duka Archives - 55 News https://55news.al/tag/duka/ Mon, 11 May 2020 13:14:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png duka Archives - 55 News https://55news.al/tag/duka/ 32 32 Agron Duka: Legalizimi i kanabisit mund të ketë pasoja negative https://55news.al/politike/agron-duka-legalizimi-i-kanabisit-mund-te-kete-pasoja-negative/ Mon, 11 May 2020 13:14:58 +0000 https://new.55news.al/?p=160366 Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, propozimin e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Duka këshilloi Ramën që para se të marrë një vendim të tillë, të konsultohet me grupet e interesit dhe me vendet e tjera, që e kanë marrë më herët, për të […]

The post Agron Duka: Legalizimi i kanabisit mund të ketë pasoja negative appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, propozimin e kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Duka këshilloi Ramën që para se të marrë një vendim të tillë, të konsultohet me grupet e interesit dhe me vendet e tjera, që e kanë marrë më herët, për të parë pasojat negative që mund të ketë në të ardhmen.

Sipas kreut të PAA, ky është një vendim jastëzakonisht i vështirë, duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia që Rama ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se ndodhemi para zgjedhjeve parlamentare.

“Kjo kërkon një analizë dhe është një vendim shumë i vështirë. Nëse e shohim në prizmin ekonomik, cdo iniciativë që sjell rritje ekonomike është positive, por duke e parë me një sy tjetër, ku ne si shtet nuk kemi treguar se e zbatojmë ligjin, mund të shfrytëzohet në mënyrë negative. Është një vendim jashtëzakonisht i vështirë, edhe për faktin se nuk e di sa mund të jetë positive kjo për fermerët dhe njerëzit që merren me bujqësi. Kjo është diçka e re.

Përfitimi për kultivimin e kësaj bime është rreth 100 mijë euro, pra nuk është një shumë e madhe. Nuk jam kundër, por është shumë vështirë të jem pro, pasi ka një sërë pasojash. Unë i këshilloj kryeministrit që patjetër para se të marrë vendimin final duhet të konsultohet me grupet e interesit, si dhe të konsultohet me vendet e tjera, për pasojat që kanë pas, sepse mund të sjellë pasoja ndër vite”, u shpreh Duka.

A keni dyshime që kryeministri po e legalizon kanabisin një vit para zgjedhjeve?

Aty të shkon mendja, pasi janë dy veprime që pasojnë njëri-tjetrin, amnistia fiskale, për të cilin kam pas kundërshtitë e mia, sepse mendoj se para të tilla mund të sjellin pasoja negative në ekonomi, dhe legalizimi i kanabisit. Të shkon mendja që qëllimi i Ramës është i tillë për të përfituar.

A jeni dakord me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha që në këtë kohë është shfrytëzuar që në disa zona të mbillet masivisht kanabis?
Natyrisht që ka pas kanabis. Vëmendja nuk ka qenë e përqendruar në luftën kundër kanabisit.

Sa i takon Reformës Zgjedhore…
Më duket se propdukti do të jetë sërish gjysmak dhe nuk do të mund të realizojë zgjedhje të ndershme. Do të ishte mirë që të dy palët të merrnin parasysh edhe vullnetin, jo vetëm të dy partive, por të të gjithëve, në mënyrë që vota e shqiptarëve të shkojë aty ku duhet. Besoj që nuk është mirë që momente leverdish të forcave politike të lëvizin nga një krah në krahun tjetër, sepse duket sikur politika thjesht lakmon pushtetin dhe nuk mbron një kauzë të caktuar.

A ka ndryshuar diçka mes partive, a ka një situatë më të zbutur me qeverinë?
Ne gjykojmë në bazë të asaj që shohim. Mund të ndodhë çdo gjë.

Po me PAA mund të ndodhë gjë?
Jo absolutisht, nuk do të më pëlqente. Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do kemi mundësinë për të marrë një numër deputetësh në parlament.

The post Agron Duka: Legalizimi i kanabisit mund të ketë pasoja negative appeared first on 55 News.

]]>
Mediu, Ndoka dhe Duka: Vetëm koalicion me PD! Opozita neverit diversionet e Rilindjes https://55news.al/politike/mediu-ndoka-dhe-duka-vetem-koalicion-me-pd-opozita-neverit-diversionet-e-rilindjes/ Sun, 09 Feb 2020 12:23:00 +0000 https://new.55news.al/?p=143974 Nga përgjigjet e Mediut, Ndokës dhe Dukës nuk do të ketë shans që të krijohet koalicion tjetër opozitar. Vetëm kualicioni i madh PD-LSI dhe krejt spektri opozitar e mund Rilindjen Pyetje ishte e njëjtë për Fatmir Mediun (PR), Nard Ndokën (PDK), Agron Dukën (PAA), Dashamir Shehi (LZHK) dhe Vangjel Dule (PBDNJ): A mendoni se nisma për […]

The post Mediu, Ndoka dhe Duka: Vetëm koalicion me PD! Opozita neverit diversionet e Rilindjes appeared first on 55 News.

]]>

Nga përgjigjet e Mediut, Ndokës dhe Dukës nuk do të ketë shans që të krijohet koalicion tjetër opozitar. Vetëm kualicioni i madh PD-LSI dhe krejt spektri opozitar e mund Rilindjen

Pyetje ishte e njëjtë për Fatmir Mediun (PR), Nard Ndokën (PDK), Agron Dukën (PAA), Dashamir Shehi (LZHK) dhe Vangjel Dule (PBDNJ): A mendoni se nisma për Koalicion të partive të vogla të opozitës jashtë Koalicionit me PD, gjoja për rritje të votave, ndihmon indirekt PS që të përçaje votat e koalicionit të madh opozitar, pra Rama mbetet në pushtet?
Apo nuk keni mendimin se vetëm një koalicion i madh opozitar mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti?
 
Pyetjes së mësipërme iu përgjigjen mënjëherë dhe pa hezitim, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka.
Lideri republikan, Mediu, tha prerë: “Koalicioni do jetë vetëm me PD, nuk ka asnjë koalicion opozitar jashtë PD-së!”.
 
Ndërsa Lideri demokristian, Nard Ndoka deklaroi ” se: “Ideja e ndryshimit në Kod zgjedhor, mundëson garë edhe brenda koalicionit. Sa më i madh koalicioni, aq më e sigurtë është fitorja ndaj Ramës. Zgjerimi i bazës mbështetëse bazuar me formulën që propozohet është më efikase”.
 
Nga ana tjetër lideri i PAA, Agron Duka shpjegoi më detajisht arsyet se pse koalicioni me Partinë Demokratike do jetë fituesi në zgjedhjet e radhës:  Ne kemi besimin që koalicion ynë do të jetë fituesi në zgjedhjet e radhës, sepse është fronti më i gjerë opozitar i krijuar ndonjëherë. Megjithatë ne jemi duke analizuar mënyrën sesi të mund të maksimalizojmë edhe votën më të largët në funksion të qëllimeve të opozitës. Por, ndonëse jemi ende në fazë propozimesh, debati mbi këtë ide duket sikur ka marrë nuanca që nuk përkojnë me atë që është realiteti. Thelbi është se ne po kërkojmë të motivojmë votuesit tanë, brenda koalicionit të madh, duke bërë që ata të ndihen të përfaqësuar nëpërmjet votës së tyre. Rritja e efektivitetit të secilës votë e forcon opozitën dhe nuk e dobëson atë.
 
Por duket se nga përgjigjet e Mediut, Ndokës dhe Dukës nuk do të ketë shans që të krijohet koalicion tjetër opozitar.
 
Vetëm koalicioni i madh PD-LSI dhe krejt spektri opozitar e mund Rilindjen.

The post Mediu, Ndoka dhe Duka: Vetëm koalicion me PD! Opozita neverit diversionet e Rilindjes appeared first on 55 News.

]]>
“Të pranoja Shqipërinë ishte një gjysmë vetëvrasje”, C.Panucci i përgjigjet Dukës https://55news.al/sport/te-pranoja-shqiperine-ishte-nje-gjysme-vetevrasje-c-panucci-i-pergjigjet-dukes/ Fri, 07 Feb 2020 10:37:43 +0000 https://new.55news.al/?p=143588 C.Panucci rezultoi në fund një dështim i madh i Armand Dukës, një trajner pa eksperiencë dhe shumë arrogant që prishi çdo gjë të bukur që kishte ndërtuar prej kohësh Gianni De Biasi. Shkarkimi i tij vijon ti kushtoj arkave të FSHF-ës ndërsa si rrallë herë nuk kanë munguar as akuzat publike nga vetë Duka duke […]

The post “Të pranoja Shqipërinë ishte një gjysmë vetëvrasje”, C.Panucci i përgjigjet Dukës appeared first on 55 News.

]]>
C.Panucci rezultoi në fund një dështim i madh i Armand Dukës, një trajner pa eksperiencë dhe shumë arrogant që prishi çdo gjë të bukur që kishte ndërtuar prej kohësh Gianni De Biasi. Shkarkimi i tij vijon ti kushtoj arkave të FSHF-ës ndërsa si rrallë herë nuk kanë munguar as akuzat publike nga vetë Duka duke e cilësuar Panuccin si një person që e kishte mendjen vetëm tek paratë dhe që nuk do të bëhej kurrë një trajner. C.Panucci thyen heshtjen dhe për herë të parë flet për aventurën e tij të shkurtër në krye të kombëtares shqiptare në një intervistë për mediat italiane:

“Kur unë e mora Shqipërinë, skuadra ishte në vendin e katërt të kualifikueseve për Botërorin 2018, në fund arritëm të tretët. Shqipëria është një vend shumë i komplikuar. Nëse pas 2016 ishte një pankinë e vështirë në Europë, ishte ajo e Shqipërisë. Vinte nga Europiani ku merrte pjesë për herë të parë, të pranoja ta trajnoja ishte një gjysmë vetëvrasje sepse vështirë se mund të arrija ta kualifikoja. Në kualifikueset për Europian ishin në vazon e katërt, të përfundonim të tretët do ishte arritje, ta përfundonim në vendin e dytë do ishte një mrekulli. Por, kam qenë i lumtur, ishte një eksperiencë fantastike. Kisha një raport të shkëlqyer me djemtë. Presidenti i Federatës ka lëshuar disa deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha unë presidenti nuk më ka ndërhyrë. Më ka lënë të punoja”

The post “Të pranoja Shqipërinë ishte një gjysmë vetëvrasje”, C.Panucci i përgjigjet Dukës appeared first on 55 News.

]]>
Arben Malaj kalon në opozitë krah Dukës: Mundësi konkrete për zhvillime dhe ndryshime pozitive në Shqipëri https://55news.al/politike/arben-malaj-kalon-ne-opozite-krah-dukes-mundesi-konkrete-per-zhvillime-dhe-ndryshime-pozitive-ne-shqiperi/ Fri, 24 Jan 2020 10:38:07 +0000 https://new.55news.al/?p=140780 Ish-deputeti i PS, Arben Malaj njofon përmes një statusi në facebook, se i është bashkuar Partisë Agrare Ambjentaliste, të drejtuar nga Agron Duka. Malaj thotë se ka mirëpritur ftesën e Dukës për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale . “Një angazhim konkret me […]

The post Arben Malaj kalon në opozitë krah Dukës: Mundësi konkrete për zhvillime dhe ndryshime pozitive në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti i PS, Arben Malaj njofon përmes një statusi në facebook, se i është bashkuar Partisë Agrare Ambjentaliste, të drejtuar nga Agron Duka. Malaj thotë se ka mirëpritur ftesën e Dukës për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .

“Një angazhim konkret me Partinë Agrare Ambjentaliste. E mirëprita ftesën e kolegut të nderuar Agron Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .

Këshillimi i kësaj partie të qendrës së majte, me strategji të sukseshme, më krijon mundësi reale për të dhënë kontribute pozitive për ta rritur fuqinë elektorale të PAA-së dhe për ta ofruar PAA në cdo aspekt të vlerave dhe misionit të saj politik me të gjelbërit evropian, të cilët vlerësohen sot si grupimi politik më progresistë dhe më influencë të rritur në qeverisjen vendore dhe kombëtare në shumë vende të BE-së, por edhe në institucionet e saj politike.

Të gjelberit nëzgjedhjet e fundit për parlamentin evropian fituan rreth 10 përqind të votave, duke marr një status të rëndësishëm edhe për politikat në nivel evropian. Suksese PAA! Mirënjohje cdo kolegu që do të angazhohet për sfidat e PAA, si një mundesi konkrete për zhvillime dhe ndryshime pozitive në Shqipëri!” shkruan Malaj.

The post Arben Malaj kalon në opozitë krah Dukës: Mundësi konkrete për zhvillime dhe ndryshime pozitive në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Edy Reja firmos me kuqezinjtë, Duka i vendos “kushtin”: Duam Europianin! https://55news.al/sport/edy-reja-firmos-me-kuqezinjte-duka-i-vendos-kushtin-duam-europianin/ Wed, 17 Apr 2019 14:25:55 +0000 https://new.55news.al/?p=95341 Pas mbërritjes në Shqipëri rreth orës 16:00 në zyrat e FSHF është bërë nga Presidenti Armando Duka prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Edoardo “Edy” Reja. Ai u përzgjodh nga Armand Duka për të pasuar në krye të stolit kuqezi Christian Panuccin. Reja është parë si emri i duhur për kombëtaren shqiptare, për […]

The post Edy Reja firmos me kuqezinjtë, Duka i vendos “kushtin”: Duam Europianin! appeared first on 55 News.

]]>
Pas mbërritjes në Shqipëri rreth orës 16:00 në zyrat e FSHF është bërë nga Presidenti Armando Duka prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Edoardo “Edy” Reja.

Ai u përzgjodh nga Armand Duka për të pasuar në krye të stolit kuqezi Christian Panuccin. Reja është parë si emri i duhur për kombëtaren shqiptare, për shkak edhe të eksperiencës së gjatë si trajner në Serinë A italiane.

Gjatë prezantimit të teknikut të ri, kreu i FSHF-së tha se beson dhe shpreson që me Rejën në krye të pankinës Shqipëria do të arrijë të kualifikohet në Euro2020.

Edi Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci.

Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A.

The post Edy Reja firmos me kuqezinjtë, Duka i vendos “kushtin”: Duam Europianin! appeared first on 55 News.

]]>
Duka merr vendimin e papritur për Panuccin! https://55news.al/aktualitet/duka-merr-vendimin-e-papritur-per-panuccin/ Sun, 18 Nov 2018 13:57:19 +0000 https://new.55news.al/?p=68231 Eliminatore skandaloze, vendi i fundit në grup, rinovimi i ekipit çalon, pak cilësi, atmosferë negative dhe tifozë që kanë humbur entuziazmin! Ata pak që vazhdojnë e ndjekin kombëtaren i treguan derën Panuccit në “Loro Boriçi” me thirrjet “Vaffanculo”. Presidenti Armand Duka nuk ka se çfarë të presë më, e tha dhe para ndeshjes me Skocinë […]

The post Duka merr vendimin e papritur për Panuccin! appeared first on 55 News.

]]>
Eliminatore skandaloze, vendi i fundit në grup, rinovimi i ekipit çalon, pak cilësi, atmosferë negative dhe tifozë që kanë humbur entuziazmin! Ata pak që vazhdojnë e ndjekin kombëtaren i treguan derën Panuccit në “Loro Boriçi” me thirrjet “Vaffanculo”. Presidenti Armand Duka nuk ka se çfarë të presë më, e tha dhe para ndeshjes me Skocinë se kjo sfidë do të ishte vendimtare për fatet e trajnerit italian dhe tashmë vendimi është marrë.

Duka do të pushojë Panuccin! Trajneri italian nuk dha dorëheqjen për ta bërë më të thjeshtë, por numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka marrë vendimin e tij. Tekniku italian do të jetë në pankinë dhe për sfidën ndaj Uellsit me shumë mundësi, nëse nuk ndodh ndonjë situatë e papritur dhe më pas do të largohet nga drejtimi i kombëtares sonë, shkruan sportekspres.com.

45-vjeçari kishte Ligën e Kombeve për të treguar se ishte i duhuri për Shqipërinë, por nuk ia doli mbanë. Arritja në Europian ka rritur shumë pritshmëritë e tifozëve dhe Panucci dështoi t’i përmbushte. Si të mos mjaftojnë rezultatet kundra, ekipi shqiptar nuk po prodhon as lojë dhe nuk të dhuron asnjë emocion.

Me ndarjen e rrugëve me Panuccin, Duka duhet të gjejë një tjetër emër për drejtimin e skuadrës. Hijet e Gianni De Biasit po sillen në ajër, ishte i pranishëm dhe dje në stadiumin “Loro Boriçi”. Gojët e liga thonë se italiani priste dështimin e bashkëkombasit të tij dhe tashmë ka nisur sulmin! Ekip nuk ka, mundësi nuk ka, e ku ka mirë se sa të kthehej në “parajsë”? A do të ishte e ndershme? Kush pyet për parime sot! Arroganca dhe ofertat “stratosferike” që i pengoi Shqipëria harrohen…

The post Duka merr vendimin e papritur për Panuccin! appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i PAA, Agron Duka: Të ngrihet një “Task-Force” ndërkombëtare për t’i goditur lidhjet e politikës me krimin https://55news.al/politike/kreu-i-paa-agron-duka-te-ngrihet-nje-task-force-nderkombetare-per-t-i-goditur-lidhjet-e-politikes-me-krimin/ Mon, 03 Sep 2018 13:41:02 +0000 https://new.55news.al/?p=46317 Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka hedhur një ide dhe propozim të rrallë për dhënien fund të situatës katastofale në Shqipëri, kur politika, krimi dhe një pjesë e biznesin janë bërë njësh. Ai kërkon ngritjen e një “Taks-Force”, e cila të merret vetëm me shqetësimin sa i takon çështjes së lidhjes së krimit […]

The post Kreu i PAA, Agron Duka: Të ngrihet një “Task-Force” ndërkombëtare për t’i goditur lidhjet e politikës me krimin appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka hedhur një ide dhe propozim të rrallë për dhënien fund të situatës katastofale në Shqipëri, kur politika, krimi dhe një pjesë e biznesin janë bërë njësh. Ai kërkon ngritjen e një “Taks-Force”, e cila të merret vetëm me shqetësimin sa i takon çështjes së lidhjes së krimit me politikën.

Duka shprehet se situata në vend ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa thekson se zhbërja e kësaj simbioze është sfida më e madhe jo vetëm e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare.
Në një intervistë për gazetën ‘Telegrafi’, kreu i PAA-së thotë se ndoshta është momenti për një apel ndërkombëtarë, ku të kërkojmë mbështetjen e agjencive ligj-zbatuese të aleatëve.

“Situata në vend ka dalë jashtë kontrollit, edhe si pasojë e sigurisë që krimi ka fituar falë raporteve të ngushta me politikën. Unë kam folur shpesh për betonizim të marrëdhënieve midis mazhorancës dhe krimit, dhe jam ende i të njëjtit mendim. Zhbërja e kësaj simbioze është sfida më e madhe jo vetëm e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare. Ky raport shkatërron jetën politike, përmes votave që siguron krimi; jetën ekonomike, përmes parave të pista që hynë në ekonomi dhe konkurrojnë bizneset e ndershme; dhe vetë sigurinë e qytetarëve. Rasti i gazetares Klodiana Lala është emblematik, tregon se terreni dhe guximi i fituar nga krimi është shumë i madh. Ne si opozitë e kemi denoncuar, por kjo nuk mjafton. Ndoshta është momenti për një apel ndërkombëtarë, pse jo të nisur nga opozita, ku të kërkojmë mbështetjen e agjencive ligj-zbatuese të aleatëve tanë për të ngritur një task-forcë që të merret ekskluzivisht me këtë shqetësim. Vetëm nuk mund t’ia dalim”, shprehet Duka.

The post Kreu i PAA, Agron Duka: Të ngrihet një “Task-Force” ndërkombëtare për t’i goditur lidhjet e politikës me krimin appeared first on 55 News.

]]>
Duka: Ndeshja e Skënderbeut sot shumë e keqe, rënia e Vllaznisë s’është fundi i botës https://55news.al/sport/duka-ndeshja-e-skenderbeut-sot-shume-e-keqe-renia-e-vllaznise-s-eshte-fundi-i-botes/ Wed, 23 May 2018 17:59:00 +0000 https://new.55news.al/?p=18949 Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ishte sot në Korçë pasi dorëzoi trofeun e titullit kampion të fituar nga Skënderbeu. Në intervistë për ‘super sport’ ai preku edhe rënien e Vllaznisë nga kategoria. Tjetër trofe shkon për Skënderbeun, në një kampionat që e ka merituar më shumë se të tjerët… Po përderisa u […]

The post Duka: Ndeshja e Skënderbeut sot shumë e keqe, rënia e Vllaznisë s’është fundi i botës appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ishte sot në Korçë pasi dorëzoi trofeun e titullit kampion të fituar nga Skënderbeu.

Në intervistë për ‘super sport’ ai preku edhe rënien e Vllaznisë nga kategoria.

Tjetër trofe shkon për Skënderbeun, në një kampionat që e ka merituar më shumë se të tjerët…

Po përderisa u rendit i pari, ky nuk mund të jetë vendimi i imi por i skuadrës. Të gjithë ata që e kanë ndjekur kampionatin shqiptar, e dinë që Skënderbeu ka qenë ekipi më i mirë në këto 35 javë, por jo javën e fundit. Qe një ndeshje shumë e keqe. Rezultat shumë negativ.

Fund kampionati i vështirë, Vllaznia ra nga kategoria…

Nuk është fundi i botës. Është një fund kampionati në të cilën janë renditur të gjithë skuadra, sipas asaj çfarë kanë merituar. Gjërat nuk korrigjohen në javën e fundit. Duhet gjithçka në të gjitha javët. Shumë keqardhje për Vllazninë. Siç edhe për Tiranën vitin që shkoi. Vendos rezultati dhe me gjithë keqardhjen, le ta shohim ne dhe Vllaznia si një ndryshim për tu kthyer fuqishëm.

Gjërat më pozitive dhe më negative në këtë kampionat…

Nuk është momenti sot të bëjmë një analizë të kampionatit. Gjëja që më ka pëlqyer më shumë është se kampionati ka prodhuar 2 futbollistë të vlefshëm për nivele të larta, siç janë Abazaj dhe Guri.

The post Duka: Ndeshja e Skënderbeut sot shumë e keqe, rënia e Vllaznisë s’është fundi i botës appeared first on 55 News.

]]>
Ankohen tek Duka, policia dhunon Tifozat Kuq e Zi https://55news.al/sport/ankohen-tek-duka-policia-dhunon-tifozat-kuq-e-zi/ Sat, 05 May 2018 13:40:31 +0000 https://new.55news.al/?p=12569 Ditën e sotme është mbajtur një takim në ambientet e FSHF-së mes zyrtarëve të federatës, Policisë së Shtetit dhe “Tifozave Kuq e Zi”. Ky takim erdhi si pasojë e bojkotit që tifogrupi më i zjarrtë në mbështetje të kombëtares i ka bërë stadiumeve shqiptare, me pretekstin se uniformat blu kanë janë sjellë ndaj tyre në […]

The post Ankohen tek Duka, policia dhunon Tifozat Kuq e Zi appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e sotme është mbajtur një takim në ambientet e FSHF-së mes zyrtarëve të federatës, Policisë së Shtetit dhe “Tifozave Kuq e Zi”.

Ky takim erdhi si pasojë e bojkotit që tifogrupi më i zjarrtë në mbështetje të kombëtares i ka bërë stadiumeve shqiptare, me pretekstin se uniformat blu kanë janë sjellë ndaj tyre në mënyrë aspak korrekte.

Mbledhja e mbajtur për të gjetur një emërues të përbashkët mes palëve ka zgjatur jo pak, me kreun e FSHF-së Armando Duka, i cili ka hedhur dritë mbi atë që ndodhi.

“Ishte një takim i domosdoshëm me grupimin e tifozëve të kombëtares . Të gjithë kishim një qëllim të përbashkët: ta ndihmojnë kombëtaren tonë të futbollit. Jemi në një klimë të re diskutimesh, për t’i bërë gjërat sa më mirë. “Tifozat Kuq e Zi” do të rikthehen në stadium. Ata kishin kërkesat e tyre, por do t’i rregullojmë. Nga policia u garantua sjellje korrekte, në bazë të ligjit. Do të ketë më pak prezencë të policisë në shkallët e stadiumit. Edhe kërkesa e tifozëve kjo është, të ketë korrektesë.

Mos të ketë dënime në grup, por ndëshkime individuale. Ne si FSHF jemi gjithmonë në bashkëpunim me policinë. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet pa miratimin e tyre. Të gjithë tifozët e kombëtares do t’i kemi në mbështetje në ndeshjet e ardhshme, patjetër. Struktura e kampionatit? Për ta ndryshuar atë, deri më sot nuk kam parë asnjë kërkesë, nga asnjë klub. Në qoftë se ka, do t’i shqyrtojmë. Në kampionatin që vjen nuk mund të ketë ndryshime, pasi janë gjëra që janë miratuar”.

The post Ankohen tek Duka, policia dhunon Tifozat Kuq e Zi appeared first on 55 News.

]]>