cmimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/cmimi/ Tue, 25 Dec 2018 13:36:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png cmimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/cmimi/ 32 32 Bitcoin, kostot e prodhimit në Shqipëri më shtrenjtë se çmimi https://55news.al/aktualitet/bitcoin-kostot-e-prodhimit-ne-shqiperi-me-shtrenjte-se-cmimi/ Tue, 25 Dec 2018 13:36:20 +0000 https://new.55news.al/?p=76330 Përveç se me risk, gjenerimi i një monedhe virtuale është dhe shumë i kushtueshëm…   Për të prodhuar 1 Bitcoin në Shqipëri kostoja është e konsiderueshme. Portali mineable.com ka përllogaritur kostot për prodhimin e një njësie të monedhës virtuale në shtete të ndryshme të botës. Energjia Elektrike është një prej faktorëve të rëndësishëm të kostove […]

The post Bitcoin, kostot e prodhimit në Shqipëri më shtrenjtë se çmimi appeared first on 55 News.

]]>
Përveç se me risk, gjenerimi i një monedhe virtuale është dhe shumë i kushtueshëm…

 

Për të prodhuar 1 Bitcoin në Shqipëri kostoja është e konsiderueshme. Portali mineable.com ka përllogaritur kostot për prodhimin e një njësie të monedhës virtuale në shtete të ndryshme të botës. Energjia Elektrike është një prej faktorëve të rëndësishëm të kostove dhe kjo varion nga shteti në shtet. Prodhimi i një Bicoin në Shqipëri do të kishte një faturë prej 3,894 dollarë. Ndërkohë sipas të dhënave nga tregu çmimi i tregtimi për një Bitcoin është 3,500 dollarë, nën kostot e energjisë.

Nga të gjitha shtetet në botë Venezuela është parajsë për shkak të çmimit shumë të ulët të energjisë, vetëm 0.002 dollarë për kWh. Kostoja e energjisë elektrike për prodhimin e një bitcoin shkon rreth 500 dollarë,

Për të ilustruar se sa i lirë është prodhimi i një njësie bitcoin, mining.com se çmimi mesatar i energjisë në Shtetet e Bashkuara është 12 cent, ndërsa në Europë varjon nga 9.6 cent për kWh në Bullgari dhe 30.5 cent në Danimarkë dhe Gjermani.

Në disa vende të tjera, individët ende mund të përfitojnë nga prodhimi i Bitcoin, edhe kur kostot llogariten nën 3.000 dollarë.

Në Ukrainë, Uzbekistan, Trinidad, Kuvajt, Myanmar dhe Bjellorusi, prodhimi ” kushton $ 2,000 për të gjeneruar 1 Bitcoin.

Në vende të tjera si Kina, Kanadaja, Shqipëria, Bangladeshi, Egjipti, Etiopia dhe India shpenzohen në mes të $ 3,000 dhe $ 3,500 për gjenerimin e 1 Bitcoin.

Krahasuar me Korenë e Jugut që kushton 26.170 dollarë për të minieruar një Bitcoin të vetme, është padyshim një marrëveshje shumë e mirë.

Gjatë muajit tetor kryeministri i vendit deklaroi se janë në një proces vlerësimi dhe pune për hartimin e një kuadri rregullator.

“Pasi të kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar dhe nëse rezultatet e kësaj pune do të jenë të kënaqshme, atëherë ne do të promovojmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë gatishmërinë e vendit për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë, që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave globale”, do të shprehej Kryeministri.

Ndërkohë autoritet financiare në vend, por edhe ato ndërkombëtare kanë bërë shpesh paralajmërime për rrezikun që kanë monedhat virtuale.

The post Bitcoin, kostot e prodhimit në Shqipëri më shtrenjtë se çmimi appeared first on 55 News.

]]>
Pse ky metal papritur u bë më i shtrenjtë se ari?! Çmimi u rrit me 50% në 4 muajt e fundit, kërkohet… https://55news.al/aktualitet/pse-ky-metal-papritur-u-be-me-i-shtrenjte-se-ari-cmimi-u-rrit-me-50-ne-4-muajt-e-fundit-kerkohet/ Sun, 23 Dec 2018 13:57:23 +0000 https://new.55news.al/?p=75936 Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Paladiumi po rivalizon Arin në vlerë. Ai është kthyer në një komponent kyç për pajisjet që kontrollojnë ndotjen në automjete dhe kjo ka bërë që çmimi i këtij metali të rritet me 50 % në 4 muajt e fundit duke e bërë atë më të […]

The post Pse ky metal papritur u bë më i shtrenjtë se ari?! Çmimi u rrit me 50% në 4 muajt e fundit, kërkohet… appeared first on 55 News.

]]>
Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Paladiumi po rivalizon Arin në vlerë. Ai është kthyer në një komponent kyç për pajisjet që kontrollojnë ndotjen në automjete dhe kjo ka bërë që çmimi i këtij metali të rritet me 50 % në 4 muajt e fundit duke e bërë atë më të shtrenjtë se ari.

Paladiumi është një metal i shndritshëm, 1 përbërës nga 6 grupet e metaleve të platinit. Rreth 80 % e paladiumit përfundon në sistemin e automjeteve duke i ndihmuar për të transformuar në më pak të dëmshëm dioksidin e karbonit dhe avujt që çlirohen. Ai përdoret gjithashtu në elektronikë, nga dentistët dhe nga argjendarët për bizhuteri. Metali nxirret kryesisht në Rusi dhe në Afrikën e Jugut dhe sigurohet më së shumti si lëndë dytësore nga proceset e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve të tjera si platini apo nikeli.

Pse po bëhet më i shtrenjtë?

Furnizimi nuk po i përgjigjet akoma kërkesës në rritje për këtë lëndë. Përdorimi në rritje sidomos në Kinë e rregulloret strikte për të ulur ndotjen nga automjetet i ka detyruar prodhuesit e automjeteve që të rrisin kërkesën për këtë metal të çmuar

The post Pse ky metal papritur u bë më i shtrenjtë se ari?! Çmimi u rrit me 50% në 4 muajt e fundit, kërkohet… appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohen specifikat dhe çmimi i Citroen C5 Aircrossit të ri https://55news.al/aktualitet/zbulohen-specifikat-dhe-cmimi-i-citroen-c5-aircrossit-te-ri/ Tue, 06 Nov 2018 09:16:42 +0000 https://new.55news.al/?p=64710 Janë zbuluar çmimi dhe specifikat e SUV-it më të ri të Citroenit, C5 Aircross të ri. SUV-i i markës franceze ka një çmim fillestar prej 26,500 euro e mund të porositet nga 3 dhjetori i këtij viti, ndërsa porositë e para të tij do të dorëzohen me 4 shkurt 2019. C5 Aircross do të ofrohet […]

The post Zbulohen specifikat dhe çmimi i Citroen C5 Aircrossit të ri appeared first on 55 News.

]]>
Janë zbuluar çmimi dhe specifikat e SUV-it më të ri të Citroenit, C5 Aircross të ri.

SUV-i i markës franceze ka një çmim fillestar prej 26,500 euro e mund të porositet nga 3 dhjetori i këtij viti, ndërsa porositë e para të tij do të dorëzohen me 4 shkurt 2019.

C5 Aircross do të ofrohet në tre opsione, Feel, Flair e Flair Plus. Të tre kanë një ekran tetë inçësh me prekje ku përfshihet sistemi i navigacionit TomTom, Apple CarPlay, Android Auto e kamera nga pas, si dhe kanë mbushës wireless për smartfonë, transmeton koha.net.

Citroen ofron tre ngjyra të interierit për C5 Aircross, modeli bazë ‘Feel’ ofrohet në ngjyrë gri e shitet për 26,500 euro, modeli ‘Flair Plus’ për 29 mijë euro e ai ‘Flair Plus’ rreth 3 mijë euro më shumë.

Deri tani 2 motorë me benzinë e 2 me naftë janë konfirmuar për C5 Aircross. Motori me benzinë është 130 me tre cilindra PureTech që prodhon 128 kuajfuqi si dhe i njëjti por që prodhon 180 kuajfuqi.

Ndërsa ata me naftë janë: BlueHDi 130 që prodhon 128 kuajfuqi si dhe Blue HDi 180 me 178 kuajfuqi.

Në 2020-ën, do t’i shtohet edhe modeli hibrid, që do të ketë një motor me benzinë në bashkëpunim me 2 të tjerë elektrik që së bashku prodhojnë 300 kuajfuqi.

The post Zbulohen specifikat dhe çmimi i Citroen C5 Aircrossit të ri appeared first on 55 News.

]]>
Ja çmimi për Evropë i Oppo RX17 Neo, nisin porositë e para https://55news.al/teknologji/ja-cmimi-per-evrope-i-oppo-rx17-neo-nisin-porosite-e-para/ Fri, 02 Nov 2018 05:43:39 +0000 https://new.55news.al/?p=63514 Pasi u lansua në Japoni, telefoni Oppo R17 Neo tani po bëhet gati për tregun evropian, por me një emër tjetër RX17 Neo. RX17 Neo vjen me ekran 6.4-inç AMOLED me prerje (notch) dhe rezolucion prej 1080+, procesorin Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, […]

The post Ja çmimi për Evropë i Oppo RX17 Neo, nisin porositë e para appeared first on 55 News.

]]>
Pasi u lansua në Japoni, telefoni Oppo R17 Neo tani po bëhet gati për tregun evropian, por me një emër tjetër RX17 Neo.

RX17 Neo vjen me ekran 6.4-inç AMOLED me prerje (notch) dhe rezolucion prej 1080+, procesorin Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, transmeton Koha.net. R17 Neo peshon 156 gramë dhe ka baterinë me kapacitet prej 3,600 mAh. Tashmë në Evropë kanë filluar paraporositë, dhe çmimi i tij është 349 euro.

The post Ja çmimi për Evropë i Oppo RX17 Neo, nisin porositë e para appeared first on 55 News.

]]>
Del në ankand xhaketa e Michael Jacksonit, çmimi marramendës https://55news.al/aktualitet/del-ne-ankand-xhaketa-e-michael-jacksonit-cmimi-marramendes/ Tue, 30 Oct 2018 08:43:54 +0000 https://new.55news.al/?p=62453 Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga mbreti i ndjerë i muzikës pop, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dalë në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti. Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë. […]

The post Del në ankand xhaketa e Michael Jacksonit, çmimi marramendës appeared first on 55 News.

]]>
Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga mbreti i ndjerë i muzikës pop, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dalë në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Sipas vlerësimeve të para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.

Këngëtari xhaketën, në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989, shkruan ATA.

Theksojmë se xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” ishte shitur në një ankand për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011.

Në ankand, i cili do të mbahet më 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të New York-ut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton, dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.

Kitara e tij mund të shitet për 20 mijë deri në 50 mijë dollarë.

The post Del në ankand xhaketa e Michael Jacksonit, çmimi marramendës appeared first on 55 News.

]]>
Çmimi i ndërtesave në rritje, Aleksi: Ka probleme fiskale. Taksa mbetet ende pa zgjidhje https://55news.al/aktualitet/cmimi-i-ndertesave-ne-rritje-aleksi-ka-probleme-fiskale-taksa-mbetet-ende-pa-zgjidhje/ Fri, 26 Oct 2018 14:12:24 +0000 https://new.55news.al/?p=61438 Çmimet e ndërtesave do të vijojnë të rriten për sa kohë nuk ka zgjidhje për taksën e infrastrukturës. Në një intervistë për televizionin SCAN, kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Luigj Aleksi kërkon, zgjidhje të problemeve fiskale të cilat po has ky sektor. Gjatë çeljes së panairit të ndërtimit, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, […]

The post Çmimi i ndërtesave në rritje, Aleksi: Ka probleme fiskale. Taksa mbetet ende pa zgjidhje appeared first on 55 News.

]]>
Çmimet e ndërtesave do të vijojnë të rriten për sa kohë nuk ka zgjidhje për taksën e infrastrukturës. Në një intervistë për televizionin SCAN, kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Luigj Aleksi kërkon, zgjidhje të problemeve fiskale të cilat po has ky sektor.

Gjatë çeljes së panairit të ndërtimit, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka e cilësoi të ndotur vendin nga urbanizimi për të cilin nevojiten reforma.

30 kompani, mes të cilave edhe universitete, marrin pjesë në panairin e ndërtimit, që do të zgjasë deri në datë 27 tetor. Në këtë panair do të prezantohen zhvillimet më të fundit në ndërtim , arkitekturë dhe planifikimin urban.

The post Çmimi i ndërtesave në rritje, Aleksi: Ka probleme fiskale. Taksa mbetet ende pa zgjidhje appeared first on 55 News.

]]>
Tabaku: Karburanti më i shtrenjtë në rajon! https://55news.al/politike/tabaku-karburanti-me-i-shtrenjte-ne-rajon/ Sat, 20 Oct 2018 08:55:39 +0000 https://new.55news.al/?p=59540 NGA JORIDA TABAKU   Sot, kushdo që ka një makinë paguan më shtrenjtë se rajoni çmimin e naftës dhe merr një naftë të një cilësie të dobët. Praktikisht një makinë që do të furnizohet me 20 litra naftë, do t’i duhet të paguajë 3680 lekë nga e cila 2208 lekë (apo 60% e vlerës) i […]

The post Tabaku: Karburanti më i shtrenjtë në rajon! appeared first on 55 News.

]]>

NGA JORIDA TABAKU

 

Sot, kushdo që ka një makinë paguan më shtrenjtë se rajoni çmimin e naftës dhe merr një naftë të një cilësie të dobët. Praktikisht një makinë që do të furnizohet me 20 litra naftë, do t’i duhet të paguajë 3680 lekë nga e cila 2208 lekë (apo 60% e vlerës) i kalojnë shtetit në formë taksash apo tarifash.

Shkurt dhe shqip, qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i çmimit të naftësnuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera kanë ndikuar në rritjen e çmimit. Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër. Për ta thënë më shkoqur, ne paguajmë një litër naftë thuajse sa frëngu pulën.

Sikur kjo të mos mjaftonte, qeveria nisi të ndërmerrte një tjetër koncesion për t’i dhënë kontrollin e naftës një kompanie të paracaktuar. Një koncesion që do t’i shtonte një tjetër taksë qytetarëve dhe atyre që kanë nga një makinë dhe që do t’i shtohej listës së gjatë të taksave dhe tarifave që fryjnë artificialisht çmimin e naftës; taksës doganore, akcizës, takës së qarkullimit (të rritur me 20 lekë/litër), taksës së karbonit, taksës së ngjyrosjes do t’i shtohet me gjasë edhe taksa e koncesionit të ri. Një koncesion që falë ndërhyrjes së opozitës u tërhoq përpara se të bëhej një tjetër barrë e rëndë për të ardhurat e pakta të qytetarëve.

Tanimë është e qartë se ajo çfarë parashikuam për taksat e vendosura nga një mazhorancë e papërgjegjshme po kthehet në një peshë të rëndë për qytetarët. Pasi sot ne paguajmë 110 lekë taksa në çmimin prej 184 lekësh që blejmë një litër karburant. Një peshë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve dhe uljen e konsumit për shkak të shtrenjtimit të ofertës dhe pamundësisë së të ardhurave. Kjo do të shoqërohet me mbyllje qepenash pasi biznesi do të kthehet në pamundësi.

E vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës është një politikë e re fiskale që mbron dhe stimulon konsumin, që mbron qytetarët nga abuzimet dhe krijimi i monopoleve private me bekimin e qeveritarëve që i zotërojnë ato. Ka ardhur koha që shqiptarët të paguajnë më pak për çmimin e një litre naftë dhe kjo mund të arrihet vetëm në sajë të politikave fiskale të qeverisë demokratike. Taksë e sheshtë dhe thjeshtim fiskal në shërbim të konsumit dhe qytetarëve

The post Tabaku: Karburanti më i shtrenjtë në rajon! appeared first on 55 News.

]]>
Unaza e fejesës së Lady Gagës dhe çmimi i saj i çmendur https://55news.al/show-biz/unaza-e-fejeses-se-lady-gages-dhe-cmimi-i-saj-i-cmendur/ Thu, 18 Oct 2018 16:14:44 +0000 https://new.55news.al/?p=59104 Këngëtarja Lady Gaga ka konfirmuar fejesën e saj mbrëmjen e së hënës me të dashurin Christian Carino. Ajo iu referua agjentit të saj si, “i fejuari im”, gjatë fjalimit në 25-vjetorin Ëomen in Hollywood Celebration që u zhvillua nga revista “Elle”. Por sa ka kushtuar unaza e fejesës e këngëtares? Plot 400 mijë dollarë. Unaza […]

The post Unaza e fejesës së Lady Gagës dhe çmimi i saj i çmendur appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtarja Lady Gaga ka konfirmuar fejesën e saj mbrëmjen e së hënës me të dashurin Christian Carino.

Ajo iu referua agjentit të saj si, “i fejuari im”, gjatë fjalimit në 25-vjetorin Ëomen in Hollywood Celebration që u zhvillua nga revista “Elle”.

Por sa ka kushtuar unaza e fejesës e këngëtares? Plot 400 mijë dollarë. Unaza ka në qendër një gur të kuq zafir 7 karat dhe është e rrethuar nga diamantë të vegjël, ku secili prej tyre ka një peshë prej 4 karatësh.

unaza

The post Unaza e fejesës së Lady Gagës dhe çmimi i saj i çmendur appeared first on 55 News.

]]>
‘Kur ankoheshe për çmimin e domateve haje 5 vjet burg’, Shehu: Sot, sa vite do vendosë Rama për … https://55news.al/politike/kur-ankoheshe-per-cmimin-e-domateve-haje-5-vjet-burg-shehu-sot-sa-vite-do-vendose-rama-per/ Sat, 13 Oct 2018 13:30:17 +0000 https://new.55news.al/?p=57555 Deputeti i PD-së, ka ironizuar sot me nismën e kryeministrit Rama për të vënë në zbatim paketën antishpifje. Përmes një postimi në ‘facebook’,  Shehu ka kujtuar kohët e shkuara të diktaturës, kur nëse ankoheshe për çmimin e domateve të dënonin me 5 vjet burg.  “Sa vite burg do te vendose Kryeministri ne “Paketen e tij […]

The post ‘Kur ankoheshe për çmimin e domateve haje 5 vjet burg’, Shehu: Sot, sa vite do vendosë Rama për … appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i PD-së, ka ironizuar sot me nismën e kryeministrit Rama për të vënë në zbatim paketën antishpifje.

Përmes një postimi në ‘facebook’,  Shehu ka kujtuar kohët e shkuara të diktaturës, kur nëse ankoheshe për çmimin e domateve të dënonin me 5 vjet burg.

 “Sa vite burg do te vendose Kryeministri ne “Paketen e tij Antishpifje” per ate qe ”shpif” se: “Cmimi stratosferik i naftes, rritja e metejshme e tij, cilesia e saj skandaloze, vijne nga taksat e larta dhe aferat korruptive te qeverisjes”?- shkruan Shehu.

Postimi i plotë:

Sa vite burg do te vendose Kryeministri ne “Paketen e tij Antishpifje” per ate qe ”shpif” se: “Cmimi stratosferik i naftes, rritja e metejshme e tij, cilesia e saj skandaloze, vijne nga taksat e larta dhe aferat korruptive te qeverisjes”?

Ne baze te ish Nenit 55 te Agjitacion e Propaganes, po te shpreheshe dikur se cmimi i domateve eshte i larte beje 5 vite burg!

Po te guxosh te shkosh me lart me “shpifjet”, duke perseritur thenien emblematike: “Nje shtetit i korruptuar grabit qytetaret me taksat e larta, per tja kaluar me tej parate mafias me punime e sherbime publike abuzive” (psh me PPP-te ne Shqiperi), sa vite?

Dikur do te ishte toga….po sot sa do te vendose Kryeministri?!

Ne fakt edhe ai vete e di mire se nuk mund te beje asgje te tille, vecse desheron te heqe vemendjen nga skandalet e te frikesoje ata qe mundet, duke i detyruar te blejne nje”dry” per gojen, si dikur.

The post ‘Kur ankoheshe për çmimin e domateve haje 5 vjet burg’, Shehu: Sot, sa vite do vendosë Rama për … appeared first on 55 News.

]]>
Maryse Conde merr “Nobelin” jo zyrtar në Letërsi https://55news.al/kulture/maryse-conde-merr-nobelin-jo-zyrtar-ne-letersi/ Fri, 12 Oct 2018 15:08:16 +0000 https://new.55news.al/?p=57363 Shkrimtarja nga Guadalupe, Maryse Condé disa herë e cituar për Nobelin, u shpall sot fituesja e çmimit të ri në letërsi, me titullin nga ”Akademia e Re” pas polemikave mbi skandalin e lëvizjes #MeToo që çoi në shtyrjen për një vit të çmimit Nobel në Letërsi. ‘Në veprat e saj, me një gjuhë koncize, Maryse […]

The post Maryse Conde merr “Nobelin” jo zyrtar në Letërsi appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtarja nga Guadalupe, Maryse Condé disa herë e cituar për Nobelin, u shpall sot fituesja e çmimit të ri në letërsi, me titullin nga ”Akademia e Re” pas polemikave mbi skandalin e lëvizjes #MeToo që çoi në shtyrjen për një vit të çmimit Nobel në Letërsi.

‘Në veprat e saj, me një gjuhë koncize, Maryse Condé përshkruan efektet shkatërruese të kolonializmit dhe kaosin e periudhës postkoloniale’’, ishin vlerësimet e artikuluara nga institucioni gjatë shpalljes së çmimit në Bibliotekën Publike të Stokholmit.

E lindur në shkurt 1937 në Pointe-à-Pitre (Guadalupe), Maryse Condé ka publikuar rreth 30 romane me tematikë mbi skllavërinë dhe Afrikën, si dhe pjesë teatrale dhe ese.

Akademia Suedeze u përfshi nga skandali i lëvizjes  #MeToo në vjeshtën e vitit 2017, kur 18 gra akuzuan publikisht bashkëshortin francez të një anëtare të Akademisë për ngacmim dhe përdhunim.

The post Maryse Conde merr “Nobelin” jo zyrtar në Letërsi appeared first on 55 News.

]]>