dosja Archives - 55 News https://55news.al/tag/dosja/ Fri, 11 Jan 2019 17:25:44 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png dosja Archives - 55 News https://55news.al/tag/dosja/ 32 32 Zbardhet dosja/ Vrasja e Griseldës, flet shoqja e saj: Një person e kapi nga bluza dhe… https://55news.al/aktualitet/zbardhet-dosja-vrasja-e-griseldes-flet-shoqja-e-saj-nje-person-e-kapi-nga-bluza-dhe/ Fri, 11 Jan 2019 17:25:44 +0000 https://new.55news.al/?p=79254 Zbardhet dosja e plotë e ngjarjes në zonën e Laprakës, ku mbeti e vrarë adoleshentja Griselda Gjikola dhe u plagos shtetasi Erjon Benga. Një nga personat që është marrë në pyetje nga Prokuroria, në cilësinë e personit në cilësinë e personit që deklaron rrethana të dobishme për hetimin, ka qenë edhe shoqja e viktimës, Arsela […]

The post Zbardhet dosja/ Vrasja e Griseldës, flet shoqja e saj: Një person e kapi nga bluza dhe… appeared first on 55 News.

]]>
Zbardhet dosja e plotë e ngjarjes në zonën e Laprakës, ku mbeti e vrarë adoleshentja Griselda Gjikola dhe u plagos shtetasi Erjon Benga.

Një nga personat që është marrë në pyetje nga Prokuroria, në cilësinë e personit në cilësinë e personit që deklaron rrethana të dobishme për hetimin, ka qenë edhe shoqja e viktimës, Arsela A, ku nga deklarimet ka rezultuar se nuk ka pasur dijeni për konfliktin e ndodhur para disa ditëve në Laprakë ku ishte përfshirë edhe shtetasja Griselda Gjikol
Sipas shoqes së Griseldës përpara disa kohësh në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qenë duke kaluar me Griseldën, kur një djalë ka kaluar afër saj dhe e ka ngacmuar me fjalë.
Sipas deklarueses ajo nuk i ka kthyer përgjigje, por Griselda i ka thënë se ky djalë ishte kthyer sërish prapa dhe në momentin që është afruar ka tentuar që ta kapte nga bluza që kishte veshur. Sipas deklarueses, është kthyer dhe me një palë çelësa që kishte në dorë ka tentuar që ta godiste për ta frikësuar.

Sipas deklarueses, nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e ka goditur sepse ai iku me vrap. Ajo ka deklaruar se para dy ose tri javësh, i dashuri i Griseldës ka marrë në telefon motrën e saj Rominën dhe i ka thënë se i kishte një nder borxh, pasi kishte rrahur djemtë që e kishin ngacmuar./PANORAMA/

 

The post Zbardhet dosja/ Vrasja e Griseldës, flet shoqja e saj: Një person e kapi nga bluza dhe… appeared first on 55 News.

]]>
Bylykbashi: Rama presion prokurorisë për mbylljen e dosjes ‘Tahiri’ https://55news.al/politike/bylykbashi-rama-presion-prokurorise-per-mbylljen-e-dosjes-tahiri/ Fri, 02 Nov 2018 18:46:32 +0000 https://new.55news.al/?p=63815 Në studion e ‘Top Talk’ ka qenë i ftuar deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, për të diskutuar me zhvillimet me të fundit të një çështjeje të ndjeshme për politikën dhe opinionin publik sikurse është “Çështja Tahiri”. Ish-Ministri i Brendshëm u rishfaq publikisht pas gati një viti për të thënë se në Itali nuk po hetohet, […]

The post Bylykbashi: Rama presion prokurorisë për mbylljen e dosjes ‘Tahiri’ appeared first on 55 News.

]]>
Në studion e ‘Top Talk’ ka qenë i ftuar deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, për të diskutuar me zhvillimet me të fundit të një çështjeje të ndjeshme për politikën dhe opinionin publik sikurse është “Çështja Tahiri”.

Ish-Ministri i Brendshëm u rishfaq publikisht pas gati një viti për të thënë se në Itali nuk po hetohet, ndërsa në Shqipëri për të drejtësia po vonohet. Saimir Tahiri kërkoi përshpejtim të hetimeve dhe procesit të drejtësisë ndaj tij. Por sigurisht që opozita ka objeksionet e saj për këtë çështje.

“E kemi paralajmëruar gati 10 muajsh më parë me ndryshimet e bëra në Prokurori me sajesën e Kryeprokurorit të përkohshëm do të sillte këtë situatë. Për ta shpallur të pafajshëm një person duhet që t’i zgjasësh hetimet ose t’i bësh keq ato. Deklaratat e Tahirit janë një formë kërcënuese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Bylykbashi.

Sipas tij, arroganca e presioni i Tahirit ndaj gjykatës vjen pasi ai ka mbështetjen e Ramës. Më tej Bylykbashi shprehet se dosjet e prokurorëve në Shqipëri janë plot me prova, por nuk veprohet.

“Dosjet e Prokurorisë në Shqipëri janë plot me prova. Prokuroria italiane, ka prova, por jo të mjaftueshme për ta dënuar. Këtë thotë edhe vendimi: Kërkojmë ta mbyllim sepse s’kemi prova të mjaftueshme”, sqaron ai, duke theksuar se në Itali nuk janë hetuar aktivitet kriminale të Tahirit në Shqipëri.

The post Bylykbashi: Rama presion prokurorisë për mbylljen e dosjes ‘Tahiri’ appeared first on 55 News.

]]>
VOA: Dosja ‘Babale’ merr një rrjedhë të re hetimi https://55news.al/politike/voa-dosja-babale-merr-nje-rrjedhe-te-re-hetimi/ Wed, 10 Oct 2018 12:11:36 +0000 https://new.55news.al/?p=56653 Në Shqipëri, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt. Në […]

The post VOA: Dosja ‘Babale’ merr një rrjedhë të re hetimi appeared first on 55 News.

]]>
Në Shqipëri, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt. Në dosjen që prokuroria dërgoi në gjykatë javën e shkuar, rezultonte se gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, Alizoti ka pranuar se Albert Veliu, personi që pretendon se ka folur me vëllanë e ministrit, i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, dhe se në këmbim do të merrte një shumë prej 200 mijë eurosh.

Në bisedën e transmetuar mbrëmë, Alizoti tregon se ai është marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i cili e ka çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas Alizotit kjo ka ndodhur në datën 1 (pa përcaktuar muajin) por që duket se korrespondon me datën kur ai ka dhënë dëshminë e parë në Prokurori. Alizoti ka shtuar gjithashtu se pranë Prokurorisë ka takuar dhe deputetin socialist Taulant Balla. Gjatë bisedës, ai shprehet se i është kërkuar që të mbështeste shumicën. Sipas tij, Balla i ka thënë “Hidhu me ne”, dhe se i ka ofruar dhe para.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, mohoi sot përmes një deklarate publike variantin e Alizotit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti”, thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se “në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”, saktëson deklarata e Policisë./zëri i amerikës

The post VOA: Dosja ‘Babale’ merr një rrjedhë të re hetimi appeared first on 55 News.

]]>
Arta Marku shkrin Krimet e Rënda për të bllokuar dosjen ‘Tahiri’ (emrat) https://55news.al/politike/arta-marku-shkrin-krimet-e-renda-per-te-bllokuar-dosjen-tahiri-emrat/ Thu, 20 Sep 2018 15:00:32 +0000 https://new.55news.al/?p=50819 Në kaq vite nuk kishte ndodhur që të shkrihej Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të bllokohej hetimi për një dosje të madhe, siç është ajo ‘Tahiri’. Por siç duket Edi Rama nën fytyrën e Arta Markut, e cila është prokurore e përkohshme, por që merr vendim që ligji nuk ja lejon, ka bllokuar çështjen […]

The post Arta Marku shkrin Krimet e Rënda për të bllokuar dosjen ‘Tahiri’ (emrat) appeared first on 55 News.

]]>
Në kaq vite nuk kishte ndodhur që të shkrihej Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të bllokohej hetimi për një dosje të madhe, siç është ajo ‘Tahiri’.

Por siç duket Edi Rama nën fytyrën e Arta Markut, e cila është prokurore e përkohshme, por që merr vendim që ligji nuk ja lejon, ka bllokuar çështjen më të përfolur atë të Saimir Tahirit.

Artaq Marku sot ka vendosur të transferojë 3 prokurorë të Krimeve të Rënda, mes tyre edhe njeriun që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Besim Hajdarmatën.

Kështu ajo sot ka urdhër caktimin e përkohshëm të prokurorëve:

Olsian Çela nga Prokuroria për Krime të Renda në Prok. Berat.

Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prok. Puke.

Besim Hajdarmataj nga Prokuroria për Krime të Renda në Prok. Pogradec.

Nga hetimi i dosjes Tahiri, Marku deri më tani ka larguar dy prokurorë, Besim Hajdarmatën dhe Elisabeta Imerajn, duke e shkrirë thuajse të gjithë grupin hetimor.

Dosja aktualisht i ka mbetur prokurorëve Gentian Osmani dhe Vladimir Mara.

The post Arta Marku shkrin Krimet e Rënda për të bllokuar dosjen ‘Tahiri’ (emrat) appeared first on 55 News.

]]>
“Dosja e portierëve”, Lille zgjedh portierin shqiptar https://55news.al/sport/dosja-e-portiereve-lille-zgjedh-portierin-shqiptar/ Tue, 31 Jul 2018 05:17:20 +0000 https://new.55news.al/?p=39160 Përpara dilemave të shumta, Lille OSC më në fund ka zgjedhur Etrit Berishën e Atalanta-s si numrin një të dosjes “Portierë” për këtë merkato. Ndërsa është në pritje të finalizimit për një mesfushor përpara se të angazhohet tërësisht tek portieri, Lille është në bisedime me tre lojtarë të rolit për të konkurruar me Mike Maignan. […]

The post “Dosja e portierëve”, Lille zgjedh portierin shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Përpara dilemave të shumta, Lille OSC më në fund ka zgjedhur Etrit Berishën e Atalanta-s si numrin një të dosjes “Portierë” për këtë merkato.

Ndërsa është në pritje të finalizimit për një mesfushor përpara se të angazhohet tërësisht tek portieri, Lille është në bisedime me tre lojtarë të rolit për të konkurruar me Mike Maignan. Por shtypi vendas tashmë ka zbuluar përparësitë e klubit verior.
Në kontakt me Cédric Carrasso (i lirë, 36 vjeç), ashtu si dhe me Marteen Stekelenburg (Everton, 35 vjeç), klubi në veri të Francës veçanërisht sipas sportives lokale “Voix des Sports” dëshiron mbi të gjithë të gjejë termat e duhura me Atalanta-n për transferimin e Etrit Berishës.
Sipas të përdishmes veriore, që konfirmon informacionet e shtypit transalpin, duket se është arritur një marrëveshje kotraktuale me 29 vjeçarin e përfaqësueses së Shqipërisë, por për momentin negociatat kanë ngecur me Atalantan, që nuk pranon të negociojë shifrën 7 milionë euro që kërkon për Berishën.

The post “Dosja e portierëve”, Lille zgjedh portierin shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
“Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tri zyrtarëve të policisë në arrati https://55news.al/aktualitet/habilaj-tahiri-zbardhen-rolet-e-tri-zyrtareve-te-policise-ne-arrati/ Fri, 15 Jun 2018 12:57:43 +0000 https://new.55news.al/?p=26326 Është publikuar dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën përmenden emrat e tre zyrtarëve të policisë në arrati Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode, si dhe rolet që kishin ata në grupin e trafikut të drogës. Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, thuhet se […]

The post “Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tri zyrtarëve të policisë në arrati appeared first on 55 News.

]]>
Është publikuar dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën përmenden emrat e tre zyrtarëve të policisë në arrati Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode, si dhe rolet që kishin ata në grupin e trafikut të drogës.

Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, thuhet se Sokol Bode iu ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë edhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë”,- thuhet në dosje.

Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

“Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj”,- sqarohet në dosje.

“Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Cela, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së policisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet ndër të tjera.

SI U LARGUAN NGA SHQIPËRIA TRE ISH-ZYRTARËT

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shpallur në kërkim tre ish-zyrtarët dhe është e bindur se mosprangosja e zyrtarëve të lartë të policisë së qarkut Vlorë, ishte dekonsperuar nga kolegët e tyre.

Oficerët e policisë gjyqësore, kishin arritur të binin në gjurmët e ish-funksionarëve të policisë 2 ditë para se të lëshoheshin 3 urdhërat e ndalimit, ku për Sokol Boden gjykata kishte vendosur më herët “arrest në burg” në mungesë.

Për këtë arsye, -theksoi prokuroria- dyshimet se mund të ketë pasur rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat policore, pasi të tre të kërkuarit ishin lokalizuar më herët dhe pritej vetëm arrestimi i tyre. Edhe pse në sistemin TIMS, Jaeld Çela ishte larguar më 22 tetor 2017 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit me një kompani flutrimi drejt shtetit Turk, ai, -thekson organi i akuzës- kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.

Burimet nga grupi hetimor konfirmuan se Çela kishte mundur të largohej përsëri jashtë territorit shqiptar mbëmjen e 20 nëntorit duke i shpëtuar prangosjes.

Të njëjtën mënyrë kamuflimi kishin ndjekur edhe dy drejtuesit e tjerë të policisë Vlorë.

Sokol Bode ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit më date 29 gusht të këtij viti. Ndërkohë Gjergj Kohila ishte regjistruar në sistemin TIMS më 11 nëntor dhe kishte dalë nga pika kufitare e Kakavijës. Emrat e tre personave nën hetim, ishin regjistuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth një vit më parë, ku ish-drejtori i qarkut Vlorë, Jaeld Çela, së bashku me dy vartësit e tij, kishin siguruar kushtet për paprekshmërinë e grupit kriminal të Habilajve. Në tetor të 2016-s në zonën e Treblovës dhe Veshdanisht u sekuestruam rreth 23 tonë kanabis dhe u prangosën 6 persona.

The post “Habilaj-Tahiri”, zbardhen rolet e tri zyrtarëve të policisë në arrati appeared first on 55 News.

]]>
Ja prokurori që do të zbatojë urdhrin politik kundër ish-kryeprokurorit Llalla https://55news.al/aktualitet/ja-prokurori-qe-do-te-zbatoje-urdhrin-politik-kunder-ish-kryeprokurorit-llalla/ Fri, 11 May 2018 09:14:37 +0000 https://new.55news.al/?p=14563 Është regjistruar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosja për hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla, mbi të cilin rëndojnë tre akuza, “fshehje pasurie”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Fati tij, siç mëson “BalkanWeb” mësohet të jetë në dorë të prokurorit Klodian Braho. Deri tani janë tri akuza […]

The post Ja prokurori që do të zbatojë urdhrin politik kundër ish-kryeprokurorit Llalla appeared first on 55 News.

]]>
Është regjistruar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosja për hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla, mbi të cilin rëndojnë tre akuza, “fshehje pasurie”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Fati tij, siç mëson “BalkanWeb” mësohet të jetë në dorë të prokurorit Klodian Braho.

Deri tani janë tri akuza që janë përpiluar ndaj Llallës pas provave, dokumentave dhe dëshmive të mara në këtë fazë të hetimit.

The post Ja prokurori që do të zbatojë urdhrin politik kundër ish-kryeprokurorit Llalla appeared first on 55 News.

]]>