denimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/denimi/ Wed, 14 Nov 2018 12:12:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png denimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/denimi/ 32 32 Dënimi i bandës së Shullazit, reagimi i ambasadores gjermane Schütz https://55news.al/aktualitet/denimi-i-bandes-se-shullazit-reagimi-i-ambasadores-gjermane-schuetz/ Wed, 14 Nov 2018 12:12:58 +0000 https://new.55news.al/?p=67247 Menjëherë pas ambasadës së SHBA, edhe Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë e ka përshëndetur dënimin nga Krimet e Rënda të grupit të strukturuar kriminal të Emiljano Shullazit. Ambasadorja Susanne Schütz ka deklaruar se ‘e kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është […]

The post Dënimi i bandës së Shullazit, reagimi i ambasadores gjermane Schütz appeared first on 55 News.

]]>
Menjëherë pas ambasadës së SHBA, edhe Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë e ka përshëndetur dënimin nga Krimet e Rënda të grupit të strukturuar kriminal të Emiljano Shullazit.

Ambasadorja Susanne Schütz ka deklaruar se ‘e kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”

The post Dënimi i bandës së Shullazit, reagimi i ambasadores gjermane Schütz appeared first on 55 News.

]]>
Dënimi i Akil Krajës si rrezik i kthimit të nenit “55”, nga pasardhësi i Enverit dhe miku i Erdoganit https://55news.al/politike/denimi-i-akil-krajes-si-rrezik-i-kthimit-te-nenit-55-nga-pasardhesi-i-enverit-dhe-miku-i-erdoganit/ Fri, 26 Oct 2018 17:27:23 +0000 https://new.55news.al/?p=61535 Nga Mina Hysa Edi Rama, kryeministri në ikje, nga viti 2013 së bashku me taborrin e oborrit të vet ka mbajtur pushtetin fal propagandës së blerë dhe tredhur nga presioni duke manipuluar publikun, por së fundmi ka kuptuar se jo çdo gjë mund ta kontrollojë atëherë kur zullumi trashet. Është kryeministri më i dështuar në […]

The post Dënimi i Akil Krajës si rrezik i kthimit të nenit “55”, nga pasardhësi i Enverit dhe miku i Erdoganit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Mina Hysa

Edi Rama, kryeministri në ikje, nga viti 2013 së bashku me taborrin e oborrit të vet ka mbajtur pushtetin fal propagandës së blerë dhe tredhur nga presioni duke manipuluar publikun, por së fundmi ka kuptuar se jo çdo gjë mund ta kontrollojë atëherë kur zullumi trashet. Është kryeministri më i dështuar në 28 vjet pluralizëm, me një kabinet që realisht nuk ka bërë asgjë në interesin qytetar (në përmirësimin e ekonomisë, vendosje të rendit, shkollim më të mirë, rritje të pagave dhe pensioneve etj), veç ndihmës ndaj oligarkisë dhe shërbimeve ndaj krimit dhe nuk ka asnjë premtim të mbajtur ndaj qytetarëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, çdo ditë në sytë e opinionit publik del nga një skandal i denoncuar nga opozita, por dhe një pjesë e medias kryesisht ato online dhe kryeministri shqetësohet tej mase nga kjo çfarë po i ndodh. Nuk ka mundur të bllokojë publikimin e skandaleve dhe kur e kuptoi që e ka të pamundur nisi intimidimin e medias përmes presionit indirekt të atyre që i zotërojnë dhe gazetarëve që në përballjen direkte me të e ngacmonin me pyetje të cilat Rama nuk i përballon dhe humb toruan duke shpërthyer si dhe mbulohet nga djersët.

Median, nisi ta quajë kazanë mediatikë, u akuzonte për shpifje, mos profesionalizëm a thua se këtë të vërtet e zotëron Edi Rama për ta thënë!

Në praktikën e tij, që di të bëjë më mirë Rama duke joshur mediat, ishte dhe veprimi më i fundit i udhëtimit të Air Albania një kompani që veç emrin ka të tillë ku mori kazanin mediatik të rreshtuar pro tij kryesisht (pasi pati dhe nga ato që kanë bërë opozitë) dhe e futi brenda në avion. Por sërish miza e shqetëson kryeministrin.
Duke e pasur të pamundur ti kontrollojë të gjithë, kryeministri së fundmi ka dal duke kërcënuar se do të bënte gati paketën antishpifje e cila do të diskutohej në grupin e PS dhe më pas do të konkretizohej gjithçka.

Duke e pasur të pamundur ti përgjigjet debatit publik, shpërthimit të rrjetit social ndaj tij dhe të portaleve, Rama ka vendosur ti kërcënojë të gjithë me burg.

Kjo sigurisht na kujton nenin “55” në kohën e diktaturës kohës së atit shpirtëror të Ramës, diktatorit Hoxha, por na kujton dhe dhunën që Erdogan një mik i kryeministrit në ikje ka ndërmarrë në Turqi duke mbyllur me dhjetëra media, arrestuar gazetarë dhe dënuar madje dhe me burgim të përjetshëm.

Tashmë që petët e lakrorit të skandaleve të Ramës janë hapur, kryeministrit nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të sillet si ati i tij shpirtëror Enveri të rikthej nenin “55”, dhe sillet si miku i tij Erdogani.

Prova e parë u dha me Akil Krajën!

Deklarata e Krajës, e datës 15 nëntor 2017, përqendrohej te shqetësimi i mungesës së transparencës në negociatat për privatizimin e UKT nga Bashkia, por edhe rritjen e çmimit të ujit me mbi 40%. Këshilltari i PD, e quajti rritjen e çmimit si një aferë, duke u mbështetur edhe në disa deklarata të vetë Veliajt, ku ishte “betuar” publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritej në Tiranë pavarësisht vendimit për privatizimin apo jo të UKT. Pra, këshilltari i Partisë Demokratike, i denoncuar nga kryebashkiaku i Tiranës mashtrues, i tillë themi pasi nuk ka mbajtur premtimet ndaj qytetarëve, dënohet me gjobë për shpifje nga drejtësia nën kontroll dhe presion nga Rilindja!. E përse u dënua Akil Kraja?! U dënua sepse deklaroi se çmimi i ujit në Tiranë është ngritur. A mundet ndonjë, qoftë më kamikazi i Veliajt dhe Ramës të pohojnë të kundërtën?!

Paturpësisht, jo profesionalisht, Gjykata i jep Veliajt të drejtë dhe akuzon Akil Krajën sa ka shpif dhe i ka shkaktuar  kryebashkiakut të Tiranës, “Një turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore” se dhe “cënim të nderit dhe personalitetit të tij”!.

Ky vendim, është një alarm i madh që duhet të jepet dhe duhet të ngrejë të gjithë shoqërinë pasi jemi para një momenti kritik të kthimit të censurës hapur përmes vendimeve arbitrare të drejtësisë së kontrolluar nga qeveria aq më tepër kur Rama paturpësisht kërkon të bëj dhe një ligj në shkelje kushtetuese siç e quan ai Paketa Antishpifje. Sa jemi në kohë duhet reaguar pa u bë vonë, nesër nuk do dimë nëse do i bëjmë ballë kësaj marrie dhe kërcënimi që po na bën kryeministri. Rama siç duket është në depresion dhe ka ndërmend ta çoj më tej këtë nisëm ndaj duhet ndalur. Ai ndoshta e miraton ligjin pavarësisht se sipas ekspertëve bie ndesh me Kodin Penal dhe Civil, por në këtë vakum kushtetues kur nuk kemi asnjë garant të na e sqarojë Edi Rama mund të bëj çdo marri dhe shkelje kushtetuese! Do e bej ndoshta dhe për zhurmë dhe për të tërhequr vëmendjen nga skandalet. Sidoqoftë, sinjalin e parë e dha përmes AKEP teksa tentoi të mbyll me dhjetëra portale, veprim që u dënua dhe nga ndërkombëtarët përmes zyrës së OSBE. Duhet t’i themi stop censurës ne media dhe rrjetet sociale dhe rikthimit të nenit “55”,  për të cilin në komunizëm mjaft shqiptarë  të pafajshëm u dënuan!

The post Dënimi i Akil Krajës si rrezik i kthimit të nenit “55”, nga pasardhësi i Enverit dhe miku i Erdoganit appeared first on 55 News.

]]>
Dënimi me vdekje i vëllait, Pertefit https://55news.al/aktualitet/denimi-me-vdekje-i-vellait-pertefit/ Mon, 22 Oct 2018 17:01:57 +0000 https://new.55news.al/?p=60187 NGA DALIP GRECA* ….Në një gjyq ushtarak, që filloi në Vlorë, fshehur nga publiku në dhjetor të vitit 1949 e që vazhdoi dy muaj, u dënuan me vdekje vëllai i Reshat Agaj, Pertefi dhe 12 të tjerë, midis të cilëve dhe Bego Gjonzeneli, Maliq Koshena, Hamdi Gjoni e të tjerë. Lajmi që u përhap shpejt […]

The post Dënimi me vdekje i vëllait, Pertefit appeared first on 55 News.

]]>
NGA DALIP GRECA*

….Në një gjyq ushtarak, që filloi në Vlorë, fshehur nga publiku në dhjetor të vitit 1949 e që vazhdoi dy muaj, u dënuan me vdekje vëllai i Reshat Agaj, Pertefi dhe 12 të tjerë, midis të cilëve dhe Bego Gjonzeneli, Maliq Koshena, Hamdi Gjoni e të tjerë. Lajmi që u përhap shpejt në Vlorë e shqetësoi pa masë Reshatin.Kujt t’i drejtohej për ndihmë?
Të nesërmen shkoi në shtëpi të Kadriut dhe i dha lajmin që ai e dinte fare mirë.
– E di, – i tha ai, – po ti, në emër të nënës tënde, duhet t’i bësh një lutje Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit, Siri Çarçanit, duke i thënë se ajo nuk ka ndihmë tjetër veç tij e mbase e merr lutjen parasysh.
Të nesërmen shkoi në Prokurori dhe paraqiti lutjen në emër të nënës Refo. Asnjë përgjigje.
Pas nja dy javësh shkoi prapë të takonte Kadriun, pasi kishte takuar më parë rastsisht Hysni Kapon, në një mbledhje të Frontit Demokratik, ku bënte detyrën e stenografit për gazetën. Hysniu ishte sjellë mirë, me fjalë të buta e të qeta,dhe si me çudi i tha:
– Nuk ma merrte mendja kurrë që Pertefi të bënte kaq gjëra kundër nesh; ai kishte marrë trakte në Gjirokastër, futur nën samarin e mushkës dhe i ka shpërndarë në Vlorë.
Reshati u përpoq që ta shfajsonte vëllain. I tha Hysniut se Pertefin e kanë marrë në qafë shokët e tij, por iu lut t’ia falnin jetën. Hysniu i premtoi që të mos bëhej merak për jetën e Pertefit se do të kujdesej ai vetë.
Pas një jave shkoi për të t’i kërkuar ndihmë sërish Kadriut, i cili e priti me këto fjalë:
– Ti Reshat dhe njerëzit e tu mendoni se unë e kam në dorë jetën e Pertefit? Po unë jam vetëm një oficer dhe, nëse vritem unë, ose pësoj ndonjë aksident, partia e ka hazër oficerin tjetër të më zerë këmbën. Për partinë një oficer më pak, ose një më shumë nuk ngre kandar. Ti duhet të dish se unë nuk mund të bëj asgjë për Pertefin, po nuk ndihmove ti vetë vëllan tënd.
I habitur me këto fjalë, Reshati e pyet se ç’mund të bënte më shumë për pushtetin.
Kadriu kishte vazhduar sulmin për të dalë tek plani që ata e kishin parapërgatitur:- Familja juaj, ka qenë e tëra kundër nesh dhe shtëpia jote, e dimë ne me prova dhe me fakte, ka strehuar edhe të arratisurin Lahe Nuro me shokë.
Reshati i tha se gjëra të tilla s’kishin për të ndodhur më.
Por Kadriu vazhdoi sulmin për të dalë atje ku synonte: – Po qe se Hatja, ose ndonjë tjetër miku yt, na ve në shteg Izet Vrezhon, ose ndonjë tjetër të arratisur që vjen nga Greqia, atëhere shpëtoi jeta e Pertefit. Ose në qoftë se ti i shkruan një letër Ago Agajt në Itali që të shërbejë për ne, dhe atëhere shpëton jeta e Pertefit.
I habitur nga propozimet, Reshati ia kthen aty për aty:- Letër Agos s’kam si t’i shkruaj, se s’ia di adresën dhe e dyta nuk e besoj që ai personalitet politik të ulet kaq shumë për të shpëtuar vëllanë tim.Po për propozimin e parë dua të vete në Amonicë, të takohem me xhaxha Haton dhe Hodon e t’i pyes nëse mund të bëjnë gjë në këtë drejtim.
Kadriu i tha se Ago dhe shokët e tij jetojnë keq e mos më keq në kampet e emigrantëve dhe, sa për letrën, dinin ata se si e ku t’ia dorezonin. Por, ngaqë Reshtai nuk pranoi,Kadriu i tha të shkonte në Drenie për të parë nëse mund të bënte gjë për propozimin e parë.
Shkoi në Drenie dhe takoi me dy njerëzit e tij më të afërt dhe më të besuar, xhaxhanë Hate dhe kushëririn Hodo Mystehakun nga Mavrova, të cilëve u tregoi pa asnjë rezervë çdo bisedë, që kisha patur me Kadrinë. Të tre erdhën në një mendje për të bërë çmos që të shpëtonim jetën e Pertefit, pa rënë në tradhëti, ose duke u vënë në kontakt me ndonjë të arratisur dhe kështu t’i bënin ata të pushtetit që të besonin se këta po mundoheshin.
Edhe kur shkruante ditarin tridhjet vjet më pas, Reshatit, nuk i shkuleshin nga mendja fjalët e kushëririt:
– Ne duam ta shpëtojmë jetën e Pertefit, po nuk duam kurrsesi të futemi në tradhëti kombëtare, kur vendi ynë është mbytur në gjak kundër komunizmës dhe me mijëra nacionalistë janë vrarë nga duart e tyre. Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur, pa rënë në tradhëti, se atëhere humbasim edhe Pertefin, edhe gjakun e kaq dëshmorëve.
Pas dhjetë ditësh u kthye në Tiranë dhe i tregoi Kadriut situatën në Vlorë. Pas asaj bisede Kadriu i bëri atë propozimin e papritur, ku ai do të ishte peng për vëllanë dhe vëllai peng për Reshatin.
Kadriu i tha:
– Reshat, unë s’mund të të ndihmoj, po nuk na dhe ti ndonjë ndihmë nga ana jote për shpëtimin e jetës së Pertefit. Unë e kam kushëri Pertefin dhe më vjen keq ta vras me duar lidhur, sepse vdekja e tij nuk është e domosdoshme, që të shpëtojë pushteti i popullit. Jeta e tij nuk luan asnjë rol në këtë drejtim. Unë dua ta shpëtoj, po ti duhet të më ndihmosh me vetë përpjekjet e tua.
– Po ç’duhet të bëj?- ia ktheu Reshati.
Atëherë Kadriu ia tha hapur idenë e tij: -Ti duhet të arratisesh dhe të shkosh në mërgim jashtë shtetit, në Itali dhe të na shërbesh që andej. Vetëm atëherë shpëton jeta e Pertefit. Po mendohu, se kemi kohë të bisedojmë për këtë çeshtje.
Pas pak Kadriu shtoi se do të udhëtonte në Vlorë, ku pritej që të dënuarit me vdekje të ekzekutoheshin. Tha se do të takohej edhe me Pertefin.
Kur Kadri Hazbiu u kthye nga Vlora, pas dy ditëve Reshati shkoi në shtëpi dhe e pyeti se si shkonin punët e Vlorës.
Kadriu tha se – Ata të gjithë u ekzekutuan, me përjashtim të Pertefit. Në vend të tij, në gropën e caktuar për Pertefin, kishin future një kufomë kafshe. Ai shtoi se Pertefin e kishin marrë fshehurazi dhe e kishin sjellë në Tiranë dhe po e mbanin me një emër të rremë në një vend të fshehtë.
– Po pastaj? – e pyeti i habitur, çdo të ndodhë?
– Jeta e tij është në dorën tënde dhe ti do shkosh jashtë si i arratisur, do punosh për ne dhe kështu, kur të na shkruash informatat që do të kërkojmë ne, atëhere ai shpëton.Reshati iu lut, që të mos e vinte në këtë provë të rrezikshme se nuk mund ta bëntei. Karakteri i tij nuk ishte për punë të atilla.
– Kjo punë ka marrë fund,- i tha Kadriu. – Këtë plan e ka firmosur komandanti, Enver Hoxha, dhe ti do të shkosh jashtë në shërbimin tonë. Nesër mbrëma do të vish këtu, ku do të të ve në kontakt me oficerët që kanë në dorë punën tënde dhe me ta do bësh të gjitha përgatitjet për nisje dhe rregullimin e të gjitha punëve të tua.
I habitur dhe i tronditur nga kjo bisedë, nuk mundi të shtonte asgjë tjetër, por vetëm tha se, pa u takuar një herë me vëllanë,Pertefin, nuk dëshironte të largohej, sepse kushedi kur do të shiheshin.
-Po, – i tha Kadriu, – do të takohesh me Pertefin, kur të vijë koha.
I ngashëryer dhe disi i qetësuar nga ky premtim, u nda kësaj here me Kadri Hazbinë, kushëririn e tij, djalin e ri që dikur e kishte pasur në kujdes në Shkollën Tregtare, por që tashti së bashku me Mehmet Shehun ishin çifti më i rëndë në tërë vendin dhe para tyre dridheshin të mëdhenj e të vegjël.
Të nesërmen shkoi në shtëpinë e Kadri Hazbiut, sipas porosisë që i pat dhënë më parë dhe aty gjeti oficerin, që ish caktuar për ndërlidhje.Për çudinë e tij, aty pa Skënder Konicën, po atë oficer që, kur e arrestuan më 1946, e torturoi tmerrsisht dhe më pas i përgatiti procesin. Kur e pa Skënderin, bëri sikur u gëzua, e i shtërngoi dorën, duke i thënë derrit dajë, si i thonë në Labëri. Kadriu gjoja u çudit se si ata e njihnim njëri-tjetrin. Ishte i bindur se ai i dinte punët fill e për pe.
Aty nuk biseduan shumë, veçse Kadriu i tha se Skënderi ishte këtej e tutje ndërlidhësi mes tyre. Porosia ishte e rreptë: Kushdo që nxjerr fjalën për këtë punë, e pret plumbi në kokë.
PS: Ne Foto: Majtas Reshati, djathtas Pertefi, qe u pushkatua nga diktatura…(VIJON)

* Fragmenti eshte shkeputur nga ” VELLAI I PENGUT”, nje liber qe ka njohur deri me tani 3 ribotime. Libri nisi si Dossier prej meje ne Gazeten Illyria. Ditarin ma dorezoi Teki Gjonzeneli me banim ne Nju Xhersi, dhe bashkeshortja Filanda, e bija Pertefit, vellait te Reshat Agaj, i denuar dhe i vrare nga Diktatura. Ishte nje ditar i zverdhur prej kohes kur u shkrua prej intelektualit Reshat Agaj ne Kenosha , Wsconsi-SHBA. Ditari iu besua nje familje kercovare, familjes Hamdija me amanetin: Ky ditar dhe keto $50 mije dollar t’i dorezohen familjes me nje kusht: Kur te rrezohet komunizmi. Amaneti kaloi nga Kalosh Hamidija , qe u vra me atentat, tek i biri, i cili e mbajti fjalen dhe ne ’90-ten e dergoi Ditarin dhe dollaret ne Vlore.

The post Dënimi me vdekje i vëllait, Pertefit appeared first on 55 News.

]]>
Maqedoni, gjykata konfirmon dënimin me 6 vite burg për Jankulloskën https://55news.al/bota-shqiptare/maqedoni-gjykata-konfirmon-denimin-me-6-vite-burg-per-jankullosken/ Mon, 08 Oct 2018 14:07:08 +0000 https://new.55news.al/?p=56025 Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulloska do të vuajë dënimin prej 6 vitesh për rastin “Tanku”. Dënimi u konfirmua nga Gjykata Penale në Maqedoni. Gjykata e Apelit më 5 tetor në rastin “Tanku” shqyrtoi dënimin me 2 vite burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

The post Maqedoni, gjykata konfirmon dënimin me 6 vite burg për Jankulloskën appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulloska do të vuajë dënimin prej 6 vitesh për rastin “Tanku”.

Dënimi u konfirmua nga Gjykata Penale në Maqedoni.

Gjykata e Apelit më 5 tetor në rastin “Tanku” shqyrtoi dënimin me 2 vite burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

The post Maqedoni, gjykata konfirmon dënimin me 6 vite burg për Jankulloskën appeared first on 55 News.

]]>
Apeli konfirmoi dënimin për Gruevskin, pritet arrestimi i tij https://55news.al/bota-shqiptare/apeli-konfirmoi-denimin-per-gruevskin-pritet-arrestimi-i-tij/ Fri, 05 Oct 2018 11:55:33 +0000 https://new.55news.al/?p=55200 Gjykata e Apelit në Shkup si të pabazë e refuzoi ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për lëndën “Tanku” dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve. Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e […]

The post Apeli konfirmoi dënimin për Gruevskin, pritet arrestimi i tij appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Apelit në Shkup si të pabazë e refuzoi ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për lëndën “Tanku” dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër viteve e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovksi me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa të akuzuarin e dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës në dy vjet burg.

Të dy më pas parashtruan ankesa për aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Gjykata Apelit ka konfirmuar masën e dënimit për ish kryeministrit Nikolla Gruevski në rastin “Tanku”. Nga ana tjetër, Gjykata e shkallës së dytë ka ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër

The post Apeli konfirmoi dënimin për Gruevskin, pritet arrestimi i tij appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kreut të FMN-së i konfirmohet dënimi me burgim https://55news.al/globi/ish-kreut-te-fmn-se-i-konfirmohet-denimi-me-burgim/ Wed, 03 Oct 2018 14:46:55 +0000 https://new.55news.al/?p=54640 Gjykata e Lartë e Spanjës konfirmoi sot katër vjet e gjysmë burgim për ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Rodrigo Rato, për keqpërdorimin e kartave të kreditit të korporatave ndërsa ai ishte në krye të bankës spanjolle Bankia. Gjyqtari i gjykatës më të ulët tani do të duhet të imponojë burgosjen e tij në ditët e […]

The post Ish-kreut të FMN-së i konfirmohet dënimi me burgim appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Lartë e Spanjës konfirmoi sot katër vjet e gjysmë burgim për ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Rodrigo Rato, për keqpërdorimin e kartave të kreditit të korporatave ndërsa ai ishte në krye të bankës spanjolle Bankia.

Gjyqtari i gjykatës më të ulët tani do të duhet të imponojë burgosjen e tij në ditët e ardhshme, sipas AP, duke kujtuar se Rato ishte kreu i FMN-së nga 2004 deri në 2007 dhe se ai më parë ishte figura kryesore në Partinë Popullore Konservatore Spanjolle dhe ministri spanjoll i Ekonomisë, transmeton kp.

Vitin e kaluar, Gjykata Kombëtare e dënoi Raton për keqpërdorim të fondeve në periudhën nga viti 2010-2012, kur ai ishte në krye të Bankës, e cila më pas u shpëtua falë ndërhyrjes së shtetit.

Rato më pas mohoi akuzat, ndërkohë që ai mori dënimin më të rëndë në mesin e 64 të pandehurve në këtë rast.

The post Ish-kreut të FMN-së i konfirmohet dënimi me burgim appeared first on 55 News.

]]>
(FOTO) Mënyra e veçantë e ndëshkimit të lojtarëve te Lajpcig https://55news.al/sport/foto-menyra-e-vecante-e-ndeshkimit-te-lojtareve-te-lajpcig/ Thu, 13 Sep 2018 17:59:13 +0000 https://new.55news.al/?p=48950 Lajpcigu ka krijuar një mënyrë të re që të ndëshkojë lojtarët për gabimet e tyre. Në vend që të gjobiten, klubi gjerman ka instaluar në dhomat e zhveshjes një “rrotull fatkeqësie” për të ndihmuar në përcaktimin e çdo ndëshkimi që një lojtar mund të pësojë. Kjo mënyrë është ideja e trajnerit të Lajpcig, Ralf Ragnick, […]

The post (FOTO) Mënyra e veçantë e ndëshkimit të lojtarëve te Lajpcig appeared first on 55 News.

]]>
Lajpcigu ka krijuar një mënyrë të re që të ndëshkojë lojtarët për gabimet e tyre. Në vend që të gjobiten, klubi gjerman ka instaluar në dhomat e zhveshjes një “rrotull fatkeqësie” për të ndihmuar në përcaktimin e çdo ndëshkimi që një lojtar mund të pësojë.

Kjo mënyrë është ideja e trajnerit të Lajpcig, Ralf Ragnick, i cili e ka instaluar atë për të ndëshkuar shkeljet, siç janë lojtarët duke u vonuar, ose duke përdorur telefonat e tyre gjatë trajnimit, ose duke shtuar disa kilogramë mbipeshë.

12 dënimet që lojtarët e Lajpcig do të marrin:

Mbledhje topash: Pas çdo stërvitjeje, do të marrin topat në fushë, pastrimin e tyre për çdo ditë nga 30 minuta

Asistent i trajnerit të Akademisë: Trajnimi i njërit prej ekipeve të akademisë në një ditë tjetër të lirë, për katër orë

Udhëzuesi i turneut të stadiumit: Shpjegoni dhomën e zhveshjes, ambientet e brendshme për turistët që vizitojnë stadiumin (1 orë)

Jeni me fat: Nuk ka ndëshkim

Kujdes për barin: Kosit dhe kujdeset për barin e fushës stërvitore (katër deri në gjashtë orë brenda një jave)

Princesha: Vishni triko trëndafil ose tuta balerine për stërvitje (90 minuta)

Banakier: Shërbim pijesh para trajnimit, mbusheni shishet me ujë (20 minuta në ditë, për një javë rresht)

Shitës në dyqan: Punoni në dyqanin e klubit për tre orë

Kuzhinier: Shërbim sallate në restorantin e ekipit, pastrim tavolinash (30 minuta në ditë)

Uniformat: Kujdes për uniformat e pista, ndihmë me pastrimin e këpucëve (30 minuta në ditë)

Paketimi: Mbushja e autobusit me arka dhe çanta në ditët e ndeshjeve (1 orë)

Dhurata për punonjësit: Blini dhurata të vogla për të gjithë 60 anëtarët e stafit të Lajpcig.

Lajpcig

The post (FOTO) Mënyra e veçantë e ndëshkimit të lojtarëve te Lajpcig appeared first on 55 News.

]]>
Papa Françesku: Dënimi me vdekje, i papranueshëm https://55news.al/globi/papa-francesku-denimi-me-vdekje-i-papranueshem/ Fri, 03 Aug 2018 04:55:16 +0000 https://new.55news.al/?p=39891 Vatikani njoftoi të enjten se Papa Françesku ka kërkuar nga kisha të ndryshojë mësimet e saj dhe të pasqyrojë pikëpamjen e tij se dënimi me vdekje duhet të jetë i papranueshëm. Me gjuhën e re që përdoret gjatë katekizmit në kishën katolike thuhet se dënimi me vdekje prej kohe konsiderohej si përgjigja e duhur ndaj […]

The post Papa Françesku: Dënimi me vdekje, i papranueshëm appeared first on 55 News.

]]>
Vatikani njoftoi të enjten se Papa Françesku ka kërkuar nga kisha të ndryshojë mësimet e saj dhe të pasqyrojë pikëpamjen e tij se dënimi me vdekje duhet të jetë i papranueshëm.

Me gjuhën e re që përdoret gjatë katekizmit në kishën katolike thuhet se dënimi me vdekje prej kohe konsiderohej si përgjigja e duhur ndaj krimeve të caktuara për të mbrojtur publikun, por tani ka “një vetëdije në rritje se dinjiteti i personit nuk humbet edhe pas kryerjes së krimeve shumë serioze”.
Në tekst thuhet se ka dënime më efektive që “nuk e privojnë në mënyrë përfundimtare fajtorin nga mundësia e shpagimit”.
Më tej thuhet se në mësimet e kishës katolike dënimi me vdekje është një sulm ndaj dinjitetit të një personi dhe se kisha po “punon me vendosmëri për heqjen e tij në të gjithë botën”.

The post Papa Françesku: Dënimi me vdekje, i papranueshëm appeared first on 55 News.

]]>