dyert Archives - 55 News https://55news.al/tag/dyert/ Tue, 11 Dec 2018 14:34:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png dyert Archives - 55 News https://55news.al/tag/dyert/ 32 32 Tirana hap dyert për studentët, ja oferta prekëse e një nëne https://55news.al/aktualitet/tirana-hap-dyert-per-studentet-ja-oferta-prekese-e-nje-nene/ Tue, 11 Dec 2018 14:34:19 +0000 https://new.55news.al/?p=73379 Dita e sotme e protestës së studentëve, ka pasur një zhvillim cilësor. Përveçse pjesëmarrjes teje masive, qindra u janë bashkëngjitur edhe qindra qytetarë. Ndërkohë në orën 16.00 kur edhe mbyllet afati që i është dhënë kryeministrit Edi Rama që të plotësojë 8 kërkesat e tyre, pritet që përkrahja e kryeqytetasve të jetë edhe më e […]

The post Tirana hap dyert për studentët, ja oferta prekëse e një nëne appeared first on 55 News.

]]>
Dita e sotme e protestës së studentëve, ka pasur një zhvillim cilësor. Përveçse pjesëmarrjes teje masive, qindra u janë bashkëngjitur edhe qindra qytetarë. Ndërkohë në orën 16.00 kur edhe mbyllet afati që i është dhënë kryeministrit Edi Rama që të plotësojë 8 kërkesat e tyre, pritet që përkrahja e kryeqytetasve të jetë edhe më e madhe. Sot mes studentëve kishte shumë qytetarë që shpërndanin ujë e ushqime kurse emisioni “Opinion” ka publikuar edhe një mesazh të veçantë nga një zonjë, që e dërgoi ndërkohë që studentët flisnin në studio natën mbrëmshme. Ajo thotë se është e gatshme të hapë edhe dyert e shtëpisë, në përkrahje të studentëve.

“Unë jam një nënë dhe jetoj me djalin e vajzën në shtëpi. Kemi 3 vite që jemi kthyer nga Italia dhe kemi shtëpinë në Tiranë tek rruga “Muhamet Gjollesha”. Kemi 2 ditë që e diskutojmë dhe kemi vendosur që t’ju vijmë në ndihmë të rinjve që duan të protestojnë. Ne kemi vende të lira për 4 persona ku të flenë dhe ushqim.
Dashtë Zoti i madh dhe protestojnë dhe nxjerrin të drejtat se bota kështu është zhvilluar dhe ka ecur përpara nëpërmjet të rinjve. Kushdo student që ka nevojë derën tonë të shtëpisë e ka të hapur sepse protestojnë në të mirë të vendit, familjes dhe shoqërisë”, shkruan Adela Luadhi.

The post Tirana hap dyert për studentët, ja oferta prekëse e një nëne appeared first on 55 News.

]]>
Më 6 gusht hapen dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” https://55news.al/sport/me-6-gusht-hapen-dyert-e-stadiumit-fadil-vokrri/ Wed, 01 Aug 2018 07:28:36 +0000 https://new.55news.al/?p=39469 Stadiumi “Fadil Vokrri” do të testohet më 6 gusht. Kështu ka njoftuar të martën për gazetën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Koha Ditore. Testimi i punëve që janë bërë për dy vjet gjatë fazës së rinovimit ishte paraparë të bëhej të shtunën me një ndeshje të veteranëve, por u […]

The post Më 6 gusht hapen dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” appeared first on 55 News.

]]>
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të testohet më 6 gusht. Kështu ka njoftuar të martën për gazetën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Koha Ditore.

Testimi i punëve që janë bërë për dy vjet gjatë fazës së rinovimit ishte paraparë të bëhej të shtunën me një ndeshje të veteranëve, por u shty për afat të pacaktuar për shkak të zisë nacionale të shpallur pas vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Testimi i pajisjeve të vëna në stadium, por edhe i hapësirave të ndryshme, do të bëhet të hënën (6 gusht) nga inspektorët e UEFA-s.

The post Më 6 gusht hapen dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” appeared first on 55 News.

]]>
Bye, bye Romana! Dyert e Brukselit janë mbyllur përgjithmonë për ty https://55news.al/politike/bye-bye-romana-dyert-e-brukselit-jane-mbyllur-pergjithmone-per-ty/ Sat, 07 Jul 2018 19:33:16 +0000 https://new.55news.al/?p=32889 Dje, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dha një pritje lamtumire në rezidencën e saj zyrtare, në një kompleks privat rezidencial të quajtur Rolling Hills. Me ikjen e saj, po largohet nga Shqipëria një nga diplomatët e huaj më të paaftë të dekadave të fundit. Vila në Rolling Hills, ku jeton Vlahutin, u bë qendra e […]

The post Bye, bye Romana! Dyert e Brukselit janë mbyllur përgjithmonë për ty appeared first on 55 News.

]]>
Dje, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dha një pritje lamtumire në rezidencën e saj zyrtare, në një kompleks privat rezidencial të quajtur Rolling Hills. Me ikjen e saj, po largohet nga Shqipëria një nga diplomatët e huaj më të paaftë të dekadave të fundit.

Vila në Rolling Hills, ku jeton Vlahutin, u bë qendra e një skandali që e përndoqi amabsadoren gjatë gjithë mandatit të saj dhe është ironike që vetëm dje ishte hera e parë që mediat publikuan imazhe të vilës.

Pas një denoncimi të gazetës Dita se Delegacioni i BE-së e bleu vilën për shefen e Delegacionit me një çmim dy herë më të lartë se tregu, Exit.alhulumtoi procesin e prokurimit publik, i cili rezultoi të ishte një tender “publik” klasik në të cilin fituesi ishte i caktuar paraprakisht. Nga pesë pronat që ishin “para-përzgjedhur” në bazë të kritereve, që BE refuzoi t’i bënte publike, doli se dy prej tyre nuk ishin fare në shitje, njëra nuk ishte duke u ndërtuar dhe njëra jashtëzakonisht e shtrenjtë. Kjo bëri që vila në Rolling Hills të dukej si alternativa më e “arsyeshme”, pavarësisht çmimit të saj të lartë. Nga dokumentet e tenderit u zbulua se vila kushtonte më shumë se 1,6 milionë euro në letrat zyrtare, por shuma përfundimtare, e publikuar vetëm pasi Exit.al bëri ankesë pranë Avokatit të Popullit të BE-së, ishte, në fakt, 2 milion euro.

Kjo blerje e dyshimtë bëri që Kryetarja e Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në parlamentin Europian, Ingeborg Gräßle të pyeste zyrtarisht Federica Mogherinin në Parlamentin Europian dhe të deklaronte se çështja po dëmton rëndë imazhin e BE-së.

Vlahutin u vetëmbrojt duke i quajtur lajmet e mediave shqiptare si “lajme të rreme” dhe deklaroi se mbrapa kësaj çështjeje qëndronin “grupet me interesa kriminale”.

Në fakt, në vitin 2015, Komisioni kroat Parlamentar për Konflikin e Interesit nisi një hetim administrativ ndaj Vlahutinit, pasi kishte dyshime se ambasadorja kishte fshehur një pjesë të pasurisë së saj dhe kishte falsifikuar deklaratën e saj të pagës dhe pasurive të paluajtshme. Komisioni arriti në përfundimin se Vlahutin kishte shkelur ligjin kroat mbi deklarimin e pasurisë. Sidoqoftë, duke qenë se Vlahutin nuk paguhej prej vitesh tashmë nga shteti kroat, komisioni vendosi të mos merrte veprime ndëshkuese ndaj saj.

Gjatë qëndrimit të Vlahutinit në Shqipëri, Delegacioni i BE-së dështoi të mbrojë interesat e taksapaguesve të BE-së, si pasojë e mosushtrimit të kontrollit të duhur mbi shumë investime të financuara nga BE në Shqipëri, përfshi anashkalimin e Vlorës dhe shëtitoren Lungomare, asnjëra prej të cilave nuk u përfundua brenda afatit.

Një tjetër projekt i financuar nga BE, ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në Ksamil, shpërtheu vetëm disa muaj pas përfundimit. Ndërsa për të njëjtin projekt në Shëngjin, kompania e kontraktuar nga BE nuk arriti të mbaronte ndonjë punë. Të dyja këto projekte dështuan si pasojë direkte e mosveprimit dhe paaftësisë së Delegacionit të BE-së.

Gjatë gjithë mandatit të saj, ambasadorja Vlahutin mbështeti me entuziazëm qeverinë Rama. Ajo ishte përherë e gatshme të lëshonte deklarata që i përshtateshin politikave të kryeministrit. Në fund të vitit 2016, pasi u bë publik Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Komisioni Evropian, Ambasadorja Vlahutin nuk i përmendi asnjëherë publikisht pesë kushtet e vendosura nga KE për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke deklaruar: “Pesë prioritet do të vazhdojnë të mbeten me ne deri në fund [të negociatave]. […]

Prandaj duhet të bëhet përparim, nga pak por qartësisht. Në lidhje me zgjedhjet, kjo gjë ka të bëjë me demokracinë. Nuk është kusht në vetvete, por ne e marrim atë të mirëqenë. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë të bëjnë me vlerat demokratike të një vendi.”

Fjalimi i saj ngjante si dy pika uji me fjalimin e kryeministrit Rama në parlament teksa sulmonte opozitën.

Vetëm gjashtë muaj më vonë, kur kushtet për hapjen e negociatave ishin bërë të njohura për të gjithë si pasojë e deklaratave të politikanëve të shumtë europianë, Ambasadorja Vlahuti filloi të fliste për to.

Pasojat e gjykimit të saj të gabuar u bënë të qarta në qershor 2018, kur Këshilli Evropian refuzoi të hapte negociatat, rikonfirmoi pesë kushtet kryesore, dhe shtoi një tjetër kusht: reformën zgjedhore.

Shqipëria mund të kishte qenë në një situatë tjetër, nëse Vlahutin nuk do të kishte zgjedhur të hidhte poshtë kërkesat e Brukselit vetëm për të kënaqur Ramën dhe për të lehtësuar politikat e tij grabitqare.

Vlahutin gjithashtu inkurajoi qeverinë Rama që të shpërfillte krizën politike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, duke sugjeruar që Partia Socialiste të hynte në zgjedhje e vetme, të merrte të gjitha mandatet në Kuvend, dhe të kalonte të gjitha ligjet e nevojshme.

Pavarësisht krizës së kanabisit, prodhimi dhe trafikimi i të cilit arriti nivele alarmante para zgjedhjeve të vitit 2017, Vlahutin e mbajti gojën e mbyllur.

Për më tepër, Vlahutin ndihmoi qeverinë Rama të emërojë një Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, në shkelje të Kushtetutës. Ajo urdhëroi misionin për ndihmë juridike të BE-së, EURALIUS, të hartojë një opinion ligjor që legjetimoi zgjedhjen e PPP Arta Marku nga shumica socialiste. Ndërkohë që prej emërimit, Arta Marku ka marrë një sërë vendimesh shkarkimi dhe emërimesh të prokurorëve në shkelje të Kushtetutës, duke ia dorëzuar plotësisht prokurorinë qeverisë Rama. Pavarësisht kërkesave të KPK-së, gjatë seancës së saj të vetingut, Zonja Marku nuk dha asnjë argument ligjor për veprimet e saj. Megjithatë ajo e kaloi vetingun, duke heshur dyshime serioze mbi reformën në drejtësi, projekt i sponsorizuar dhe nxitur nga BE.

Ambasadorja e BE-së ka mishëruar aspektet më të këqija të diplomacisë së huaj: injorancë të rrethanave politike dhe historike të vendit; besim të verbër në aftësitë e veta; dëshirë patetike për të kënaqur mikëpritësin e saj; dhe paaftësi për të parë situatën në tërësinë e saj. Veprimet e saj jo vetëm kanë dëmtuar emrin e BE-së në Shqipëri, por, gjithashtu, kanë dëmtuar seriozisht projektet e saj më të rëndësishme: reformën në drejtësi dhe investimet e shumta të BE-së.

Për më tepër, me veprimet e saj, Vlahutin ka ndihmuar në kapjen e shtetit shqiptar nga krimi i organizuar. Efektet e këtij dështimi të plotë do të jenë të rënda dhe do të ndihen për shumë kohë.

Në qarqet diplomatike thuhet se Vlahutin nuk do të kthehet në Bruksel dhe se asaj nuk i është ofruar ndonjë post tjetër diplomatik. Kjo do të thotë se të paktën dikush në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm e ka kuptuar dështimin e madh të mandatit të saj.

Le të shpresojmë, sinqerisht, se ajo nuk do të qëndrojë në këto anë duke hapur ndonjë lloj “konsulence” mëkatare.

Pra, bye, bye Vlahutin. Shpresoj të mos shihemi përsëri!/ Vincent W.J. van Gerven Oei.

The post Bye, bye Romana! Dyert e Brukselit janë mbyllur përgjithmonë për ty appeared first on 55 News.

]]>
28 vite më pas… shqiptarët ende në dyert e ambasadës gjermane https://55news.al/aktualitet/28-vite-me-pas-shqiptaret-ende-ne-dyert-e-ambasades-gjermane/ Mon, 02 Jul 2018 19:12:50 +0000 https://new.55news.al/?p=31391 Kritikat e ministrave gjermanë për të përshpejtuar procedurën e vizave të punës në Shqipëri, duket se s’kanë rënë në veshin e Ambasadës Gjermane këtu. Pritja e shqiptarëve, të cilët duan të largohen nga vendi i tyre drejt Gjermanisë për të shpëtuar nga papunësia, është e madhe, përtej nevojës së Gjermanisë për forcë punëtore. Jonida tregon […]

The post 28 vite më pas… shqiptarët ende në dyert e ambasadës gjermane appeared first on 55 News.

]]>
Kritikat e ministrave gjermanë për të përshpejtuar procedurën e vizave të punës në Shqipëri, duket se s’kanë rënë në veshin e Ambasadës Gjermane këtu.

Pritja e shqiptarëve, të cilët duan të largohen nga vendi i tyre drejt Gjermanisë për të shpëtuar nga papunësia, është e madhe, përtej nevojës së Gjermanisë për forcë punëtore.

Jonida tregon se kjo është hera e dytë që aplikon për vizë punë në Gjermani, herën e parë e provoi në Greqi që nuk ngjante me procedurën këtu. Pasi nuk i pëlqeu puna si kuzhiniere, u kthye në Tiranë dhe po e provon marrjen e vizës në vendlindjen e saj me një kontratë tjetër pune.

“Duhet t’i dërgoja një email në faqen e tyre zyrtare, të mbyllje nja takim, ndërsa ata të kthenin një përgjigje me datë. Ishin pak letra dhe më pas dilte viza për 3 muaj. Ishte shumë e lehtë”, shprehet Jonida.

Fardita dhe Kleana kanë mbaruar studimet për infermieri, dhe për to e ardhmja merr kuptim në Gjermani. Kjo falë vlerësimit të shtetit gjerman për profesionin e tyre. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë sesa mendojmë ne”, u shpreh ministri gjerman i shëndetësisë, Spahn.

“Kam ndjekur kursin, lash kontratën. Aplikova, lash takimin dhe tani pres përgjigje për vizë pune nga Gjermania si infermiere”, thotë Fardita Toçi.

“Nuk e di nëse do të më eci andej, por mendoj se më mirë se këtu është”, shprehet Kleana Elezi.

Ndërsa Kristiani do të studiojë në Gjermani. Për 20-vjeçarin është hera e 10 që paraqitet në Ambasadë.

U mbushën 28 vite nga dy korriku i vitit 1990 kur mijëra shqiptarë u dyndën në këtë rrugë për të hyrë në ambasadat e vendeve perëndimore. Ata kërkonin gjithçka dhe iknin nga një diktaturë që ishte në ditët e saj të fundit. Në ambasadën gjermane u futën 3200 shqiptare dhe aty qëndruan për 12 deri sa regjimi komunist dha lejen që të largoheshin. Sot pas 28 vitesh nga e njëjta ambasadë po i shërben me mijëra shqiptarëve për të ikur në perëndim./t.ch

The post 28 vite më pas… shqiptarët ende në dyert e ambasadës gjermane appeared first on 55 News.

]]>