dispozicion Archives - 55 News https://55news.al/tag/dispozicion/ Mon, 06 Aug 2018 07:59:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png dispozicion Archives - 55 News https://55news.al/tag/dispozicion/ 32 32 Vidal flet si lojtar i Barcelonës: T’i fitojmë të gjithë trofetë në dispozicion https://55news.al/sport/vidal-flet-si-lojtar-i-barcelones-t-i-fitojme-te-gjithe-trofete-ne-dispozicion/ Mon, 06 Aug 2018 07:59:11 +0000 https://new.55news.al/?p=40558 Arturo Vidal është duke shijuar mundësinë e të luajturit bashkë me superstarin Lionel Messi, pasi u bashkua me Barcelonën, i ardhur nga Bayern Munich. Mesfushori kilian do të prezantohet sot, pas ardhjes nga kampionët e Bundesligës. Marrëveshja për Vidal thuhet se i kushtoi Barcelonës 20 milionë euro, teksa 31-vjeçari ishte, gjithashtu i lidhur, me skuadrën […]

The post Vidal flet si lojtar i Barcelonës: T’i fitojmë të gjithë trofetë në dispozicion appeared first on 55 News.

]]>
Arturo Vidal është duke shijuar mundësinë e të luajturit bashkë me superstarin Lionel Messi, pasi u bashkua me Barcelonën, i ardhur nga Bayern Munich. Mesfushori kilian do të prezantohet sot, pas ardhjes nga kampionët e Bundesligës. Marrëveshja për Vidal thuhet se i kushtoi Barcelonës 20 milionë euro, teksa 31-vjeçari ishte, gjithashtu i lidhur, me skuadrën e Seria A, Inter.

Duke folur për herë të parë si lojtar i Barcelonës, Vidal, i cili zëvendëson Paulinhon në “Camp Nou”, pasi braziliani u kthye te Guangzhou Evergrande, tha: “Të tregohem i sinqertë, jam shumë i lumtur. Jam i lumtur të filloj trajnimin me shokët e ekipit tim të ri, me një fanellë të famshme. Kam ardhur për të bërë gjëra të rëndësishme këtu.

Është një ëndërr, shpresoj t’i arrij objektivat e mi. Jam këtu për të fituar të gjitha trofetë në dispozicion. Personalisht, do të jap gjithçka në fushë për ta arritur këtë. Unë do të sjell shumë luftë, shumë pasion, duke e ndihmuar ekipin në çdo kohë dhe duke siguruar që Barcelona gjithmonë të fitojë.

Gjatë kontratës 3-vjeçare, shpresoj që të fitojmë gjithçka për të cilën luajmë. Jam i ngazëllyer për të luajtur me Messin, Suarez, Sergio Busquets. Ata janë të gjithë lojtarë të mëdhenj”.

The post Vidal flet si lojtar i Barcelonës: T’i fitojmë të gjithë trofetë në dispozicion appeared first on 55 News.

]]>