ditore Archives - 55 News https://55news.al/tag/ditore/ Tue, 15 Jan 2019 15:51:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ditore Archives - 55 News https://55news.al/tag/ditore/ 32 32 Euro me luhatje të mëdha, sot rënia më e madhe ditore nga qershori https://55news.al/aktualitet/euro-me-luhatje-te-medha-sot-renia-me-e-madhe-ditore-nga-qershori/ Tue, 15 Jan 2019 15:51:16 +0000 https://new.55news.al/?p=79966 Euro po shënon luhatjet mëdha në ditët e para të 2019-s. Pasi e nisi vitin e fortë, monedha e përbashkët ka humbur pikë sot përkundrejt lekut për të dytën ditë radhazi. Një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 124.83 lekë, rreth 0.43 pikë më pak se një ditë më parë. Kjo është rënia […]

The post Euro me luhatje të mëdha, sot rënia më e madhe ditore nga qershori appeared first on 55 News.

]]>
Euro po shënon luhatjet mëdha në ditët e para të 2019-s. Pasi e nisi vitin e fortë, monedha e përbashkët ka humbur pikë sot përkundrejt lekut për të dytën ditë radhazi. Një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 124.83 lekë, rreth 0.43 pikë më pak se një ditë më parë. Kjo është rënia me e lartë ditore që prej qershorit 2018, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh në treg për të frenuar nënçmimin e euros.

Nga ana tjetër nga data 3 deri në 11 janar, monedha e përbashkët fitoi 2.49 lekë, duke shënuar rritjen më të madhe ditore po që nga qershori.

Sipas aktorëve kryesor të tregut të këmbimit valutor kjo është një ecuri normale e kursit të këmbimit. Tradicionalisht euro rritet gjatë 10 ditëve të para të janarit, më pas kursi i këmbimit ç ‘tensionohet argumentojnë ekspertët.

Ekspertët presin që fundi i janarit dhe muaji shkurt të jenë muaj të dobët për sa i përket qarkullimit të parasë dhe volumeve tregtare. Megjithatë nuk mund të japin një parashikim për ecurinë e këmbimit të euros me lekun. Në rast se bankat tregtare me kapital të huaj, apo dhe korporatat e mëdha, vendosin të transferojnë fitimet jashtë mund të ketë një forcim të valutës gjatë periudhës në vijim.

Sipas ekspertëve këtë vit euro po e nis janarin në një nivel më të pafavorshëm prej gati 124-125 lekësh dhe ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që monedha e përbashkët të zbresë në 120 lekë, që nëse do të ndodhte do të shënonte nivelin më të ulët historik që kur euro doli si monedhe fizike në vitin 2002.

Edhe në tregjet ndërkombëtare euro ka humbur pikë përkundrejt dollarit gjatë ditës së sotme. Sipas Financial Times euro po këmbehet me 1.14 dollarë, nga niveli 1.15 që ishte një ditë më parë. Nënçmimi i euros në tregjet ndërkombëtare është ndikuar kryesisht nga zgjedhjet në Gjermani, ekonomia më e fortë e Europës.

The post Euro me luhatje të mëdha, sot rënia më e madhe ditore nga qershori appeared first on 55 News.

]]>
Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit https://55news.al/aktualitet/kura-7-ditore-me-farat-e-fiqve-dhe-mjalte-kunder-diabetit/ Wed, 19 Sep 2018 07:46:40 +0000 https://new.55news.al/?p=50295 Fiqtë janë një nga frutat më të ëmbël dhe aromatikë në botë. Fiqtë i gjejmë në ngjyrë të kuqe, të zezë ose të bardhë. Këto fruta janë shumë të pasur me vitaminat B2, B1 dhe A. Ato përmbajnë acide yndyrore dhe antioksidantë. Fiqtë janë gjithashtu të pasur me zink, kalçium, selenium, bakër, mangan, magnez dhe […]

The post Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit appeared first on 55 News.

]]>
Fiqtë janë një nga frutat më të ëmbël dhe aromatikë në botë.

Fiqtë i gjejmë në ngjyrë të kuqe, të zezë ose të bardhë.
Këto fruta janë shumë të pasur me vitaminat B2, B1 dhe A.
Ato përmbajnë acide yndyrore dhe antioksidantë.
Fiqtë janë gjithashtu të pasur me zink, kalçium, selenium, bakër, mangan, magnez dhe hekur.
Fiqtë dhe diabeti
Këto fruta janë të ëmbël por gjithashtu përmbajnë shumë fibër e cila ngadalëson tretjen dhe përthithjen e sheqernave në gjak.
Kjo do të thotë se fiqtë janë fruta të shëndetshëm për diabetikët por pa e tepruar.
Diabetikët duhet të zgjedhin fiqtë me lëkurë me ngjyrë të errët të cilët janë më të pasurit në vlera.
Minerali kalium që gjendet tek fiqtë është i mirë në pakësimin e insulinës.
Ju mund të mbani nën kontroll diabetin duke konsumuar mjaltë me fara fiku.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e një luge çaji me pak mjaltë dhe fara fiku për 7 ditë me radhë.
Për të nxjerrë farat e fiqve mjafton të vendosni tulin e fiqve në në tas me ujë, ta përzieni përmes një luge të vogël dhe farat do dalin vet.
Megjithatë, duhet të tregoni kujdes sepse kjo kurë kërkon mjaltë të pastër dhe organik.
Nëse keni pikëpyetje për mjaltin, duhet të dini se ndikimi i mjaltit të nivelin e sheqerit në gjak është më i mirë se vetë sheqeri.
Mjalti tretet më lehtë por sidoqoftë ai duhet konsumuar me kujdes.
Gjethet E Fikut Kundër Diabetit
Një tjetër kurë e rëndësishme kundër diabetit është ajo e gjetheve të fikut.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit.
Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një rënie të sasisë së insulinës të nevojshme për organizmin.
Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë.
Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit, përtypen veçmas, por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. Burimi: U.S. National Library of Medicine

The post Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit appeared first on 55 News.

]]>
Kura 25 ditore me gjethe ulliri për tensionin e lartë – Si ta përgatisni  https://55news.al/aktualitet/kura-25-ditore-me-gjethe-ulliri-per-tensionin-e-larte-si-ta-pergatisni/ Sun, 01 Jul 2018 11:44:23 +0000 https://new.55news.al/?p=30997 Të gjithë biem dakord për vlerat mbresëlënëse të ullirit, por a dini që pema e këtij fruti është shumë bujare edhe falë gjetheve fantastike. Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë. Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve. […]

The post Kura 25 ditore me gjethe ulliri për tensionin e lartë – Si ta përgatisni  appeared first on 55 News.

]]>
Të gjithë biem dakord për vlerat mbresëlënëse të ullirit, por a dini që pema e këtij fruti është shumë bujare edhe falë gjetheve fantastike.

Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë.
Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve.
Një sërë studimesh shkencore të cilave i referohet AgroWeb.org kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.
Gjethet e Ullirit janë përdorur që në lashtësi për trajtimin e hipersionit apo tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë të vjetër popullore se si të përgatisni gjethet e ullirit për të ulur tensionin në mënyrë natyrale.

Kura për Hipertensionin – Si Ta Përgatisni

Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 60-70 gjethe ulliri (të thata ose të njoma), të cilathidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbeten rreth 600 mililitra.

Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet përmes një kullorëse kuzhine.

Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.

Disa vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit krahas tensionit të gjakut:

Ul tensionin e gjakut

Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut.

Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular.

Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

Diabeti

Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.

Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme

Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve.

Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme

Përmirëson funksionet e trurit

Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer.

Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës./AgroWeb.org

The post Kura 25 ditore me gjethe ulliri për tensionin e lartë – Si ta përgatisni  appeared first on 55 News.

]]>
Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për Tiroiden https://55news.al/shendeti/kura-30-ditore-me-piper-te-zi-dhe-qumesht-per-tiroiden/ Tue, 26 Jun 2018 06:25:16 +0000 https://new.55news.al/?p=29346 Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë. Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj. Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës. Një hormon shumë i rëndësishëm për tretjen, funksionimin e muskujve dhe të […]

The post Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për Tiroiden appeared first on 55 News.

]]>
Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë.
Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj.
Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës.
Një hormon shumë i rëndësishëm për tretjen, funksionimin e muskujve dhe të zemrës si dhe për zhvillimin e qelizave të trurit dhe kockave.
Veprimtaria e tiroides rregullohet përmes një mekanizmi që përfshin dhe trurin.
Kur hormoni i tiroides është në një nivel të ulët, hipotalamusi që ndodhet në tru lëshon një sinjal që nxit çlirimin e tiroksinës në gjak.
Sipas të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, është vënë re një rritje e përqindjes së popullsisë së prekur nga ky ç’rregullim.
Duke qenë se funksionimi i tiroides varet nga shumë faktorë të tjerë të organizmit, dhe trajtimi i saj është shumë delikat.
Një nga metodat natyrale për trajtimin e saj, është dhe kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.
Piperi i zi njihet për përmbajtjen e magnezit, hekurit dhe vitaminës K që ndihmojnë në qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave të gjakut.
Nga ana tjetër xhinxheri është i famshëm për agjentët anti-informator që luftojnë prekjen e organizmit nga baktere të dëmshme.
Përbërësit
100 g piper i zi kokërr
100 g xhinxher i tharë
Qumësht
Përgatitja
Në një grirëse vendosim piperin dhe xhinxherin dhe i lëmë të bluhen.
Në momentin që është formuar një pluhur homogjen, përbërja është gati.
Mjafton që një lugë çaji nga ky pluhur ta përzieni në një gotë qumësht dhe përbërja natyrale është gati.
Kura duhet të konsumohet dy herë në ditë, një herë para se të flini dhe njëherë në mëngjes me stomakun bosh.
Në mënyrë që të shikoni rezultate në balancimin e funksionimit të tiroides, duhet që këtë kurë ta vazhdoni për 30 ditë dhe ta përsërisni edhe për 30 ditë të tjera.
AgroWeb.org ju këshillon që nëse doni të përgatisni më shumë nga ky pluhur, mjafton vetëm që masat e piperit të zi dhe xhinxherit të jenë të barabarta./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.  

The post Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për Tiroiden appeared first on 55 News.

]]>