deti mesdhe Archives - 55 News https://55news.al/tag/deti-mesdhe/ Tue, 18 Feb 2020 11:42:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png deti mesdhe Archives - 55 News https://55news.al/tag/deti-mesdhe/ 32 32 Bashkimi Evropian i përçarë lidhur me misionin detar në Detin Mesdhe https://55news.al/politike/bashkimi-evropian-i-percare-lidhur-me-misionin-detar-ne-detin-mesdhe/ Tue, 18 Feb 2020 11:42:03 +0000 https://new.55news.al/?p=145543 Kryediplomati i Bashkimi Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se vendet e BE-së janë të ndara lidhur me vazhdimin e një misioni detar që synon të monitorojë embargon e armëve në Libi. Borrell po i referohej operacionit “Sophia”, rinisja e të cilit në muajin janar u kthye në rendin e ditës me një fokus në […]

The post Bashkimi Evropian i përçarë lidhur me misionin detar në Detin Mesdhe appeared first on 55 News.

]]>
Kryediplomati i Bashkimi Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se vendet e BE-së janë të ndara lidhur me vazhdimin e një misioni detar që synon të monitorojë embargon e armëve në Libi.

Borrell po i referohej operacionit “Sophia”, rinisja e të cilit në muajin janar u kthye në rendin e ditës me një fokus në Libi.

Fillimisht u nis në vitin 2015 për të bllokuar migrimin e parregullt në Detin Mesdhe, por u pezullua një vit më parë kur qeveria italiane refuzoi nisjen e anijeve të operacionit “Sophia”, duke theksuar se ata po shkarkonin refugjatët në vendin e tyre.

Borrell tha se procesi i paqes në Libi ende është në vazhdim, por pranoi se vendet anëtare të BE-së kanë disa “mospërputhje” në zbatimin e embargos së armëve dhe se “situata në terren është shumë e keqe”.

Ai po ashtu konfirmoi se “më shumë se një vend anëtar është kundër ringjalljes së operacionit Sophia”, arsye për të cilën ai nuk pret një vendim gjatë ditës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të”, tha Borrell, duke shprehur shpresë për të arritur një marrëveshje në takimin e ardhshëm.

Në fillim të këtij muaji, qeveria e Hungarisë dhe ajo e Austrisë shprehën kundërshtimin e tyre për misionin, duke argumentuar se prania e shtuar detare e BE-së do të inkurajojë kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm.

“Procesi i paqes në Berlin nuk vlen shumë pa një reagim të kontrollit të armëve”, tha para takimit kryediplomati i Luksemburgut, Jean Asselborn.

The post Bashkimi Evropian i përçarë lidhur me misionin detar në Detin Mesdhe appeared first on 55 News.

]]>
Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit https://55news.al/globi/mbi-1-000-njerez-jane-mbytur-ne-mesdhe-kete-vit/ Tue, 03 Jul 2018 08:36:56 +0000 https://new.55news.al/?p=31501 Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit, duke lundruar nga Libia për në Evropë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Rreth 204 vetë kanë vdekur vetëm në ditët e fundit, pasi kontrabanduesit i futën në anije të pasigurta, tha organizata. Sipas saj, kontrabanduesit po i bindin migrantët të kalojnë detin, duke […]

The post Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit appeared first on 55 News.

]]>
Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Detin Mesdhe këtë vit, duke lundruar nga Libia për në Evropë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Rreth 204 vetë kanë vdekur vetëm në ditët e fundit, pasi kontrabanduesit i futën në anije të pasigurta, tha organizata.

Sipas saj, kontrabanduesit po i bindin migrantët të kalojnë detin, duke iu thënë se pritet të vihen kontrolle më të mëdha në Mesdhe, në ditët në vijim.

Fluksi i migrantëve është shumë më i vogël se në vitin 2015, kur mijëra njerëz kanë kaluar detin nga Afrika e Veriut për në Evropë.

Rruga tjetër, nga Turqia për në Greqi, e cila është përdorur nga mbi një milion njerëz në vitin 2015, është mbyllur dy vjet më parë.

The post Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit appeared first on 55 News.

]]>