britanike Archives - 55 News https://55news.al/tag/britanike/ Fri, 01 Feb 2019 14:35:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png britanike Archives - 55 News https://55news.al/tag/britanike/ 32 32 Studimi/ Një në tre kompani britanike po planifikon të shpërngulet si pasojë e BREXIT! https://55news.al/aktualitet/studimi-nje-ne-tre-kompani-britanike-po-planifikon-te-shperngulet-si-pasoje-e-brexit/ Fri, 01 Feb 2019 14:35:43 +0000 https://new.55news.al/?p=83240 Në fundjavë, Dhoma Britanike e Tregtisë tha se mijëra kompani po përgatiten që të shpërngulen jashtë vendit ose për të grumbulluar mallra për të luftuar efektet më të këqija që mund të vijnë nga Brexit. Të mërkurën, Carolyn Fairbairn, kreu i Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI), paralajmëroi se bizneset “po përshpejtojnë” planet e tyre për […]

The post Studimi/ Një në tre kompani britanike po planifikon të shpërngulet si pasojë e BREXIT! appeared first on 55 News.

]]>
Në fundjavë, Dhoma Britanike e Tregtisë tha se mijëra kompani po përgatiten që të shpërngulen jashtë vendit ose për të grumbulluar mallra për të luftuar efektet më të këqija që mund të vijnë nga Brexit. Të mërkurën, Carolyn Fairbairn, kreu i Konfederatës së Industrisë Britanike (CBI), paralajmëroi se bizneset “po përshpejtojnë” planet e tyre për një Brexit pa marrëveshje.

‘Gati një në tre biznese britanike po planifikojnë të zhvendosin disa prej veprimtarive të tyre jashtë vendit ose tashmë i kanë zhvendosur ata për të përballuar një Brexit të vështirë.’- shprehet Fairbairn.

Instituti i Drejtorëve (IoD) paralajmëroi se 29% e firmave në një studim prej 1,200 anëtarësh besonin se Brexit përbënte një rrezik të konsiderueshëm për operacionet e tyre në Britaninë e Madhe. Kompani të mëdha si Sony dhe Panasonic kanë zhvendosur selinë e tyre evropiane nga Britania e Madhe në kontinent, por IOD tha se kompanitë më të vogla gjithashtu kishin miratuar plane zhvendosjeje

“Ndërsa veprimet e kompanive të mëdha kanë bërë tituj, këto shifra sugjerojnë se ndërmarrjet më të vogla po marrin gjithnjë e më shumë hapa seriozë drejt lëvizjes së disa operacioneve jashtë vendit.’’

Sondazhi i drejtuesve të kompanive zbuloi se 11% kishin ekzekutuar planet e zhvendosjes dhe 5% kishin planifikuar të zhvendoseshin në lidhje me Brexit, ndërsa 13% të tjerë “po shqyrtonin aktivisht” një lëvizje nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo situatë ka shkaktuar pasiguri tek udhëheqësit e bizneseve por ndërkohë qeveria po përpiqet të negociojë ndryshimet të cilat do ta mbanin Mbretërinë e Bashkuar brenda bashkësisë doganore evropiane përpara se të arrihej një marrëveshje tregtare.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: SCAN

The post Studimi/ Një në tre kompani britanike po planifikon të shpërngulet si pasojë e BREXIT! appeared first on 55 News.

]]>
Mbretëresha, mesazh për Brexit – Paralajmëron politikanët britanikë. “Jepini fund konflikteve!” https://55news.al/globi/mbreteresha-mesazh-per-brexit-paralajmeron-politikanet-britanike-jepini-fund-konflikteve/ Fri, 25 Jan 2019 15:04:22 +0000 https://new.55news.al/?p=81925 Mbretëresha ka dërguar një mesazh të koduar në mënyrë delikate ndaj klasës politike të Britanisë për Brexit, ku i bëri thirrje politikanëve që të arrijnë në dakordësi dhe të shohin përtej konfliktit midis tyre, që të zgjidhin krizën. Ndërkohë që afati i 29 Marsit po afron, që është data ligjore e daljes së Britanisë nga […]

The post Mbretëresha, mesazh për Brexit – Paralajmëron politikanët britanikë. “Jepini fund konflikteve!” appeared first on 55 News.

]]>
Mbretëresha ka dërguar një mesazh të koduar në mënyrë delikate ndaj klasës politike të Britanisë për Brexit, ku i bëri thirrje politikanëve që të arrijnë në dakordësi dhe të shohin përtej konfliktit midis tyre, që të zgjidhin krizën.

Ndërkohë që afati i 29 Marsit po afron, që është data ligjore e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, vendi ndodhet në krizën politike më të thellë në gjysmë shekulli, pasi nuk ka vendosur ende mënyrën si apo nëse do të dalë nga projekti Europian. Ndërkohë që Elizabeta nuk përmendi Brexit në mënyrë të veçantë, mbretëresha tha se çdo gjeneratë përballet me “sfida dhe mundësi të reja”.

“Ndërsa kërkojmë përgjigje të reja në epokën moderne, unë preferoj recetat e provuara edhe më parë, si respektimi i këndvështrimeve të njëri-tjetrit, arritja e një dakordësie dhe mos-devijimi nga tema kryesore” -tha mbretëresha.

Në kontekstin e Brexit, komentet e mbretëreshës përbëjnë një sinjal ndaj politikanëve që të zgjidhin konfliktet mes tyre, që kanë çuar ekonominë e pestë më të madhe në botë drejt krizës. Si kreu i shtetit, mbretëresha qëndron neutrale për politikën në publik dhe nuk mund të votojë, megjithatë, në referendumin mbi pavarësinë e Skocisë në vitin 2014, ajo bëri një thirrje delikate, duke i paralajmëruar skocezët për të ardhmen.

E ardhmja e Brexit qëndron e paparashikueshme, ndërkohë që janë të hapura mundësitë për daljen e çrregullt dhe për një referendum tjetër që do të kthente mbrapsht procesin.

The post Mbretëresha, mesazh për Brexit – Paralajmëron politikanët britanikë. “Jepini fund konflikteve!” appeared first on 55 News.

]]>
Britanikë ju lutem qëndroni – Letër e deputetëve të BE https://55news.al/globi/britanike-ju-lutem-qendroni-leter-e-deputeteve-te-be/ Mon, 14 Jan 2019 18:12:53 +0000 https://new.55news.al/?p=79788 Para votimit në Londër për marrëveshjen e Brexit që kryeministrja, Theresa May arriti me BE, 100 deputetë të Parlamentit Europian i drejtohen me një letër Britanisë së Madhe. Theresa May pret shtyrjen e Brexitit. “Ne ju lutemi që për interesin e gjeneratës së ardhshme të rimendoni daljen nga BE”, thuhet në një letër të eurodeputetëve, […]

The post Britanikë ju lutem qëndroni – Letër e deputetëve të BE appeared first on 55 News.

]]>
Para votimit në Londër për marrëveshjen e Brexit që kryeministrja, Theresa May arriti me BE, 100 deputetë të Parlamentit Europian i drejtohen me një letër Britanisë së Madhe. Theresa May pret shtyrjen e Brexitit.

“Ne ju lutemi që për interesin e gjeneratës së ardhshme të rimendoni daljen nga BE”, thuhet në një letër të eurodeputetëve, që publikohet të hënën në Britainnë e Madhe. “Çdo vendim britanik për të qëndruar në BE do të përshëndetej prej nesh, dhe ne do të punojmë së bashku për të reformuar dhe përmirësuar Bashkimin Europian.” Më tej eurodeputetët shkruajnë se “e kanë vlerësuar jashtëzakonisht ndikimin e politikanëve dhe qytetarëve britanikë në 40 vitet e fundit. Do të na mungojë aftësia e dija e kolegëve britanikë.”

Një nga nënshkruesit e kësaj letre, politikani gjerman i CDU-së, Peter Liese u shpreh për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe se “ne duam të japim një sinjal për popullsinë, dhe me këtë edhe Dhomës së Ulët e të bëjmë të qartë – nëse britanikët vendosin të qëndrojnë, ata janë përzemërsisht të mirëseardhur.” Eurodeputeti konservator gjerman shton se “zemra dhe dera jonë është e hapur.”

Parlamenti britanik voton të martën (15.01.) për marrëveshjen e Brexit të arritur me shumë vështirësi nga kryeministrja Theresa May dhe BE. Refuzimi i kësaj marrëveshjeje në parlament konsiderohet mjaft i mundur. Pika qendrore e kontestuar është si mund të mënjanohen kontrollet mes provincës së Irlandës së Veriut dhe vendit anëtar të BE, Irlandës, kjo edhe për të penguar rindezjen e konfliktit në Irlandën e Veriut.

May: Ndalimi i Brexit – më me gjasë se një largim pa marrëveshje

Nga ana e saj kryeministrja britanike, Theresa May sheh si skenar më të mundshëm ndalimin e Brexit se sa një dalje pa marrëveshje. Këtë qëndrim ajo pritet ta mbrojë të hënën në mbrëmje (14.01) në një fjalim para punëtorëve të një fabrike në Stoke-on-Trent, një qytet që ka votuar me shumicë për Brexit. “Ka disa në Westminster që duan ta vonojnë apo ndalojnë Brexitin dhe do të përdorin çdo mjet për të ndaluar këtë” thuhet në fjalimin e publikuar.

Ndërkohë BE sipas informacioneve të ndryshme po përgatitet për një shtyrje të daljes së Britanisë së Madhe deri në korrik. “The Guardian” shkruan, se Brexiti i planifikuar më 29 Mars nuk duket realist në Bruksel, për shkak të rezervave të mëdha në parlament. Pritet që javët e ardhshme të vijë një kërkesë nga Londra për një shtyrje “teknike” të procesit të daljes nga BE.

 

The post Britanikë ju lutem qëndroni – Letër e deputetëve të BE appeared first on 55 News.

]]>
Skemë mashtrimi/1000 paund për vizë britanike, ndërprisni komunikimin! Ja përse.. https://55news.al/aktualitet/skeme-mashtrimi-1000-paund-per-vize-britanike-ambasada-nderprisni-komunikimin-ja-perse/ Wed, 21 Nov 2018 13:37:09 +0000 https://new.55news.al/?p=68999 Ambasada shqiptare në Londër u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar të tregojnë kujdes, pasi ekzistojnë disa skema mashtrimi. Mos bini pre e mashtrimeve kompjuterike online! Duke marrë shkas nga disa histori të përsëritura, ku shtetasve shqiptarë u ofrohet nëpërmjet facebook, linkedin, apo email, vend pune nga persona […]

The post Skemë mashtrimi/1000 paund për vizë britanike, ndërprisni komunikimin! Ja përse.. appeared first on 55 News.

]]>
Ambasada shqiptare në Londër u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar të tregojnë kujdes, pasi ekzistojnë disa skema mashtrimi.

Mos bini pre e mashtrimeve kompjuterike online! Duke marrë shkas nga disa histori të përsëritura, ku shtetasve shqiptarë u ofrohet nëpërmjet facebook, linkedin, apo email, vend pune nga persona që hiqen si “Kryetar të Bordit Seleksionues” apo nga “Seksioni i Burimeve Njerëzore” të disa kompanive “fantazma”, me kontrata pune deri në tre vjet dhe të rinovueshme, për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, ju bëjmë thirrje të ndërprisni menjëherë çdo komunikim me këta persona. Sipas kësaj skeme mashtrimi, ju do të merrni njoftime të njëpasnjëshme mbi “suksesin dhe potencialin e kandidaturës tuaj”, derisa do t’ju kërkohet të paguani rreth 1000 paund britanik me Money Gram apo Western Union për shpenzime të procedimit të vizës. Informacioni zyrtar për këdo që është i kualifikuar dhe do të punoj në Mbretërinë Bashkuar është këtu: https://www.gov.uk/tier-2-general dhe atje fare lehte mund të verifikoni nëse kompania që ju ka ofruar punën është e licencuar apo jo për qëllime të pranimit të emigranteve në punë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada nënvizon gjithashtu se “për shkak të Brexit, janë ashpërsuar kushtet për pranimin e punonjësve emigrantë, pranohen vetëm punonjës të (super)kualifikuar dhe kufiri minimal i kontratës së punës është rreth 50 mijë paund britanik në vit.”.

The post Skemë mashtrimi/1000 paund për vizë britanike, ndërprisni komunikimin! Ja përse.. appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministrja britanike: nuk tërhiqem nga marrëveshja për Brexit-in https://55news.al/globi/kryeministrja-britanike-nuk-terhiqem-nga-marreveshja-per-brexit-in/ Mon, 19 Nov 2018 16:57:32 +0000 https://new.55news.al/?p=68531 Kryeministrja britanike Theresa May u angazhua sot t’i përmbahet projekt-marrëveshjes së diskutueshme për ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian. Kjo çështje ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda partisë së saj dhe disa ligjvënës kërkuan largimin e zonjës May nga posti. Kjo është kriza më e rrezikshme në kabinetin e drejtuar nga zonja May, që solli për […]

The post Kryeministrja britanike: nuk tërhiqem nga marrëveshja për Brexit-in appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministrja britanike Theresa May u angazhua sot t’i përmbahet projekt-marrëveshjes së diskutueshme për ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian. Kjo çështje ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda partisë së saj dhe disa ligjvënës kërkuan largimin e zonjës May nga posti. Kjo është kriza më e rrezikshme në kabinetin e drejtuar nga zonja May, që solli për pasojë dorëheqjen e disa ministrave, përfshirë edhe të ministrit për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Zonja May u zotua t’i vazhdojë përpjekjet. Ajo tha se çdo vonesë për shkëputjen e Britanisë nga BE-ja apo largimi nga unioni pa një marrëveshje, mund ta shtyjë ekonominë e pestë më të madhe në botë, drejt një rruge të panjohur.

Gjatë një fjalimi përpara përfaqësuesve të biznesit britanik, zonja May u shpreh e bindur se vendi do të mund të arrinte një marrëveshje në Këshillin Europian.

“Javën e kaluar kabineti u pajtua me kushtet e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Gjithashtu ramë dakord për një skicë të deklaratës politike mbi marrëdhëniet e ardhshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe unionit. Të dy dokumentet ishin rezultat i shumë orë bisedimesh. Së bashku, dy dokumentet përfaqësojnë një përparim vendimtar, por ato nuk janë marrëveshja përfundimtare. Kemi përpara një javë negociatash intensive, në prag të Këshillit të posaçëm Evropian që mbahet të dielën. Gjatë kësaj periudhe pres që të kemi përpunuar detajet e plota dhe përfundimtare të kornizës që do të mbështesë marrëdhënien tonë të ardhshme. Jam e bindur se mund të arrijmë një marrëveshje në Këshill të cilën do të mund ta çoj përpara Dhomës së Komuneve”.

Sipas zonjës May, Evropa do të jetë gjithmonë tregu më i afërt i mallrave për Britaninë, ndaj sipas saj garantimi i kufijve pa pengesa është thelbësor. Bashkimi Evropian pritet të diskutojë mbi projekt-marrëveshjen më 25 nëntor. Sipas njoftimeve disa ministra mbështetës të Brexit-it kërkojnë të rishkruajnë pjesë të saj edhe pse Gjermania e ka përjashtuar këtë mundësi.

Marrëveshja e Brexit-it përbëhet nga dy dokumente. E para është një marrëveshje prej 585 faqesh e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies mes Britanisë me Evropës, ndërsa e dyta është një projekt prej shtatë faqesh që përshkruan marrëdhënien e ardhshme, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

Periudha e tranzicionit nis më 29 mars të vitit 2019 dhe pritet të përfundojë më 31 dhjetor të 2020-s. Sipas BBC-së, gjatë kësaj kohe Britanisë do t’i duhet të ndjekë të gjitha rregullat e BE-së, pa qenë e anëtarësuar në institucionet e saj.

Marrëveshja e tërheqjes do të lejonte që tranzicioni të zgjatej vetëm një herë, për një periudhë të kufizuar, por kjo do të kërkonte që të dyja palët të binin dakord, përpara 1 korrikut të 2020-s. Projekti i Brexit-it përfshin gjithashtu edhe llogaritjet se sa duhet të paguajë Britania për të mbyllur të gjitha detyrimet ndaj BE-së.

The post Kryeministrja britanike: nuk tërhiqem nga marrëveshja për Brexit-in appeared first on 55 News.

]]>
Bien aksionet e bankave britanike, do kenë të njëjtin akses në BE si SHBA dhe Japonia https://55news.al/aktualitet/bien-aksionet-e-bankave-britanike-do-kene-te-njejtin-akses-ne-be-si-shba-dhe-japonia/ Thu, 15 Nov 2018 13:54:54 +0000 https://new.55news.al/?p=67639 Sektori i shërbimeve financiare në Britani, e priti negativisht marrëveshjen e Brexit, duke përmendur disa barriera që Qeveria duhet të kalojë, përpara se të mbrojnë industrinë. Aksionet e bankave të mëdha britanike ranë pas dorëheqjes së ministrit për Brexit, Dominic Raab. Vlera në treg e Royal Bank of Scotland ra me 7.3%, humbja më e […]

The post Bien aksionet e bankave britanike, do kenë të njëjtin akses në BE si SHBA dhe Japonia appeared first on 55 News.

]]>
Sektori i shërbimeve financiare në Britani, e priti negativisht marrëveshjen e Brexit, duke përmendur disa barriera që Qeveria duhet të kalojë, përpara se të mbrojnë industrinë. Aksionet e bankave të mëdha britanike ranë pas dorëheqjes së ministrit për Brexit, Dominic Raab. Vlera në treg e Royal Bank of Scotland ra me 7.3%, humbja më e madhe ditore që prej referendumit të 2016-ës. Barclays dhe Lloyds, ranë gjithashtu me mbi 6%.

Pavarësisht dorëheqjes së Raab, industria nuk e pa me optimizëm projekt marrëveshjen që kabineti i Theresa May ra dakord. Plani i jep bankave, kompanive të sigurimit dhe fondeve të investimit, akses të limituar në tregjet financiar të Europës, kur të nisë periudha e tranzicionit që përfundon më 2020 Dhjetor. Sipas kësaj marrëveshjeje, kuadri rregullator i quajtur “ekuivalenca”, do t’i japë Britanisë akses të ngjashëm me firmat e mëdha amerikane e japoneze, duke i lidhur me rregullat e Bashkimit Europian për vite me radhë.

Liderët e industrisë prisnin që politikëbërësit të negocionin një marrëdhënie të modifikuar mes industrisë britanike dhe Europës. Megjithatë, dokumenti prej 568 faqesh la pak vend për optimizëm. Bankierët shqetësohen se nuk do të kenë akses preferencial krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Sipas analistëve, marrëveshja ka të bëjë me çështjen e Irlandës dhe unionin doganor, pasi pjesa tjetër lidhet me divergjencën dhe konkurrueshmërinë e shërbimeve.

The post Bien aksionet e bankave britanike, do kenë të njëjtin akses në BE si SHBA dhe Japonia appeared first on 55 News.

]]>
Muzika britanike rekord të ardhurash nga Ed Sheeran dhe këngëtarja shqiptare https://55news.al/show-biz/muzika-britanike-rekord-te-ardhurash-nga-ed-sheeran-dhe-kengetarja-shqiptare/ Sat, 03 Nov 2018 09:37:36 +0000 https://new.55news.al/?p=63911 Muzika britanike arriti një vit rekord në 2017, falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles, apo Rag’n’Bone Man. Raporti i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund. Albumi i tretë i Ed […]

The post Muzika britanike rekord të ardhurash nga Ed Sheeran dhe këngëtarja shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Muzika britanike arriti një vit rekord në 2017, falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles, apo Rag’n’Bone Man.

Raporti i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund.

Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si “Shape of You” dhe “Perfect”, ishte më i shituri i vitit të kaluar.

Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.

Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihannën dhe Taylor Swift.

Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit.

Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliard dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.

The post Muzika britanike rekord të ardhurash nga Ed Sheeran dhe këngëtarja shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Bankat britanike përballë Brexit – S&P flet për zhvlerësim, paralajmëron për klerimin e pagesave në euro https://55news.al/aktualitet/bankat-britanike-perballe-brexit-s-p-flet-per-zhvleresim-paralajmeron-per-klerimin-e-pagesave-ne-euro/ Fri, 12 Oct 2018 14:32:18 +0000 https://new.55news.al/?p=57341 Bankat britanike mund të përballen me një zhvlerësim të kreditit nëse ndodh një Brexit i ç’rregullt, ndërkohë që kjo do të shkaktonte një krizë të brendshme politike dhe tkurrje ekonomike, sipas Standard & Poor’s. Agjencia bëri të ditur se bilancet dhe të ardhurat e bankave britanike mund të ofrojnë një mbrojtje të mirë kundër skenarit […]

The post Bankat britanike përballë Brexit – S&P flet për zhvlerësim, paralajmëron për klerimin e pagesave në euro appeared first on 55 News.

]]>
Bankat britanike mund të përballen me një zhvlerësim të kreditit nëse ndodh një Brexit i ç’rregullt, ndërkohë që kjo do të shkaktonte një krizë të brendshme politike dhe tkurrje ekonomike, sipas Standard & Poor’s. Agjencia bëri të ditur se bilancet dhe të ardhurat e bankave britanike mund të ofrojnë një mbrojtje të mirë kundër skenarit negativ të Brexit. Por, Agjencia shtoi se vlerësimi aktual i kreditit dhe perspektivat do të ndryshojnë. Britania dhe Bashkimi Europian pritet të arrijnë një marrëveshje për divorcin përpara samitit të javës së ardhshme.

S&P deklaroi se pret një dalje të rregullt në muajin Mars, që do të ndiqet nga një periudhë transpozicioni deri në vitin 2020. Megjithatë, pavarësisht kësaj, shumë institucione financiare kanë arritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapsht dhe kanë krijuar baza në Bashkimin Europian, për të shmangur goditjet. Edhe nëse ndodh një Brexit i rregullt, do të ketë presione te bankat që të zhvendosin klerimin e pagesave të denominuara në euro nga Londra në Bashkimin Europian, sipas Standard & Poor’s.

Fitch Ratings deklaroi se bankat britanike janë të financuara mirë për të përballuar Brexit pa marrëveshje, por mund të përballen me sfida nëse tregjet ndërpriten për një periudhë të gjatë. “Vlerësimet e tyre duhet t’i bëjnë ballë përkeësimit ekonomik në skenarin më të keq”, deklaroi Fitch. Standard & Poor’s përsëriti paralajmërimet e Bankës së Anglisë se tregjet derivativë mund të përballen me ndërprerje nga skenari negativ i Brexit, nëse BE nuk lejon konsumatorët europian që të vazhdojnë të përdorin shtëpinë britanike të klerimit (LCH), që ndërmerr pjesën më të madhe të kontratave “swap” të denominuiara në euro.

The post Bankat britanike përballë Brexit – S&P flet për zhvlerësim, paralajmëron për klerimin e pagesave në euro appeared first on 55 News.

]]>
Kompania britanike Thomas Cook vjen në Shqipëri duke filluar nga pranvera e vitit 2019 https://55news.al/aktualitet/kompania-britanike-thomas-cook-vjen-ne-shqiperi-duke-filluar-nga-pranvera-e-vitit-2019/ Wed, 26 Sep 2018 09:12:50 +0000 https://new.55news.al/?p=52433 Kompania britanike Thomas Cook, e njohur për ofrimin e shërbimeve në destinacionet më atraktive turistike, do të jetë prezente edhe në Shqipëri duke filluar nga pranvera e ardhshme. Praninë e saj në Shqipëri e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e shërbimeve që kompania do të ofrojë në Shqipëri. “Jam shumë i […]

The post Kompania britanike Thomas Cook vjen në Shqipëri duke filluar nga pranvera e vitit 2019 appeared first on 55 News.

]]>
Kompania britanike Thomas Cook, e njohur për ofrimin e shërbimeve në destinacionet më atraktive turistike, do të jetë prezente edhe në Shqipëri duke filluar nga pranvera e ardhshme. Praninë e saj në Shqipëri e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e shërbimeve që kompania do të ofrojë në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu dhe të ndjek prezantimin tuaj dhe të shoh të finalizohet një përpjekje që është shumë e rëndësishme jo thjesht për numrat, 4 apo 5 mijë, por për cilësinë dhe gjithashtu frymëzimin e faktit që kjo cilësi sjell për të ardhmen e turizmit tonë. Shpresoj shumë që ju nuk do ta kufizoni aktivitetin tuaj vetëm me hotelet që mund të gjeni, por të mendoni të investoni. Ju gjithashtu edhe investoni dhe të mendosh të investosh është të mendosh më shumë se të sjellësh turistë. Ne mund t’ju ofrojmë disa mundësi shumë të mira.

Shpresoj që së shpejti të nisim aeroportin e Vlorës, çka do t’jua bëjë më të lehtë të sillni vizitorë në jug. Po ashtu duam të ndërtojmë edhe aeroportin e Sarandës dhe ne jemi shumë të lumtur nëse ju do të keni interes të merrni pjesë në këtë përpjekje,” – u shpreh Kryeministri, duke e mbyllur me besimin se “një herë ju vini në Shqipëri, do të doni të ktheni sërish. Problem është të thyesh akullin e në momentin që akulli thyhet, ju zbuloi se është shumë më e ngrohtë, sesa duket nga larg.”

The post Kompania britanike Thomas Cook vjen në Shqipëri duke filluar nga pranvera e vitit 2019 appeared first on 55 News.

]]>
Patentat britanike mund të mos jenë të vlefshme në BE nëse nuk arrihet Brexit https://55news.al/globi/patentat-britanike-mund-te-mos-jene-te-vlefshme-ne-be-nese-nuk-arrihet-brexit/ Thu, 13 Sep 2018 14:09:48 +0000 https://new.55news.al/?p=48874 Britanikët mund të kenë nevojë për një leje qarkullimi ndërkombëtare nëse duan të lëvizin në vendet europiane në rast se nuk arrihet marrëveshja Brexit. Paralajmërimi ka ardhur nga qeveria britanike, sipas të cilës pas marsit 2019, patenta e tyre nuk mund të jetë më e vlefshme në BE, ndërsa shtoi se nuk do të kërkohet […]

The post Patentat britanike mund të mos jenë të vlefshme në BE nëse nuk arrihet Brexit appeared first on 55 News.

]]>
Britanikët mund të kenë nevojë për një leje qarkullimi ndërkombëtare nëse duan të lëvizin në vendet europiane në rast se nuk arrihet marrëveshja Brexit. Paralajmërimi ka ardhur nga qeveria britanike, sipas të cilës pas marsit 2019, patenta e tyre nuk mund të jetë më e vlefshme në BE, ndërsa shtoi se nuk do të kërkohet asnjë dokument shtesë për marrjen e lejes së qarkullimit.

“Në qoftë se nuk ka marrëveshje me BE-në, mund t’ju duhet të merrni një leje ndërkombëtare për të lëvizur në BE”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Lejet ndërkombëtare kushtojnë 5.50 paund dhe aktualisht janë në dispozicion në 90 zyra postare në Britani. Ndërkohë, nga muaji shkurt ata do të jenë të disponueshme në 2500 zyra postare në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu, më herët Bashkimi Europian kishte paralajmëruar se as patentat e shoferëve nga vendet e bllokut nuk do të kenë me vlerë në territoret e Britanisë së Madhe.

The post Patentat britanike mund të mos jenë të vlefshme në BE nëse nuk arrihet Brexit appeared first on 55 News.

]]>