dibranet Archives - 55 News https://55news.al/tag/dibranet/ Thu, 13 Sep 2018 05:23:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png dibranet Archives - 55 News https://55news.al/tag/dibranet/ 32 32 INSTAT: Dibranët dhe korçarët më “punëtorët”, tiranasit dhe vlonjatët më “dembelët” https://55news.al/aktualitet/instat-dibranet-dhe-korcaret-me-punetoret-tiranasit-dhe-vlonjatet-me-dembelet/ Thu, 13 Sep 2018 05:23:41 +0000 https://new.55news.al/?p=48720 Teksa papunësia sipas INSTAT i është kthyer rënies vitet e fundit, në disa qarqe treguesi shfaq diversitet të lartë. Teksa në qytet e Dibrës dhe Korçës forca e punës është drejt shterimit në qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë […]

The post INSTAT: Dibranët dhe korçarët më “punëtorët”, tiranasit dhe vlonjatët më “dembelët” appeared first on 55 News.

]]>
Teksa papunësia sipas INSTAT i është kthyer rënies vitet e fundit, në disa qarqe treguesi shfaq diversitet të lartë. Teksa në qytet e Dibrës dhe Korçës forca e punës është drejt shterimit në qarkun e Vlorës papunësia është gati sa dyfishi i mesatares kombëtare dhe Tirana e ka papunësinë 4.2 pikë përqindje më të lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT papunësia në qarqet e Korçës dhe Dibrës ishte respektivisht, 5.1 dhe 5.3 për qind në tremujorin e dytë me rënie të theksuar si nga tremujori i parë dhe nga viti i kaluar. Zhvillimet në punësim në dy qarqet duket se e kanë materializuar edhe perceptimin se popullsia e këtyre vendeve është e lidhur pas punës. Këto dy qarqe kanë pasuar edhe rritje PBB-së mbi mesataren e vendit pas krizës ekonomike 2008.
Si në Korçë dhe në Dibër punëdhënësi më i madh është sektori i bujqësisë. Në Dibër 59.5 për qind të punësuarve numërohen në bujqësi, ndërsa në Korçë 54.4 për qind e të punësuarve janë në sektorin bujqësor.
Por në të kundërt, Vlora, Lezha, Tirana dhe Durrësi kanë një papunësi me të lartë se mesatarja e Republikës. Në Vlorë papunësia në tremujorin e dytë ishte 23.3 për qind ose 11.1 pikë përqindje me i lartë se treguesi në rang vendi. Në qytet e Vlorës dhe Durrësit ofruesi i punësimit në rreth 50 për qind e është sektori i shërbimeve. Duke qenë se puna në këtë sektor është sezonale, papunësia në tremujor të caktuar është më e lartë se në qarqet e tjera të vendit.
Por gjithashtu Tirana vuan nga papunësia e lartë edhe pse rreth 60 për qind e aktiviteteve ekonomike janë të përqendruara në këtë qark. Papunësia në Tiranë shënoi 16.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, teksa Tirana dhe Lezha ishin te vetmet qarqe në rang vendi ku papunësia u rrit në tremujorin e dytë, teksa në të gjitha qarqet e tjera treguesi shënoi ulje.
Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 7,1 % në sektorin e industrisë, 3,4 % në sektorin e shërbimeve dhe 1,2 % në sektorin e bujqësisë.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2018, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje prej 0,1 %. Punësimi pësoi rritje në sektorin e shërbimeve me 0,3 % dhe në sektorin e industrisë me 0,1 %, ndërsa sektori bujqësor mbetet në të njëjtin nivel.

The post INSTAT: Dibranët dhe korçarët më “punëtorët”, tiranasit dhe vlonjatët më “dembelët” appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Dibranët nxjerrin zbuluar propagandën boshe të Ramës https://55news.al/politike/video-dibranet-nxjerrin-zbuluar-propaganden-boshe-te-rames/ Sun, 17 Jun 2018 10:32:28 +0000 https://new.55news.al/?p=26811 Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar se panairi i punës ditën e sotme është ngritur enkas për të mashtruar qytetarët e Dibrës. Përmes një postimi në “facebook”, Berisha ka publikuar videon e një qytetari, e cila nxjerr hapur propagandën e Ramës. Postimi i lotë: Panairi i punes i ngritur enkas per te mashtruar qytetaret dibrane te […]

The post Video/ Dibranët nxjerrin zbuluar propagandën boshe të Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar se panairi i punës ditën e sotme është ngritur enkas për të mashtruar qytetarët e Dibrës.

Përmes një postimi në “facebook”, Berisha ka publikuar videon e një qytetari, e cila nxjerr hapur propagandën e Ramës.

Postimi i lotë:

Panairi i punes i ngritur enkas per te mashtruar qytetaret dibrane te papune, iken bashke me Ramen!

Dibranet nxjerrin zbuluar Edi Ramen dhe propaganden e tij boshe. sb

The post Video/ Dibranët nxjerrin zbuluar propagandën boshe të Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Berisha: Narkopolicia dhunoi deputetin e PD-së, dibranët i thyen turinjtë Noriegës https://55news.al/politike/berisha-narkopolicia-dhunoi-deputetin-e-pd-se-dibranet-i-thyen-turinjte-norieges/ Sun, 17 Jun 2018 09:42:40 +0000 https://new.55news.al/?p=26799 Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi midis Policisë dhe protestuesve në Dibër e veçanërisht, dhunimit të deputetit Xhemal Gjunkshi. Përmes një postimi në “facebook”, Berisha shkruan se “narkopolicia” dhunoi deputetin e PD-së për të mbrojtur “qeveritarët e lidhur me krimin”. Postimi i plotë: Dibra i thyen turinjte Edvinit e mbyll ne vrimen […]

The post Berisha: Narkopolicia dhunoi deputetin e PD-së, dibranët i thyen turinjtë Noriegës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi midis Policisë dhe protestuesve në Dibër e veçanërisht, dhunimit të deputetit Xhemal Gjunkshi.

Përmes një postimi në “facebook”, Berisha shkruan se “narkopolicia” dhunoi deputetin e PD-së për të mbrojtur “qeveritarët e lidhur me krimin”.

Postimi i plotë:

Dibra i thyen turinjte Edvinit e mbyll ne vrimen ku ishte futur me rrogtaret dhe puthadoret e tij!

Narkopolicia, per te mbrojtur Noriegen dhe qeveritaret e lidhur me krimin dhe drogen, ne nje akt te paligjshem dhunon deputetin e PD, Gjunkshi dhe qytetaret! sb

The post Berisha: Narkopolicia dhunoi deputetin e PD-së, dibranët i thyen turinjtë Noriegës appeared first on 55 News.

]]>
Ekskluzive/ Dibranët ecin më këmbë, Rama shkon me helikopter https://55news.al/politike/ekskluzive-dibranet-ecin-me-kembe-rama-shkon-me-helikopter/ Sat, 16 Jun 2018 17:04:30 +0000 https://new.55news.al/?p=26703 Edi Rama u premton dibranëve rrugë dhe për të shkuar deri në Lurë ka përdorur helikopterin. Banorët e kësaj zone e kanë fotografuar kryeministrin duke shkuar për në vendin ku ishte përcaktuar të mbahej bashkëbisedimi. Nga fotoja që ka mbërritur në redaksinë e 55news.al, duket helikopteri “Cougar” , e forcave tona të Armatosura. Helikopteri ka […]

The post Ekskluzive/ Dibranët ecin më këmbë, Rama shkon me helikopter appeared first on 55 News.

]]>
Edi Rama u premton dibranëve rrugë dhe për të shkuar deri në Lurë ka përdorur helikopterin. Banorët e kësaj zone e kanë fotografuar kryeministrin duke shkuar për në vendin ku ishte përcaktuar të mbahej bashkëbisedimi. Nga fotoja që ka mbërritur në redaksinë e 55news.al, duket helikopteri “Cougar” , e forcave tona të Armatosura.

Helikopteri ka një kapacitet prej 24 vendesh, si dhe një manovrueshmëri të lartë në kushte të vështira të motit, siguron ndriçim dhe komandim ditën dhe natën, si dhe zotëron një shpejtësi të lartë.

Rama nuk ka marrë makinën pasi rruga që të con atje si nga Rësheni prej vendit të quajtur Livadhi i Turkut deri në Fushe Lurë është tejet e shkatërruar.

Edhe po të udhëtonte nga Dibra prej Arrasit ose me saktë nga Grykë Noka sërish rruga është e pakalueshme. Banorët e Lures lëvizin me shumë vështirësi si për të zbritur në Rrëshen ashtu dhe për të shkuar në Peshkopi.

Në dimër kur bie borë izolohen plotësisht. Por Rama nuk ka denjuar as në sezonin më të mirë si ky sezon turistik të shkojë me makinë ne Lurë nga Rrësheni ta shohë vetë gjendjen e rrugës si dhe te shkojë po me makinë për në Peshkopi të shohë dhe aksin tjetër Lurë-Peshkopi. Pra Rama nga Tirana ne Lurë dhe nga Lura në Peshkopi ka shkuar me helikopter.

The post Ekskluzive/ Dibranët ecin më këmbë, Rama shkon me helikopter appeared first on 55 News.

]]>
Rama merr përgjigjen e merituar nga dibranët: “I bëre m..”, “boll me barsaleta”…. https://55news.al/politike/rama-merr-pergjigjen-e-merituar-nga-dibranet-i-bere-m-boll-me-barsaleta/ Sat, 16 Jun 2018 16:40:32 +0000 https://new.55news.al/?p=26697 Kryeministri I vendit Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Facebook’, ku shkruan se rindërtimi rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë janë dy shtyllat e rilidjes së Lurës. “Lura në Programin “100 fshatra +” – Rindërtimi i rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë, dy shtyllat […]

The post Rama merr përgjigjen e merituar nga dibranët: “I bëre m..”, “boll me barsaleta”…. appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri I vendit Edi Rama ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Facebook’, ku shkruan se rindërtimi rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë janë dy shtyllat e rilidjes së Lurës.

“Lura në Programin “100 fshatra +” – Rindërtimi i rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë, dy shtyllat e Rilindjes së Lurës dhe transformimit të saj në një gur të çmuar të kurorës së Shqipërisë Turistike që kemi nisur të ndërtojmë”, shkruan Rama.

Por pas kësaj videoje të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të tij, ndërsa njëri ndër ta thotë se nuk duhet të besohen ato që thotë Rama pasi ai po përgatitet për zgjedhjet që po afrojnë.

Më poshtë lexoni disa nga kritikat e shumta drejtuar mashtrimit të Ramës:

Komenti-i-Rames-per-zgjedhjet.jpgScreenshot_6.pngScreenshot_5.pngScreenshot_4.pngScreenshot_3.pngScreenshot_2.pngScreenshot_1.png

The post Rama merr përgjigjen e merituar nga dibranët: “I bëre m..”, “boll me barsaleta”…. appeared first on 55 News.

]]>
“Vitin tjetër do mbjellim drogë”, dibranët presin qershitë, shteti fajtor që s’ka treg https://55news.al/aktualitet/vitin-tjeter-do-mbjellim-droge-dibranet-presin-qershite-shteti-fajtor-qe-s-ka-treg/ Fri, 25 May 2018 18:20:54 +0000 https://new.55news.al/?p=19631 Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre. Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit. Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre. Fajtori i vetëm sipas tyre është […]

The post “Vitin tjetër do mbjellim drogë”, dibranët presin qershitë, shteti fajtor që s’ka treg appeared first on 55 News.

]]>
Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre.

Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit.

Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre. Fajtori i vetëm sipas tyre është shteti që ka shkatërruar tregun, e ndërsa çmimi i shitjes për kilogram nuk mbulon shpenzimet. Të gjendur në këto kushte, disa nga fermerët kanë nisur prerjen e pemëve të qershisë.

Ndërkaq, fermer të tjerë thonë se vitin e ardhshëm pasi të presin pemët e qershive do të mbjellin hashash pasi sipas tyre vetëm ai ka treg të sigurt në Shqipëri. Në të gjithë qarkun Dibër, janë të mbjella 460 hektarë tokë me qershi./news24

q2

The post “Vitin tjetër do mbjellim drogë”, dibranët presin qershitë, shteti fajtor që s’ka treg appeared first on 55 News.

]]>