detit Archives - 55 News https://55news.al/tag/detit/ Thu, 06 Dec 2018 14:31:18 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png detit Archives - 55 News https://55news.al/tag/detit/ 32 32 Lamtumirë Butrint?! Rritja e nivelit të detit rrezikon disa trashëgimi të UNESCO-s https://55news.al/aktualitet/lamtumire-butrint-rritja-e-nivelit-te-detit-rrezikon-disa-trashegimi-te-unesco-s/ Thu, 06 Dec 2018 14:31:18 +0000 https://new.55news.al/?p=72366 10 vende të Trashëgimisë Botërore janë të rrezikuara për shkak të rritjes së nivelit të detit. Në ketë listë është edhe qyteti antik i Butrintit. Sipas një analizë të dedikuar na Nature Research, rezultatet kanë qenë alarmante. Sipas skenarit, Butrinti është në rrezik të moderuar si nga përmbytjet, ashtu edhe nga erozioni, me 1.6 milionë […]

The post Lamtumirë Butrint?! Rritja e nivelit të detit rrezikon disa trashëgimi të UNESCO-s appeared first on 55 News.

]]>
10 vende të Trashëgimisë Botërore janë të rrezikuara për shkak të rritjes së nivelit të detit. Në ketë listë është edhe qyteti antik i Butrintit. Sipas një analizë të dedikuar na Nature Research, rezultatet kanë qenë alarmante.

Sipas skenarit, Butrinti është në rrezik të moderuar si nga përmbytjet, ashtu edhe nga erozioni, me 1.6 milionë deri në 1.8 milionë stuhi të parashikuara deri në 2100. Zona arkeologjike është e rrethuar nga një park kombëtar dhe ka përfituar shumë nga mbështetja e Fondacionit Butrint, e themeluar në vitin 1993 nga Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury nga Preston Candover.

Fondacioni, së bashku me Fondacionin e Sipërmarrjes Shqiptaro-Amerikan, po harton një plan të ri të menaxhimit të numrit gjithnjë e në rritje të turistëve për qeverinë e Shqipërisë.

Richard Hodges, drejtori shkencor i fondacionit, thotë se ka marrë në shqyrtim raportin dhe se po përgatit një strategji lehtësuese.

Ai shton stuhitë do të mund të mbulojnë pothuajse tërë vendin e lashtë.

Por nuk është vetëm Butrinti në rrezik. Sipas kërkimit shkencor janë disa site dhe qytete të cilat rrezikojnë të zhduken përgjithmonë. Italia është ndër vendet më të prekura për sa i përket rritjes së nivelit të detit. Qyteti i Venecias, renditet ndër vendet me rrezik të lartë që preket si nga rritja e nivelit të detit ashtu edhe nga erozioni.

Zona arkeologjike e Pompeit rrezikon gjithashtu që të përmbytet në një të ardhme. Por edhe monumentet e krishterimit në Ravena të Italisë dhe Ferrara, qyteti i rilindjes europiane.

Në listën e vendeve të rrezikuara është edhe qyteti kroat i Dubrovnikut, i cili rrezikohet gjithashtu nga erozioni bregdetar dhe rritja e nivelit të detit. Megjithatë sipas raportit qeveria kroate po harton një strategji si “të shpëtojë” vendet arkeologjike nga përmbytjet dhe ndryshimet klimatike në përgjithësi.

Në rrezik përmbytje janë edhe zonat historike të Stambollit. Kostandinopoja ishte kryeqendra e Perandorisë Bizantine, si dhe kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Sipas raportit deti Marmara, që lidh detin Egje me Detin e Zi, do të rrisë nivelin me 1.6 -1.8 metër deri në 2100. Qyteti do të preket nga përmbytjet e vazhdueshme gjatë ditëve me shi.

The post Lamtumirë Butrint?! Rritja e nivelit të detit rrezikon disa trashëgimi të UNESCO-s appeared first on 55 News.

]]>
Në rrezik plazhet e detit Jon – Rrëshqitja e shkëmbinjve rrezikon turistët, mbyllet “Navagio” https://55news.al/aktualitet/ne-rrezik-plazhet-e-detit-jon-rreshqitja-e-shkembinjve-rrezikon-turistet-mbyllet-navagio/ Sun, 23 Sep 2018 11:40:43 +0000 https://new.55news.al/?p=51566 Rrëshqitjet e shkëmbinjve pas një tërmeti në ishujt e detit Jon të Greqisë, kanë detyruar mbyllen e disa zonave piktoreske, gjë që ka ndikuar turizmin vendas. Më datë 13 Shtator, rrëshqitja e shkëmbinjve në plazhin popullor Navagio në ishullin Zakynthos, një nga destinacionet më të preferuara të Greqisë, dëmtoi 7 turistë. Një tjetër rëshqitje ndodhi […]

The post Në rrezik plazhet e detit Jon – Rrëshqitja e shkëmbinjve rrezikon turistët, mbyllet “Navagio” appeared first on 55 News.

]]>
Rrëshqitjet e shkëmbinjve pas një tërmeti në ishujt e detit Jon të Greqisë, kanë detyruar mbyllen e disa zonave piktoreske, gjë që ka ndikuar turizmin vendas. Më datë 13 Shtator, rrëshqitja e shkëmbinjve në plazhin popullor Navagio në ishullin Zakynthos, një nga destinacionet më të preferuara të Greqisë, dëmtoi 7 turistë. Një tjetër rëshqitje ndodhi 6 ditë më vonë në ishullin Lefkada, që është një tjetër destinacion kryesor.

Në ishujt e detit Jon, shumica e brigjeve perëndimorë përbëhen nga shkëmbinj gëlqeror. Shkëmbinjtë e bardhë, deti blu dhe plazhi në ngjyrë të argjendtë, formojnë një pamje unike që tërheq turistët. Egremni ka qenë një nga plazhet më të njohura, megjithatë, tërmeti që ndodhi 3 vite më parë shkatërroi bregdetin.

Sipas banorëve, tërmeti me magnitudë 6.5 në Nëntor të vitit 2015, shkatërroi të gjithë plazhet, nga Katsiki e deri te Egremni. Për të siguruar turistët, qeveria nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të mbyllë disa nga plazhet fantastike. Për rrjedhojë, numri i turistëve ka rënë çdo vit, duke sjellë rënien e bizneseve në këto zona.

The post Në rrezik plazhet e detit Jon – Rrëshqitja e shkëmbinjve rrezikon turistët, mbyllet “Navagio” appeared first on 55 News.

]]>
Rumania dhe Hungaria grinden për gazin e Detit të Zi https://55news.al/globi/rumania-dhe-hungaria-grinden-per-gazin-e-detit-te-zi/ Wed, 18 Jul 2018 07:16:06 +0000 https://new.55news.al/?p=35825 Në Evropën qendrore dhe juglindore është duke u zhvilluar një luftë ekonomike për shuma miliardash. Kemi të bëjmë me shumë gaz nga Deti i Zi – dhe varësinë nga furnizimet me gaz prej Rusisë. Në pjesën rumume të Detit të Zi janë zbuluar vitet e fundit burime gjigande gazi natyror dhe disa prej tyre janë […]

The post Rumania dhe Hungaria grinden për gazin e Detit të Zi appeared first on 55 News.

]]>
Në Evropën qendrore dhe juglindore është duke u zhvilluar një luftë ekonomike për shuma miliardash. Kemi të bëjmë me shumë gaz nga Deti i Zi – dhe varësinë nga furnizimet me gaz prej Rusisë.

Në pjesën rumume të Detit të Zi janë zbuluar vitet e fundit burime gjigande gazi natyror dhe disa prej tyre janë mbyllur sërish. Sipas vlerësimeve të kujdesshme kemi të bëjmë me të paktën 40 miliardë metër kubik, por sasia mund të jetë edhe 200 miliardë metër kubik. Sasi e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e gjithë Rumanisë për dekadat e ardhshme, por edhe për të eksportuar gaz.
Për të transportuar gazin nga Deti Kaspik në vendet evropiane, u planifikua ndërtimi i një gazsjellësi, BRUA, gërmat e të cilit tregojnë për vendet që marrin pjesë në të, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri. BRUA pritet të fillojë punën më 2019, sipas një projekti që përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për zhvillim, EBRD.
Siç ndodh shpesh në projektet e mëdha të sektorit të energjisë, edhe në këtë rast kemi të bëjmë me polemika të gjata. Aktualisht këtë e tregon një grindje rumuno- hungareze për ligjet ofshore rumune dhe sasinë që planifikohet të kalojë në BRUA-n hungareze.
Në fund të muajit qershor shefi i ndërmarrjes për furnizimin e gazit në Hungari, Kristóf Terhes paralajmëroi politikën rumune që të nxjerrë pa vonesë ligjin për burimet ofshore dhe të furnizojë sasinë e dëshiruar nga Hungaria prej 4,4 miliardë metër kub gaz. Pak pas kësaj ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó shkoi edhe më tej duke thënë se Rumania pengon me shtyrjet e saj sigurimin e energjisë së rajonit. Nga ana e saj Rumania i ktheu akuzat mbrapsht dhe disa politikanë akuzuan Hungarinë se nuk i përmbahet detyrimeve të saj në ndërtimin e BRUA-s.
Hungaria mundohet të dalë në pozicion kyç
Kurse në Rumani është duke u zhvilluar prej kohësh një grindje e gjatë politike për neglizhencën dhe korrupsionin në dhënien e lejeve për përpunimin e lëndëve të para. Në të kaluarën koncernet është dashur të paguajnë shumë pak për licencat e përpunimit të lëndëve të para, kështu që shteti humbiste shumë para nga mosmbledhja e taksave për shkak të kontratave të bëra keq. Kjo duhet ndryshuar me një ligj të ri, të paktën në rastin e gazit nga Deti i Zi, me një ligj që quhet ofshore. Ligji u aprovua në fillim të javës së kaluar në Dhomën e Ulët të parlamentit rumun, Dhomën e deputetëve.
Sipas ligjit të ri, i cili nuk ka hyrë ende në fuqi, për licencat tani jepen 13 përqind. Po ashtu vendoset një taksë progresive në varësi të çmimit të gazit; ajo mund të shkojë deri në 50 përqind të fitimit. Politikanë të opozitës në Rumani, ankohen se shtetet e tjera relevante në nxjerrjen e gazit kërkojnë përqindje dhe taksa më të larta nga koncernet. Po ashtu ata fajësojnë qeverinë se në nxjerrjen e ligjit ofshore i është nënshtruar shumë shpejt presionit ndërkombëtar, përfshirë edhe atë hungarez.
Ekspertë hungarezë shohin në këtë rast rolin kyç të Hungarisë në grindjet për gazin nga Deti i Zi. Ekonomisti dhe eksperti për çështjet e energjisë, András Deák nga Akademia hungareze e shkencave thotë se për herë të parë në 60 vjet në Hungari do të rrjedhë gaz tjetër, që nuk është rus. “Do ishte budallallëk ose të paktën shumë rusofile, nëse kjo mundësi nuk shfrytëzohej.” Pyetjet që shtrohen tani janë çfarë garancish mund të japë Orbán, në mënyrë që gazi të rrjedhë i lirë dhe me çmim të pranueshëm nëpër Hungari.

The post Rumania dhe Hungaria grinden për gazin e Detit të Zi appeared first on 55 News.

]]>