diegje Archives - 55 News https://55news.al/tag/diegje/ Sun, 06 May 2018 11:02:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png diegje Archives - 55 News https://55news.al/tag/diegje/ 32 32 Ky është pronari i makinës që u gjet e djegur në Fushë-Krujë https://55news.al/aktualitet/ky-eshte-pronari-i-makines-qe-u-gjet-e-djegur-ne-fushe-kruje/ Sun, 06 May 2018 11:02:28 +0000 https://new.55news.al/?p=12753 Personi që shikoni në foto është Xhafer Osmani, 57-vjeçari nga Mitrovica e Kosovës, pronar i makinës që u gjet e djegur një ditë më parë në periferi të Fushë-Krujës. Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë (në fundin e një are) dhe lajmëruan Policinë. Sot policia ka shoqëruar disa […]

The post Ky është pronari i makinës që u gjet e djegur në Fushë-Krujë appeared first on 55 News.

]]>
Personi që shikoni në foto është Xhafer Osmani, 57-vjeçari nga Mitrovica e Kosovës, pronar i makinës që u gjet e djegur një ditë më parë në periferi të Fushë-Krujës.

Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë (në fundin e një are) dhe lajmëruan Policinë.

Sot policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat, disa në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe të dyshuar për krimin të cilët po merren në pyetje.

Brenda automjetit “Volkswagen Touran” me targa 02960SN u gjet një personi i djegur, që dyshohet të jetë 57-vjeçari Osmani. Sipas informacioneve, Xhafer Osmani kishte hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës në datën 29 Prill.

Familjarë të Xhafer Osmanit në Kosovë nuk kanë marrë njoftime nga ai prej disa ditësh. Më 4 Maj, vëllai i Xhafer Osmanit ka bërë denoncim në Policinë e Mitrovicës, duke thënë se nuk komunikonte dot në telefon me të.

Burimet nga policina thanë se kanë qenë kamerat e një karburanti që në ndodhet në zonën ku u gjet i vrarë shtetasi kosovar në Fushë-Krujë, të cilat kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.

Teksa dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

Ekipet mjekoligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe ADN-në në morgun e QSUT-së në kryeqytet.

The post Ky është pronari i makinës që u gjet e djegur në Fushë-Krujë appeared first on 55 News.

]]>
Djegia e burrit në makinë në Fushë-Krujë, Berisha: Forca e krimit godet me egërsi! https://55news.al/politike/djegia-e-burrit-ne-makine-ne-fushe-kruje-berisha-forca-e-krimit-godet-me-egersi/ Sun, 06 May 2018 09:14:27 +0000 https://new.55news.al/?p=12725 Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Fushë-Krujë, ku një person, që dyshohet se është një shtetas kosovar, u dogj në mjetin e tij. Përmes një reagimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha pohon se, forca e krimit goditi me egërsi. Mes ironisë Berisha thekson se autorët […]

The post Djegia e burrit në makinë në Fushë-Krujë, Berisha: Forca e krimit godet me egërsi! appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Fushë-Krujë, ku një person, që dyshohet se është një shtetas kosovar, u dogj në mjetin e tij.

Përmes një reagimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha pohon se, forca e krimit goditi me egërsi.

Mes ironisë Berisha thekson se autorët po ndjekin takimet ‘gju me gju’ të ministrit Fatmir Xhafajt me qytetaret.

REAGIMI I BERISHËS:

“Forca e krimit godet me egersi!
Digjet per se gjalli nje qytetar bashke me automjetin e tij ne Fushe Kruje!
Autoret po ndjekin takimet gju me gju te Xhafes me qytetaret! sb”

The post Djegia e burrit në makinë në Fushë-Krujë, Berisha: Forca e krimit godet me egërsi! appeared first on 55 News.

]]>