borxhi Archives - 55 News https://55news.al/tag/borxhi/ Mon, 06 Apr 2020 12:33:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png borxhi Archives - 55 News https://55news.al/tag/borxhi/ 32 32 Koronavirusi, Qeveria merr 100 milionë euro borxh me interes 1,96% https://55news.al/politike/koronavirusi-qeveria-merr-100-milione-euro-borxh-me-interes-1-96/ Mon, 06 Apr 2020 12:33:56 +0000 https://new.55news.al/?p=154538 Paraditen e sotme, Banka e Shqipërisë emetoi obligacionin për llogari të qeverisë shqiptare. Në njoftimin paraprak ishte e bërë e ditur se në ankand do të merrej një borxh prej 120 milionë eurosh. Por, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur për A2 se qeveria ka marre gjithsej 100 milionë euro, ndërsa u ofruan […]

The post Koronavirusi, Qeveria merr 100 milionë euro borxh me interes 1,96% appeared first on 55 News.

]]>
Paraditen e sotme, Banka e Shqipërisë emetoi obligacionin për llogari të qeverisë shqiptare. Në njoftimin paraprak ishte e bërë e ditur se në ankand do të merrej një borxh prej 120 milionë eurosh.

Por, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur për A2 se qeveria ka marre gjithsej 100 milionë euro, ndërsa u ofruan nga bankat dhe qytetarët në total 163,9 milionë euro.

Ky borxh është marrë me interes 1,96%, më lart sesa kuponi indikativ prej 1,8%, që kishte dalë obligacioni fillimisht. Burimet e mësipërme bëjnë gjithashtu të ditur se 6-7 milionë euro u ofruan nga qytetarët dhe pjesa tjetër nga bankat.

Ky është obligacioni i shtatë që Banka e Shqipërisë emeton në valutë dhe me vlerën më të lartë. Marrja e borxhit në tregun vendas është një zgjidhje e mirë nga ana e qeverisë, në kushtet kur shmang interesat e larta që janë aktualisht në tregun ndërkombëtar dhe nga ana tjetër, iu jep paratë e interesave qytetarëve të saj.

The post Koronavirusi, Qeveria merr 100 milionë euro borxh me interes 1,96% appeared first on 55 News.

]]>
‘TAP’ nxjerr zbuluar qeverinë ‘Rama’/ Projekti drejt fundit, financat futen në krizë https://55news.al/ekonomi/tap-nxjerr-zbuluar-qeverine-rama-projekti-drejt-fundit-financat-futen-ne-krize/ Thu, 24 Oct 2019 06:24:21 +0000 https://new.55news.al/?p=124958 Mbarimi i projektit TAP po e nxjerr zbuluar ekonominë vendase. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga TVSH e brendshme, një tregues direkt i konsumit në ekonomi, kanë rënë me 48%, rënia më e thellë të paktën në dekadën e fundit. Financat sqaruan zyrtarisht se efekti kryesor ka ardhur nga […]

The post ‘TAP’ nxjerr zbuluar qeverinë ‘Rama’/ Projekti drejt fundit, financat futen në krizë appeared first on 55 News.

]]>

Mbarimi i projektit TAP po e nxjerr zbuluar ekonominë vendase. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga TVSH e brendshme, një tregues direkt i konsumit në ekonomi, kanë rënë me 48%, rënia më e thellë të paktën në dekadën e fundit.

Financat sqaruan zyrtarisht se efekti kryesor ka ardhur nga fakti që gazsjellësi TAP është drejt fundit dhe kompanitë nënkontraktore të TAP, që janë kryesisht të huaja, nuk kanë më aktivitet. “Ecuria e TVSH për 9-mujorin nuk ka qenë në nivelet e duhura, por kjo jo si pasojë e informalitetit. Janë tregues të gazsjellësit TAP, i cili nuk ka pasur ndikim në këtë vit sa ka pasur vitet e mëparshme.

Ndërkohë që është edhe ndikimi i energjisë elektrike që vitin e shkuar ka pasur një kontribut të lartë në rritjen ekonomike por jo këtë vit. Ecuria e TAP gjithashtu ka qenë e lidhur ngushtë edhe me nënkontraktorët, kryesisht ndërtimin dhe normalisht do reflektohet edhe më gjerë”, pohoi pak ditë më parë drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në shtator u mblodhën vetëm 1.85 miliardë euro nga TVSH e brendshme, nga 3.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën janar- shtator, të ardhurat ranë me gati 22%, performanca më e keqe në vite.

Kjo tendencë tregon se sa e dobët është ekonomia vendase, teksa është e varur kaq shumë nga vetëm një projekt. TAP është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në ekonominë shqiptare, me një vlerë prej 1.5 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare, por me futjen e tij në tokë, efekti mbaron (Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të përdorur gazin, të paktën në afatin e mesëm).

Efekt tjetër në rënien e të ardhurave të TVSH-së ka dhënë ulja e prodhimit të energjisë dhe mbyllja e aktivitetit të lojërave të fatit.

Të ardhurat për 9-mujorin ndihmohen nga amnistia e dividendit dhe lejet e ndërtimit, buxhetit i mungojnë 65 mln euro

Të ardhurat në total për periudhën janar-shtator arritën në 343 miliardë lekë, me një rritje prej 4.2% me bazë vjetore. Në krahasim me planin, buxhetit i mungojnë rreth 8 miliardë lekë, ose rreth 65 milionë euro

Të ardhurat totale nga TVSH-ja, që është zëri kryesor në buxhet që sjell mbi 30% të të hyrave në total, ranë me 4.4%, të ndikuara nga performanca e dobët e TVSH-së së brendshme.

Në rënie të fortë me 8.6% ishin dhe të ardhurat nga taksa nacionale, si rrjedhojë e ecurisë së dobët të mineraleve.

Të ardhurat nga tatimfitimi u rritën me 11.5%, ndërsa ato nga akciza me 4.7%.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore ishin pozitive, me plus 5.5%.

Rritjen më të fortë e shënoi tatimi mbi të ardhurat personale, me 33%, i ndikuar nga ulja e tatimit mbi dividend nga 15% në 8%, me efekt prapaveprues dhe për vitet e mëparshme, çka bëri që bizneset të nxitonin të shpërndanin fitimet deri në shtator, kur ishte dhe afati i fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat nga dividendi në janar-shtator të këtij viti ishin rreth 11 miliardë lekë (90 milionë euro), me trefishim në raport me vitin e mëparshëm.

Në rritje të fortë ishin dhe taksat lokale, me 31%, ku efektin kryesor e kanë dhënë arkëtimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si rrjedhojë e lejeve të ndërtimit të dhëna kryesisht në Tiranë.

Duke përjashtuar efektin e dividendit dhe taksave lokale, rritja e të ardhurave është pothuajse zero.

ImageImageImage

 

The post ‘TAP’ nxjerr zbuluar qeverinë ‘Rama’/ Projekti drejt fundit, financat futen në krizë appeared first on 55 News.

]]>
Qytetarët të përpiktë në pagesa, shteti dhe bizneset e mëdha 588 milion euro borxh! https://55news.al/ekonomi/qytetaret-te-perpikte-ne-pagesa-shteti-dhe-bizneset-e-medha-588-milion-euro-borxh/ Thu, 17 Oct 2019 08:48:54 +0000 https://new.55news.al/?p=123622 Paguesit më të rregullt të energjisë elektrike në vend mbeten familjarët të cilët kanë vijuar të ulin borxhin e tyre ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në gusht borxhi që kjo kategori i kishte OSHEE-së ishte 380 milionë euro duke shënuar rënie me 3 për qind në raport […]

The post Qytetarët të përpiktë në pagesa, shteti dhe bizneset e mëdha 588 milion euro borxh! appeared first on 55 News.

]]>
Paguesit më të rregullt të energjisë elektrike në vend mbeten familjarët të cilët kanë vijuar të ulin borxhin e tyre ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në gusht borxhi që kjo kategori i kishte OSHEE-së ishte 380 milionë euro duke shënuar rënie me 3 për qind në raport me fundin e vitit 2018. Ajo që vihet re është tendenca në ulje e këtij borxhi të akumuluar nga kategoria e familjarëve vit pas viti duke nisur nga viti 2014 kur totali ishte 451 milionë euro dhe përkon me nisjen e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të jashtëligjshme si dhe futjen në skemën e pagesë së debitorëve afatgjatë përmes skemave të ndryshme që përfshinin aktmarrëveshje.

Por teksa për familjarët kanë ulje të borxhit krejt e kundërta ka ndodhur këtë vit me institucionet jo buxhetore që kryesisht janë ujësjellësit, shkollat e kopshtet që kanë një borxh të akumuluar ndër vite. Këto të fundit kanë rritur borxhin gjatë këtij viti me 2.45 milionë euro duke regjistruar në fund të periudhës së raportimit që korrespondon me gushin 2019 një total prej 84.62 milionë euro. Në fund të 2018-ës ky borxh ishte 74.66 milionë euro. E njëjta situatë paraqitet edhe tek borxhi që privatët kanë ndaj OSHEE që nënkupton bizneset. Këto të fundit kanë rritur nga viti 2018 deri në gusht 2019 me 3.63 milionë euro borxhin që në total deri në gusht 2019 llogaritet 95.5 milionë euro.

Institucionet buxhetore, të cilat mbajnë edhe pjesën më të vogël të borxhit në totalin që të gjithë kategoritë i detyrohen Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, deri në gusht 2019 kishin 28.17 milionë euro të pashlyera. në raport me fundin e 2018 edhe institucionet në varësi direkte nga buxheti i shtetit kanë rritur detyrimet me jo pak por 2.49 milionë euro.

Tek institucionet debitore një pjesë të borxhit e kanë edhe bashkitë të cilat kanë fatura të akumuluara nga mospagesa e ndriçimit rrugor në qytet.

E ndërkohë që mali me borxhe ndaj OSHEE-së ka vit pas viti ulje falë meritës së pagesave të rregullta nga familjarët, kategoritë e tjera kanë shfaqur luhatje të tendencës herë duke i ulur detyrimet e herë duke i rritur ato. Aktualisht vetë OSHEE ka deklaruar se ndodhet në një situatë të vështirë financiare e lidhur kjo me blerjet e larta në tregun e lirë për shkak të mungesës së shirave e për rrjedhojë prodhimit të KESH.

Në total borxhi për të gjithë kategoritë është 72.3 miliardë lekë apo 588 milionë euro. Kjo shifër ka mbetur e pandryshuar nga viti 2013 si rrjedhojë e rritjes së detyrimeve nga institucionet buxhetore dhe jo buxhetore, ndryshe nga pagesat e familjarëve që ishin në ulje.

Pas një uljeje të stokut të borxhit në 2015, ai u rrit sërish në vitet e mëpasshme./Monitor

The post Qytetarët të përpiktë në pagesa, shteti dhe bizneset e mëdha 588 milion euro borxh! appeared first on 55 News.

]]>
Tabaku: KLSH zbulon manipulimin, qeveria fshehu 610 milionë euro borxh https://55news.al/politike/tabaku-klsh-zbulon-manipulimin-qeveria-fshehu-610-milione-euro-borxh/ Wed, 16 Oct 2019 09:06:50 +0000 https://new.55news.al/?p=123395 “Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij”. Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar […]

The post Tabaku: KLSH zbulon manipulimin, qeveria fshehu 610 milionë euro borxh appeared first on 55 News.

]]>
“Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij”.

Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë euro borxh.

Sipas saj, kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës.

Tabaku tha se fshehja e shifrës së borxhit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manipulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut.

Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2%. E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%“, u shpreh Tabaku.

Duke renditur me pika borxhet që u janë fshehur shqiptarëve ajo tha:

-Detyrimet për investime, vendime gjyqësore etj janë rreth 173 milionë euro.

-Detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro.

-Borxhe për tatim fitim ndaj biznesit 124 milionë euro.

-Detyrime gjyqësore në avokaturën e shtetit, po ashtu 124 milionë euro.

-Dhe Detyrime gjyqësore ndërkombëtare 26 milionë euro.

Totali i borxhit të paraportuar, të fshehur nga qeveria e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro. Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë.  Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, kryeministri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëve si të jenë feudi i tij personal ka shkatërruar çdo institucion dhe ka përçudnuar kushtetutën e vendit“, tha ndër të tjera Tabaku.

 

 

The post Tabaku: KLSH zbulon manipulimin, qeveria fshehu 610 milionë euro borxh appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët po marrin shumë kredi, 6 në 10 borxhinj bankash jetojnë në Tiranë https://55news.al/ekonomi/shqiptaret-po-marrin-shume-kredi-6-ne-10-borxhinj-bankash-jetojne-ne-tirane/ Sat, 31 Aug 2019 07:15:23 +0000 https://new.55news.al/?p=115837 Dukuria që prej vitesh ka përfshirë Europën dhe kontinentet e tjera, po bëhet e tillë dhe në Shqipëri: Shqiptarët kanë kthyer sytë nga bankat dhe ca institucione financiare jobankare, për të mbijetuar ose përmirësuar jetesën. Tirana është qarku që mban peshën më të madhe të kredive të dhëna ndaj individëve. Të dhënat zyrtare nga Banka […]

The post Shqiptarët po marrin shumë kredi, 6 në 10 borxhinj bankash jetojnë në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>

Dukuria që prej vitesh ka përfshirë Europën dhe kontinentet e tjera, po bëhet e tillë dhe në Shqipëri: Shqiptarët kanë kthyer sytë nga bankat dhe ca institucione financiare jobankare, për të mbijetuar ose përmirësuar jetesën.

Tirana është qarku që mban peshën më të madhe të kredive të dhëna ndaj individëve.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se 60% e huave që bankat tregtare kanë dhënë për individët janë të përqendruara në kryeqytet.

Analiza sipas shpërndarjes gjeografike tregon se rreth 67.4% e këtyre kredive janë në segmentin e kredisë hipotekare, e cila reflekton dhe përqendrimin më të madh të kërkesës për blerje banesash në këtë qark, por edhe zhvillimin më të shpejtë urban dhe demografik të këtij qarku.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për tendencat në kreditim, pas Tiranës, tre qarqet e tjera që mbajnë peshë në portofolin e kredisë për individë, janë Durrësi, Vlora dhe Shkodra.

Nga ana tjetër, shpërndarja gjeografike e kredisë konsumatore rezulton më e njëtrajtshme, ku vetëm 46.3% e kredisë për këtë segment është e përqendruar në kryeqytet.

Ekspertët e bankës së Shqipërisë vlerësojnë se zgjerimi i portofolit të kredisë konsumatore në vitet e fundit reflekton, ndër të tjera, përmirësimin në tregun e punës dhe marrëdhëniet me bankat, e rrjedhimisht lehtësimin e aksesit të individëve në sistemin bankar.

Në gjysmën e parë të këtij viti, kredia për individë vlerësohet në rreth 12.2% të prodhimit kombëtar. Ky raport është luhatur në të njëjtat nivele në tre vitet e fundit, duke konfirmuar ecurinë e qëndrueshme të këtij portofoli në raport me rritjen ekonomike në vend.

Por nga ana tjetër është shtuar shumë kredia me shuma të vogla. Janë ca të ashtuquajtura jobanka, të cilat, siç shprehet një kreditore e tyre, i thyejnë në mes shqiptarët me kamata të larta që shkojnë deri afro 100 për qind për 2 vjet ose 50 për qind në vit.

Kështu nëse merr 100 mijë lekë për 24 muaj, në total do të paguash 195 840 lekë!

 
 

The post Shqiptarët po marrin shumë kredi, 6 në 10 borxhinj bankash jetojnë në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
A është PPP borxh? https://55news.al/politike/a-eshte-ppp-borxh/ Sun, 25 Aug 2019 07:13:45 +0000 https://new.55news.al/?p=114978 Nga Jorida Tabaku      Përballë fakteve kushdo duhet të dorëzohet pasi ato janë kokëforte. Aq më tepër kur flasin për financat publike dhe tregojnë se si borxhi I lartë prej 83% të PBB-së sjell rritjen e taksave për bizneset dhe qytetarët. Gjatë këtyre 6 viteve Partia Demokratike ka folur për shumë afera korruptive dhe ka […]

The post A është PPP borxh? appeared first on 55 News.

]]>
Nga Jorida Tabaku 
 
 

Përballë fakteve kushdo duhet të dorëzohet pasi ato janë kokëforte. Aq më tepër kur flasin për financat publike dhe tregojnë se si borxhi I lartë prej 83% të PBB-së sjell rritjen e taksave për bizneset dhe qytetarët.

Gjatë këtyre 6 viteve Partia Demokratike ka folur për shumë afera korruptive dhe ka bërë shumë denoncime për ekonominë. Në kuadrin e tyre vjedhja me PPP mund të konsiderohet si skema më korruptive, keqbërëse dhe me ndikim më afatgjatë më ekonominë e një vendi që mund të ketë ndodhur ndonjëherë!

Jo vetëm pse kontratat janë me kosto të fryra, janë dhënë kompanive të lidhura me qeverinë, janë dhënë në shkelje të plotë të çdo procedure ligjore por këto kontrata janë duke e futur vendin më një rrezik fiskal dhe financat publike në një rrezik të paprecedentë për borxhin që po kontraktohet! Sot këto kontrata arrijmë vlerën e 2,2 mld euro!

Dy vjet më parë Partia Demokratike prezantoi më kuvend amendamente për buxhetin ku kërkohej që kontratat e PPP të llogariteshin në borxhin publik!

Si atëherë edhe tani Ministria e Ekonomisë dhe Financave gënjen publikisht në lidhje me Borxhin Publik dhe koncesionet. Në bazë të standarteve të Kontabilitetit ESA 2010 buxheti duhet të shoqërohet me një Footnote për detyrimet që do të ketë qeveria ndaj koncesionarit. Në standardin e IPSAS 32, koncesionet duhet të njihen si borxh në momentin që lidhet kontrata koncesionare, duke reflektuar kështu detyrimin e qeverisë,këto dy kritere dhe standarte të kontabilitetit duhet të detyrojnë Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave që të përllogarisë PPP-të si Borxh Publik. Kjo do të sillte kapërcimin e borxhit publik në 83% të PBB-së.

Mirëpo qeveria e interesuar që të mbulojë diellin e borxhit me shoshë ka vendosur që të paraqesë alibi në kurriz të së vërtetës. Mjafton të kujtojmë që kur opozita fliste për rritjen e borxhit publik, qeveria fshihej pas emrit të FMN-së për të deklaruar se ajo nuk po kritikonte PPP-të. Por kur FMN deklaroi se PPP-të përbëjnë rrezik për buxhetin e shtetit dhe “Gjithashtu risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ata që lidhen me PPP.” Qeveria nisi të kryente disa “ndryshime” që më shumë qenë makiazh.

Raportet e shumta ndërkombëtare nga ato më të specializuara si FMN apo të BB-së e deri tek raportet e Komisionit Europian dhe DASH faktojnë rrezikun real që PPP ka për buxhetin. Të gjitha këto raporte nxjerrin zbuluar ministrinë që në fillim arsyetoi se nuk janë shqiptarët që paguajnë PPP-të por buxheti i shtetit, pastaj u justifikua se nuk mund të ishin borxh publik kontratat me miliarda lekë që shpërndahen në xhepat e oligarkëve.

Mjafton të shohim disa nga kontratat e PPP për të kuptuar kushtet e pafavorshme që ka buxheti i shtetit. Sipas një studimi të Intelligence Unit simotër e revistës The Economist, Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon në lidhje me maturimin e kontratave koncesionare, të cilat janë të pastudiuara dhe të pamatura dhe të gjitha me oferta të pakërkuara. Është turp që në Shqipërimë e 2019 të mos ketë shteti një studim të vetëm por të bazohet në projektet që sjell privati! Vetëm kaq do të mjaftonte për të kuptuar gënjeshtrën e madhe që po ushqen qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Shembullin më të mirë se pse këto kontrata janë borxh janë vetë dokumentet e paraqitura në këto kontrata. Le të shohim dy raste që janë diskutuar gjatë: kontrata e rrugës Milot-Balldren dhe ajo e shkollave në Tiranë. Në të dyja kontratat vetë qeveria shprehimisht thotë se biznesi konsiderohet që po i jep borxh shtetit dhe për këte risk do të angazhohet qeveria që t’u ofrojë mbulimin e riskut. Në rastin e shkollave me PPP që ndërtohen në Tiranë kosto e tyre është 54 mln euro por qeveria paguan 70 mln euro pasi I mbulon riskun e dështimit biznesit. E njëjta logjikë zbatohet edhe në kontratën e rrugës Milot-Balldren , ku jashtë çdo arsye ekonomike shteti I del garant riskut të biznesit duke I paguar 296 mln euro për një projekt me kosto 100 mln euro!

Një skemë e ngjashme ndodh edhe në PPP e inceneratorëve ku qeveria megjithëse do t’I paguajë 178 mln euro kompanisë kontratat e saj me Bashkinë e Tiranës dhe cdo institucion publik e detyrojnë të paguajnë kompanisë e Klodian Zotos dhe miqve të tij 29 euro/ton nga buxheti i qytetarëve të Tiranës. Pra miliona euro shtesë mbi kontratën multimilionëshe që nuk janë vetëm se taksat e qytetarëve që shkojnë në xhepin e oligarkëve.

Ajo çfarë Ministria e Ekonomisë dhe Financave përpiqet të fshehë është pikërisht ky skandal. Si ministri paraardhës dhe ministrja aktuale e kanë të qartë që nëse PPP do të kategorizoheshin si Borxh Publik, sikundër e kërkojnë dhe standartet kontabël, fabula e PPP-ve që nuk paguhen nga taksat e shqiptarëve do të bie një herë e mirë. Mirëpo ajo çfarë nuk shmangin dot qeveritarët është rritja e vazhdueshme e taksave si dhe shpikjet e tarifave për të mbajtur në këmbë një shtet të shkërrmoqur nga vjedhjet me PPP.

Skema me 2,2 mld borxh që është një buxhet jashtë buxhetit, së bashku me skemën e korporatës të investimeve janë dy vjedhjet më të mëdha dhe dy skemat më tinëzare që ka inxhinieruar kjo qeveri dhe kryearkitekti djallëzor i saj, Rama!

The post A është PPP borxh? appeared first on 55 News.

]]>
FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 69.9%, duhen masa urgjente kundër PPP-ve https://55news.al/politike/fmn-borxhi-i-shqiperise-arrin-69-9-duhen-masa-urgjente-kunder-ppp-ve/ Mon, 06 May 2019 13:14:01 +0000 https://new.55news.al/?p=98487 Teksa borxhi publik nuk po ulet dhe detyrimet e prapambetura po shtohen, qeveria shqiptare duket se nuk ka më mjete për të përmirësuar situatën. Kështu la të kuptoje sot Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë në një komunikim me median në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes. Martinj tha se diskutimet me autoritet […]

The post FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 69.9%, duhen masa urgjente kundër PPP-ve appeared first on 55 News.

]]>
Teksa borxhi publik nuk po ulet dhe detyrimet e prapambetura po shtohen, qeveria shqiptare duket se nuk ka më mjete për të përmirësuar situatën. Kështu la të kuptoje sot Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë në një komunikim me median në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes.

Martinj tha se diskutimet me autoritet shqiptare u fokusuan tek pikat e dobëta dhe tek rrisqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të vendit. Ai tha se perspektiva ekonomike e Shqipërisë është e favorshme, por këtë vit do të jetë më e moderuar. Ekonomia më 2019 do të rritet vetëm 3.5 % dhe në periudhën afatmesme me rreth 4%.

Deficiti fiskal ka rënë, por këtë pritet të arrijë në 2,5 %. Deficiti do të rritet nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura, por edhe nga dobësitë në të ardhura, tha shefi i FMN-së

Borxhi publik më 2018 ishte 69.9 për qind duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura, por pritet ulje këtë vit. Qeveria raportoi se borxhi i Shqipërisë ishte 67.1% në fund të vitit 2018. Qeveria nuk përfshin detyrimet e prapambetura në përllogaritjen e borxhit ndërsa Fondi i përfshin.

Përfaqësuesi i FMN-së vuri në dukje se, politika fiskale ka shumë pak hapësire për të mbuluar detyrimet e prapambetura dhe detyrimet që lindin nga PPP-të.

Në rekomandojmë uljen e rreziqeve fiskale. Specifikisht në mendojmë se korrigjimet duhet të vijnë nga të ardhurat fiskale, pasi shpenzimet nuk mund të ulen më tej.

Ai tha se nevojitet veprim i menjëhershëm për  uljen e detyrimeve të prapambetura, dhe për rimbursimin në kohë të TVSH-së.  Stoku duhet të shlyhet sa më shpejt të jetë  i mundur, tha Martinj.

Ai tha se duhet përmirësohet administrimi i borxhit dhe rekomandoi rikthimin e emetimit të bonove afatshkurtra 3 dhe 6 mujore. FMN sugjeroi se duhet nxitur reforma për krijimin e një tregu likuid të brendshëm.

Ai tha se nxit autoritetet të ulin rreziqet nga kontrata koncensionare PPP nëpërmjet ndryshimeve të fundit ligjore dhe të pezullojnë propozimet e pakërkuara.

Kufizimi i rreziqeve fiskale kërkon përmirësim të administrimit të kompanive energjetikë dhe autoritetet duhen të cojnë më tej reformat në sektorin e energjitikës, tha përfaqësuesi i Fondit

Nevojiten masa të mëtejshme për të reduktuar rrisqet që vijnë nga sistemi financiar, duke zbatuar kuadrin ligjor mbi falimentin.

Ministria e Financave Anila Denaj tha se qeveria është duke bërë hapa para për të minimizuar rrezikun që vijnë nga kontratat PPP në përputhje me kornizën afatmesme.

Gjithashtu ajo tha se po monitorohen ndërmarrjet shtetërorë dhe se këtë vit do të shlyehen të gjitha detyrimet e prapambetura

Ajo tha se synohet një proces i gjere konsultimi të gjërë për paketën fiskale ku përfshihet edhe asistenca e FMN. Do të synojmë përmirësim të mëtejshëm mbi analizën e rriskut, tha Denaj.

Guvernatori i Bankë së Shqipërisë Genti Sejko tha se ekuilibrat makroekonomikë të ekonomisë shqiptare janë përmirësuar. Rritja e pagave dhe e punësimit ka ndikuar në rritjen e inflacionit, por kërkesa është ende e pamjaftueshme për rritjen e inflacionit në objektiv. Likuiditeti në sektorin bankar është i bollshëm, interesat e kredive janë të ulta dhe kursi i këmbimit është iu qëndrueshëm, tha Sejko. Kreditë me probleme janë në trend rënës. Konsolidimi i sistemit bankar do të ndihmojë kreditimin.

Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018 kemi forcuar stimulin monetar dhe kemi zbutur luhatjet në tregun valutor. Perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive, duke nxitur rritjen e punësimit dhe të pagave.

Balanca e rreziqeve është në kahun e poshtëm. Tensionet politike në vendit dhe zhvillimet në sektorin e jashtëm rrisin rreziqet. Reformat strukturore duhet të jene ambicioze, largpamëse dhe gjithëpërfshirëse. Banka do të jetë e angazhuar në agjendën e zhvillimit./MONITOR

The post FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 69.9%, duhen masa urgjente kundër PPP-ve appeared first on 55 News.

]]>
Borxhi zë borxhin, aktorët e Gjilanit 7 muaj pa paga https://55news.al/kulture/borxhi-ze-borxhin-aktoret-e-gjilanit-7-muaj-pa-paga/ Sun, 14 Apr 2019 15:50:27 +0000 https://new.55news.al/?p=94821 Nga Dionesa Ebibi Gjatë muajit prill do të jepen dhjetë shfaqje në Teatrin e Qytetit në Gjilan. Aktorët janë të gatshëm të ngjiten në skenë edhe pse ka shtatë muaj që nuk janë paguar për punën e tyre, shkruan Gazeta “Zëri”. Situata e ngjashme që mbizotëron nëpër teatrot e Kosovës e ka rrëmbyer edhe Teatrin […]

The post Borxhi zë borxhin, aktorët e Gjilanit 7 muaj pa paga appeared first on 55 News.

]]>
Nga Dionesa Ebibi

Gjatë muajit prill do të jepen dhjetë shfaqje në Teatrin e Qytetit në Gjilan. Aktorët janë të gatshëm të ngjiten në skenë edhe pse ka shtatë muaj që nuk janë paguar për punën e tyre, shkruan Gazeta “Zëri”.

Situata e ngjashme që mbizotëron nëpër teatrot e Kosovës e ka rrëmbyer edhe Teatrin e Gjilanit, i cili numëron 12 aktorë dhe 10 punëtorë të stafit teknik. Pakënaqësitë e tij për gazetën “Zëri” i shpalos aktori i këtij Teatri Alban Shahiqi. Shahiqi ka bërë dy dekada qëkur është pjesë e rregullt e skenës në këtë Teatër. Ai ka treguar se për ta është shumë e vështirë, që përpos punës që e bëjnë në Teatër dhe që e kanë profesion, borxh i kanë edhe qytetarëve të cilët edhe në repriza të shfaqjeve i mbushin sallat plot. Ai ka konfirmuar se edhe këtë muaj do ta realizojnë programin, edhe pse tash e shtatë muaj nuk janë paguar. “Teatri i Gjilanit është teatër në gjithë kuptimin e fjalës, ka stafin e kompletuar, repertor të kompletuar, me dy-tri shfaqje në javë, statusi i të cilit akoma është i pazgjidhur dhe funksionon në bazë të subvencionove, që shpërndahen. Ne jemi minus me shtatë paga ose kanë kaluar 210 ditë që nuk jemi paguar. Kemi borxhe të vitit të kaluar, por edhe të këtij viti”, njofton për “Zërin” Shahiqi.

Ai ka theksuar se ashtu si kanë qenë institucionet para luftës edhe teatrot i kanë lënë po në atë mënyrë, pa ndryshime pozitive. E për Shahiqin ky është një problem serioz kur dihet se teatri është institucioni më i lartë kulturor, i cili ngre vetëdijen kulturore.

Shahiqi thotë se ata vazhdimisht janë ankuar edhe atë në forma të ndryshme, duke bërë kërkesa, ankesa me shkrim, po ashtu duke organizuar edhe protesta. “Statusi, ligji i parregulluar na bie në këtë gjendje kur nuk dihet çka të bëhet më. Ky është një faj i madh kombëtar, sepse kur nuk vlerësohet kultura që e përfaqëson një shtet e që është institucioni më i lartë kulturor i një shteti, ky në realitet është një faj kombëtar”, tha Shahiqi, i cili vlerëson se është uniteti në mesin e aktorëve, pa të cilin ai thotë se nuk do të mundë të funksiononin që të mbajnë në jetë edhe Teatrin, edhe shfaqjet dhe të gjitha anët e tjera që e plotësojnë si teknikisht, por edhe profesionalisht. E merita tjetër është te publiku, që ai e vlerëson si të mrekullueshëm dhe i cili di ta vlerësojë punën e tyre. “Çdo vit pranohen nga 12 aktorë, por nuk e kanë një institucion ku ata do të mundin të punojnë dhe ta zhvillojnë profesionin e vet. Rreth 300 aktorë sillen nëpër Kosovë, që janë edhe jashtë Teatrit. Ne jemi duke pritur ta zgjedhim statusin tonë me ligj me Ministrinë e Kulturës dhe të Financave. Në kohën kur ka ardhur Erson Zymberi si drejtor i Teatrit na ka gjetur me minus gjashtë rroga, ai është munduar gjithmonë t’i barazojë, por filli ka humbur që nga 2017-a kur gjithmonë kemi pasur probleme. Prej 2017-s ka vazhduar kjo parregullsi, borxhi vazhdimisht e nxë borxhin”, tha Shahiqi.

Ai ka njoftuar se Asociacioni i Aktorëve të Kosovës është i angazhuar tërësisht për ndryshimin e ligjit, për hartimin e statusit, kurse tash po vlerëson se ka ardhur në një proces përfundimtar, ku presin që Qeveria ta kalojë këtë.

Drejtori i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, Erson Zymberi, për gazetën “Zëri” ka konfirmuar se aktorët e këtij teatri qe shtatë muaj nuk janë paguar. “Ndodhemi në një gjendje shumë të vështirë financiare, gjendje kjo e cila i ka përcjellë që nga paslufta e deri te ne. Aktualisht mendoj se ka arritur kulmin e dëshpërimit sa i përket gjendjes financiare. Kjo vjen si pasojë e papërgjegjësisë së institucioneve relevante, qe 20 vjet nuk kanë arritur ta zgjidhin problemin e teatrove”, vlerëson drejtori Zymberi e sipas tij subvencionet që ndahen nga Komuna e Gjilanit këtë vit ata kanë marrë vetëm 8 mijë euro subvencione dhe ato i kanë ndarë në pagesa të angazhimeve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ai njofton se Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë kaluar një konceptdokument për teatrot, ku në këtë komision është hapur rruga e plotësim-ndryshimit të ligjit, janë përfaqësuesit, drejtorët ose menaxherët të secilit teatër të qyteteve.

Zymberi thotë se janë duke punuar që përmes anës juridike të ndryshojnë çështjen e financimit të teatrove të të gjitha qyteteve. Ai njofton se shtatë komuna kanë bërë kërkesat e tyre për shkak se tash është koha kur ato klasifikojnë buxhetin e vet për vitet në vijim në kornizat buxhetore për vitet 2020, 2021 dhe 2022. “Të gjitha komunat kanë dërguar kërkesat e tyre në drejtim të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë së Financave nga ku kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet përgjithmonë, duke kërkuar të themelohen kodet buxhetore për teatrot, të rrisin numrin e punëtorëve nëpër komuna, përkatësisht në drejtoritë e kulturës, konkretisht në teatrot e qyteteve, të bëhen kontratat e rregullta me punëtorët teknikë, me aktorët, me stafin artistik”, njofton Zymberi.

I pari i Teatrit të Gjilanit ka theksuar se rritja e numrit të punëtorëve po është problem për Ministrinë e Financave, por ai thotë se nëse kjo zgjidhet do të arrihen të shlyhen njëherë e përgjithmonë borxhet dhe t’i zgjedhin këto probleme. Ai kërkon që më në fund Teatri të trajtohet si institucion që prodhon kulturë dhe jo si institucion, i cili ka gjithmonë probleme të kësaj natyre.

Shpresa Hajdari, drejtoreshë për kulturë në Komunën e Gjilanit, për “Zërin” ka komentuar gjendjen e pagave të aktorëve. Ajo thotë se procedura shkon në atë mënyrë që Teatri paguhet përmes subvencioneve. Ata kanë një vendim të Kuvendit, i cili do t’ia lëshojë një shumë të mjeteve këtë muaj, pastaj këtë çështje duhet ta zgjidhë drejtori ngase ai i shpërndan mjetet. “Kështu ka funksionuar deri më tani, unë kështu e kam gjetur, teatri subvencionohet, mjetet shpërndahen, drejtori i ri do t’i shpërndajë dhe në këtë formë unë mendoj se ata do t’i zbusin disa paga. Ne mundohemi të i ndajmë gjithmonë sipas vendimeve të Kuvendit”, tha ajo për “Zërin”.

Zeri.info

The post Borxhi zë borxhin, aktorët e Gjilanit 7 muaj pa paga appeared first on 55 News.

]]>
FMN konfirmon skandalin: Qeveria Rama krijoi 26 miliardë lekë borxhe në 2017 https://55news.al/politike/fmn-konfirmon-skandalin-qeveria-rama-krijoi-26-miliarde-leke-borxhe-ne-2017/ Tue, 29 Jan 2019 14:50:00 +0000 https://new.55news.al/?p=82645 Një ditë më parë FMN publikoi raportin e saj më të fundit mbi financat publike për Shqipërinë. Në këtë raport konfirmohen thyerjet e disiplinës fiskale nga ana e Qeverisë përsa i përket deficitit dhe krijimit të detyrimeve të prapambetura si dhe keq raportimit të nivelit të borxhit publik. Shifrat e publikuara në këtë raport mbyllin përfundimisht debatin […]

The post FMN konfirmon skandalin: Qeveria Rama krijoi 26 miliardë lekë borxhe në 2017 appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë më parë FMN publikoi raportin e saj më të fundit mbi financat publike për Shqipërinë. Në këtë raport konfirmohen thyerjet e disiplinës fiskale nga ana e Qeverisë përsa i përket deficitit dhe krijimit të detyrimeve të prapambetura si dhe keq raportimit të nivelit të borxhit publik. Shifrat e publikuara në këtë raport mbyllin përfundimisht debatin ndërmjet KLSH-së dhe MF përsa i përket saktësisë së treguesve fiskalë të raportuara nga MF për vitin 2017 duke i pranuar dhe reflektuar si të drejta gjetjet dhe konkluzionet e KLSH-së.

Përsa i përket deficitit FMN ashtu si dhe KLSH e përllogarit deficitin (pa detyrimet e prapambetura) në nivelin mbi 2% të sanksionuar me ligj, çka përbën edhe thyerje të Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

Përsa i përket detyrimeve të prapambetura (për të cilat Qeveria ishte angazhuar që nuk do të krijoheshin më të tilla detyrime) FMN konfirmon gjetjen e KLSH-së që në vitin 2017 janë krijuar në total 13,5 miliard Lekë detyrime të reja të prapambetura (në shpenzime dhe rimbursim TVSH-je) dhe stoku i këtyre detyrimeve kap një vlerë totale prej 26,6 miliard Lekë ose 1.7% të GDP.

Nëse qeveria do të binte dakord me gjetjet dhe rekomandimet e KLSH-së të bëra në Raportin mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2017, vetëm nga gjobat që sipas Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë Qeveria do të duhej ti jepte drejtuesve të institucioneve që kanë krijuar detyrime të prapambetura, buxheti i shtetit do të arkëtonte një vlerë prej të paktën 7 miliard Lekë.

Si rrjedhojë e shifrave të mësipërme në lidhje me deficitin dhe detyrimet e prapambetura, borxhi publik sipas FMN-së përllogaritet në 71,8% (dhe jo në 69,9% sa deklaruar nga MF) duke konfirmuar qëndrimin e KLSH-së që borxhi publik në fund të vitit 2017 është rreth 72%.

Konfirmimi nga FMN i shifrave dhe problematikave të konstatuara nga KLSH e vendos tashmë Qeverinë përballë përgjegjësisë dhe detyrimit për tu përballur me të vërtetën dhe jo të debatojë më mbi saktësinë e shifrave.

ImageImage

The post FMN konfirmon skandalin: Qeveria Rama krijoi 26 miliardë lekë borxhe në 2017 appeared first on 55 News.

]]>
Borxhi i jashtëm, ulet me 71 milionë euro https://55news.al/aktualitet/borxhi-i-jashtem-ulet-me-71-milione-euro/ Tue, 11 Dec 2018 13:25:29 +0000 https://new.55news.al/?p=73351 Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u ul me 71 milionë euro në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku total i detyrimeve që sektori publik dhe privat në Shqipëri ka ndaj kreditorëve jo rezidentë ishte pak më shumë se 8 miliardë euro. Për tremujorin e tretë, sidomos […]

The post Borxhi i jashtëm, ulet me 71 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>
Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u ul me 71 milionë euro në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku total i detyrimeve që sektori publik dhe privat në Shqipëri ka ndaj kreditorëve jo rezidentë ishte pak më shumë se 8 miliardë euro.

Për tremujorin e tretë, sidomos sektori privat ka ulur ekspozimin në borxh të jashtëm. Detyrimet e subjekteve private kanë zbritur në rreth 1.35 miliardë euro, nga më shumë se 1.4 miliard euro që ishin në fund të tremujorit të dytë. moderuar dhe e përqendruar sidomos te qeveria shqiptare. Sektori bankar dhe ai privat nuk ka pasur shumë nevojë për linja financimi nga jashtë, edhe sepse tregu i brendshëm ka qenë përgjithësisht mjaft likuid.

Ndërkohë, borxhi i qeverisë dhe sektorit bankar qëndroi pothuajse i pandryshuar gjatë tremujorit të tretë. Megjithatë, duhet thënë se borxhi i jashtë publik u rrit në fillim të muajit tetor, me emetimin e eurobondit prej 500 milionë eurosh. Kjo rritje pritet të reflektohet në statistikat e tremujorit të katërt.

Në vitet e fundit, rritja e borxhit të jashtëm të ekonomisë shqiptare ka qenë mjaft e Qeveria mban 44% të totalit të borxhit të jashtëm, e ndjekur nga sektori bankar me 18% dhe nga sektori privat jo bankar me afërsisht 17%.

The post Borxhi i jashtëm, ulet me 71 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>