cmimeve Archives - 55 News https://55news.al/tag/cmimeve/ Fri, 25 Jan 2019 16:13:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png cmimeve Archives - 55 News https://55news.al/tag/cmimeve/ 32 32 Dyfishimi i çmimeve të stomatologjisë, Vasili: Kjo qeveri ka vdekur https://55news.al/aktualitet/dyfishimi-i-cmimeve-te-stomatologjise-vasili-kjo-qeveri-ka-vdekur/ Fri, 25 Jan 2019 16:13:30 +0000 https://new.55news.al/?p=81947 Dyfishimi i çmimeve të stomatologjisë, një idiotësi dhe provë se qeveria ka vdekur. Dyfishimi i çmimeve të shërbimeve të stomatologjise është një idiotësi gjigante. Urdhëri i stomatologeve me këtë nivel çmendurie provinciale që tregoi, mirë që nuk ju tek të miratonte edhe taksat e tatimet e shtetit. Urdhëri i stomatologeve nuk ka as larg e […]

The post Dyfishimi i çmimeve të stomatologjisë, Vasili: Kjo qeveri ka vdekur appeared first on 55 News.

]]>
Dyfishimi i çmimeve të stomatologjisë, një idiotësi dhe provë se qeveria ka vdekur.

Dyfishimi i çmimeve të shërbimeve të stomatologjise është një idiotësi gjigante.

Urdhëri i stomatologeve me këtë nivel çmendurie provinciale që tregoi, mirë që nuk ju tek të miratonte edhe taksat e tatimet e shtetit.

Urdhëri i stomatologeve nuk ka as larg e larg, bile asfare të bëjë me çmime e me tarifa dhe ligji e thotë shume qartë këtë lexojeni vete:

Neni 4

Misioni

1. Misioni i Urdhrit të Stomatologëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe

ushtrimin e profesioneve në fushën e stomatologjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut

nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.

2. Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:

a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;

b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe

monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;

c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit

të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;

ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të

anëtarëve të Urdhrit;

d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera

shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm

Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;

dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta

për stomatologët dhe ndihmësstomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe

përditësimit të tij;

e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të

profesionit të stomatologut.”

Shteti ka përfaqësuesit e vet tek Urdhëri i stomatologëve, përfaqësues koti i bie në këtë rast.

Shteti duhet të reagonte e të fillonte ndjekjen penale për të gjithë të çmendurit, që e prodhuan këtë budallëk që atë ditë që e votuan.

Shteti reagon sot pasi rasti u bë publik në media. Me këtë reagim shteti u bë akoma me qesharak se ç’ishte.

Qeverisja e Edi Ramës është një haxhiqamilizëm i vërtetë.

Shkollepakëia, injoranca dhe antiligji i idiotëve janë këto që udhëheqin qeverisjen dhe që mundësojnë këto gomarllëqe.

Në qeverisjen e Edi Ramës mund të besh çdo gjë kundër ligjit dhe asgjë në respekt të ligjit.

Ngaqë të gjithë e dinë që ky Edi Rama është elifmatrak nga shteti dhe ligjet, të gjithë bëjnë si të duan, se e dinë gjithashtu që ky vetëm llogje me Twitter, Facebook e Instagram di të bëjë.

The post Dyfishimi i çmimeve të stomatologjisë, Vasili: Kjo qeveri ka vdekur appeared first on 55 News.

]]>
EUROSTAT|: Rritja e çmimeve ka qenë më e lartë për ushqimet dhe hotelet në dhjetor https://55news.al/aktualitet/eurostat-rritja-e-cmimeve-ka-qene-me-e-larte-per-ushqimet-dhe-hotelet-ne-dhjetor/ Fri, 18 Jan 2019 13:49:33 +0000 https://new.55news.al/?p=80619 Ndryshimi vjetor i çmimeve sipas metodologjisë së EUROSTAT arriti në muajin dhjetor në 1.8%, i njëjtë me treguesin e matjeve kombëtare. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë”, me 2,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse […]

The post EUROSTAT|: Rritja e çmimeve ka qenë më e lartë për ushqimet dhe hotelet në dhjetor appeared first on 55 News.

]]>
Ndryshimi vjetor i çmimeve sipas metodologjisë së EUROSTAT arriti në muajin dhjetor në 1.8%, i njëjtë me treguesin e matjeve kombëtare.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 %, vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë”, me 2,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Transporti” me 0,9 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 1,1 %, pasuar nga “Shëndeti” me 0,4 % dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %.

Në muajin Dhjetor 2018, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,4 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, etj.

Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” shënuan ulje respektivisht me 0,7 % dhe 0,1 %.

Du vite më parë për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e iHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të iHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e iHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e iÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit iHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e iÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. iÇK-ja përmban 332 zëra; iHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); iHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

The post EUROSTAT|: Rritja e çmimeve ka qenë më e lartë për ushqimet dhe hotelet në dhjetor appeared first on 55 News.

]]>
Rritja e çmimeve për festa – Frutat dhe perimet, 20 deri në 30 lekë më shtrenjtë https://55news.al/aktualitet/rritja-e-cmimeve-per-festa-frutat-dhe-perimet-20-deri-ne-30-leke-me-shtrenjte/ Sun, 23 Dec 2018 13:46:45 +0000 https://new.55news.al/?p=75930 Me afrimin e festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur. Pavarësisht kontrolleve rutinë nga specialistët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, duket se nuk kanë munguar abuzimet në këto ditë festash. Në një vëzhgim të bërë nga Scan në disa prej tregjeve në kryeqytet rezulton se çmimet e frutave dhe perimeve gjatë dhjetorit […]

The post Rritja e çmimeve për festa – Frutat dhe perimet, 20 deri në 30 lekë më shtrenjtë appeared first on 55 News.

]]>
Me afrimin e festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur. Pavarësisht kontrolleve rutinë nga specialistët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, duket se nuk kanë munguar abuzimet në këto ditë festash. Në një vëzhgim të bërë nga Scan në disa prej tregjeve në kryeqytet rezulton se çmimet e frutave dhe perimeve gjatë dhjetorit janë rritur me 20 deri në 30 lekë.

Lidhur me këtë rritje të çmimeve qytetarët ndahen në mendime, për pensionistët janë të papërballueshme.

Por ka edhe nga ata qytetarë të cilët mendojnë se çmimet nuk janë të larta. Në vendin tonë kryesisht për festa, ndryshe nga vendet e tjera, është bërë traditë rritja e çmimeve në mënyrë abuzive.

The post Rritja e çmimeve për festa – Frutat dhe perimet, 20 deri në 30 lekë më shtrenjtë appeared first on 55 News.

]]>
Goditja e ashpër e Teslas: Ulje drastike e çmimeve të makinave https://55news.al/aktualitet/goditja-e-ashper-e-teslas-ulje-drastike-e-cmimeve-te-makinave/ Thu, 22 Nov 2018 13:42:39 +0000 https://new.55news.al/?p=69267 Tesla ka ulur çmimet në Kinë deri në një të katërtën për të absorbuar ndikimin e luftës tregtare të SHBA-Kinës ndaj konsumatorëve në tregun më të madh të makinave në botë. Prodhuesi i makinave elektrike, i kryesuar nga miliarderi CEO Elon Musk, tha se do të ulë çmimet e dy modeleve me 12-26 për qind […]

The post Goditja e ashpër e Teslas: Ulje drastike e çmimeve të makinave appeared first on 55 News.

]]>
Tesla ka ulur çmimet në Kinë deri në një të katërtën për të absorbuar ndikimin e luftës tregtare të SHBA-Kinës ndaj konsumatorëve në tregun më të madh të makinave në botë. Prodhuesi i makinave elektrike, i kryesuar nga miliarderi CEO Elon Musk, tha se do të ulë çmimet e dy modeleve me 12-26 për qind për të bërë makinat më “të volitshme” në tregun më të lartë automobilistik në botë, ku shitjet e të ashtuquajturave automjete të energjisë së re po rriten me shpejtësi.

Ky veprim vjen në mes të tensioneve të ashpra tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, që ka parë tarifa shtesë të goditura nga importet e SHBA në vend, duke përfshirë auto veturat, duke dëmtuar Teslën që importon të gjitha makinat që aktualisht shiten në treg.

“Ne po thithim një pjesë të konsiderueshme të tarifës për të ndihmuar makinat tona më të volitshme për konsumatorët në Kinë”, tha Tesla në një deklaratë dërguar Reuters. Ky veprim shënon një ndryshim nga muaji Korrik, ndërsa Tesla ishte një nga prodhuesit e parë të makinave amerikane për të rritur çmimet në treg si përgjigje ndaj tarifave. Firma ka ngritur çmimet e makinave në modelin X dhe S me rreth 20 përqind.

Muajn e kaluar, Tesla paralajmëroi se po përballet me probleme të mëdha me shitjen e makinave në Kinë për shkak të tarifave të reja që do ta detyronin atë të përshpejtojë investimet në Gigafactory e saj të parë jashtë shtetit në Shangai.

Firma, e cila kohët e fundit filloi shitjet paraprake të veturës së saj të re Model 3 në Kinë, shtoi në deklaratën e saj se etiketimi i shitjeve të makinave do të fillonte nga 540.000 juan (77,928.83 $) për një version të dyfishtë të motorëve me dy rrota. Para rritjes së çmimeve në korrik, Tesla kishte ulur çmimet në modelet e saj në Kinë në maj, pasi Pekini kishte thënë se do të ulte tarifat e importit për të gjitha importet e makinave.

The post Goditja e ashpër e Teslas: Ulje drastike e çmimeve të makinave appeared first on 55 News.

]]>
KE flet për inflacionin: “Rënia e euros është fajtore për ecurinë e çmimeve të konsumit” https://55news.al/aktualitet/ke-flet-per-inflacionin-renia-e-euros-eshte-fajtore-per-ecurine-e-cmimeve-te-konsumit/ Fri, 09 Nov 2018 14:37:12 +0000 https://new.55news.al/?p=65939 Në raportin më të fundit të ekonomive europiane, ku përfshihet edhe Shqipëria, Komisioni Europian analizon edhe ecurinë e sektorit financiar në vendin tonë. Duke folur për zhvillimet më të fundit monetare, Komisioni Europian sqaron se, inflacioni i ulët, madje nën pritshmëritë, është edhe rrjedhojë e forcimit të Lekut kundrejt monedhës së përbashkët europiane. Vetëm një […]

The post KE flet për inflacionin: “Rënia e euros është fajtore për ecurinë e çmimeve të konsumit” appeared first on 55 News.

]]>
Në raportin më të fundit të ekonomive europiane, ku përfshihet edhe Shqipëria, Komisioni Europian analizon edhe ecurinë e sektorit financiar në vendin tonë. Duke folur për zhvillimet më të fundit monetare, Komisioni Europian sqaron se, inflacioni i ulët, madje nën pritshmëritë, është edhe rrjedhojë e forcimit të Lekut kundrejt monedhës së përbashkët europiane.

Vetëm një ditë më parë, Banka Qendrore raportoi një normë inflacioni në 1.9% për Tetorin, që është edhe nën objektivin e saj. Komisioni Europian është ende besimplotë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të frenuar rënien e euros në tregun vendas, do të ndikojë në terma afat-mesëm, duke bërë që, edhe norma e inflacionit të rimëkëmbet.

Sa i përket financave publike, raporti sqaron faktin se, ato mbeten të shëndosha në linja të përgjithshme. Por, Brukseli nuk ngurron të radhisë edhe rreziqet që kanosen. Një ndër këto rreziqe është edhe ulja e ritmit të rënies së borxhit publik.

Kjo, thotë raporti, do të minonte besimin e tregjeve financiare si dhe do të vendoste në rrezik projektet infrastrukturore, të cilat ndër të tjera janë një element kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike. Një tjetër rrezik mbetet edhe ngadalësimi i reformave, që mund të ketë ndikim në uljen e investimeve private.

The post KE flet për inflacionin: “Rënia e euros është fajtore për ecurinë e çmimeve të konsumit” appeared first on 55 News.

]]>
Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe naftës çon inflacionin e shtatorit në 2.1% https://55news.al/aktualitet/rritja-e-cmimeve-te-ushqimeve-dhe-naftes-con-inflacionin-e-shtatorit-ne-2-1/ Mon, 08 Oct 2018 12:23:29 +0000 https://new.55news.al/?p=55993 Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen gjatë muajit shtator, teksa vlera më e lartë e naftës në tregjet ndërkombëtarë ka nisur të reflektohet në tregun vendas dy muajt e fundit, duke e çuar inflacionin gjatë këtij muaji në 2.1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %, njoftoi sot INSTAT. Ndryshimi mujor i […]

The post Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe naftës çon inflacionin e shtatorit në 2.1% appeared first on 55 News.

]]>

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen gjatë muajit shtator, teksa vlera më e lartë e naftës në tregjet ndërkombëtarë ka nisur të reflektohet në tregun vendas dy muajt e fundit, duke e çuar inflacionin gjatë këtij muaji në 2.1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %, njoftoi sot INSTAT.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2018, krahasuar me Gusht 2018, është 0,2 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,03 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,58 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin shtator 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,2 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0, 7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 14,6 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 3,8 %, “vajra dhe yndyrna me 2,2 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,2 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” u ulën me 1,2 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin gusht 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, ndikuar kryesisht nga ndryshimi i çmimeve të teksteve shkollore1 .

Rritje patën dhe grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %, “Transporti” me 0,2 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” shënuan një ulje prej 0,1 % secili.

The post Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe naftës çon inflacionin e shtatorit në 2.1% appeared first on 55 News.

]]>