deshmimtari Archives - 55 News https://55news.al/tag/deshmimtari/ Mon, 21 May 2018 12:05:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png deshmimtari Archives - 55 News https://55news.al/tag/deshmimtari/ 32 32 Përgjimi tjetër: Për 10 kile mos më hajde fare, unë flas me 100 e lart https://55news.al/politike/pergjimi-tjeter-per-10-kile-mos-me-hajde-fare-une-flas-me-100-e-lart/ Mon, 21 May 2018 12:05:23 +0000 https://new.55news.al/?p=18067 Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, deklaroi se, në disa pjesë të tjera të audio-përgjimit, ai ka fakte që implikohet Agron Xhafaj. Teksa u pyet nga gazetarët nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, Salianji pohoi se kishte treguar se si i kishte rënë në dorë audio-përgjimi, […]

The post Përgjimi tjetër: Për 10 kile mos më hajde fare, unë flas me 100 e lart appeared first on 55 News.

]]>
Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, deklaroi se, në disa pjesë të tjera të audio-përgjimit, ai ka fakte që implikohet Agron Xhafaj.

Teksa u pyet nga gazetarët nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, Salianji pohoi se kishte treguar se si i kishte rënë në dorë audio-përgjimi, por që nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e sekretit hetimor.

Po ashtu ai tha se nuk ka besim tek prokuroria, pasi sipas tij ajo është në dorë të Ramës.

“Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri.

Është e qartë si drita e diellit që qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit dhe jo të qeverisë. Gjithçka që kishin pyetje, ka të bëjë për hetimin. Por nuk mund të flas për këtë, pasi është pjesë e sekretit hetimor.

Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’.

Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit ku implikohet Agron Xhafaj”,- tha Salianji.

The post Përgjimi tjetër: Për 10 kile mos më hajde fare, unë flas me 100 e lart appeared first on 55 News.

]]>
Arrestimi i dëshmitarit x/ A i rrezikohet jeta? https://55news.al/aktualitet/arrestimi-i-deshmitarit-x-a-i-rrezikohet-jeta/ Thu, 17 May 2018 19:22:59 +0000 https://new.55news.al/?p=16973 PS dhe PD kanë hedhur sot akuza të forta ndaj njëra tjetrës në lidhje me audio-përgjimin e publikuar për Agron Xhafaj, por ajo që ndezi më shumë situatën ishte publikimi i dëshmisë së dëshmitarit ‘x’, Albert Veliu i cili deklaroi se audio-përgjimi është i vërtetë dhe biseda me Agron Xhafajn ishte reale, ndërsa foli edhe […]

The post Arrestimi i dëshmitarit x/ A i rrezikohet jeta? appeared first on 55 News.

]]>
PS dhe PD kanë hedhur sot akuza të forta ndaj njëra tjetrës në lidhje me audio-përgjimin e publikuar për Agron Xhafaj, por ajo që ndezi më shumë situatën ishte publikimi i dëshmisë së dëshmitarit ‘x’, Albert Veliu i cili deklaroi se audio-përgjimi është i vërtetë dhe biseda me Agron Xhafajn ishte reale, ndërsa foli edhe për trafikun e drogës që kishte kryer me vëllain e ministrit.

Por pas kësaj deklarate të tij PS i kërko PD-së ta dorëzonte Veliun, pasi sipas tyre PD e dinte vendndodhjen e tij, duke akuzuar se e gjitha ishte inskenim i tyre.

Por ku ndodhet dëshmitari ‘x’?

Gazetari Artur Çani, deklaroi në ‘Fax News’ se familja e tij është kërcënuar dhe ndodhet jashtë Shqipërisë, ndërsa ai vetë është kapur duke u larguar drejt Kosovës në një taksi.

“Di që njerëzit e shtëpisë së tij janë jashtë Shqipërie pasi janë kërcënuar, ky është kapur duke u larguar jashtë Shqipërie, në një taksi duke tentuar të largohet drejt Kosovës”, tha Çani pa dhënë detaje të tjera për vendndodhjen.

I pyetur nëse i rrezikohet jeta, Çani tha se nuk e beson një gjë të tillë pasi çështja e tij u bë e njohur dhe vetë ai doli në pah.

“Por tani më duket pak e vështirë që jetën ta ketë të rrezikuar, ndoshta më parë e kishte pasur më të rrezikuar por jo tani që doli në sipërfaqe”, tha ai.

Në lidhje me audio-përgjimin dhe ministrin Xhafaj, Çani deklaroi se pozicioni i ministrit është shumë i vështirë pasi kanë dalë shumë detaje tashë për këtë çështje.

Ai u shpreh se grupi i Agron Xhafajn e zëvendësoi atë të Habilajve që mbështetej nga Tahiri, dhe kjo sipas tij është e ditur në Vlorë, duke shtuar se mund të jetë edhe shkaku i përplasjeve brenda maxhorancës.

The post Arrestimi i dëshmitarit x/ A i rrezikohet jeta? appeared first on 55 News.

]]>