dukagjini Archives - 55 News https://55news.al/tag/dukagjini/ Thu, 23 Aug 2018 06:33:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png dukagjini Archives - 55 News https://55news.al/tag/dukagjini/ 32 32 Ç’ ndodh kur flet për ndarje të Kosovës?! Deklarata qesharake nga Mali i Zi https://55news.al/bota-shqiptare/c-ndodh-kur-flet-per-ndarje-te-kosoves-deklarata-qesharake-nga-mali-i-zi/ Thu, 23 Aug 2018 06:33:10 +0000 https://new.55news.al/?p=43817 Deklaratat për shkëmbimi territoriale dhe për ndarje të Kosovës kanë sjellë reagimet e pritshme. Por nga Mali i Zi po kërkojnë edhe në histori. Politikani nga Mali i Zi Nebojsha Medojeviç ka thënë sot se territorin e sotëm të Dukagjinit gjatë Luftërave ballkanike e ka çliruar dhe e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë […]

The post Ç’ ndodh kur flet për ndarje të Kosovës?! Deklarata qesharake nga Mali i Zi appeared first on 55 News.

]]>
Deklaratat për shkëmbimi territoriale dhe për ndarje të Kosovës kanë sjellë reagimet e pritshme. Por nga Mali i Zi po kërkojnë edhe në histori. Politikani nga Mali i Zi Nebojsha Medojeviç ka thënë sot se territorin e sotëm të Dukagjinit gjatë Luftërave ballkanike e ka çliruar dhe e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë dhe pastaj ia ka lënë Serbisë e nëse Serbia tani dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesat e veta, transmeton Koha.net.

“Territorin e Dukagjinit të sotëm gjatë Luftërave ballkanike e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë. Mbreti, atëherë Dukagjinin ia dha vëllait Serbi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë është historikisht e drejtë që Mali i Zi ta kërkojë këtë territor. Kufizimi hap procese. E kemi çliruar edhe Shkodrën e cila po ashtu graviton nga Mali i zi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjin t’ia falë Shqipërisë, Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesa”, ka shkruar Medojeviç në Twitter.

The post Ç’ ndodh kur flet për ndarje të Kosovës?! Deklarata qesharake nga Mali i Zi appeared first on 55 News.

]]>
Dukagjini dhe mundësitë e zhvillimit https://55news.al/aktualitet/dukagjini-dhe-mundesite-e-zhvillimit/ Sun, 08 Jul 2018 09:50:35 +0000 https://new.55news.al/?p=32955 Dukagjini është një nga zonat e thella malore të Shqipërisë, e cila gjatë 25 viteve të fundit ka patur një ndër treguesit më të lartë të largimit të banorëve. Shkak janë niveli i lartë të varfërisë, infrastruktura rrugore krejtësisht e shkatërruar, si dhe mungesa e vemendjes nga strukturat e pushtetit qendror dhe vendor. Për të […]

The post Dukagjini dhe mundësitë e zhvillimit appeared first on 55 News.

]]>
Dukagjini është një nga zonat e thella malore të Shqipërisë, e cila gjatë 25 viteve të fundit ka patur një ndër treguesit më të lartë të largimit të banorëve. Shkak janë niveli i lartë të varfërisë, infrastruktura rrugore krejtësisht e shkatërruar, si dhe mungesa e vemendjes nga strukturat e pushtetit qendror dhe vendor. Për të tërhequr vemendjen drejt Dukagjinit, Bashkia e Shkodrës organizoi aktivitetin “Dalja në Shosh”, ku u promovuan vlerat e trashëgimisë kulturore, natyra dhe produktet tradicionale, si një mundësi zhvillimi për zonën.

The post Dukagjini dhe mundësitë e zhvillimit appeared first on 55 News.

]]>