Demokraci Archives - 55 News https://55news.al/tag/demokraci/ Sun, 24 Feb 2019 12:08:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Demokraci Archives - 55 News https://55news.al/tag/demokraci/ 32 32 Thirrja e Ramës “demokraci hibride” si thirrja raciste “buono per Albania” e viteve ‘90 https://55news.al/opinion/thirrja-e-rames-demokraci-hibride-si-thirrja-raciste-buono-per-albania-e-viteve-90/ Sun, 24 Feb 2019 12:08:55 +0000 https://new.55news.al/?p=87262 Edi Rama e ka ndërruar gjuhën që përdor për demokracinë shqiptare, që pas daljes së reportazhit të Tg2 lidhur me ortakërinë e ngushtë të pushtetit të tij me narko-grupet e krimit të organizuar. Deri para prishjes së omerta-së që kishte karakterizuar fatkeqësisht median ndërkombëtare, sa i përkeet paraqitjes së gjendjes në Shqipëri, Edi Rama ishte […]

The post Thirrja e Ramës “demokraci hibride” si thirrja raciste “buono per Albania” e viteve ‘90 appeared first on 55 News.

]]>
Edi Rama e ka ndërruar gjuhën që përdor për demokracinë shqiptare, që pas daljes së reportazhit të Tg2 lidhur me ortakërinë e ngushtë të pushtetit të tij me narko-grupet e krimit të organizuar. Deri para prishjes së omerta-së që kishte karakterizuar fatkeqësisht median ndërkombëtare, sa i përkeet paraqitjes së gjendjes në Shqipëri, Edi Rama ishte kampioni i pamposhtur i zgjedhjeve të lira e të drejta, ishte fitimtari të cilin e kishin të gjithë zili, ishte i panjolli që ishte mandatuar për herë të dytë nga shqiptarët dhe do të mandatohej sigurisht edhe për një herë të tretë.

Pas reportazhit të Rai2, Edi Rama, në Gjirokastër e në Përmet në të njëjtën ditë, shpalli se “demokracia shqiptare ishte hibride” dhe se zgjedhjet e 2017-s kishin qenë të denja për një demokraci hibride. Një ditë më herët ai e kishte shpallur ndryshimin e tezës së tij edhe në mediat italiane, teksa shpalli se shitblerje votash ka kudo, por në Gjirokastër e Përmet e korrigjoi duke thënë se “shitblerje votash ka kudo në demokracitë hibride, por ato nuk e kanë ndryshuar rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.
Sa qesharake! Si e mati kryeministri se rezultati i zgjedhjeve nuk ndryshoi? Aq më keq, si mund të qendrojë në këmbë vlerësimi se shitblerje votash kryen edhe opozita, kur e di i madh e i vogël se zgjedhjet i organizon qeveria e se në këto vitet e fundit, edhe investigimi i policisë, edhe dosjet e prokurorisë, edhe vendimet e gjykatave për këto çështje janë në fund të fundit një derivat i vullnetit të qeverisë (deklarimet e njëllojta të zv/ambasadorit të OSBE-së meritojnë një analizë të veçantë, qoftë për efektivitetin e Prezencës në Tiranë, qoftë për efektivitetin e raportimeve që kjo Prezencë ka nxjerrë në vite për zgjedhjet në Shqipëri).
Fjala – çelës për të fituar kohë është “jemi demokraci hibride”. Është njëfarë rimarrjeje e tezës raciste që u shfaq në mediat italiane, në fillim të viteve ’90 “buono per Albania”. Pra, mjaft që të bëhet një parodi zgjedhjesh, se këto standarde janë të pranueshme për Shqipërinë, të paktën edhe për disa kohë.
Njerëzit e vëmendshëm pas kronikës politike e kuptojnë fare qartë se Edi Rama është vënë me shpatulla pas murit dhe agjenda e tij ditore po ndikohet në mënyrë të frikshme (edhe pse disa hapa prapa) nga lëvizjet e kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Deklarimi i tij se shqiptarët s’kanë për të pranuar më tej, asgjë më pak sesa pranojnë amerikanët, gjermanët dhe të gjitha demokracitë e tjera perëndimore, ka patur një jehonë të madhe dhe gjetja e pi-ar-it “rilindist” se “Shqipëria mbetet një demokraci hibride” është një thirrje për të gjithë aleatët autokratë të kryeministrit, por edhe një joshje për burokratët e BE-së se ende në Shqipëri, stabilitetin mund ta garantojë kryeministri, por me kusht që të mbajë në këmbë edhe për disa kohë “demokracinë hibride”. 
Teza e demokracisë hibride është një gjetje fatkeqe që s’bën më punë as për konsum të brendshëm, pasi shqiptarët s’durojnë dot më të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe ç’është më e çuditshmja, është e mbështetur në premisën e gabuar se “ulja e pazarit” (lexo garantimi i stabilitetit) mund ta bëjë Ramën të fitojë mbështetje në Perëndim. Stabiliteti në vend është prishur njëherë e mirë me 16 shkurt dhe kryeministri po hedh në tregun ndërkombëtar një letër që s’ka më vlerë. 
Nëse ka dy gjëra që gëzojnë konsensus në Perëndim janë qartësia se në Shqipëri s’ka stabilitet dhe aspirata e BE që shqiptarët më në fund të mund të gëzojnë një demokraci perëndimore siç e meritojnë. Për të dyja këto kolona, Edi Rama si kryeministër është bërë pengesë, prandaj darovitja me “demokraci hibride” është një lëvizje e dëshpëruar që mund të joshë ndonjë aleat rus, po aq u bën protestuesve të 28 shkurtit apo atyre të 16 marsit. Ata do të jenë në shesh për një demokraci të vërtetë dhe do ta rrëzojnë një kryeministër që është ngjitur pas karriges si një monstër hibride, së cilës evolucioni perëndimor nuk i garanton asnjë perspektivë.

The post Thirrja e Ramës “demokraci hibride” si thirrja raciste “buono per Albania” e viteve ‘90 appeared first on 55 News.

]]>
Demokraci me gaz helmues https://55news.al/politike/demokraci-me-gaz-helmues/ Wed, 20 Feb 2019 17:53:30 +0000 https://new.55news.al/?p=86642 Shqiptarët sot janë vënë me shpatulla pas murit. Ndonëse formalisht jemi në demokraci, ajo çfarë realisht jetojnë qytetarët është diktaturë.  Qeverisja e vendit nuk është aspak e përkushtuar për të përmirësuar qeverisjen, por vetëm e vetëm grabitur ata në çdo vendim që merr (tendera, PPP)!. E jo vetëm që i vjedh çdo ditë me tenderët […]

The post Demokraci me gaz helmues appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët sot janë vënë me shpatulla pas murit. Ndonëse formalisht jemi në demokraci, ajo çfarë realisht jetojnë qytetarët është diktaturë.  Qeverisja e vendit nuk është aspak e përkushtuar për të përmirësuar qeverisjen, por vetëm e vetëm grabitur ata në çdo vendim që merr (tendera, PPP)!.

E jo vetëm që i vjedh çdo ditë me tenderët në administratë, e konfirmuar kjo dhe zyrtarisht nga institucionet kushtetuese të vendit siç është KLSH, por po jo vjedhin votën si të drejtën më elementare me të cilën ata mund ta rrëzojnë kastën sunduese, por i janë turrur dhe pasurive të këtij vendi. Shqiptarët e thënë troç jetojnë në një demokraci me gaz helmues.
Rilindja në pushtet si garante e oligarkisë dhe krimit të organizuar po i dhunon hapur qytetarët e madje as kur guxojnë të ngrënë kokë siç bënë më 16 shkurt, e do të ngrihen sërish nesër po i helmon dhe de fakto (me gaz helmues të Sandrit), vetëm e vetëm që të mos iu ik pushteti.
Rama, kreu i organizatës Rilindjes prej vitit 2013 që kur erdhi në pushtet më të gjithë qelbësirat ka qenë në shërbim të tyre 24 orë, e në mënyrë edhe më pasiononte pas marrjes së tepsisë vetëm fal mbështetjes së krimit për blerjen e votave përmes metodave të terrorit. Kjo është e vërtetuar tashmë edhe nga përgjime zyrtare të këtij shteti edhe pse të rrënuar dhe ndodhen në dosjen 339, nga ku mësohet se zbardhja e plotë e këtyre përgjimeve ka çudira që veç në vende të botës së tretë mund të ndodhin.  Shqiptarët sot përballen me papunësinë, varfërinë që është ulur këmbëkryq në vatrat e tyre.  Kjo është e theksuar për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë e cila në gjen dot punë, e shtresave të ndryshme të popullsisë nga punëtori i ndërtimit tek studenti që diplomohet por nuk ka ku të nis punë.
Rilindja prej vitit 2015 nuk ka ngritur paga dhe pensione dhe as dhënë shpërblime për punonjësit e administratës, pensionistëve dhe shtresave ne nevojë. Krimi është ngritur në institucion dhe kontrollon gjithçka duke e vënë shtetin në funksion të vet! Arsimi është rrënuar totalisht dhe kjo detyroi mijëra e mijëra studentë të ngrihen fuqishëm në protesta. Qytetari ndihet i pasigurt në shtëpinë e vet pasi banda në pushtet vjen ta prish shtëpinë kur dëshiron, ose kur ia kërkon oligarkia siç ishte rasti Unazës së Re.
Shqiptarët gjenden të kërcënuar nga banda në pushtet si minatorët, si naftëtarët,  por dhe fermerët që nuk po gjejnë fare mbështetje.  Kjo është një demokraci asfiksuese që dita ditës po iu kushton shumë shqiptarëve, ndaj ata kanë vendosur të ngrihen fuqishëm, si në vitet 90, e madhe dhe më fortë për të rrezuar një orë e më parë këtë qeverisje e cila siç po shihet po i helmon përfundimisht shqiptarët, po iua vret të ardhmen, pasi të tashme nuk kanë. Ndaj pjesëmarrja e jashtëzakonshme në protestën e opozitës më 16 shkurt, e cila pritet në të tilla përmasa dhe nesër, është veç reagimi ndaj urrejtjes që shqiptarët kanë ndaj bandës në pushtet, po kërkojnë të shpëtojnë që të mos helmohen realisht. Janë me qindra mijëra qytetarë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria, e mundësuar kjo nga Rilindja, e siç duket pjesa tjetër gjendur në të njëjtat kushte ka vendosur ti dal zot vetes dhe vendit. Shqiptarët nuk mund të jetojnë në një Demokraci me gaz helmues!

The post Demokraci me gaz helmues appeared first on 55 News.

]]>
“The Economist”: Shqipëria, demokraci hibride që nuk di të qeverisë https://55news.al/aktualitet/the-economist-shqiperia-demokraci-hibride-qe-nuk-di-te-qeverise/ Thu, 10 Jan 2019 15:41:16 +0000 https://new.55news.al/?p=78946 Shqipëria u rendit në vendin e 76 në botë në Indeksin e Demokracisë të publikuar nga The Economist. Në raport me një vit më parë, Shqipëria ka të njëjtin pikëzim, në 5.98, ndërsa është përmirësuar me një vend. Treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë, […]

The post “The Economist”: Shqipëria, demokraci hibride që nuk di të qeverisë appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria u rendit në vendin e 76 në botë në Indeksin e Demokracisë të publikuar nga The Economist. Në raport me një vit më parë, Shqipëria ka të njëjtin pikëzim, në 5.98, ndërsa është përmirësuar me një vend.

Treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë, duke u renditur me vende të tilla si Ukraina, Bosnja, Gjeorgjia, Bjellorusia, Rusia, të cilat marrin pak pikë në indeksin e funksionimit të qeverisë. Ndërsa më mirë dinë të qeverisin vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i ZI me nga 5.36 pikë secila. Një pikëzim i ulët i këtij treguesi nënkupton që “nëse vendimet e marra në mënyrë demokratike nuk mund ose nuk zbatohen atëherë koncepti i demokracisë nuk është shumë kuptimplotë, por është një guaskë boshe”.

Më mirë, Shqipëria renditet në treguesin e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi elektoral dhe pluralizmi” me 7 pikë, “pjesëmarrja politike” me 5.56 pikë dhe “kultura politike” me 5 pikë.

Në Europën Lindore, Shqipëria renditet e 13-a dhe bën pjesë në regjimin e demokracive hibride, ku përfshihen 39 shtete. Demokracia hibride është kategoria e tretë e renditjes së renditjes së The Economist, pas demokracisë së plotë, demokracisë me probleme, ndërsa kategoria e katërt është regjimi autoritar.

Vendi më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Danimarka, Irlanda, Finlanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu dhe dhjetësha e vendeve më demokratike në botë mbyllet nga Gjermania.

Indeksi i demokracisë i Njësisë së Inteligjencës të The Economist bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; liritë civile; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike; dhe kulturën politike, ku më të rëndësishme janë kushtet për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme konkurruese dhe aspekte të kënaqshme të lirisë politike.

Indeksi, i cili vlerëson gjendjen e demokracisë globale në 2018-n, për herë të parë në tre vjet nuk ka shënuar përkeqësim, por gjithsesi ka pasur përkeqësime të dukshme në disa shtete europiane si Italia, Turqia dhe Rusia. Ndërsa Azia ka shënuar përmirësimin më të madhe sesa çdo rajon tjetër./monitor

The post “The Economist”: Shqipëria, demokraci hibride që nuk di të qeverisë appeared first on 55 News.

]]>
Ligji ‘anti-shpifje’/ Shehu: Rama po pengon lirinë e shprehjes, kërcënim për demokracinë https://55news.al/politike/ligji-anti-shpifje-shehu-rama-po-pengon-lirine-e-shprehjes-kercenim-per-demokracine/ Wed, 03 Oct 2018 08:51:03 +0000 https://new.55news.al/?p=54490 Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar i shqetësuar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për paketën ligjore ‘anti-shpifje’. Përmes një postimi në ‘facebook’, Shehu shkruan se ky ligj do i tremb njerëzit të thonë të vërtetën dhe do cënojë parimet e demokracisë. Sipas deputetit demokrat ajo që po e shkatërron këtë vend nuk […]

The post Ligji ‘anti-shpifje’/ Shehu: Rama po pengon lirinë e shprehjes, kërcënim për demokracinë appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar i shqetësuar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për paketën ligjore ‘anti-shpifje’.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Shehu shkruan se ky ligj do i tremb njerëzit të thonë të vërtetën dhe do cënojë parimet e demokracisë.

Sipas deputetit demokrat ajo që po e shkatërron këtë vend nuk janë ato që qeveria i quan shpifje, por zullumet dhe krimet në të cilat është përfshirë Rama dhe shtabi i tij qeveritar.

Postimi i plotë:

Kryeministri kerkon te ri vendose Nenin 55 te “Agjitacion e Propagandes anti rregjim”.

Me shume shqetesim degjova Kryeministrin kur deklaron me kercenim se do te propozoje nje pakete ligjore “anti shpifje”!

Kunder shpifjeve ne legjislacionin tone ka disa nene, ne kodin penal, civil etj, qe mund te aplikohen lehtesisht.

Une nuk jam nga ata, qe e perdor kete “instrument”, perkundrazi mund ta kem “vuajtur” mbi kurrizin tim disa here.

Por megjithate e them qartesisht qe shkaterrimi i vendit tone, i demokracise sone, te ardhmes sone nuk po ndodh per shkak te “shpifjeve” ndaj pushtetit.

Ai po ndodh nga “zullumet” qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!

Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vertetes, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.

Pa asnje dyshim qofte edhe kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu “Nenin 55” eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje “dry” me shume per heshtjen shoqerore e publike.

The post Ligji ‘anti-shpifje’/ Shehu: Rama po pengon lirinë e shprehjes, kërcënim për demokracinë appeared first on 55 News.

]]>
Zyrtare/ Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci, tani anëtar i rrjetit të PPE https://55news.al/politike/zyrtare-fondacioni-p-r-liri-dhe-demokraci-tani-anetar-i-rrjetit-te-ppe/ Tue, 01 May 2018 12:24:03 +0000 https://new.55news.al/?p=10986 Fondacioni për Liri dhe Demokraci është tanimë zyrtarisht dhe anëtar i qëndrës Wilfried Martens Centre for European Studies, think-tanku zyrtar i EPP – European People’s Party. Kandidatura e FLD-së u miratua gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të qëndrës Wilfried Martens, zhvilluar në Bruksel më datë 25 prill, drejtuar nga Mikulas Dzurinda, President i qëndrës dhe ish-Kryeministër […]

The post Zyrtare/ Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci, tani anëtar i rrjetit të PPE appeared first on 55 News.

]]>
Fondacioni për Liri dhe Demokraci është tanimë zyrtarisht dhe anëtar i qëndrës Wilfried Martens Centre for European Studies, think-tanku zyrtar i EPP – European People’s Party.

Kandidatura e FLD-së u miratua gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të qëndrës Wilfried Martens, zhvilluar në Bruksel më datë 25 prill, drejtuar nga Mikulas Dzurinda, President i qëndrës dhe ish-Kryeministër i Sllovakisë, si dhe në prezencën e Joseph Daul, President i PPE e të Hans Gert Pottering, ish-President i Parlamentit Europian/CDU etj.

Qendra Wilfried Martens përmbledh 40 fondacione dhe institute politike nga 25 shtete të krijuara nga parti politike anëtare të PPE, ku ndër të tjera mund të veçohen Fondacioni italian De Gasperi, Fondacionet gjermane Konrad Adenauer dhe Hanns Seidel, apo dhe qendra austriake prestigjioze Polak.

Aktiviteti i qendrës përmbledh jo vetëm organizimin e takimeve, projekteve dhe konferencave mbi programet dhe praktikat më të mira të partive politike evropiane, por dhe realizimin e studimeve dhe qëndrimeve strategjike mbi çështje me interes mbarë evropian si rreziku rus për BE-në, emigracioni, terrorizmi apo dhe vulnerabiliteti i shtresës së mesme përballë globalizimit etj.

FLD është fondacioni zyrtar i Partia Demokratike e Shqipërisë me fokus konsulencën politike, organizimin e akademive dhe të trajnimeve për të rinjtë si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Krijuar në vitin 2015, FLD ka zhvilluar dhe bashkëpunuar në realizimin e nismave të ndryshme me partnerë si fondacionet gjermane KAS dhe Hanns Seidel, IRI, NDI, Institutin Robert Schuman etj.

Në Asamblenë e Përgjithshme të qendrës Wilfried Martens, FLD u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv Akil Kraja dhe menaxheri i kërkimeve, Stiliano Rushaj.

The post Zyrtare/ Fondacioni pёr Liri dhe Demokraci, tani anëtar i rrjetit të PPE appeared first on 55 News.

]]>