djegie Archives - 55 News https://55news.al/tag/djegie/ Sat, 18 Apr 2020 15:13:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png djegie Archives - 55 News https://55news.al/tag/djegie/ 32 32 FOTO/ Tentohet të digjet Tyrbeja dhe mezari i Baba Jonuz Gjiririt https://55news.al/aktualitet/foto-tentohet-te-digjet-tyrbeja-dhe-mezari-i-baba-jonuz-gjiririt/ Sat, 18 Apr 2020 15:13:27 +0000 https://new.55news.al/?p=156731 Dervish Mikeli me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Krahës të Tepelenës. Në këtë fshat, disa persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të djegin tyrben dhe mezarin e Baba Jonuz Gjiritit. Mikeli shprehet se ky veprim është tejet i rëndë dhe bie në kundërshtim […]

The post FOTO/ Tentohet të digjet Tyrbeja dhe mezari i Baba Jonuz Gjiririt appeared first on 55 News.

]]>

Dervish Mikeli me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në fshatin Krahës të Tepelenës.

Në këtë fshat, disa persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të djegin tyrben dhe mezarin e Baba Jonuz Gjiritit. Mikeli shprehet se ky veprim është tejet i rëndë dhe bie në kundërshtim me cdo parim të islamit, fe që predikon paqen e tolerancën.

Postimi i Dervish Mikelit:
E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i te drejtes time .Dje ne dat 17,4,2020, disa injorant qe nuk kane fe tentuan te digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit ne fshatin Krahes te Tepelenes. I bejme thirrje institucioneve te shtetit te vene dore e te hetojne per kete ngjarje e cila eshte ne dem te komunitetit dhe prishjes se harmonise, nje vlere kjo e rralle dhe shembull per mbare boten. Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka te beje thjesht me djegjen e ketij objekti kulti por fsheh ne brendesine e saj nje sere problemesh te demshme te cilat jane si me poshte:

 

1.Prishja e harmonise

2.Dhunimi i te drejtes

3.Urrejtje e objekteve te kultit

4.Radikalizem

5.Prishje e objektit te vendprehjes

6.Cenim banese etj.

Zoti ne Kuranin Famelarte thote: Ne Fe nuk ka dhune ,eshte ndare e verteta nga e pa verteta .Ata qe ne emer te ‘Zotit’ dhunojne, djegin, vrasin e terrorizojne nuk kane vend ne Meshiren e Krijuesit te gjithesise .Profeti Muhamed Paqja e Zotit qofte mbi Te ka thene: Nje fetar i prishur prish nje mije te tjere, prane ketyre mos rrini se prishet bota. Zot mbaju doren te prishurve qe nuk dine te ndreqin.

Image

 
 

 

The post FOTO/ Tentohet të digjet Tyrbeja dhe mezari i Baba Jonuz Gjiririt appeared first on 55 News.

]]>
Digjet lokali dhe zyra e pasaportave, rrezikohen zyra e DAR dhe e gjendjes civile https://55news.al/aktualitet/digjet-lokali-dhe-zyra-e-pasaportave-rrezikohen-zyra-e-dar-dhe-e-gjendjes-civile/ Sat, 28 Mar 2020 18:33:19 +0000 https://new.55news.al/?p=152811 Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në qytetin e Vlorës. Një lokal është përfshirë nga zjarri ndërsa janë rrezikuar edhe institucionet përreth tij. Flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në ambjentet e Zyrës së Gjendjes Civile. Fatmirësisht nuk janë dëmtuar ambjentet e brendshme të kësaj të fundit vetëm muret, ndërsa pranë ndodhet edhe Zyra […]

The post Digjet lokali dhe zyra e pasaportave, rrezikohen zyra e DAR dhe e gjendjes civile appeared first on 55 News.

]]>
Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në qytetin e Vlorës.

Një lokal është përfshirë nga zjarri ndërsa janë rrezikuar edhe institucionet përreth tij. 
Flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në ambjentet e Zyrës së Gjendjes Civile.

Fatmirësisht nuk janë dëmtuar ambjentet e brendshme të kësaj të fundit vetëm muret, ndërsa pranë ndodhet edhe Zyra e Drejtorisë Arsimore.

Por nga ana tjetër zyra e pasaportave është djegur ndërsa ende nuk dihet se cilat janë dëmet e shkaktuara brenda zyrës së DAR Vlorë.

The post Digjet lokali dhe zyra e pasaportave, rrezikohen zyra e DAR dhe e gjendjes civile appeared first on 55 News.

]]>
Durrës, hidhet në erë me tritol makina e punonjëses së policisë https://55news.al/aktualitet/durres-hidhet-ne-ere-me-tritol-makina-e-punonjeses-se-policise/ Sun, 26 Jan 2020 05:08:10 +0000 https://new.55news.al/?p=141058 Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një punonjëse policie në zonën e ish Kënetës në Durrës. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit. Makina tip ”Audi” ishte në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie. Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Ende […]

The post Durrës, hidhet në erë me tritol makina e punonjëses së policisë appeared first on 55 News.

]]>
Një sasi tritoli i është vendosur makinës së një punonjëse policie në zonën e ish Kënetës në Durrës. Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit. Makina tip ”Audi” ishte në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Ende nuk dihet nëse punonjësja e policisë ka pasur konflikte familjare apo për shkak të detyrës që ushtronte.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve

 

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

The post Durrës, hidhet në erë me tritol makina e punonjëses së policisë appeared first on 55 News.

]]>
LAJM I FUNDIT/ Banesa përfshihet nga zjarri, digjet brenda një person. Policia jep detajet https://55news.al/aktualitet/lajm-i-fundit-banesa-perfshihet-nga-zjarri-digjet-brenda-nje-person-policia-jep-detajet/ Thu, 09 Jan 2020 07:39:41 +0000 https://new.55news.al/?p=138457 Nje person ka gjetur vdekjen brenda baneses se tij, pasi ajo u shkrumbua nga zjarri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.ambulance Sipas te dhenave te para te policse, viktime ka mbetur shtetasi S. D., 82 vjeç, qe ka qene brenda shtepise dhe nuk ka mundur te dale […]

The post LAJM I FUNDIT/ Banesa përfshihet nga zjarri, digjet brenda një person. Policia jep detajet appeared first on 55 News.

]]>
Nje person ka gjetur vdekjen brenda baneses se tij, pasi ajo u shkrumbua nga zjarri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.ambulance

Sipas te dhenave te para te policse, viktime ka mbetur shtetasi S. D., 82 vjeç, qe ka qene brenda shtepise dhe nuk ka mundur te dale dot.

Këlcyrë/Informacion Paraprak.

Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

The post LAJM I FUNDIT/ Banesa përfshihet nga zjarri, digjet brenda një person. Policia jep detajet appeared first on 55 News.

]]>
Shkodër, digjet makina oficerit të krimeve https://55news.al/aktualitet/shkoder-digjet-makina-oficerit-te-krimeve/ Thu, 12 Sep 2019 07:21:49 +0000 https://new.55news.al/?p=117508 Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkdor gjatë nëtës së sotme. Një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, i kanë djegur makinën. Makina është e oficerit Arbër Duli. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër teksa mjeti ka qenë i parkuar. Sipas burimeve […]

The post Shkodër, digjet makina oficerit të krimeve appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkdor gjatë nëtës së sotme.

Një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, i kanë djegur makinën. Makina është e oficerit Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mahalla e Çakajve” në Shkodër teksa mjeti ka qenë i parkuar. Sipas burimeve në polici dhe zjarrfikësve djegia mendohet se është e qëllimshme. Mjeti tip “Volksëagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës.

The post Shkodër, digjet makina oficerit të krimeve appeared first on 55 News.

]]>
Digjet garazhi bashkë me makinën në Maliq https://55news.al/aktualitet/digjet-garazhi-bashke-me-makinen-ne-maliq/ Fri, 09 Aug 2019 08:17:42 +0000 https://new.55news.al/?p=113035 Makina tip ‘Land Rover’ me targa KO 9593 B në pronësi të Selman Braçellarit është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës së djeshme në Maliq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në fshatin Lozhan i ri të njësisë administrative Gore. Burime zyrtare nga shërbimi i zjarrfikëses bënë me dije se makina ishte parkuar në një garazh prej […]

The post Digjet garazhi bashkë me makinën në Maliq appeared first on 55 News.

]]>
Makina tip ‘Land Rover’ me targa KO 9593 B në pronësi të Selman Braçellarit është shkrumbuar nga zjarri gjatë natës së djeshme në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në fshatin Lozhan i ri të njësisë administrative Gore.

Burime zyrtare nga shërbimi i zjarrfikëses bënë me dije se makina ishte parkuar në një garazh prej dërrase, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Digjet garazhi bashkë me makinën në Maliq appeared first on 55 News.

]]>
Djegia e anijes së turistëve, tragjedia mund të merrte përmasa të frikshme. Detajet dhe emrat e ekuipazhit https://55news.al/aktualitet/djegia-e-anijes-se-turisteve-tragjedia-mund-te-merrte-permasa-te-frikshme-detajet-dhe-emrat-e-ekuipazhit/ Mon, 29 Jul 2019 10:55:26 +0000 https://new.55news.al/?p=111639 Drejtoria e Përgjithshme Detare kanë zbardhur detaje të reja mbi djegien e anijes turistike “Aqua Marine”, në Gadishullin e Karaburunit. DPD bën me dije se është njoftuar për zjarrin nga kapiteni i anijes, Nikolla Janku, ndërsa ngjarjen ja ka konfirmuar edhe pronari i “Aqua Marines”, Edmir Mamushi. Ndër të tjera, DPD publikon edhe emrat e […]

The post Djegia e anijes së turistëve, tragjedia mund të merrte përmasa të frikshme. Detajet dhe emrat e ekuipazhit appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoria e Përgjithshme Detare kanë zbardhur detaje të reja mbi djegien e anijes turistike “Aqua Marine”, në Gadishullin e Karaburunit.

DPD bën me dije se është njoftuar për zjarrin nga kapiteni i anijes, Nikolla Janku, ndërsa ngjarjen ja ka konfirmuar edhe pronari i “Aqua Marines”, Edmir Mamushi.

Ndër të tjera, DPD publikon edhe emrat e pesë personave, që ndodheshin në ekuipazhin e anijes dhe që arritën të shpëtonin, duke u hedhur në det e dalë në breg.

Njoftimi i plotë

Ne baze te situates se ndodhur ne bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila ishte akostuar ne gadishullin e karaburunit per shkak te kohes se keqe te ndodhur ne daten 28/07/2019 gjate gjithe dites.

Sot ne oren 05:51 Kapteneria e Portit Vlore u njoftua nga kapiteni anijes A/T Black Pearl Z.Nikolla JANKU , se anija turistike Aquamarine ishte perfshire ne flak te medha ne largesi e cila ndodhej e akostuar ne plazhin e Dhim Kushtes ne Karaburune.
Ekuipazhi anijes akuamarine kishte kete ekuipazh ne bord:
Ervis Hoxha Kapiten
Edison Shaha Marinar

Erald Hoxha Marinar
Renato Kociu Marinar
Benard Alluashaj Motorrist

05:55 U kontaktua me kapitenin e A/T AKUAMARINE z. Ervis HOXHA dhe pronarin Edmir MAMUSHI dhe me konfirmuam se rreth ores 03:45, anija eshte perfshire nga flaket si pasoje e nje mase elektrike. Perfshirja e anijes ne flak ka qene e menjehershme dhe skan pasur kohe te mernin masa per fikjen e zjarrit dhe jane hedhur ne det te gjithe personat.

Deklarojne se jane anijet e rojes bregdetare por skan harritur ta shuajne, 5 persona ne bord kane dalur ne breg pa lendime, vetem deme materjale.

05:59 U njoftua Kapiteni i Portit per gjithe situaten e ndodhur deri ne at moment.
06:05 U komunikua me QNOD e cila ishte ne djeni per ngjarjen dhe kishte mare njoftim nga policia Kufitare

Ne bord gjendeshin rreth 230 litra naft, te cilat u dogjen totalisht gjate procesit te flakve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

I kerkojme nga Rregjistri Detar Shqiptar si organi kontrollues dhe çertifikues i anijeve qe te marrin masa dhe te te jenë te rreptë në inspektimet dhe çertifikimet e anijeve dhe standartet e tyre.

Drejtoria e Pergjithshme Detare

The post Djegia e anijes së turistëve, tragjedia mund të merrte përmasa të frikshme. Detajet dhe emrat e ekuipazhit appeared first on 55 News.

]]>
Spërkatet me benzinë dhe i vë flakën vetes, vdes 40-vjeçari https://55news.al/aktualitet/sperkatet-me-benzine-dhe-i-ve-flaken-vetes-vdes-40-vjecari/ Wed, 22 May 2019 11:42:01 +0000 https://new.55news.al/?p=101040 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ishull Lezhë pas një 40-vjeçar është spërkatur me vbenzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes. Burime bëjnë me dije se si pasojë e djegies personi në fjalë ka ndërruar jetë dhe ndopdhet në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Nga raportimet paraprake për Faxëeb.al  mësohet se […]

The post Spërkatet me benzinë dhe i vë flakën vetes, vdes 40-vjeçari appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ishull Lezhë pas një 40-vjeçar është spërkatur me vbenzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e djegies personi në fjalë ka ndërruar jetë dhe ndopdhet në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Nga raportimet paraprake për Faxëeb.al  mësohet se viktima njihet si person me problem mendore.

The post Spërkatet me benzinë dhe i vë flakën vetes, vdes 40-vjeçari appeared first on 55 News.

]]>
Digjen brenda natës katër makina në Pogradec https://55news.al/aktualitet/digjen-brenda-nates-kater-makina-ne-pogradec/ Sun, 14 Apr 2019 07:46:01 +0000 https://new.55news.al/?p=94757 Një makinë e tipit Benz është djegur në orët e para të mënegjsit të sotëm në Pogradec. Ngjara është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate të kësaj të diele, në fshatin Starovë të Pogradecit. Mësohet se automjeti i shkrumbuar është pronë e shtetases V.S., ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë për shkak të […]

The post Digjen brenda natës katër makina në Pogradec appeared first on 55 News.

]]>
Një makinë e tipit Benz është djegur në orët e para të mënegjsit të sotëm në Pogradec.

Ngjara është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate të kësaj të diele, në fshatin Starovë të Pogradecit.

Mësohet se automjeti i shkrumbuar është pronë e shtetases V.S., ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë për shkak të një defekti apo i qëllimshëm.

Si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe tre automjete të tjera, të cilat ishin parkuar brenda një karburanti.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

The post Digjen brenda natës katër makina në Pogradec appeared first on 55 News.

]]>
Digjet një makinë në kryeqytet (video) https://55news.al/aktualitet/digjet-nje-makine-ne-kryeqytet-video/ Sun, 30 Sep 2018 19:07:27 +0000 https://new.55news.al/?p=53724 Një makinë është shkrumbuar nga zjarri këtë pasdite në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet flakët kanë qenë të mëdha, duke bllokuar edhe trafikun në zonën e Urës së Tabakëve. Shkak i zjarrit sipas ekspertizës së parë dyshohet një defekt teknik dhe konkretisht një shkëndijë elektrike, e cila ka sjellë si pasojë djegien e mjetit […]

The post Digjet një makinë në kryeqytet (video) appeared first on 55 News.

]]>
Një makinë është shkrumbuar nga zjarri këtë pasdite në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet flakët kanë qenë të mëdha, duke bllokuar edhe trafikun në zonën e Urës së Tabakëve.

Shkak i zjarrit sipas ekspertizës së parë dyshohet një defekt teknik dhe konkretisht një shkëndijë elektrike, e cila ka sjellë si pasojë djegien e mjetit brenda disa minutash.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke bërë dhe neutralizimin e flakëve.

The post Digjet një makinë në kryeqytet (video) appeared first on 55 News.

]]>