diten Archives - 55 News https://55news.al/tag/diten/ Sun, 03 Mar 2019 07:56:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png diten Archives - 55 News https://55news.al/tag/diten/ 32 32 Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 mars https://55news.al/aktualitet/parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-3-mars/ Sun, 03 Mar 2019 07:56:52 +0000 https://new.55news.al/?p=88335 Ditët e dimrit duket se kanë mbaruar, ndërsa pranvera sapo ka trokitur. Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit për ditën e sotme moti pritet të jetë i ngrohtë me temperaturat që shkojnë deri në 18 grdë celcius në vendet e ulëta, ndërsa në bregdet deri në 17 gradë celsius.  

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 mars appeared first on 55 News.

]]>
Ditët e dimrit duket se kanë mbaruar, ndërsa pranvera sapo ka trokitur.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit për ditën e sotme moti pritet të jetë i ngrohtë me temperaturat që shkojnë deri në 18 grdë celcius në vendet e ulëta, ndërsa në bregdet deri në 17 gradë celsius.

 

moti.png

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 mars appeared first on 55 News.

]]>
Punimet në rrugë ditën e protestës?! Ja pse këta ia kalojnë dhe Ramiz Alisë https://55news.al/aktualitet/punimet-ne-rruge-diten-e-protestes-ja-pse-keta-ia-kalojne-dhe-ramiz-alise/ Thu, 14 Feb 2019 08:57:20 +0000 https://new.55news.al/?p=85405 Nga Lefter Kostenja (Gështenja) E habitshme , as në vitin ’90 në kohën e Ramizit nuk bëheshin këto lloj manovrash për pengimin e protestave. Nuk di kush ka qenë institucioni që e ka marrë këtë vendim ARRSh apo Policia Rrugore , që paska gjykuar që periudha më e mirë për bllokimin e rrugëve kryesore qenka […]

The post Punimet në rrugë ditën e protestës?! Ja pse këta ia kalojnë dhe Ramiz Alisë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Lefter Kostenja (Gështenja)

E habitshme , as në vitin ’90 në kohën e Ramizit nuk bëheshin këto lloj manovrash për pengimin e protestave. Nuk di kush ka qenë institucioni që e ka marrë këtë vendim ARRSh apo Policia Rrugore , që paska gjykuar që periudha më e mirë për bllokimin e rrugëve kryesore qenka pikërisht fundjave? Dhe pikërisht kjo fundjave që përkon dhe me protestën e 16 shkurtit.
A nuk ishte e bllokuar rruga Tirane-Durrës për disa ditë me radhë?
Madje në dy periudha të ndryshme njëherë për riparimin e shtresave asfaltike, pastaj për prishjen e tyre dhe ndërtimin e tombinove .
A nuk ishte e mundur që këto punime të kryheshin paralelisht me punimet e tjera?
Nuk mjaftojnë me bllokimin e aksit Tirane Durrës të mjeteve që vijnë nga Jugu por bllokojnë edhe hyrjen e mjeteve që vijnë nga Veriu aksin Tiranë- Kamëz.
Po pse nuk po bllokoni dhe aksin Tiranë- Elbasan për ndonjë riparim të mundshme?
Lehtësisht e shpjegueshme …. shtet rrumpallë…
Frikë nga protesta popullore e 16 shkurtit.
Asgjë nuk e ndal popullin kundër kësaj qeverie..
Bashkë me 16 shkurt për ti dhënë fund kësaj qeverisje të shkërmoqur.. Autori eshte kreu i deges nr.7 se PD, Tirane

The post Punimet në rrugë ditën e protestës?! Ja pse këta ia kalojnë dhe Ramiz Alisë appeared first on 55 News.

]]>
Votimi i Brexit ditën e Martë – May: Pasoja katastrofike nëse parlamenti e refuzon! https://55news.al/globi/votimi-i-brexit-diten-e-marte-may-pasoja-katastrofike-nese-parlamenti-e-refuzon/ Sun, 13 Jan 2019 15:40:00 +0000 https://new.55news.al/?p=79554 Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka paralajmëruar deputetët se dështimi i planit të saj për të dalë nga Bashkimi Europian, do të përbënte një katastrofë për Britaninë. Ajo po përpiqet të gjejë mbështetje 2 ditë përpara votimit në parlament, ku pritet gjerësisht të humbasë. Parlamenti pritet të votojë paketën e Brexit të Theresa May ditën […]

The post Votimi i Brexit ditën e Martë – May: Pasoja katastrofike nëse parlamenti e refuzon! appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka paralajmëruar deputetët se dështimi i planit të saj për të dalë nga Bashkimi Europian, do të përbënte një katastrofë për Britaninë.

Ajo po përpiqet të gjejë mbështetje 2 ditë përpara votimit në parlament, ku pritet gjerësisht të humbasë. Parlamenti pritet të votojë paketën e Brexit të Theresa May ditën e Martë, pas shtyrjes së afatit origjinal që ishte në Dhjetor, ku u bë e qartë se nuk kishte mjaftueshëm mbështetje për të kaluar paketën që negocioi me Brukselin. Theresa May nuk ka fituar avantazh në krahasim me Dhejtorin, por në gazetën Sunday Express bëri të ditur se deputetët nuk duhet të braktisin popullin që votoi për Brexit.

“Kjo do të ishte katastrofike dhe do të thyente besimin në demokracinë tonë. Mesazhi im për parlamentin këtë fundjavë është i thjeshtë: është koha të harrojmë lojërat dhe të bëjmë gjënë e drejtë për vendin tonë”, – tha May. Ditën e Premte, ministri i saj i Jashtëm, Jeremy Hunt, tha se Brexit mund të mos ndodhë fare nëse mposhtet marrëveshja e May. Britania, ekonomia e pestë më e madhe në botë, pritet të dalë nga Bashkimi Europian më 29 Mars.

Sunday Times raportoi se rebelët në parlament po planifikojnë të rrëmbejnë kontrollin nga Theresa May javën e ardhshme, në përpjekje për të pezulluar apo vonuar Brexit.

The post Votimi i Brexit ditën e Martë – May: Pasoja katastrofike nëse parlamenti e refuzon! appeared first on 55 News.

]]>
Rama në ditën që bën dhelprën e “ngordhur” https://55news.al/politike/rama-ne-diten-qe-ben-dhelpren-e-ngordhur/ Mon, 24 Dec 2018 17:42:27 +0000 https://new.55news.al/?p=76186 Që Edi Rama është në pikën e hallit këtë tashmë e dinë të gjithë. Gjendjen e rënduar ai e reflekton vet në çdo dalje në publik para mediave ose jo. Përmes propagandës së blerë, kreu i organizatës “Rilindje” me detyrën kryeministër po kërkon të tregojë se është i pashqetësuar. E vërteta është krejt tjetër dhe […]

The post Rama në ditën që bën dhelprën e “ngordhur” appeared first on 55 News.

]]>
Që Edi Rama është në pikën e hallit këtë tashmë e dinë të gjithë. Gjendjen e rënduar ai e reflekton vet në çdo dalje në publik para mediave ose jo. Përmes propagandës së blerë, kreu i organizatës “Rilindje” me detyrën kryeministër po kërkon të tregojë se është i pashqetësuar. E vërteta është krejt tjetër dhe duket se i gjendur ngushtë me protestën e studentëve tashmë po kërkon shpëtim duke bërë dhelprën e “ngordhur”. Kuptohet që Rama kur nuk bën dot “të fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimës që të ngjallë mëshirën e të tjerëve. Për hir të karriges është gati të përdorë dhe familjen, mjaft që të vazhdojë të jetë në karrigen kryeministrore me votat e vjedhura dhe të sponsorizuara nga krimi.

I bombarduar nga të gjitha drejtimet, protestat që vijnë nga grupet e interesit siç janë; studentët, minatorët, banorët e Unazës së Re, Bregut të Lumit, apo dhe të qyteteve të tjera në Kavajë, Lezhë, Shkodër, Elbasan etj, të cilët kërkojnë përmes protestave uljen e çmimit të naftës, si dhe denoncimet e rënda të opozitës për tenderët skandalozë të qeverisë, Edi Rama kujton se do të ia hedh shqiptarëve.
Rasti i studentëve të cilët ia plasën në sy, në auditorët e tyre ku iu shkoi vjedhurazi, ishte tregues i qartë se Rama ka rënë. Ata i kanë dhënë ultimatumin e qartë dhe presin zgjidhjen e kërkesave të tyre në mënyrë të menjëhershme. Studentët i bënë të qartë Ramës të mos bëj dhelprën e ngordhur, të mos iu hyjë fshehurazi në auditore duke përdorur pedagogët, të mos bëj vej “vajtimoren”,  pasi e vetmja gjë që e mban në atë karrige është plotësimi i kërkesave të tyre. Pritet që në janar të ketë një kthim të fuqishëm të protestave të studentëve që do të sjellin kryeministrin me arrogant dhe më të paaftë dhe të lidhur në krimin në historinë e Shqipërisë duke qenë se nuk po e vë ujin në zjarr për kërkesat e tyre.
Të vendosur ndodhen dhe banorët e shtresave (banorët e Unazës së Re), të tjera të shoqërisë, tashmë të frymëzuar dhe nga protesta studentore (pasi protestat i kishin nisur me herët), po protestojnë çdo ditë dhe nuk do ta lënë Ramën dhe anëtarët e tjerë të organizatës Rilindje për të bërë çfarë duan dhe pastruar paratë me krimin duke i nxjerrë ata në rrugë të madhe! Rama po tenton se iu shes faktin, sikur është pishman dhe mezi pret të kalojë këtë çast të vështirë dhe ti kthehet menjëherë banditizmit të vjedhjeve në të gjitha fushat siç ka bërë nga vitit 2013, ku tashmë ekonomia shqiptare është totalisht e rrënuar!.

The post Rama në ditën që bën dhelprën e “ngordhur” appeared first on 55 News.

]]>
Zëri i Amerikës: Protesta e studentëve pa zgjidhje, Rama mbajti fjalim pa lidhje me çështjen https://55news.al/aktualitet/zeri-i-amerikes-protesta-e-studenteve-ne-diten-13-pa-zgjidhje-nga-rama/ Mon, 17 Dec 2018 16:40:05 +0000 https://new.55news.al/?p=74664 Studentëtë universiteteve publike po vazhdojnë sot për të 13-tën ditë protestën e tyre me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike. Prej shumë ditësh është e njëjta gjendje; kryeministri kërkon dialog dhe shpreh dyshime se ata po i përdor opozita, ndërsa studentët thonë se duan kërkesat e tyre. Ata kërkojnë të përgjysmohen tarifat universitare, të rritet buxheti […]

The post Zëri i Amerikës: Protesta e studentëve pa zgjidhje, Rama mbajti fjalim pa lidhje me çështjen appeared first on 55 News.

]]>
Studentëtë universiteteve publike po vazhdojnë sot për të 13-tën ditë protestën e tyre me 8 kërkesa ekonomike dhe akademike.

Prej shumë ditësh është e njëjta gjendje; kryeministri kërkon dialog dhe shpreh dyshime se ata po i përdor opozita, ndërsa studentët thonë se duan kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë të përgjysmohen tarifat universitare, të rritet buxheti për arsimin dhe të marrin pjesë në bordet e menaxhimit të fakulteteve dhe në zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve.

Studentëve të universiteteve të Tiranës iu bashkuan edhe grupe studentësh nga universitetet e qyteteve të tjera, Durrësi, Elbasani, Shkodra.

Protestuesit kanë ndërprerë studimet qysh prej dy javësh dhe thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se nuk do të bisedojnë me asnjë prej autoriteteve shtetërore dhe universitare.

Kryeministri Edi Rama edhe sot komentoi në rrjetet sociale se protestuesit para zyrave të tij ishin veprimtarë të opozitës dhe se ai priste të dialogonte me përfaqësues të studentëve.

Zoti Rama mori pjesë në një mbledhje rutinë me drejtues të institucioneve kryesore të shtetit lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar, ku mbajti edhe një fjalë të shkurtër pa ndonjë lidhje me protestën e mijëra studentëve.a

The post Zëri i Amerikës: Protesta e studentëve pa zgjidhje, Rama mbajti fjalim pa lidhje me çështjen appeared first on 55 News.

]]>
Papa Françesku shënon Ditën për të Varfërit https://55news.al/aktualitet/papa-francesku-shenon-diten-per-te-varferit/ Sun, 18 Nov 2018 18:15:57 +0000 https://new.55news.al/?p=68307 “Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku të dielën në një meshë që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfërit. Papa Françesku ftoi mijëra njerëz të varfër në Bazilikën e Shën Pjetrit për meshën. “Thirrja e përditshme e të varfërve bëhet më e fortë, por dëgjohet më pak, e mbytur nga […]

The post Papa Françesku shënon Ditën për të Varfërit appeared first on 55 News.

]]>
“Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku të dielën në një meshë që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfërit.

Papa Françesku ftoi mijëra njerëz të varfër në Bazilikën e Shën Pjetrit për meshën.

“Thirrja e përditshme e të varfërve bëhet më e fortë, por dëgjohet më pak, e mbytur nga zhurma e disa të pasurve, që rriten gjithnjë e më pak dhe bëhen më të pasur”, tha kreu i Kishës Katolike.

Ai gjithashtu iu referua emigrantëve kur u bëri thirrje njerëzve t’i kushtojnë vëmendje “të gjithë atyre që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi amë për një të ardhme të pasigurt”.

E diela shënon herën e dytë të Ditës së të Varfërve, një ngjarje që Papa Françesku e filloi vitin e kaluar.

Përveç drekës me të varfërit pas meshës, Papa Françesku ka mbledhur një ekip mjekësh, të cilët do t’u ofrojnë kujdes mjekësor falas të varfërve.

Agjensia franceze e lajmeve AFP, njoftoi se mjekët trajtuan 600 njerëz vitin e kaluar në Ditën e parë Botërore të të Varfërve.

The post Papa Françesku shënon Ditën për të Varfërit appeared first on 55 News.

]]>
Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën e Demokracisë https://55news.al/bota-shqiptare/kuvendi-i-kosoves-shenon-sot-diten-e-demokracise/ Fri, 14 Sep 2018 07:18:14 +0000 https://new.55news.al/?p=49034 Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të […]

The post Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën e Demokracisë appeared first on 55 News.

]]>
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.
Sipas njoftimit për media, për shënimin e kësaj dite është paraparë kjo agjend:
09:30 Dyert e hapura të Kuvendit
10:00 Hapja – Mirëseardhje
Zenun Pajaziti, kryetar i Forumit për Transparencë Parlamentare
Fjalë rasti
Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
10:10 Lansimi i Platformës me Profilet e Deputetëve në Ueb Faqen e Kuvendit dhe Faqes Zyrtare të Kuvendit në Facebook
Shqipe Pantina, anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare
Ismet Krasniqi, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit
10:15 Tryezë Diskutimi organizuar nga Grupi i Grave Deputete (GGD) dh NDI
“Demokracia në udhëkryq: si të ç’rrënjoset pabarazia gjinore në vendimmarrje”
10:30 Hapja e Panairit të Organizatave të Shoqërisë Civile
10:30 Aktivitetet tjera – njëkohësisht i Demokracisë (NDI)
Sesioni i pikturës me artistët e rinj me temën ‘Demokracia’ (NDI)
Pyetësor lidhur me kualitetin e arsimit në Kosovë (AGL/NDI)
Aktivitete mësimore përmes lojërave (DEMOS-TI)
Instalacione për SDG goals (UNDP)
12:15 Debat publik me deputete/ë dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar (KDI)
16:00 Përmbyllja e aktiviteteve

The post Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën e Demokracisë appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarët, tërë ditën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet https://55news.al/aktualitet/shqiptaret-tere-diten-ne-celular-konsumuan-46-per-qind-me-shume-internet/ Thu, 06 Sep 2018 05:28:01 +0000 https://new.55news.al/?p=47056 A e dini se mesatarja e internetit të konsumuar për çdo përdorues aktiv të një numri celular në tremujorin e dytë të këtij viti ishte e barabartë me dërgimin e 3 mijë email-eve apo navigimin pa ndërprerje për 60 orë? Të dhënat e fundit të AKEP tregojnë se në periudhën prill-qershor të këtij viti, mesatarisht […]

The post Shqiptarët, tërë ditën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet appeared first on 55 News.

]]>
A e dini se mesatarja e internetit të konsumuar për çdo përdorues aktiv të një numri celular në tremujorin e dytë të këtij viti ishte e barabartë me dërgimin e 3 mijë email-eve apo navigimin pa ndërprerje për 60 orë?

Të dhënat e fundit të AKEP tregojnë se në periudhën prill-qershor të këtij viti, mesatarisht çdo shqiptar konsumoi 2.85 Gigabajt internet, që përkon pikërisht me treguesit e mësipërm, ndërkohë që në rritje ishte edhe sasia e minutave të shpenzuara për të komunikuar nga celulari, si dhe numri i mesazheve.

Në raport me një vit më parë, në tremujorin e dytë të 2018 ka pasur rënie të kohës së komunikimit përmes një aparati celular si dhe të numrit të mesazheve, ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me internetin që është rritur gati 50%.

Sipas AKEP, totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T2 2018 ishte rreth 1.6 miliardë minuta, me një rritje prej 2.1% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 8.4% me T2 2017.

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T2 2018 ishte rreth 15 milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.85 GB internet në muaj në T2 2018, që përbën një rritje me 7.2% në krahasim me T1 2018 dhe një rritje 46.2% krahasuar me T2 2017.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T2 2018 ishte: 197 minuta dalëse, 40 SMS dhe 2.85 GB Internet. Krahasuar me T1 2018, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 8.6%, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rritje respektivisht me 6.6% dhe me 7.2%” thuhet në raportin e AKEP ku jepen statistikat për periudhën prill-qershor.

Interesi në rritje për internetin shihet edhe nga mundësimi i tij përmes rrjetit të telefonisë fikse. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T2 2018 arriti në rreth 320 mijë, që përbën një rritje me 2.1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 14.8% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2017.

The post Shqiptarët, tërë ditën në celular, konsumuan 46 për qind më shumë internet appeared first on 55 News.

]]>
Gjakova sot feston me pushim Ditën e Çlirimit https://55news.al/bota-shqiptare/gjakova-sot-feston-me-pushim-diten-e-clirimit/ Thu, 14 Jun 2018 07:37:50 +0000 https://new.55news.al/?p=25829 ​Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka marrë vendim që ditën e sotme, 14 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjakovës ta shpallë ditë pushimi. Ky pushim vlen për të gjitha institucionet lokale dhe ato arsimore ne komunën e Gjakovës.

The post Gjakova sot feston me pushim Ditën e Çlirimit appeared first on 55 News.

]]>
​Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka marrë vendim që ditën e sotme, 14 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjakovës ta shpallë ditë pushimi.

Ky pushim vlen për të gjitha institucionet lokale dhe ato arsimore ne komunën e Gjakovës.

shkresa.jpg

The post Gjakova sot feston me pushim Ditën e Çlirimit appeared first on 55 News.

]]>
“Nga festa e fëmijëve tek mundimi i varfërisë! Edhe në ditën e fëmijëve qeveria merret me trafik, korrupsion…” https://55news.al/politike/nga-festa-e-femijeve-tek-mundimi-i-varferise-edhe-ne-diten-e-femijeve-qeveria-merret-me-trafik-korrupsion/ Fri, 01 Jun 2018 14:27:43 +0000 https://new.55news.al/?p=21730 Varfëria detyron prindërit të mos i kënaqin fëmijët në ditën e tyre, kjo është mënyra sesi e përshkruam 1 qershorin deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj. Përmes një postimi në “facebook”, Mehmetaj thotë se varfëria është aq e madhe saqë zgjidhja e vetme për të rritur e fëmijë është largimi nga vendi. Më tej në shkrimin […]

The post “Nga festa e fëmijëve tek mundimi i varfërisë! Edhe në ditën e fëmijëve qeveria merret me trafik, korrupsion…” appeared first on 55 News.

]]>
Varfëria detyron prindërit të mos i kënaqin fëmijët në ditën e tyre, kjo është mënyra sesi e përshkruam 1 qershorin deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Përmes një postimi në “facebook”, Mehmetaj thotë se varfëria është aq e madhe saqë zgjidhja e vetme për të rritur e fëmijë është largimi nga vendi.

Më tej në shkrimin e saj deputetja e LSI-së përfshin edhe të dhënat e publikuara nga “Save the Children” për vendin tonë.

❗Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon.

❗Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vonesës në rritje të fëmijëve në rajon.

❗Fëmijëve shqiptarë u grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar,, shtatzënisë së hershme apo punës së detyruar.

❗Fëmijët shqiptarë nuk kanë akses në çerdhe, kopshte e shkolla. Edhe kur ky shërbim u ofrohet cilësia është aq e dobët sa e bën të pamundur për ta të konkurojnë denjësisht në tregun e punës.” shkruhet në raportin e “Save the Children”.

Postimi i plotë:

1 qershori – Nga festa e fëmijëve tek mundimi i varfërisë!

Në të gjithë Shqipërinë sot atmosfera ishte e vakët, pak festa, pak brohoritje, pak dhurata, fare pak nga hareja me të cilën jemi mësuar të jetojmë 1 qershorin në vite.

Prindërit e patën të vështirë të gëzonin si u do zemra me fëmijët e tyre, sepse varfëria është ulur këmbëkryq. Të ardhurat nuk mjaftojnë, mundësitë po shterohen. Po ashtu po shterohet edhe shpresa për një të ardhme të ndritur. E vetmja zgjidhje po mbetet largimi dhe këtë e pohojnë edhe vet fëmijët kur pyeten.

Në këtë ditë reflektimi, “Save the Children” u kujdes të na sillte në vëmendje të dhëna që duhet të na bëjnë të reagojmë, jo urtë e butë, por me zhurmë e forcë.

❗Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon.

❗Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vonesës në rritje të fëmijëve në rajon.

❗Fëmijëve shqiptarë u grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar,, shtatzënisë së hershme apo punës së detyruar.

❗Fëmijët shqiptarë nuk kanë akses në çerdhe, kopshte e shkolla. Edhe kur ky shërbim u ofrohet cilësia është aq e dobët sa e bën të pamundur për ta të konkurojnë denjësisht në tregun e punës.

Cfarë të dhënash na duhen më shumë se kaq për të kuptuar se asgjë nuk po shkon si duhet në vendin tonë.

Për të kuptuar se mosveprimet dhe keqveprimet e një qeverie të degraduar po vrasin gradualisht edhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ku ishin sot Kryeministri, Ministrja e Arsimit, Ministrja e Shëndetësisë, Ministri i Punës? Në vend se të kishin gati një plan aksionesh emergjente për daljen nga kjo situatë e rëndë, tepsixhinjtë vazhduan teatrin e tyre grotesk rrugëve të Shqipërisë.

Në vend se të flitej sot gjerësisht për problemet e fëmijëve, sërish kryefjalë e punës së tyre ishin korrupsioni, trafiku e si tu marrin paratë shqiptarëve nga xhepat.

Jemi kthyer pas në kohën kur Fan Noli shkruante:

“Ku e lam’ e ku na mbeti,

vaj-vatani e mjer mileti,

anës detit i palarë,

anës dritës i paparë,

pranë sofrës i pangrënë,

pranë dijes i panxënë”

E prandaj si thotë Noli, tani duhet të ngrihemi, e të mos lejojmë më që vendi të drejtohet nga të paudhë, që nuk mendojnë as pak për fëmijët e familjet shqiptare.

The post “Nga festa e fëmijëve tek mundimi i varfërisë! Edhe në ditën e fëmijëve qeveria merret me trafik, korrupsion…” appeared first on 55 News.

]]>