dites Archives - 55 News https://55news.al/tag/dites/ Sun, 28 Oct 2018 11:36:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png dites Archives - 55 News https://55news.al/tag/dites/ 32 32 Nora Gjakova – Gruaja e Ditës në xhudo, sipas Euronewsit https://55news.al/sport/nora-gjakova-gruaja-e-dites-ne-xhudo-sipas-euronewsit/ Sun, 28 Oct 2018 11:36:49 +0000 https://new.55news.al/?p=61847 Dita e parë e turneut të xhudos në Abu Dhabi ka sjellë shkëlqimin e Nora Gjakovës që arriti të marrë medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë. Xhudistja kosovare u zgjodh Gruaja e Ditës nga Euronews për paraqitjen mbresëlënëse duke “shkatërruar” të gjitha kundërshtaret. Euronews ka shkruar se Gjakova tregoi përsosmëri në paraqitjet e […]

The post Nora Gjakova – Gruaja e Ditës në xhudo, sipas Euronewsit appeared first on 55 News.

]]>
Dita e parë e turneut të xhudos në Abu Dhabi ka sjellë shkëlqimin e Nora Gjakovës që arriti të marrë medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Xhudistja kosovare u zgjodh Gruaja e Ditës nga Euronews për paraqitjen mbresëlënëse duke “shkatërruar” të gjitha kundërshtaret.

Euronews ka shkruar se Gjakova tregoi përsosmëri në paraqitjet e saj, sidomos në gjysmëfinalen ndaj Lien Chen-Ling dhe në finalen ndaj Anastasiia Konkinas të Rusisë.

“Është ndjenjë e mrekullueshme. Thuajse kisha harruar se si është të jesh në podium, sepse në dy garat e fundit humba dhe në Kampionatet Botërore, kur pata rezultate zhgënjyese, dhe kthimi nga ai rezultat, për mua është shumë mirë. Është medalja e parë e artë në një grand-slam dhe sigurisht jam shumë e lumtur”, ka thënë Gjakova pas triumfit.

Në ditën e parë të këtij turneu, Kosova fitoi edhe dy medalje tjera pos Gjakovës. Të argjendtën Kosovës ia sollën Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

The post Nora Gjakova – Gruaja e Ditës në xhudo, sipas Euronewsit appeared first on 55 News.

]]>
Konsumatorët braktisin blerjet afatgjata, fokusohen tek shpenzimet e ditës https://55news.al/aktualitet/konsumatoret-braktisin-blerjet-afatgjata-fokusohen-tek-shpenzimet-e-dites/ Tue, 09 Oct 2018 04:54:12 +0000 https://new.55news.al/?p=56161 Në tremujorin e tretë konsumatorët shqiptarë ka rritur dozat e pesimizmit për blerjet e mëdha, ku përfshihen kryesisht mobilje dhe elektroshtepiake. Banka e Shqipërisë në një anketim të posaçëm me familjet në të gjithë vendin u informua se konsumi i mallrave të qëndrueshëm shënoi rënie më të madhe që nga tremujori i parë të 2015-es, […]

The post Konsumatorët braktisin blerjet afatgjata, fokusohen tek shpenzimet e ditës appeared first on 55 News.

]]>
Në tremujorin e tretë konsumatorët shqiptarë ka rritur dozat e pesimizmit për blerjet e mëdha, ku përfshihen kryesisht mobilje dhe elektroshtepiake.

Banka e Shqipërisë në një anketim të posaçëm me familjet në të gjithë vendin u informua se konsumi i mallrave të qëndrueshëm shënoi rënie më të madhe që nga tremujori i parë të 2015-es, teksa planet për blerje të këtij lloji në të ardhmen gjithashtu ishin pesimiste.

Interesimit të Bankës së Shqipërisë nëse ishte momenti për të blerë një pajisje me vlerë të madhe, 63 për qind e familjeve janë përgjigjur negativisht. Kjo përgjigje përveçse sinjalizon dobësi në konsum më së shumti tregon një nivel të lartë të familjeve shqiptare për të investuar në mallra të qëndrueshëm.

Mungesa e planeve për blerjet e mëdha gjithashtu është një tregues i hershëm i ecurisë së kredisë konsumatore.

Ekspertë në Bankën e Shqipërisë më herët kishin sqaruar se blerjet e mëdha nga konsumatorët shpesh kishin lidhje me pasigurinë për zhvillimet në ekonominë e vendit, se sa me gjendjen financiare.

Treguesi i lartë i emigracionit është një sinjal për pesimizmin e familjeve shqiptare për të investuar në artikujt të qëndrueshëm. Një tregues i këtij pesimizmi janw edhe potencialet e larta të emigrimit, sipas sondazheve tw tjera.

Një sondazh i Gallup në 2017 gjeti se, 56 për qind e Shqiptarëve duan të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin pësoi një rritje me 20 pikë përqindje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36 për qind e shqiptareve kishin në plan të emigronin.

Rritja e dëshirës për emigrimin në këto katër vitet e fundit është më e larta në botë sipas rezultatit të sondazhit, por mbetet i frikshëm fakti se Shqipëria ka nivel te lartë të emigracionit të trurit.

Por gjithashtu edhe gjendja financiare e familjeve shqiptare nuk po favaorizon blerjet e mëdha. Sipas të dhënave nga INSTAT në anketën e buxhetit të familjeve shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, ishin 0,4 % më të larta se në vitin 2016. Këto shpenzime u konsumuan kryesisht nga inflacioni i cili gjatë vitit të kaluar u rrit me 2 për qind.

INSTAT raportoi se shpenzimet e familjeve mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës ranë me -4.3 % gjatë vitit 2017.

The post Konsumatorët braktisin blerjet afatgjata, fokusohen tek shpenzimet e ditës appeared first on 55 News.

]]>
Peshqit, shenja e ditës https://55news.al/horoskopi/peshqit-shenja-e-dites/ Sat, 02 Jun 2018 06:55:36 +0000 https://new.55news.al/?p=21892 Sot është dita ideale për të organizuar një mbledhje ose takim me shokët e vjetër të shkollës dhe miqtë e tu të fëmijërisë. Hëna të nxit të fokusohesh në sferën e miqësive, nëse ke nevojë për këshilla, mund të mbështetesh në fjalët e çmuara të një miku të zgjuar. Në dashuri je e mbrojtur nga […]

The post Peshqit, shenja e ditës appeared first on 55 News.

]]>
Sot është dita ideale për të organizuar një mbledhje ose takim me shokët e vjetër të shkollës dhe miqtë e tu të fëmijërisë.

Hëna të nxit të fokusohesh në sferën e miqësive, nëse ke nevojë për këshilla, mund të mbështetesh në fjalët e çmuara të një miku të zgjuar.

Në dashuri je e mbrojtur nga Afërdita, që rikthen pasionin në jetën në çift dhe të bën të jetosh me intensitet një histori të re.

The post Peshqit, shenja e ditës appeared first on 55 News.

]]>