demarkacioni Archives - 55 News https://55news.al/tag/demarkacioni/ Fri, 12 Oct 2018 06:31:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png demarkacioni Archives - 55 News https://55news.al/tag/demarkacioni/ 32 32 “Demarkacioni” i Fushë-Kosovës me Graçanicën në duar të Kuvendit të Kosovës https://55news.al/bota-shqiptare/demarkacioni-i-fushe-kosoves-me-gracanicen-ne-duar-te-kuvendit-te-kosoves/ Fri, 12 Oct 2018 06:31:35 +0000 https://new.55news.al/?p=57187 Korrigjimi i kufijve komunalë ndërmjet Fushë-Kosovës dhe Graçanicës që po cilësohet i jashtëligjshëm e kundërkushtetues, për nënkryetarin e Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi, është një proces krejt normal. Ka thënë se krejt çka po bëhet është kthimi i disa pjesëve të kësaj komune që i janë marrë nga Graçanica me decentralizim. Krejt në fund, sipas tij, i […]

The post “Demarkacioni” i Fushë-Kosovës me Graçanicën në duar të Kuvendit të Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Korrigjimi i kufijve komunalë ndërmjet Fushë-Kosovës dhe Graçanicës që po cilësohet i jashtëligjshëm e kundërkushtetues, për nënkryetarin e Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi, është një proces krejt normal. Ka thënë se krejt çka po bëhet është kthimi i disa pjesëve të kësaj komune që i janë marrë nga Graçanica me decentralizim.

Krejt në fund, sipas tij, i mbetet Kuvendit të Kosovës nëse do ta miratojë këtë ndryshim ose jo. Fadil Krasniqi i ka thënë gazetës se në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Graçanicës të pasuar nga ai i Fushë-Kosovës pritet që një pjesë e zonës kadastrale të Uglarit dhe një pjesë e Preocit, ku është lagjja “Marigona”, t’i bashkohen kësaj të fundit. Megjithatë, ai nuk e di se cili ka qenë qëllimi i zyrtarëve serbë për t’ia kthyer këto pjesë Fushë-Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk e di, kanë qenë disa këmbime të shkresave të dy komunave dhe ka ardhur deri te këto vendimi që janë ardhur në dy kuvendet, edhe të Graçanicës, edhe të Fushë-Kosovës”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës. “Po, (Kuvendi ka marrë vendim v.j.). Ju e dini që neve decentralizimi që është bërë më herët Fushë-Kosovës i janë marrë gati 1 mijë hektarë tokë nga Komuna e Graçanicës. Edhe këto pjesë janë në kuadër të atyre 1 hektarëve përafërsisht që na i kanë marrë me decentralizim”.

The post “Demarkacioni” i Fushë-Kosovës me Graçanicën në duar të Kuvendit të Kosovës appeared first on 55 News.

]]>