burg Archives - 55 News https://55news.al/tag/burg/ Tue, 04 Aug 2020 06:44:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png burg Archives - 55 News https://55news.al/tag/burg/ 32 32 Gazeta prestigjoze greke “VICE” i kushton shkrim lezhjanit Pëllumb Matrnikollaj, në 4-vjetroin e vrasjes së tij, në komisariatin e policisë greke. https://55news.al/kronike/gazeta-prestigjoze-greke-vice-i-kushton-shkrim-lezhjanit-pellumb-matrnikollaj-ne-4-vjetroin-e-vrasjes-se-tij-ne-komisariatin-e-policise-greke/ Tue, 04 Aug 2020 06:44:21 +0000 https://new.55news.al/?p=170167 Gazeta prestigjoze greke “VICE” i kushton shkrim lezhjanit Pëllumb Matrnikollaj, në 4-vjetroin e vrasjes së tij, në komisariatin e policisë greke. Gazetarja Maria Sydhiropoulou ka investiguar ngjarjet e ndodhura në gushtin e vitit 2016 dhe mungesën e drejtësisë nga pala greke për këtë cështje. Titulli i gazetës “VICE”:“Pëllumb Marnikollaj ra nga dritarja e komisariatit të […]

The post Gazeta prestigjoze greke “VICE” i kushton shkrim lezhjanit Pëllumb Matrnikollaj, në 4-vjetroin e vrasjes së tij, në komisariatin e policisë greke. appeared first on 55 News.

]]>
Gazeta prestigjoze greke “VICE” i kushton shkrim lezhjanit Pëllumb Matrnikollaj, në 4-vjetroin e vrasjes së tij, në komisariatin e policisë greke.
Gazetarja Maria Sydhiropoulou ka investiguar ngjarjet e ndodhura në gushtin e vitit 2016 dhe mungesën e drejtësisë nga pala greke për këtë cështje.

Titulli i gazetës “VICE”:
“Pëllumb Marnikollaj ra nga dritarja e komisariatit të Policisë “Patisia” dhe u vra në mënyrë misterioze”.

“Katër vite më vonë, ende presim përgjigje”, thotë babai i tij për “VICE”. Nikoll Marnikollaj është i ulur para kameras së kompjuterit, ngjitur me Dorisa Rudën që përkthen bisedën. Duket i lodhur dhe i dërrmuar. Po flasim nëpërmjet “Skype”, ndërkohë që ai ndodhet në Lezhë, në Shqipëri, një qender e vogël, me 65.000 banorë, afër kufirit me Malin e Zi. Familja e Nikollës punon 25 vitet e fundit në një restorant, në një benzinatë dhe gjithashtu me autobusët iunterurbanë, Lezhë-Tiranë. Punët nuk shkonin gjithmonë mirë, ashtu si sot. Djali më i vogël i tij, Pëllumbi në moshën 12-vjecare bëri udhëtimin e parë për në Greqi, në mënyrë ilegale, bashkë me xhaxhain e tij. Kohën e kryengritjes shqiptare dhe skandalit me piramidat, i cili falimentoi të gjithë qytetarët në vitin 1997. Shumë shqiptarë shkuan në Greqi që të gjejnë një të ardhme më të mirë dhe të përmbushin “ëndrën shqiptare”. Pëllumbi nuk qëndroi shumë kohë në shtetin tonë. U kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të ndihmojë babain e tij në biznesin e autobusëve, duke bërë faturionin, nga viti 2002 deri në 2007. Donte të bëhej mekanik, të studionte. “Duhet të kuptoni që në Shqipëri gjërat nuk janë si në Greqi. Të ardhurat nuk janë të mëdha”, thotë për “VICE”, nëpërmjet “Skype”, Nikoll Marnikollaj.

Gushtin e 2007, Pëllumbi ndiodhet përsëri në Greqi. Donte të gjente një mënyrë, që të ndihmonte biznesin familjar. E megjithëatë e ndalon për herë të parë policia. Nuk kishte dokumentacion dhe përpos hyrjes ilegale në shtet ndodhet i akuzuar për vjedhje. Arrestohet së bashku me bashkombas të tjerë të tij. “Ai ishte më i vogli dhe nuk kishte avokat. Të gjiothë të tjerët dolën menjëherë. Pëllumbin e mbajtën”, na thotë Nikolla. Dënohet me 18 vite dhe 7 muaj burgim. Në 2009 Nikoll Marnikollaj në një nga udhëtimet e shumta që bën në Athinë në mënyrë që të nxjerrë djalin e tij nga burgu, takon avokatin Aleksi Kugja. Pëllumbi lirohet më në fund në korrikun e 2014 dhe merr “ekspuls” për 5 vite. Megjithatë tenton përsëri të hyjë në mënyrë ilegale në Greqi dhe përfundon për 11 muaj në burg. Del përfundimisht prillin 2016 dhe sic shpjegon babai i tij është i detyruar në bazë të një vendimi gjyqësor të paraqitet në komisariatin e policisë “Patisia”. Jeta e tij vazhdon normalisht. Korrikun e po të njëjtit vit, tre muaj pas lirimit të tij, udhëton në Shqipëri për të organizuar dasmën e mostrës së tij. Në videot nga dasma ai kërcen me anëtarë të familjes së tij dhe është shumë i gëzuar. Sipas babait të tij, Pëllumbi ka vendosur të vazhdojë studimet dhe në të njëjtën periudhë ka dhënë provimet ë maturës.

Urdhër arresti kundër tij

Në 30 korrik të 2016, niset përsëri për në Athinë. Familja e tij nuk ishte dakort që ai të shkonte në Greqi. Nikoll Marnikollaj kishte një parandjenjë të keqe. Megjithatë Pëllumbi ishte i detyruar të paraqitej në komisariatin e policisë. Dreka e 3 gushtit do ishte e katërta herë që paraqitej. Shfaqet si cdo herë, megjithatë pak orë më vonë gjëndet i vdekur, duke rënë nga dritarja. Sipas deklaratës zyrtare të policisë greke, “iu bë e ditur që kishte një urdhër arresti kundrejt tij. Kur kuptoi se do të arrestohej në bazë të këtij urdhër-arresti, vrapoi në koridor, doli në ballkon dhe ra nga kati i dytë i godinës. U dërgua tek “Kryqi i Kuq’ dhe po të njëjtën ditë dha frymë.”

Në 2018 Aulon Kalaja aktivist dhe gazetar publikon dokumentarin për jetën e Pëllumbit dhe ngjarjet, sipas të cilit cuan në rënien e tij nga kati i dytë i komisariatit të policisë. Dokumentari parashtron disa fakte apokaliptike. Një nga to është një bisedë me avokatin e dytë të Pëllumbit Stavros Georgopoulo e cila duket që është bërë me kamer të fshehtë. Në bisedë avokati dëgjohet të thotë se është takuar më Pëllumbin tek gjykata mëngjësin e ditës që do të paraqitej në komisariatin e policisë.
“Shkuam të shikojmë nëse ekziston ndonjë urdhër, domethënë nëse një nga hetuesit e Athinës ka nxjerrë ndonjë urdhër-arresti kundrejt tij. Nuk kishte asnjë”. Del kështu kundërshtimi i parë serioz në lidhje me komunikatën zyrtare të policisë grek, pëe arsyet e vdekjes së Pëllumbit.

Grumbullim i fakteve të panjohura

Ndërkohë familja e Pëllumbit nuk ka të reja prej tij për më shumë se një javë. “Ndjemë që dicka nuk shkonte mirë, sepse nuk ekzistonte asnjë mundësi që ai të mos komunkiojë me ne për një javë, apo për më pak ditë”, thotë për “VICE”, babai i tij. Ky ifundit vjen në kontakt me gazetarë në Athinë për të gjetur djalin e tij, por asnjë rezultat. Pas një presioni të madh, policia e drejton tek “Kryqi i Kuq”. Në spital përfundimisht mësojnë që trupi i Pëllumbit ndohest në varrezat e “Agion Anarrgiron”, “që zakonisht dërgohen trupat e njerëzve që nuk i dihet identitetit”. Familja pajton avokaten Maria Konstadopulu në Athinë, e cila në 11 gusht 2016 arrin t’i ndihmojë, që të ndalohet varrimi i trupit, thuajse në momentin e fundit. Nikoll Marnikollaj në një deklarët për shtyp, në 17 gusht 2016, thote që Pëllumbi kur shkoi atë drekë në komisariatin e policisë, kishte me vetë pashaportën e tij. “Policët dinin ku jetonte. Ishte plotësisht i identifikuar, por nuk na njoftoi askusht, prandaj dydhoj që vdekja e tij nuk ishte aksiden”, thotë babai. “Nuk dimë për cfarë arsye u regjistrua në varreza si njeri i paidentifikuar nga moment që policia e dinte emrin dhe mbiemrin e tij”, thanë në mediat shqiptare familjarët e tij.

Ekspertizat mjeko-ligjore janë në kundërshtim më njëra-tjetrën

Në 9 gusht 2016 trupi iu nështrua kontrollit të mjeksisë ligjore nga ekspertja Hristina Tsakona. Në raportin e saj shkruhet që vdekja e Pëllumb Marnikollaj, “erdhi si pasojë e dëmtimit të rëndë të trurit dhe të kafkës (sipas informacioneve rënie nga lartësia)’. “Sapo pashë trupin e tij ngela pa fjalë. Nuk mundesha as të mendoj, as të flas dhe më pas pashë shumë shenja në trupin e tij. Kuptova që dicka kishte ndodhur në komisariatin e policisë. Jo vetëm që e kishin goditur por e kishin torturuar. Pamë të gjithë shenjat që kishte në trupin e tij dhe kuptuam që dicka kishte ndodhur brënda komisariatit të policisë. Vendosëm që duhet të kërkojmë nga shteti grek të hetojë cështjen dhe nëse dikush është fajtor të vendoset drejtësi dhe ai të dënohet”, thotë Nikolla me zë të ulët përpara se të na përkthejë zonjushë Ruda. Familja kërkon një ekspertizë ligjore të dytë dhe të tretë. Ndërkohë eksperti i mjeksisë ligjore Bardhyl Cipi del në konkluzionin që Pëllumbi kishte shenja dhune në vende të ndryshme të trupit të tij. “Nuk dimë në cfarë rrethanash ra nga dritarja, nëse e shtynë, nese e ndoqën, nese u vra në brëndësi të komisaritit të policisë. Ekspertiza mjeko-ligjore shqiptare është e kundërt me ekspertizën mjeko-ligjore greke. Mjeku ligjor shqiptar flet për goditje me dashje, me një mjet të fortë, që do të thotë se dikush e goditi. Kjo do të kishte qenë e mjaftueshme që të thërrasin policët si të akuzuar dhe hetojnë cështjen në fjalë”, thotë për “VICE”, avokati i familjes Marnikollaaj, Thanasis Kabagjannis.
“Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut tregon që ka përgjegjësi të lartë një shtet nëse në një komisariat të tij vdes një njeri. Bara e provës sipas Strasburgut i takon shtetit i cili thërritet të vërtetojë për cfarë arsye qytetari përfundon i vdekur, ky është thelbi i cështjes”, vë në dukje avokati.

Kundërshtitë e anës tjetër

Në 12 gusht të 2016 lajmi publikohet në site “realiteti Shkodër news” dhe fillon të bëhet lajm i parë në mediat shqiptare. Deri në atë moment nuk ekziston asnjë njoftim nga policia ose Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit. Në të njëjtën kohë krijohet një frymë e madhe përkrahjejej për familjen Marnikollaj, por edhe protestat e qytetarëve shqiptar me qëllim që të ushtrohet presion në qeverinë greke, që të hetohet cështja. Vdekjen e Pëllumbit e komenton me një postim në facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shkruan: “Qeveria shqiptare ndjek zhvillimet hap pas hapi” dhe gjithashtu që “Ambasada shqiptare në Athinë ka kërkuar nga pala greke bashkëpunimin e shpejtë të të gjithë intitucioneve”. Rama në të njëjtin postim referon që Ministrai e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga institucionet greke të bëjë një hetim të plotë, me transparencë dhe respect për të drejtat të njëriut, sipas të drejtës ndërkombëtare. Ambasada shqiptare në Athinë deklaroi se nuk ishte vënë në dijeni për cështjen nga policia greke dhe për këtë arsye nuk e kishte njoftuar familjen. Cështja u bë publike përfundimisht në 18 gusht 2016, pra me 15 ditë vonesë. Deklarat për shtyp e policisë fillonte si më poshtë vijon:
“Marrë shkas nga publikimet në mediat shqiptare sa I përket lendimit vdekjeprurës të shtetasit shqiptar pas rënies nga kati i dytë i komisariatit të policisë “Patisia”, me 3 gusht 2016, deklarohen sa më poshtë vijon…”.

Dosja gjyqësore

“Në fillim u urdhërua hetim i brendëshëm. Babai me dajën e Pëllumbit, së bashku me një shok të tij dhanë deklaratë në polici dhe kështu u urdhërua hetimi i gjithanshëm. U thërrit përsëri që të deklarojë babai dhe megjithatë nuk u thërritën të deklarojnë as si të dyshuar, asa sit ë akuzuar, policët që ndodheshin aty. Për shkak të këtij fakti, familja nuk ka marë akoma një kopje të dosjes, bashkë me një video që ekziston nga një kamer e jashtme”, shpjegon për “VICE” avokati i familjes zoti Kabagjannis. Babai i Pëllumbit thotë që kur u thërrit të deklarojë, iu treguan disa pamje fotografike nga një video pa iu dhën kopje në të cilat dukej djali I tij të bie nga kati i dytë. “Cështje është proceduriale. Duke qenë se nuk janë drejtuar akuza, nuk ekzistojnë të akuzuar, pra nuk kemi marë kopje. Marja e dokumentave nga padia civile varet nga marja e dokumentave nga i akuzuari. 4 vite më vonë, jo vetëm që nuk është zbardhur cështja, por as nuk kemi mundur të marim kopjet e dosjes”, thotë avokati i familjes.

Kur hetohet thuna policore

Nikolla vazhdon të jetë në lidhje nëpërmjet “Skype”. Gjithë këto vite nuk reshti së foluri për djalin e tij. “Cdo herë që e thërret prokurori, ai vjen. Ka ardhur dhe herë të tjera, pa e takuar prokurorin. Vjen vetë që të ushtrojë presion. Nuk mund të bëjë dicka, sepse nuk njeh as gjuhën. Por vazhdon vjen”, thotë Dorisa Ruda që bën përkthyesen.
“Nuk jam parashikues që të di cfarë ndodhi atë ditë brënda komisariatit, porn ë cdo rast ajo duhet të hetohet. Greqia nëse nuk heton cështjen në fjalë do të dënohet nga Gjykata e Strasburgut dhe të mos keni asnjë dyshim, që ne do të shkojmë atje”, vë në dukje zoti Kabagjannis dhe shton, “Është faktor përfshirja e policëve në ngjarje. Të mos gënjehemi. Nuk kemi parë institucionet greke të zgjidhin cështje të ngjashme me viktima greke. Cështja është më e thellë, ka të bëjë me dhunën policore dhe me faktin se sa intitucionet do t’a hetojnë. Është e dukshme që shtetësia e huaj e viktimës, nuk ndihmon. Ndjesia që kemi është që kur denoncohet dhuna policore, denoncimin e ha errësiara e zezë”. Në 4 maj Komisioni i Hetimit të Dhunës Policore dorëzoi raportin te Ministrai e Mbrojtjes së Qytetarit, i cili nuk u bë public. Në lidhje telefonike që kishim me Vaggeli Mallio, professor i Drejtësisë në Universitetin e Athinë dhe anëtar i Komisionit të Hetimit të Dhunës Policore, na tha që një nga propozimet e komisionit është përdorimi I shumtë I kamerave, në të gjithë ambientin në cdo komisariat. Megjithatë nuk e dimë se sa frytdhënë do të ishte dicka e tille, në momentin që organet policore do të duhet të hetojnë cështje dhune nga kolegë të tyre duke pasur akses në materialin e kamerave.

Mrapa në Lezhë, në pritje

“Po prisnim të na prezantonte me të dashurën e tij. Prisnim të bëhej fejesa.”, kujton Nikolla. Na thotë që Pëllumbi donte të kthehej në Shqipëri. Nuk donte të jetonte më në Greqi. Donte të zhvillonte bizneset familjare. Gjerat po shkonin më mirë. Atë periudhë kishin bërë marveshje për më shumë rrugë. Do hapnin restorantin që kanë tani, në emrin e Pëllumbit. “Kemi 4 vite që presim, nuk është bërë asgjë’, thotë Nikolla. “Ne vetëm presim”.

The post Gazeta prestigjoze greke “VICE” i kushton shkrim lezhjanit Pëllumb Matrnikollaj, në 4-vjetroin e vrasjes së tij, në komisariatin e policisë greke. appeared first on 55 News.

]]>
Bardhi ‘këshillë’ Tahirit:Ose bashkëpuno me drejtësinë, ose shko në burg me Ramën https://55news.al/politike/bardhi-keshille-tahirit-ose-bashkepuno-me-drejtesine-ose-shko-ne-burg-me-ramen/ Sat, 27 Jun 2020 16:59:22 +0000 https://new.55news.al/?p=166263   Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës, e cila çoi rikthehu në pikën zero çështjen ‘Tahiri’. Sipas numrit dy të selisë blu, në këtë rast nuk është dhënë drejtësi.Madje ai pati edhe një “këshillë” duke e ftuar ish ministrin e brendshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, […]

The post Bardhi ‘këshillë’ Tahirit:Ose bashkëpuno me drejtësinë, ose shko në burg me Ramën appeared first on 55 News.

]]>
 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës, e cila çoi rikthehu në pikën zero çështjen ‘Tahiri’.

Sipas numrit dy të selisë blu, në këtë rast nuk është dhënë drejtësi.
Madje ai pati edhe një “këshillë” duke e ftuar ish ministrin e brendshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ose përndryshe sipas tij, të shkojë në burg bashkë me kryeministrin Edi Rama.

PJESË NGA INTERVISTA:
Dua të sjell tani, në vëmendje vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. U prish vendimi i shkallës së parë, çka do të thotë që kthehet nga fillimi rishqyrtimi për çështjen “Tahiri”. Si e patë këtë vendim për drejtësinë shqiptare?

Gazment Bardhi: Është një vendim që nuk dha drejtësi. Faktet dhe provat për ministrin kampion të Edi Ramës, janë publike. Zoti Tahiri do të duhet të ishte dënuar prej shumë kohësh dhe do të duhet të ishte duke vuajtur dënimin për gjithçka bëri nën urdhrat dhe porosinë e veçantë të Edi Ramës, gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm. Veprime të kundraligjshme, kriminale, të cilat, edhe sot e kësaj dite, kanë pasojat e tyre në shoqërinë shqiptare. Sot, Shqipëria është vendi që tregohet me gisht si furnizuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe është vend tranzit për drogat e forta. Kjo është meritë e ministrit kampion të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës.

Zoti Tahiri vijon të thotë me forcë se nuk ka asnjë faj, por mban mbi supe koston politike për detyrat që ka mbajtur.

Gazment Bardhi: Nëse zoti Tahiri me këtë shprehje nënkupton se ka zbatuar porosinë politike të Edi Ramës për të lejuar kanabizimin e vendit, Kodi i Procedurës Penale i njeh atij mundësinë për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe kjo do të ishte një gje e ndershme në shërbim të qytetarëve. Të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë kush e ka urdhëruar, si është urdhëruar dhe kush ia ka vënë mbi tavolinë projektin për të kanabizuar Shqipërinë dhe për ta kthyer në prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë.

Sipas mendimit tuaj, a ka një kosto politike Saimir Tahiri?

Gazment Bardhi: Saimir Tahiri është bashkëpunëtor i Edi Ramës në këtë proces. Unë nuk mendoj se ka kosto politike. Ka zgjedhur me vetëdije të jetë pjesë e këtij projekti kriminal, e ripërsëris, të hartuar dhe të vënë në jetë nga Edi Rama. Pra, nuk ka kosto politike. Do të duhet të mbajë kosto personale për zgjedhjen personale që bëri për t’iu bindur këtij urdhri dhe projekti kriminal të Edi Ramës.

Si e patë Tahirin dje para medias, në ç’kushte, në ç’pozita? Të zënë ngushtë apo jo? Sepse foli me tone të forta, por jo me fjale të koduara, siç e kemi parë në raste të tjera.

Gazment Bardhi: Une e pashë zotin Tahiri si një person që është i vetëdijshëm për krimin që ka kryer, por kërkon t’i japë mesazh shefit të tij dhe bashkëpunëtorit të tij në këtë krim se, nëse ai do të dënohet, do të duhet të shkojnë bashkarisht në qelinë e burgut.

Çështja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u rikthye dje sërish në pikën zero, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi që aktet t’i shkojnë sërish Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë.

Në Shtator të vitit të shkuar, Gjykata e dënoi Tahiri me 3 vjet shërbim prove, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar një dënim me 12 vjet burgim, për tre akuza: “Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal”; “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal”, duke pretenduar për lidhje të tij më të ashtuquajturin grupi i Habiljave i akuzuar për trafik marijuhane nga Shqipëria drejt Italisë. Me vëllezërit Habilja, Tahiri rezulton të ketë lidhje familjare.

Për Apelin, Gjykata e Shkallës së parë kishte gabuar duke ndryshuar akuzat.

“Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të kodit të procedurës penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar”, thuhej ndër të tjera në vendimin e djeshëm

The post Bardhi ‘këshillë’ Tahirit:Ose bashkëpuno me drejtësinë, ose shko në burg me Ramën appeared first on 55 News.

]]>
Berisha paralajmëron:Ja sa vite burg e presin Edi Ramën https://55news.al/politike/berisha-paralajmeron-ja-sa-vite-burg-e-presin-edi-ramen/ Tue, 23 Jun 2020 07:52:12 +0000 https://new.55news.al/?p=165712 Ish kryeministri e përsëriti disa herë gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” se, kryeministri Edi Rama duhet larguar me çdo kusht. Sipas tij, duhet përdorur të gjitha format e mosbindjes civile për të sjellë largimin e tij nga posti i kryeministrit.Berisha shtoi se, me një drejtësi të pavarur ai rrezikon nga 30 deri […]

The post Berisha paralajmëron:Ja sa vite burg e presin Edi Ramën appeared first on 55 News.

]]>
Ish kryeministri e përsëriti disa herë gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” se, kryeministri Edi Rama duhet larguar me çdo kusht.

Sipas tij, duhet përdorur të gjitha format e mosbindjes civile për të sjellë largimin e tij nga posti i kryeministrit.
Berisha shtoi se, me një drejtësi të pavarur ai rrezikon nga 30 deri në 50 vjet burg.
“Opozita mund të ketë mendim tjetër, por unë mendoj se duhet përdorur çdo formë e mosbindjes civile deri në largimin e Ramës. E di që ka kryer vepra të rënda dhe me një drejtësi të pavarur e di që e presin 30-50 vite burg”, tha ish kryeministri

The post Berisha paralajmëron:Ja sa vite burg e presin Edi Ramën appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare https://55news.al/aktualitet/zbulohet-nje-tjeter-vater-koronavirusi-ne-burgjet-shqiptare/ Mon, 27 Apr 2020 12:43:20 +0000 https://new.55news.al/?p=158063 Burgjet janë kthyer në një vatër serioze të koronavirusit në vend. Pas konfirmimit të 13 personave të infektuar me Covid-19 në burgun ‘313’ në Tiranë, persona të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar edhe në qelitë e paraburgimit 302, në komisariatin numër 3 në rrugën ‘Mine Peza’. A2 ka mësuar se 4 persona janë të mbajtur […]

The post Zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Burgjet janë kthyer në një vatër serioze të koronavirusit në vend.

Pas konfirmimit të 13 personave të infektuar me Covid-19 në burgun ‘313’ në Tiranë, persona të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar edhe në qelitë e paraburgimit 302, në komisariatin numër 3 në rrugën ‘Mine Peza’.

A2 ka mësuar se 4 persona janë të mbajtur në qeli janë të konfirmuar me Covid-19.

Një ditë më parë, urgjenca ka marrë për të shtruar në spital një të ndaluar, i cili qëndronte aty prej dy javësh me temperaturë të lartë.

The post Zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Revoltë tek ‘313’-ta, Redjan Rraja dhe tre të tjerë kërkojnë të digjet burgu https://55news.al/aktualitet/revolte-tek-313-ta-redjan-rraja-dhe-tre-te-tjere-kerkojne-te-digjet-burgu/ Sat, 25 Apr 2020 14:33:57 +0000 https://new.55news.al/?p=157819 13 raste me COVID-19 në burgun 313 kanë alarmuar institucionet shqiptare të drejtësisë, të cilat kanë nisur edhe hetimet për mënyrën e infektimit të të burgosurve. Mësohet se të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitiv janë transferuar në ambientet e regjimit të ashpër “41 bis”. Por menjëherë sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian aty, […]

The post Revoltë tek ‘313’-ta, Redjan Rraja dhe tre të tjerë kërkojnë të digjet burgu appeared first on 55 News.

]]>
13 raste me COVID-19 në burgun 313 kanë alarmuar institucionet shqiptare të drejtësisë, të cilat kanë nisur edhe hetimet për mënyrën e infektimit të të burgosurve.

Mësohet se të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitiv janë transferuar në ambientet e regjimit të ashpër “41 bis”. Por menjëherë sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian aty, ka patur reagime edhe nga të paraburgosurit.

Sipas asaj që raporton TCH, shërbimi i brendshëm i policisë së burgjeve ka referuar për hetime të mëtejshme 4 të paraburgosur: Redjan Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan laçi dhe Besmir Ymeri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ku Redian Rraja ka kundërshtuar policinë dhe ka kërkuar të digjej burgu sepse sipas tij duhet të largohen të paraburgosurit me COVID-19. Redian Rraja dhe bashkëpunëtorët e tij janë dërguar në izolim pas ngjarjes.

Redjan Rraja është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, i ndaluar për atentantin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Durrës.

The post Revoltë tek ‘313’-ta, Redjan Rraja dhe tre të tjerë kërkojnë të digjet burgu appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohet polici i burgjeve në Korçë. Emri https://55news.al/aktualitet/arrestohet-polici-i-burgjeve-ne-korce-emri/ Thu, 23 Apr 2020 13:44:33 +0000 https://new.55news.al/?p=157496 Një punonjës i policisë së burgjeve në Korçë është arrestuar gjatë ditës së sotme. Ai eshte pjesë e efektivëve të burgut të Drenovës në Korçë dhe tentoi të fusë drogë në qelitë e të burgosurve Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut , efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur ne këpucë, brenda corapeve 2 […]

The post Arrestohet polici i burgjeve në Korçë. Emri appeared first on 55 News.

]]>
Një punonjës i policisë së burgjeve në Korçë është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Ai eshte pjesë e efektivëve të burgut të Drenovës në Korçë dhe tentoi të fusë drogë në qelitë e të burgosurve

Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut , efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur ne këpucë, brenda corapeve 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qese te tjera, njëra prej të cilave me heroinë. 

Operacioni nga SHKBB, shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me IEVP Drenovë

Sipas burimeve policit të burgjeve Hakil Zere i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga ana e policisë së shtetit

Sipas burimeve nga prokuroria polici është arrestuar me 21 prill  me akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit.

The post Arrestohet polici i burgjeve në Korçë. Emri appeared first on 55 News.

]]>
Kush është italiani te ‘313’-ta i infektuar me Koronavirus, bos i klanit mafioz në… https://55news.al/aktualitet/kush-eshte-italiani-te-313-ta-i-infektuar-me-koronavirus-bos-i-klanit-mafioz-ne/ Tue, 21 Apr 2020 15:42:09 +0000 https://new.55news.al/?p=157148 Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në burgjet shqiptare është ai i një 42-vjeçari, të arrestuar nga RENEA në vitin 2018. Burime bëjnë me dije për Abc News se, bëhet fjalë shtetasi italian me iniciale G.C, i arrestuar në vitin 2018 nga forcat RENEA të Durrësit, për trafik droge. Ai njihet si një nga […]

The post Kush është italiani te ‘313’-ta i infektuar me Koronavirus, bos i klanit mafioz në… appeared first on 55 News.

]]>
Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në burgjet shqiptare është ai i një 42-vjeçari, të arrestuar nga RENEA në vitin 2018.

Burime bëjnë me dije për Abc News se, bëhet fjalë shtetasi italian me iniciale G.C, i arrestuar në vitin 2018 nga forcat RENEA të Durrësit, për trafik droge.

Ai njihet si një nga bosat e klanit mafioz Di Cosimo në Bari dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017.

Pak muaj më parë SPAK skuestroi 9 asete pasurore në emër të  G.C.mes tyre një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe truall me sipërfaqe 5mijë e 954 m2, 4 makina dhe 2 llogari bankare 3 mln lekë e 22 mijë €.

Mësohet se  ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor, ndërsa akualisht është karantinuar larg të burgosurve të tjerë. Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka ende një reagim për rastin në fjalë.

The post Kush është italiani te ‘313’-ta i infektuar me Koronavirus, bos i klanit mafioz në… appeared first on 55 News.

]]>
Deri në 8 vite burg për përhapje virusi, zbardhen ndryshimet në kodin penal https://55news.al/politike/deri-ne-8-vite-burg-per-perhapje-virusi-zbardhen-ndryshimet-ne-kodin-penal/ Thu, 16 Apr 2020 13:17:05 +0000 https://new.55news.al/?p=156389 Me vetëm 1 votë kundër, në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të enjteje në Kuvend u miratuan ndryshimet në kodin penal, duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidentit Meta. Maksimumi i dënimit, nga 15 vite ka shkuar në 8 vite sa ishte propozuar më herët dhe kjo masa do të merret kur sëmundja infektive të […]

The post Deri në 8 vite burg për përhapje virusi, zbardhen ndryshimet në kodin penal appeared first on 55 News.

]]>
Me vetëm 1 votë kundër, në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të enjteje në Kuvend u miratuan ndryshimet në kodin penal, duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidentit Meta.

Maksimumi i dënimit, nga 15 vite ka shkuar në 8 vite sa ishte propozuar më herët dhe kjo masa do të merret kur sëmundja infektive të përhapet me qëllim dhe të këta pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

“Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar  ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b

Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet”.

The post Deri në 8 vite burg për përhapje virusi, zbardhen ndryshimet në kodin penal appeared first on 55 News.

]]>
Dënimet për koronavirusin/ Fatmir Xhafaj kundër Edi Ramës: Të panevojshme https://55news.al/politike/denimet-per-koronavirusin-fatmir-xhafaj-kunder-edi-rames-te-panevojshme/ Tue, 14 Apr 2020 11:54:19 +0000 https://new.55news.al/?p=156009 Përplasja në PS duket se po merr përmasa reale edhe në këto kohëra karantine. Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur kundër ndryshimeve në Kodin Penal që propozon Edi Rama dhe deputetët e tij.   Sipas Xhafaj, këto ndryshime janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ai thekson faktin se ndryshimet në Kodin Penal janë ngjarje […]

The post Dënimet për koronavirusin/ Fatmir Xhafaj kundër Edi Ramës: Të panevojshme appeared first on 55 News.

]]>
Përplasja në PS duket se po merr përmasa reale edhe në këto kohëra karantine.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur kundër ndryshimeve në Kodin Penal që propozon Edi Rama dhe deputetët e tij.

 

Sipas Xhafaj, këto ndryshime janë të panevojshme dhe të keqshkruara.

Ai thekson faktin se ndryshimet në Kodin Penal janë ngjarje me rëndësi dhe nuk mund të bëhen sipas emocioneve të momentit.

Ndërhyrjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike. 

S’duhet të jenë rrjedhe e emocioneve të politikës së ditës. Duhet një konsultim i gjerë publik me ekspertët.

Propozimet e sjella nga qeveria janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ato duhet të rregullohen dhe bëmë mirë që i shtymë.  (E ka fjalën për propozime në kodin penal që kanë të bëjnë me KCK).

Sa u takon masave për sëmundjet efektive, duhet t’i reflektojmë edhe pse mund të çedojmë pak. Qëllimi i koleges Bode në këtë rast janë të justifikuara. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse, por nuk është një eksperte.

Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm’, është shprehur Fatmir Xhafaj për dënimet që Edi Rama kërkon të miratojë me votë në parlament kundër shqiptarëve.

The post Dënimet për koronavirusin/ Fatmir Xhafaj kundër Edi Ramës: Të panevojshme appeared first on 55 News.

]]>
Burg për thyerjen e karantinës/ Rakipi: Kriza të tilla forcojnë diktaturat, Rama po përfiton, duke frikësuar popullin! https://55news.al/opinion/burg-per-thyerjen-e-karantines-rakipi-kriza-te-tilla-forcojne-diktaturat-rama-po-perfiton-duke-frikesuar-popullin/ Tue, 14 Apr 2020 11:47:47 +0000 https://new.55news.al/?p=156004 Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”, ku ka folur për nismën e qeverisë, për miratimin e një projekligji, që do të mundësojë dënime të ashpra me burgim, për personat që thyejnë karantinën. Rakipi tha se kjo është një masë represive, e cila krijon hapësirë për të forcuar […]

The post Burg për thyerjen e karantinës/ Rakipi: Kriza të tilla forcojnë diktaturat, Rama po përfiton, duke frikësuar popullin! appeared first on 55 News.

]]>
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”, ku ka folur për nismën e qeverisë, për miratimin e një projekligji, që do të mundësojë dënime të ashpra me burgim, për personat që thyejnë karantinën.

Rakipi tha se kjo është një masë represive, e cila krijon hapësirë për të forcuar më tej regjimin.

Sipas Rakipit, këto masa represive, mund ta ndihmojnë Ramën edhe në vitin elektoral, nëse virusi do të vijojë, apo do të rikthehet siç kanë paralajmëruar ekspertët.

Jemi në një krizë dhe në kohë të tilla, kriza të mëdha, bëjnë vend dhe krijojnë hapësira, për të lindur dhe  për t’u forcuar diktaturat e mëdha. Të mendosh që të dënosh me 5 deri në 15 vjet burg, një qytetar që del pa leje nga banesa, do të thotë as më shumë dhe as më pak, të instalosh diktaturën, regjimin.  Rama në këto momente po përfiton për ta rritur regjimin.

Shqipëria, duke filluar nga shtatori, shkon drejt një viti elektoral, shkon drejt zgjedhjeve të reja. Një ligj i tillë, duke patur parasysh dhe atë që thotë OBSH dhe ekspertët, se ky virus do të zgjasë,  në një vend si Shqipëria, përfytyro ç’mund të bësh me këtë ligj, çfarë presioni mund të ushtrosh mbi njerëzit, sa mund ta rrisësh frikën tek ky popull.

Të kalosh tek masa të tilla, në burgosjen e qytetarëve, është represion i drejtëpërdrejt dhe përpjekje për ta zotëruar plotësisht skenën shqiptare“, tha Rakipi.

/TPZ.al/

The post Burg për thyerjen e karantinës/ Rakipi: Kriza të tilla forcojnë diktaturat, Rama po përfiton, duke frikësuar popullin! appeared first on 55 News.

]]>