apex ku aksioneri shqiptar ka shitur aksionet e tij pak kohë para daljes ne tregun politik të idesë së mbylljes së lojërave të fatit.

Deklarata e plotë:

Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën  e ndërtimit me lejen e Edi Ramës.

Rasti më flagrant është ai i kompanisë APEX, kompania më e madhe e bixhozit në Shqipëri. Një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojrave e fatit.

Partia Demokratike po publikon sot për herë të parë kontratën e shitjes së 16 % të aksioneve prej rreth 500 mijë euro nga klienti i Edi Ramës tek partneri i tij austriak i APEX-it.

Me tërheqjen nga biznesi i lojërave të fatit, aktiviteti i Dajlan Avdisë do të përqendrohet tek ndërtimi, një fushë tjetër që nga Departamenti Amerikan I Shtetit konsiderohet si mjet kryesor për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit.

Dajlan Avdia ka në pronësi dy kompani të mëdha ndërtimi, “Techno Alb” dhe “Invest Society”. Në emër të këtyre dy kompanive, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë dhënë disa leje ndërtimi në dy nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit – në qendër të Tiranës dhe në zonën e ish bllokut.

Me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, biznesmeni I bixhozit Dajlan Avdia brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande:

Njëra në nëntor 2017 në zemër të Bllokut,

Një tjetër në shkurt të këtij viti tek Kulla e Sahatit.

Për kullën e tretë leja u dha në muajin qershor, pak pasi klienti i Edi Ramës shiti aksionet e bixhozit. Kjo kullë do të ndërtohet mbrapa presidencës.

Lejet e ndërtimit për biznesmenin e madh të bixhozit janë një provë flagrante të mbështetjes së Edi Ramës për transferimin e veprimtarisë së pastrimit të parave nga bixhozi tek ndërtimi.

The post Foto/ Mbyllja e bixhozit, Zhupa: Klientët e Ramës po investojnë në ndërtime appeared first on 55 News.

]]>
“Murtaja” e basteve e kazinove, 132 mln euro lanë shqiptarët këtë vit në bixhoz https://55news.al/aktualitet/murtaja-e-basteve-e-kazinove-132-mln-euro-lane-shqiptaret-kete-vit-ne-bixhoz/ Tue, 09 Oct 2018 15:05:07 +0000 https://new.55news.al/?p=56400 Kryeministri premtoi masa drastike për kufizimin e industrisë së kumarit, mbylljen e qepenave të pikave të basteve më 1 janar. Këto janë detyrim nga ligji, që hyn në fuqi pas disa muajsh, efektet e të cilit u vonuan pas një ndryshimi ligjor të realizuar me nismën e deputetëve të vet mazhorancës. Gjatë këtij viti, pikat […]

The post “Murtaja” e basteve e kazinove, 132 mln euro lanë shqiptarët këtë vit në bixhoz appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri premtoi masa drastike për kufizimin e industrisë së kumarit, mbylljen e qepenave të pikave të basteve më 1 janar.

Këto janë detyrim nga ligji, që hyn në fuqi pas disa muajsh, efektet e të cilit u vonuan pas një ndryshimi ligjor të realizuar me nismën e deputetëve të vet mazhorancës.

Gjatë këtij viti, pikat e basteve dhe kazinotë njohën zgjerim. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga fenomeni që hasin në çdo rrugë e në çdo cep të qyteteve.

Për muaj të tërë, Top Channel tregoi me fakte pothuaj në çdo qytet të Shqipërisë situatën e pazakontë me kumarin dhe bastet. Kumari është ndër punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit privat, që prodhon vetëm ves, e sipas sociologëve nxit edhe krimin ordiner.

Vartësia nga lojërat e fatit u ka hequr nga xhepi shqiptarëve 132 milionë euro vetëm në një vit. Pas kësaj është rritur varfëria, e po ashtu edhe dramat familjare. Në Tiranë, Elbasan, Durrës e në të gjithë Shqipërinë, gjendja është më shumë sesa alarmante.

Në asnjë vend normal në botë, kumari nuk është kaq shumë i përhapur. Ultimatumi i kryeministrit për të mbyllur qepenët e basteve më 1 janar ishte ajo që shqiptarët donin të dëgjonin shumë vite më parë. Megjithatë, më mirë vonë sesa kurrë./Tch

The post “Murtaja” e basteve e kazinove, 132 mln euro lanë shqiptarët këtë vit në bixhoz appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ “Veliaj do ta shndërrojë qendrën e Tiranës në panair bixhozi” https://55news.al/aktualitet/video-veliaj-do-ta-shnderroje-qendren-e-tiranes-ne-panair-bixhozi/ Wed, 13 Jun 2018 12:07:48 +0000 https://new.55news.al/?p=25617 Kryetari i këshilltarëve Demokrat në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat tha se Veliaj ka në plan ta shndërrojë qendrën e Tiranës në një panair bixhozi me rastin e kampionatit botëror të futbollit. “Është rast i paprecedentë kur industria e bixhozit sponzorizohet nga institucionet e shtetit”, tha ai.

The post VIDEO/ “Veliaj do ta shndërrojë qendrën e Tiranës në panair bixhozi” appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i këshilltarëve Demokrat në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat tha se Veliaj ka në plan ta shndërrojë qendrën e Tiranës në një panair bixhozi me rastin e kampionatit botëror të futbollit.

“Është rast i paprecedentë kur industria e bixhozit sponzorizohet nga institucionet e shtetit”, tha ai.

The post VIDEO/ “Veliaj do ta shndërrojë qendrën e Tiranës në panair bixhozi” appeared first on 55 News.

]]>
“Luante bixhoz e më rrihte”, burri: Dua një shans tjetër https://55news.al/aktualitet/luante-bixhoz-e-me-rrihte-burri-dua-nje-shans-tjeter/ Wed, 13 Jun 2018 11:56:35 +0000 https://new.55news.al/?p=25615  Vjen nga veriu i Shqipërisë dhe është 26 vjeçe, por hallet që ka mbi shpinë i peshojnë më shumë se mosha. Erjola Loka është bërë sot protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku ka folur për ndarjen e saj nga bashkëshorti dhe është detyruar që të rrisë e vetme vajzën 4-vjeçare, shkruan […]

The post “Luante bixhoz e më rrihte”, burri: Dua një shans tjetër appeared first on 55 News.

]]>
 Vjen nga veriu i Shqipërisë dhe është 26 vjeçe, por hallet që ka mbi shpinë i peshojnë më shumë se mosha. Erjola Loka është bërë sot protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku ka folur për ndarjen e saj nga bashkëshorti dhe është detyruar që të rrisë e vetme vajzën 4-vjeçare, shkruan ‘BalkanWeb’. Erjola tregon se në moshën 20-vjeçare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ u njohë dhe u dashurua me Kreshnikun. Ata lidhen bashkë kurorë dhe në vitin 2014 sollën në jetë vajzën e tyre. Vitet e para te martesës shkuan shumë mire, por dy vitet e fundit ajo tregon se u dhunua në mënyrën më barbare nga bashkëshorti i saj.

Kreshniku që aktualisht është 33 vjeç të gjitha paratë që fitonte i linte në lojërat e fatit dhe nuk kujdesej me për Erjolën dhe vajzën e tij. Konfliktet nisen në banesën e tyre, madje 26-vjecarja tregon se vitin e kaluar e ka denoncuar Kreshnikun pasi ka tentuar ta gjuaj me thikë, ndërsa vajzën e ka goditur’.

“U njoha për tre muaj në ‘Facebook’, dhe pasi kishim problemin e mentalitetit u fejuam. Kishim thurur plane shumë, dhe unë vazhdimisht i thoja që si duroj dot meshkujt që luajnë bixhoz. Ai më thoshte që mos ki merak. Pasi u martuam në 2013, ngela shtatzënë, dhe kur isha 5 muajshe me vajzën kur mora vesh se ai luante bixhoz”, tha Erjola. Mes lotëve ajo pohon se për të mos prishur familjen, ajo e fali dhe vendosi të vazhdoj jetën. Ajo tha se zakonin e vjetër burri nuk e harroj, duke detyruar Erjolën që në janar të merrte vajzën dhe të largohej nga banesa.

Aktualisht ka nisur një pune dhe jeton tek e motra, ndërsa vajzën e ka lënë tek nena e saj, pasi nuk ka mundësi ta marri. Ajo tregoi në studio se çdo fillim muaj që merr rrogën shkon merr vajzën dhe çmallet me të. Kaq mjaftoi që në studio të futet në një lidhje telefonike Kreshniku, i cili ligjërisht vijon të jetë bashkëshorti i saj. Ai tha se nuk e kishte dhunuar Erjolën, ndërsa pranoi që kishte luajtur bixhoz. “Jemi ndarë që në janar. Nuk kam nerva me fol tani, ato që thotë ajo. Nuk e kam dhunuar kurrë. Asnjëherë. Denoncimin e ka bërë ajo se kemi pasur një debat si gjithë çiftet. Motra e vet ose goca e hallës së vet e ka bërë denoncimin, jo ajo. Bëmë llafe ne, por se kam dhunuar. S’jam kafshë, që ta dhunoja. S’ma ka nxjerrë kurrë në telefon. Kur është larguar ajo më ka thënë; nuk dua asgjë nga ty, i bëj të gjitha gjërat vet. Nuk i kam thënë kurrë mos hajde. Ajo vendosi vet të ikte. Unë punoj në minierë, kam hequr dorë nga bixhozi. Kam shpresa të kthehem me Erjolën. Për vajzën do përgjigjem gjithmonë, për divorcin ta bëj ajo”, tha Kreshnik Loka.

Po ashtu ai kërkoi rikthim me të, për një tjetër shans, ndërkohë që Erjola e refuzoi publikisht.
“Në këto 5 vite martesë çfarë më dhe? Asgjë, vetëm vuajtje. S’u ndjeva njëherë femër. As vajzës si ke dhënë gjë. Kur u ndamë të kam thënë eja takoje gocën. Të kam thënë gocën do e takosh dhe ke të drejtë ndaj saj. E takove në shkurt vajzën dhe i bleve një byrek dhe kafen ta pagoi xhaxhi im. Jo nuk ka më shanse për Kreshnikun. Sa herë të kam dhënë shanse unë ty? S’kthehem më”, tha ajo.

The post “Luante bixhoz e më rrihte”, burri: Dua një shans tjetër appeared first on 55 News.

]]>