bmw Archives - 55 News https://55news.al/tag/bmw/ Mon, 29 Oct 2018 06:14:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png bmw Archives - 55 News https://55news.al/tag/bmw/ 32 32 FOTOT/Së shpejti prezantohet BMW Series 8 në version kabrio https://55news.al/teknologji/fotot-se-shpejti-prezantohet-bmw-series-8-ne-version-kabrio/ Mon, 29 Oct 2018 06:14:07 +0000 https://new.55news.al/?p=62023 BMW ka vendosur që në panairin e veturave në Los Anxhelos të prezantojë Serinë e 8-të në version kabrio. Pas versionit Coupe, i prezantuar në fillim të vitit, tani prodhuesi i njohur gjerman vjen me një model me çati të hapur. BMW do të prezantojë versionin kabrio të serisë së re 8 në fund të […]

The post FOTOT/Së shpejti prezantohet BMW Series 8 në version kabrio appeared first on 55 News.

]]>
BMW ka vendosur që në panairin e veturave në Los Anxhelos të prezantojë Serinë e 8-të në version kabrio.

Pas versionit Coupe, i prezantuar në fillim të vitit, tani prodhuesi i njohur gjerman vjen me një model me çati të hapur.

BMW do të prezantojë versionin kabrio të serisë së re 8 në fund të nëntorit. Pritet që ky model të vijë me të njëjtat karakteristikat sikurse të BMW 8 Series Coupe, transmeton ksp. Kjo do të thotë se për konsumatorët do të jetë në dispozicion versioni M850i xDrive me motor benzinë 4.4-litër Bi-Turbo V8 me kapacitet prej 530 kuajfuqi, i kombinuar me marshin automatik me tetë shpejtësi.
Përveç motorit benzinë, versioni me naftë 840d xDrive do të ketë motor të rregullt Bi-Turbo me gjashtë cilindra e kapacitet prej 320 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej 8 shpejtësive.

Gjithashtu, BMW ka njoftuar se përveç versioneve Coupe dhe kabrio, do të lansojë edhe versionin Gran Coupe me 4 dyer, e cila do të debutojë pas versionit kabrio.

The post FOTOT/Së shpejti prezantohet BMW Series 8 në version kabrio appeared first on 55 News.

]]>
BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete https://55news.al/teknologji/bmw-terheq-nga-tregu-1-6-milion-automjete/ Tue, 23 Oct 2018 16:38:45 +0000 https://new.55news.al/?p=60535 Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga ftohësi mund të shkaktojë zjarr në këto automjete, transmeton ksp. Gjithashtu, BMW kishte tërhequr më parë rreth 480,000 automjete nga Azia dhe Evropa, për […]

The post BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete appeared first on 55 News.

]]>
Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën.

Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga ftohësi mund të shkaktojë zjarr në këto automjete, transmeton ksp.

Gjithashtu, BMW kishte tërhequr më parë rreth 480,000 automjete nga Azia dhe Evropa, për shkak se në Korenë e Jugut këto automjete u kaplonin nga zjarri, dhe deri më tani nuk ka pasur lëndime.

Tërheqja përfshin modelet e prodhuara brenda periudhës 2010 deri 2017, ndërsa thuhet se blerësit e veturave problematike do të kontaktohen.

The post BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete appeared first on 55 News.

]]>
BMW fiton kontroll në Kinë – Do të rrisë zotërimin në 75%, ndërkohë që Kina “hap” tregun   https://55news.al/teknologji/bmw-fiton-kontroll-ne-kine-do-te-rrise-zoterimin-ne-75-nderkohe-qe-kina-hap-tregun/ Thu, 11 Oct 2018 13:24:21 +0000 https://new.55news.al/?p=56977 Prodhuesi gjerman i makinave, BMW, tha se do të marrë kontrollin e sipërmarrjes kryesore që ka në Kinë, për 3.6 miliardë euro. Kjo është lëvizja e parë nga një prodhues makinash, ndërkohë që Pekini ka nisur të thjeshtëzojë rregullat e pronësisë, në tregun më të madh të makinave në botë. Kompania do të rrisë zotërimin […]

The post BMW fiton kontroll në Kinë – Do të rrisë zotërimin në 75%, ndërkohë që Kina “hap” tregun   appeared first on 55 News.

]]>
Prodhuesi gjerman i makinave, BMW, tha se do të marrë kontrollin e sipërmarrjes kryesore që ka në Kinë, për 3.6 miliardë euro. Kjo është lëvizja e parë nga një prodhues makinash, ndërkohë që Pekini ka nisur të thjeshtëzojë rregullat e pronësisë, në tregun më të madh të makinave në botë.

Kompania do të rrisë zotërimin në sipërmarrjen që ka me Brilliance China Automotive në 75% nga 50% dhe marrëveshja pritet të përfundojë në vitin 2022, kur rregullat që limitojnë përqindjen e kuotave të mbajtura nga ente të huaja në Kinë të hiqen.

Lëvizja ka gjasa të zëvendësojë një pjesë të prodhimit të BMW në Kinë, duke nxitur rritjen e fitimeve, ndërkohë që lufta tregtare me Washingtonin ka shtuar kostot e importit në fabrikën në Karolinën e jugut.

Lëvizja përbën gjithashtu një arritje për industrinë e makinave, që kanë pasur një limit të zotërimit në tregun Kinez prej 50% dhe detyroheshin që të ndanin fitimet me partnerët lokalë.

“Po hyjmë në një epokë të re”, tha kreu ekzekutiv i BMW, Harald Kruger, duke falënderuar kryeministrin kinez Li Keqiang, që ka shprehur hapur mbështetjen e këtij plani.

Pekini ka treguar mikpritje për prodhuesit e huaj të makinave që të shtojnë investimet në Kinë dhe ka ulur kufizimet rregullatore që frenojnë zotërimet në tregun vendas.

Ndërkohë që lufta tregtare ka marrë vrull, qeveria kineze ka premtuar të hap mëtej tregjet. BMW është një nga eksportuesit më të mëdhenj të makinave nga SHBA në Kinë, duke u përfshirë kështu në luftën tregtare.

Analistët thonë se rritja e zotërimit në Kinë mund të bëjë që BMW të zhvendosë prodhimin e modeleve X4, X5 dhe X6 në Kinë, nga Shtetet e Bashkuara, që prodhohen aktualisht.

The post BMW fiton kontroll në Kinë – Do të rrisë zotërimin në 75%, ndërkohë që Kina “hap” tregun   appeared first on 55 News.

]]>
BMW zbulon se si prodhohet Seria 3 https://55news.al/teknologji/bmw-zbulon-se-si-prodhohet-seria-3/ Wed, 10 Oct 2018 17:16:42 +0000 https://new.55news.al/?p=56777 Prodhuesi bavarez ka lëshuar 5 video që paraqesin faza të ndryshme të prodhimit të gjeneratës së re të “treshes”. Seria e re BMW 3 debutoi në panairin e veturave në Paris në fillim të tetorit. Ky model do të prodhohet në Gjermani dhe Meksikë, ndërsa Kina do të prodhojë një version me ndërprerës të zgjeruar […]

The post BMW zbulon se si prodhohet Seria 3 appeared first on 55 News.

]]>
Prodhuesi bavarez ka lëshuar 5 video që paraqesin faza të ndryshme të prodhimit të gjeneratës së re të “treshes”.

Seria e re BMW 3 debutoi në panairin e veturave në Paris në fillim të tetorit. Ky model do të prodhohet në Gjermani dhe Meksikë, ndërsa Kina do të prodhojë një version me ndërprerës të zgjeruar për tregun lokal, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, u shfaq informacioni i parë rreth çmimit të një modeli të ri në Evropë.

Gjenerata e shtatë e Serisë 3, e cila në nomenklaturën e BMW-së mbart shenjën G20, do të dalë në shitje më 19 mars 2019. Versioni më i dobët në dispozicion për blerje do të jetë 318d dizel me 150 kuaj fuqi, me çmim 37,850 euro.

Gjiganti bavarez ndoshta do të ofrojë versione të tjera shumë shpejt pas, dhe spekulohet se modeli më i lirë 318i me 150 kuaj fuqi do të kushtojë rreth 34,000 euro.

Një nga fabrikat në të cilat prodhohet seria e re e BMW-së është në Munih.

Adhuruesit e BMW-së së pari mund të shohin se si prodhohet trupi i “treshes” së re.

The post BMW zbulon se si prodhohet Seria 3 appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohen shqiptari dhe rumuni në Itali, iu gjend kokainë në BMW https://55news.al/aktualitet/arrestohen-shqiptari-dhe-rumuni-ne-itali-iu-gjend-kokaine-ne-bmw/ Mon, 01 Oct 2018 16:42:55 +0000 https://new.55news.al/?p=53996 Karabinierët kanë arritur të vënë në pranga një shqiptar dhe një rumun, pasi janë kapur nga policia me një sasi droge të llojit kokainë. Mediat vendase raportojnë se të arrestuarit janë përkatësisht 33 dhe 43 vjeç njëri nga Shqipëria e tjetri nga Rumani, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, ndërsa u është gjetur […]

The post Arrestohen shqiptari dhe rumuni në Itali, iu gjend kokainë në BMW appeared first on 55 News.

]]>
Karabinierët kanë arritur të vënë në pranga një shqiptar dhe një rumun, pasi janë kapur nga policia me një sasi droge të llojit kokainë.

Mediat vendase raportojnë se të arrestuarit janë përkatësisht 33 dhe 43 vjeç njëri nga Shqipëria e tjetri nga Rumani, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, ndërsa u është gjetur në makinën tip BMW 50 gramë kokainë.

Pas arrestimit të tyre, policia ka ushtruar kontroll në banesën e shqiptarit dhe rumunit ku kanë gjetur disa doza të vogla kokaine, që nëse do të dilnin në treg do të arrinin vlerën 12 mijë paund.

The post Arrestohen shqiptari dhe rumuni në Itali, iu gjend kokainë në BMW appeared first on 55 News.

]]>
“Karteli” i makinave gjermane, BE: VW, BMW dhe Daimler kanë parandaluar teknologjinë e pastër https://55news.al/teknologji/karteli-i-makinave-gjermane-be-vw-bmw-dhe-daimler-kane-parandaluar-teknologjine-e-paster/ Tue, 18 Sep 2018 15:07:30 +0000 https://new.55news.al/?p=50161 Rregullatorët e Bashkimit Europian po hetojnë nëse BMW, Daimler dhe Volkswagen janë bashkuar për të parandaluar prezantimin e teknologjive të pastra, diçka që mund të përkthehet në gjoba të mëdha për prodhuesit gjermanë. Komisioni Europian bëri të ditur se “rrethi i pestë”, që përfshin BMW, Daimler, Volkswagen, Audi dhe Porshce, kanë zhvilluar takime ku dyshohet […]

The post “Karteli” i makinave gjermane, BE: VW, BMW dhe Daimler kanë parandaluar teknologjinë e pastër appeared first on 55 News.

]]>
Rregullatorët e Bashkimit Europian po hetojnë nëse BMW, Daimler dhe Volkswagen janë bashkuar për të parandaluar prezantimin e teknologjive të pastra, diçka që mund të përkthehet në gjoba të mëdha për prodhuesit gjermanë. Komisioni Europian bëri të ditur se “rrethi i pestë”, që përfshin BMW, Daimler,

Volkswagen, Audi dhe Porshce, kanë zhvilluar takime ku dyshohet se kanë bashkëpunuar për të limituar prezantimin e sistemeve të kontrollit të ndotjes për makinat e shitura në Europë.

“Këto teknologji synojnë që t’i bëjnë makinat për pasagjerë më pak të dëmshme për mjedisin. Nëse vërtetohet, këto marrëveshje mund t’i kenë larguar mundësinë konsumatorëve që të blejnë makina më pak ndotëse, pavarësisht teknologjisë që kanë në dispozicion prodhuesit”, deklaroi komisionerja e konkurrencës, Margrethe Vestager.

Komisioni deklaroi se teknologjitë përfshijnë sistemet e reduktimit selektiv katalitik, që redukton oksidin e nitrogjenit nga makinat me naftë, si dhe filtrat “Otto” që reduktojnë ndotjen nga makinat me benzinë.

Komisioni Europian deklaroi se prodhuesit gjermanë kanë diskutuar gjithashtu për çështje të tjera teknike, si rregulla të përbashkëta për pjesët e makinave dhe procedurat e testimit, por nuk kishte mjaftueshëm prova që këto takime ishin anti-konkurrencë.

Kompanitë mund të përballen me një gjobë sa 10% e xhiros globale, nëse thyejnë rregullat e Bashkimit Europian. Industria e makinave ka marrë gjoba prej miliarda euro në të gjithë botën, për fiksimin e çmimeve të pjesëve të shumta të makinave.

The post “Karteli” i makinave gjermane, BE: VW, BMW dhe Daimler kanë parandaluar teknologjinë e pastër appeared first on 55 News.

]]>
10 BMW më të mira të të gjitha kohërave https://55news.al/lifestyle/10-bmw-me-te-mira-te-te-gjitha-koherave/ Tue, 15 May 2018 12:37:58 +0000 https://new.55news.al/?p=15945 The post 10 BMW më të mira të të gjitha kohërave appeared first on 55 News.

]]>
The post 10 BMW më të mira të të gjitha kohërave appeared first on 55 News.

]]>
Probleme për BMW, ja sa makina tërheq nga tregu Britanik https://55news.al/lifestyle/probleme-per-bmw-ja-sa-makina-terheq-nga-tregu-britanik/ Wed, 09 May 2018 13:40:15 +0000 https://new.55news.al/?p=13888 Prodhuesi gjerman i makinave njoftoi fillimisht për tërheqjen e automjeteve të tij nga tregu në Britaninë e Madhe, pasi Narayan Gurung, që po udhëtonte me bashkëshorten në ditën e Krishtlindjes së vitit 2016, humbi jetën kur “Ford Fiesta” i tyre u përplas me një pemë për të evituar një BMË me defekt, në Guildford, Surrey. […]

The post Probleme për BMW, ja sa makina tërheq nga tregu Britanik appeared first on 55 News.

]]>
Prodhuesi gjerman i makinave njoftoi fillimisht për tërheqjen e automjeteve të tij nga tregu në Britaninë e Madhe, pasi Narayan Gurung, që po udhëtonte me bashkëshorten në ditën e Krishtlindjes së vitit 2016, humbi jetën kur “Ford Fiesta” i tyre u përplas me një pemë për të evituar një BMË me defekt, në Guildford, Surrey.

BMË-ja kishte pësuar një defekt elektrik, që kishte bërë që dritat e saj të mos funksiononin, duke bërë që mjeti të mbetej i ndaluar në errësirë në një rrugë kryesore.

Një hetim i autoriteteve doli në përfundimin se defekti mund të përsëritej në një numër më të madh automjetesh. Kohët e fundit u bë e ditur, madje, se BMË-ja nuk kishte informuar Agjencinë britanike të Standardeve të Automjeteve për defektin elektrik në disa prej makinave të saj.

Sipas një hetimi, kompania kishte marrë ankesa për një problem elektrik që në vitin 2011. BMË-ja kishte tërhequr nga tregu në SHBA plot 500 mijë makina në vitin 2013, po ashtu edhe në Australi, Kanada dhe Afrikën e Jugut.

The post Probleme për BMW, ja sa makina tërheq nga tregu Britanik appeared first on 55 News.

]]>
Vlorë/ Policia përplas një mjet tip “BMW”, lëndohet drejtuesi https://55news.al/aktualitet/vlore-policia-perplas-nje-mjet-tip-bmw-lendohet-drejtuesi/ Sun, 15 Apr 2018 13:35:18 +0000 https://new.55news.al/?p=6363 Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku makina e policisë ka përplasur një mjet tjetër. Nga ky aksident është lënduar drejtuesi i mjetit tip “BMW” dhe njëri prej policëve.  Shoferi i mjetit me targë AA556TB ka marrë plagë në kokë. Identiteti i drejtuesit të BMW-së nuk dihet ende.

The post Vlorë/ Policia përplas një mjet tip “BMW”, lëndohet drejtuesi appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku makina e policisë ka përplasur një mjet tjetër. Nga ky aksident është lënduar drejtuesi i mjetit tip “BMW” dhe njëri prej policëve.  Shoferi i mjetit me targë AA556TB ka marrë plagë në kokë. Identiteti i drejtuesit të BMW-së nuk dihet ende.

The post Vlorë/ Policia përplas një mjet tip “BMW”, lëndohet drejtuesi appeared first on 55 News.

]]>
Digjet “BMW”-ja luksoze në oborrin e shtëpisë/ Çfarë u tha në polici? https://55news.al/aktualitet/digjet-bmw-ja-luksoze-ne-oborrin-e-shtepise-cfare-u-tha-ne-polici/ Sat, 07 Apr 2018 12:23:25 +0000 https://new.55news.al/?p=4222 Është djegur tërësisht një automjet luksoz tip “BMW” Seria 7 në lagjen ‘4 Heronjtë’ të Vlorës. Nga të dhënat që ka ofrusr policia ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç. Sipas policisë mjeti është djegur tërësisht, ndërkohë […]

The post Digjet “BMW”-ja luksoze në oborrin e shtëpisë/ Çfarë u tha në polici? appeared first on 55 News.

]]>
Është djegur tërësisht një automjet luksoz tip “BMW” Seria 7 në lagjen ‘4 Heronjtë’ të Vlorës.

Nga të dhënat që ka ofrusr policia ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç.

Sipas policisë mjeti është djegur tërësisht, ndërkohë kanë nisur hetimët pqr të zbuluar autorët e këtij veprimi.

Pronari i mjetit ka deklaruar para policisë se nuk kishte dijeni kush mund të ishin autorët dhe se nuk kishte konflikte me njeri. 

The post Digjet “BMW”-ja luksoze në oborrin e shtëpisë/ Çfarë u tha në polici? appeared first on 55 News.

]]>