Edi Rama Archives - 55 News https://55news.al/tag/edi-rama/ Tue, 24 Jun 2025 15:08:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Edi Rama Archives - 55 News https://55news.al/tag/edi-rama/ 32 32 Pse Edi Rama nuk e padit Fox News për ‘Ramaduron’? https://55news.al/politike/pse-edi-rama-nuk-e-padit-fox-news-per-ramaduron/ Tue, 24 Jun 2025 15:08:50 +0000 https://new.55news.al/?p=225229 Nga Bledian Koka     24/06/2025   Në 25 Qershor 2019, Edi Rama nisi betejën ligjore në Gjermani ndaj gazetarit të revistës Bild, Piter Tiede për cënim të imazhit pas publikimeve të përgjimeve të prokurorisë të dosjes së famshme “184”. Në këto përgjime Edi Rama dëgjohej duke folur me drejtues të policisë lokale të Dibrës dhe […]

The post Pse Edi Rama nuk e padit Fox News për ‘Ramaduron’? appeared first on 55 News.

]]>
Nga Bledian Koka     24/06/2025

 

Në 25 Qershor 2019, Edi Rama nisi betejën ligjore në Gjermani ndaj gazetarit të revistës Bild, Piter Tiede për cënim të imazhit pas publikimeve të përgjimeve të prokurorisë të dosjes së famshme “184”. Në këto përgjime Edi Rama dëgjohej duke folur me drejtues të policisë lokale të Dibrës dhe përfaqësues të lartë politik të PS-së, përgjime të cilat në thelb tregonin makinerinë shtetërore për të tjetërsuar vullnetin e votuesve të Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale “Post-Shukri”! Sot 6 vite më pas Edi Rama është në të njëjtën situatë. Madje akoma më shumë, media prestigjoze amerikane (shumë e afërt me administratën Trump) publikoi një analizë të ambasadorit Agim Nesho me titull “Njihuni me Ramaduro: Armiku i Trumpizmit, autokrati euro-progresiv i trajnuar nga Soros”. 

 

Në një vend ku kryeministri të padit për një postim, një aludim apo edhe një emoji, lind pyetja legjitime: Si është e mundur që Edi Rama nuk e padit ambasadorin Agim Nesho apo Fox News, një prej mediave më të mëdha amerikane, që e krahasoi atë me Nicolás Maduron? Jo vetëm kaq, artikulli i publikuar në FoxNews me firëm të ambasadorit Nesho e pagëzoi zyrtarisght Edi Ramën“Ramaduro”, një përzierje midis një piktori post-modern dhe një autokrati të Amerikës Latine.

Artikulli që ka bërë xhiron e opinionit konservator në SHBA, me firmën e ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, thotë hapur se Rama është një “autokrat progresiv i Sorosit”, “armik i Trumpizmit” dhe simbol i një demokracie të deformuar. 

Dhe Rama? As edhe një status, as një ironi, as një paditje.

E vërteta ëstë që në SHBA, drejtësia nuk është “projekt i qeverisë”, drejtësia atje nuk funksionon si në Tiranë. Nuk ke gjykatë që të ngre moralin me “vendim të formës së prerë”. Atje, edhe nëse padit Fox News, e para gjë që të thotë gjykatësi është: “Zoti Rama, opinionet politike nuk janë shpifje. A jeni të sigurt që doni të vazhdoni këtë proces?”. 

Që artikulli i Agim Neshos me vulën e fortë të Fox News ishte gjëja e fundit që i duhej Edi Ramës në SHBA, kjo ësht pak po e sigurtë. Shikoni sesi në vend të reagimin personal, Edi Rama i ka turrur Ambasadorit Nesho të gjithë enturazhin e tij mediatik nga portali online i Top Channel e deri tek Gazeta Tema! Në një lëvizje të sforcuar editorial, Top Channel publikoi në portalin e vet një artikull me titull “Kur Opinioni maskohet si lajm: Rasti i Agim Neshos në Fox News që nuk përfaqëson pozicionin e medias amerikane, por qëndrimet politike të një militanti të opozitës”. Çuditërisht ky “sforcim editorial” i Top Channel kundër artikulli të ambasadorit Agim Nesho në Fox News erdhi pak ditë pasi pronarët e Top Channel u “bekuan” nga Edi Rama më privilegjet e “investitorit strategjik” që u mundoëson atyre ndërtimin e një kulle në zemër të kodrave të liqenit. Cilësimi i Agim Neshos në këtë artikull si “militant politik” i opozitës nuk është një ofezë për të, por thjeshtë tregues i frustrimit të fortë të Edi Ramës për ato pak zëra të ndershëm të këtij vendin të cilët ai nuk ka aq para sa ti blejë! 

Paditja nuk vlen në një vend si Amerika ku fjala është më e lirë se flamuri, dhe gjykata nuk ka një buton ‘mute’ për të vërtetën. Prandaj, heshtja e Ramës nuk është thjesht taktikë. Është pranim. Një goditje mu në zemër të fuqisë së tij të vërtetë që është propaganda. Propagandë të cilën në Shqipëri e blen, por si duket në SHBA nuk e shet dot! Sulmi i orkestruar nga Edi Rama për ta diskretituar shkrimin e Ambasadorit Nesho në Fox News si një “opinion personal”, është pikërisht konfirmimi se publikimi në SHBA ishte një goditje që “Ramaduro” i Shqipërisë nuk e priste. Edi Rama e di mirë se artikulli i Ambasador Nesho është një memo e cila ka përfunduar në çdo tryezë konservatore të vendimarjes aktuale në SHBA! Dhe sigurisht që ai nuk ka ndërmend të bëjë padi ndaj Agim Neshos, e aq më pak ndaj Fox News. Për momentin shqetësimi i tij vetëm duket se është ekzekutimi i artikullit të Ambasadorit në Shqipëri, përmes “vrasëseve publike” të tij me pagesë. 

The post Pse Edi Rama nuk e padit Fox News për ‘Ramaduron’? appeared first on 55 News.

]]>
‘’E lus nga Elbasani’’, Basha thirrje Ramës: Lëri broçkullat! Merre planin dhe zbatoje, batutat pa kripë nuk hahen e pihen https://55news.al/politike/e-lus-nga-elbasani-basha-thirrje-rames-leri-brockullat-merre-planin-dhe-zbatoje-batutat-pa-kripe-nuk-hahen-e-pihen/ Fri, 02 Oct 2020 08:38:16 +0000 https://new.55news.al/?p=175231   Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje nga Elbasani Edi Ramës që të zbatojë planin e PD me 5 pika. Madje Basha tha se e lut kryeministrit dhe qeverinë ta zbatojë jo për qejfin e opozitën, apo për inatin e tyre, por për të ndihmuar 1 milionë shqiptarë. Sipas Bashës, batutat pa […]

The post ‘’E lus nga Elbasani’’, Basha thirrje Ramës: Lëri broçkullat! Merre planin dhe zbatoje, batutat pa kripë nuk hahen e pihen appeared first on 55 News.

]]>
 

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje nga Elbasani Edi Ramës që të zbatojë planin e PD me 5 pika.

Madje Basha tha se e lut kryeministrit dhe qeverinë ta zbatojë jo për qejfin e opozitën, apo për inatin e tyre, por për të ndihmuar 1 milionë shqiptarë.

Sipas Bashës, batutat pa kripë të Ramës as nuk hahen as nuk pihen por kryeministri duhet të lërë broçkullat.

Në këndvështrimin e Bashës nga Elbasani, njerëzit s’kanë të blenë bukë teksa konsumi ka rënë 50/50.

 

”U futëm në biznese të ndryshme, dhe ishim në një nga rrugë kryesore të Elbasanit. Ka rënë gjysmë për gjysmë konsumi, njerëzit s’kanë të blenë bukë. S’kanë lekë. Isha në farmaci, dhe më thanë që më kërkojnë 1 kokërr paracetamol. Hapet kutia dhe jepet një pjesë, pra një tabak i ilaçeve.

 

Lista në farmaci vijon të rritet. E njëjta gjë në Durrës. Konsumi ka rënë pikiatë. Xhepat e njerëzve janë bosh. Është i vetmi vend që jo s’pati paketë të tretë e të katërt, por edhe paketat e para ishin gjysmake.

100 mijë njerëz të papunë Kush mendon për ta? Çfarë përgjigje ka Rama? Nga mëngjesi deri në darkë bën batuta pa kripë, po ato as nuk hahen as nuk pihen.

S’kam ardhur për Kodin Zgjedhor, por për jetën e përditshme të banorëve.

Plani me 5 pika është zgjidhje për 6 muaj. Njerëzit nuk presin dot. Ne e kemi programin pas 25 prillit, por njerëzit duan të dinë sot çdo bëhet. S’kanë njerëzit të hanë bukë.

Mijëra mjekë dhe infermierë janë të dorëzuar para kushteve të punës.

Plani me 5 pikën ta marri, e lus nga Elbasani. T’i lërë broçkullat dhe gër vërret, po merre. Si mund t’i thuash njerëzve prit 25 prillin, dhe po votove për mua të shohim çdo bëjmë. Do ketë kohë t’i marrë përgjegjësitë.

Po flasim për 6 muaj, kur njerëzit janë në pikë të hallit. Planin e kemi bërë për qeverinë, që ta zbatojë. Është i zbatueshëm. Mund të mos japin mrekulli, por një lehtësi do e bëjë.

Kam vetëm një kërkesë, të nisë ky plan të zbatohet një orë e më parë. As për qejfin tim, apo për inatin e Edi Ramës.”- tha Basha

The post ‘’E lus nga Elbasani’’, Basha thirrje Ramës: Lëri broçkullat! Merre planin dhe zbatoje, batutat pa kripë nuk hahen e pihen appeared first on 55 News.

]]>
Gazeta e madhe franceze:Opozita bjeloruse nuk ka besim te ndërmjetësimi i OSBE-së me kryetar Edi Ramën https://55news.al/politike/genc-pollo-svetlana-tihanovskaja-dhe-opozita-bjeloruse-nuk-kane-besim-tek-ndermjetesimi-i-osbe-se-me-kryetar-te-radhes-edi-rama/ Wed, 30 Sep 2020 06:25:31 +0000 https://new.55news.al/?p=174995 Nga Genc Pollo Svetlana Tihanovskaja dhe opozita bjeloruse nuk kanë besim tek ndërmjetësimi i OSBE-së (me kryetar të radhës Edi Rama) mes tyre e Lukashenkos. Kështu raporton e përditshmja frënge Le Figaro. Gjatë takimit dje (29/10) në Vilnius, Lituani me Presidentin francez Macron Tihanovskaja kërkoi që një grup shtetesh të mëdhenj si Franca, Britania e […]

The post Gazeta e madhe franceze:Opozita bjeloruse nuk ka besim te ndërmjetësimi i OSBE-së me kryetar Edi Ramën appeared first on 55 News.

]]>
Nga Genc Pollo

Svetlana Tihanovskaja dhe opozita bjeloruse nuk kanë besim tek ndërmjetësimi i OSBE-së (me kryetar të radhës Edi Rama) mes tyre e Lukashenkos. Kështu raporton e përditshmja frënge Le Figaro. Gjatë takimit dje (29/10) në Vilnius, Lituani me Presidentin francez Macron Tihanovskaja kërkoi që një grup shtetesh të mëdhenj si Franca, Britania e Germania por edhe Rusia e ShBA të merrte rolin e negociatorit në vend të OSBE-së.

https://www.lefigaro.fr/flash-actu/bielorussie-l-opposante-tikhanovskaia-appelle-macron-a-etre-un-mediateur-20200928

The post Gazeta e madhe franceze:Opozita bjeloruse nuk ka besim te ndërmjetësimi i OSBE-së me kryetar Edi Ramën appeared first on 55 News.

]]>
Berisha/Ky eshte Edvini ure per miliardieret,gjakpires per fermeret!Miliardieri blen naften e jahtit me 50 leke litrin kurse fshatari i Mokres e blen po nga narkoshteti 170 leke! https://55news.al/politike/berisha-ky-eshte-edvini-ure-per-miliardieret-gjakpires-per-fermeret-miliardieri-blen-naften-e-jahtit-me-50-leke-litrin-kurse-fshatari-i-mokres-e-blen-po-nga-narkoshtetit-170-leke/ Sun, 27 Sep 2020 08:47:40 +0000 https://new.55news.al/?p=174723 Nga Sali BerishaMiliardieri blen naften ne Sarande per jahtin e tij te famshem me 50 leke litrin kurse fshatari i Mokres e blen po nga narkoshtetit 170 leke! Ky eshte Edvini ure per miliardieret gjakpires per fermeret! Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1714622925365274/

The post Berisha/Ky eshte Edvini ure per miliardieret,gjakpires per fermeret!Miliardieri blen naften e jahtit me 50 leke litrin kurse fshatari i Mokres e blen po nga narkoshteti 170 leke! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha
Miliardieri blen naften ne Sarande per jahtin e tij te famshem me 50 leke litrin kurse fshatari i Mokres e blen po nga narkoshtetit 170 leke! Ky eshte Edvini ure per miliardieret gjakpires per fermeret!

Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1714622925365274/

The post Berisha/Ky eshte Edvini ure per miliardieret,gjakpires per fermeret!Miliardieri blen naften e jahtit me 50 leke litrin kurse fshatari i Mokres e blen po nga narkoshteti 170 leke! appeared first on 55 News.

]]>
Edi Rama e ka lënë Kamzën dhe Paskuqanin pa asnjë investim gjatë 7 viteve të qeverisjes së tij https://55news.al/politike/edi-rama-e-ka-lene-kamzen-dhe-paskuqanin-pa-asnje-investim-gjate-7-viteve-te-qeverisjes-se-tij/ Sun, 20 Sep 2020 15:43:17 +0000 https://new.55news.al/?p=174227 Nga Robert Delija Kryeministri dje na qenkërka krenuar me ndërtimin e një kopshti në PaskuqanSi një mjeshtër i fasadës që është, ky kopësht do të inagurohet 3-4 herë me foto para ndërtimit, gjatë ndërtimit dhe pas ndërtimit, si dhe plot pamje nga projekti 3D. I parë nga këndvështrimi i Edi Ramës, ky kopësht për rreth […]

The post Edi Rama e ka lënë Kamzën dhe Paskuqanin pa asnjë investim gjatë 7 viteve të qeverisjes së tij appeared first on 55 News.

]]>
Nga Robert Delija

Kryeministri dje na qenkërka krenuar me ndërtimin e një kopshti në Paskuqan
Si një mjeshtër i fasadës që është, ky kopësht do të inagurohet 3-4 herë me foto para ndërtimit, gjatë ndërtimit dhe pas ndërtimit, si dhe plot pamje nga projekti 3D. I parë nga këndvështrimi i Edi Ramës, ky kopësht për rreth 200 fëmijë është shumë më shumë se ç’meritojnë banorët e Paskuqanit.
Si një mjeshtër i keqqeverisjes që është, Edi Rama e ka lënë Kamzën dhe Paskuqanin pa asnjë investim gjatë viteve që kjo bashki drejtohej nga të djathtët. Këshilli bashkiak është detyruar të rrisë taksat bashkiake për të “mbijetuar” nga mungesa e vëmendjes nga qeveria dhe kryetari i saj, i cili sot krenohet për një investim që më shumë mundësi ka ardhur nga jashtë.
Si një i dehur nga pushteti që është, nuk arrin të shohë se sa larg Tiranës është ekonomikisht Paskuqani, ndërkohë që gjeografikisht janë aq afër.
Por ndryshe nga ai, banorët e Paskuqanit janë me kembë në tokë, e prekin realitetin çdo ditë; realitetin me rrugë të pashtruara, me mungesa hapsirash për fëmijët, me mungesë uji të pijshëm 24 orë, me projekte të ardhshme për tu prishur shtëpitë, e me shumë probleme të tjera që një kryeministër i përgjegjshëm s’do kishte fytyrë tu dilte para pas 7 vitesh qeverisje, e jo më të shesë një kopësht si një investim kolosal në një vend me aq shumë probleme.
Megjithatë nuk çuditem, se fytyrën e Edi Ramës e di si unë ashtu dhe banorët e Paskuqanit, të cilët me zor po e presin datën e zgjedhjeve për t’ja treguar se si përfundon kur tallesh me investime qesharake.

The post Edi Rama e ka lënë Kamzën dhe Paskuqanin pa asnjë investim gjatë 7 viteve të qeverisjes së tij appeared first on 55 News.

]]>
Tritan Shehu/Ndersa Covid perkeqesohet, Rama sillet ndaj popullit si Maduro! https://55news.al/politike/tritan-shehu-ndersa-covid-perkeqesohet-rama-sillet-ndaj-popullit-si-maduro/ Sun, 20 Sep 2020 07:24:08 +0000 https://new.55news.al/?p=174191 Nga Tritan Shehu Ndersa Covid perkeqesohet, Rama sillet ndaj popullit si Maduro!Afrimi i tetorit me keto shifra ekstreme Covid, ne kushtet e pa pregatijes perballuese parashikon per me keq kur:—Testimi qesharak, reth 500 ne dite me nje pozitivitet te frikshem 30-35%, flet per shume me keq neser.—Asistenca ambulatore mjekesore “alo, alo” e pa organizuar, pa […]

The post Tritan Shehu/Ndersa Covid perkeqesohet, Rama sillet ndaj popullit si Maduro! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan Shehu

Ndersa Covid perkeqesohet, Rama sillet ndaj popullit si Maduro!
Afrimi i tetorit me keto shifra ekstreme Covid, ne kushtet e pa pregatijes perballuese parashikon per me keq kur:
—Testimi qesharak, reth 500 ne dite me nje pozitivitet te frikshem 30-35%, flet per shume me keq neser.
—Asistenca ambulatore mjekesore “alo, alo” e pa organizuar, pa protokolle mjekuese e diagnostikuese, pa rimbursim te shpenzimeve te qytetareve, ku nuk dihet as numri i te semureve, eshte nje nga shkaqet serioze perkeqesues te komplikacioneve e vdekshmerise se larte, nje premise e keqe per neser.
—Koncentrimi i gjitheckaje vetem ne dy spitale me kushte mjekuese, vecaneresht te terapive intensive larg standarteve, rendon gjendjen shendetesore.
—Mos paraqitja e asnje strategjie per kete gjendje jashte kontrollit, mungesa e pregatitjeve per arritjen e se paku ne 2500 teste PCR ne dite dhe te mijerave serologjike, me nje sistem laboratorik publik ne kolaps dhe jo publik akoma nen pasojat e atij vendimi talebanesk, nuk parashikon asgje te mire.
—Keshtu sistemi shendetesor po zhytet ne kolaps, kur dhe “gripet stinore” po afrojne per te krijuar jo vetem mbi vendosje te rrezikeshme me Covid te individet, por dhe komplikim te kuadrit klinik e epidemiologjik.
Ne keto kushte eshte e domosdoshme:
—Sigurimi brenda dy javeshit te pare te tetorit mbulimin gratis nga shtetit i te gjithe popullesise me vaksinen e “gripit stinor”, e cila po hidhet ne treg.
—Kur aktualisht ka filluar “gara” nga shtetet per sigurimin e vaksines Covid, qe sic duket nuk do te jete e larget, Qeveria jone duhet te “zgjohet” e te kontraktoje sasite e plota per vendin tone, duke mos u fshehur mbas procedurave jo eficiente per ne, sic ajo COVAX.
—Te kerkohet urgjent mbeshtetja e plote, e gjere e stabel nga partneret tane, domosdoshmeri kjo sic konkludoi e grupi italian per te perballuar me te keqen.
Por Rama as do tja dije, ai po sillet si Maduro, nqs i dyti denon te semuret si “terroriste biologjike”, Rama i le ne meshire te fatit.

The post Tritan Shehu/Ndersa Covid perkeqesohet, Rama sillet ndaj popullit si Maduro! appeared first on 55 News.

]]>
Nis eksperimenti në Fier:’30 votues për kokë’, skema e Ramës për të vjedhur zgjedhjet https://55news.al/politike/nis-eksperimenti-ne-fier-30-votues-per-koke-skema-e-rames-per-te-vjedhur-zgjedhjet/ Fri, 11 Sep 2020 11:02:44 +0000 https://new.55news.al/?p=173463   Kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Fieri, eksperimentin e rrëmbimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ky formular u është shpërndarë drejtuesve të institucioneve shtetërore me detyrimin që ata kanë ndaj qeverisë dhe Rilindjes në këtë moment. Luan Baçi, kryetari i PD në Fier, ka treguar se cila është skema […]

The post Nis eksperimenti në Fier:’30 votues për kokë’, skema e Ramës për të vjedhur zgjedhjet appeared first on 55 News.

]]>
 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Fieri, eksperimentin e rrëmbimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ky formular u është shpërndarë drejtuesve të institucioneve shtetërore me detyrimin që ata kanë ndaj qeverisë dhe Rilindjes në këtë moment.

Luan Baçi, kryetari i PD në Fier, ka treguar se cila është skema që po zbatohet tani nga kryebashkiaku Armando Subashi, krahu i fortë i Ramës.

“Kryetari i bashkisë, Subashi, abuzues dhe hajdut i pakrahasueshëm, – zbulon Baçi në mesazhin e tij në Fb, – mblodhi urgjent drejtuesit e bashkisë, punonjësit e administratës deri dhe punonjësit e pastrim gjelbërimit dhe me tone të larta u kërkoi që të fillojnë nga puna për të mbledhur vota.

Kanë përgatitur një formular të gatshëm dhe standart dhe u dhanë urdhër që çdo drejtues i drejtorive të bashkisë duhet të gjejë 30 votues me numër telefoni dhe karte identiteti, ta regjistrojë dhe të dorëzojë formularin te Subashi.

Çdo punonjës i administratës të gjejë 20 votues me numër telefoni dhe me kartë identiteti.

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të emëruar në 30 qershor, që nuk janë pak po 51 kokë, duhet të gjej 30 votues të identifikuar.

Çdo drejtor institucioni dhe punonjësit e administratës duhet të mbushin formularët me nga 30 votues.

Drejtori i tatimorëve është më i avancuari në këtë drejtim, urdhri i tij është:

Duhet që të regjistrojnë bizneset, të fillojnë nga kontrollet dhe gjobat, presionet dhe shantazhet duke u caktuar numrin e votave që do të sigurojnë për Ramën dhe zonat që ata do të mbulojnë.

Drejtori Arjan Fasko i elektrikut duke pasur parasysh numrin e lartë të punonjësve, specialistëve dhe faturistëve, të gjithë të pajisur me kartën e anëtarësimit të Rilindjes, ca me të mirë dhe ca me pahir, por edhe se ka numrin më të lartë të tenderave dhe lekëve të vjedhura, si gjithmonë më aktivi dhe më arrogancë, urdhrin e ka dhënë të prerë dhe për afat më të shkurtër nga të tjerët. Në alarm të plotë janë gjithë drejtorët e tjerë.

Drejtuesit i kanë garantuar se janë të mbrojtur nga denoncimet e mundshme, pasi Policia është në mbrojtje dhe në mbështetje të tyre,” nënvizon Baçi.

The post Nis eksperimenti në Fier:’30 votues për kokë’, skema e Ramës për të vjedhur zgjedhjet appeared first on 55 News.

]]>
Hapini rrugën lirisë! https://55news.al/politike/hapini-rrugen-lirise/ Sun, 09 Aug 2020 10:45:49 +0000 https://new.55news.al/?p=170671 Ngjarjet historike kane percaktuar fatet e kombeve ,por dhe vete reagimi i ketyre te fundit ka qene vendimtar per fatin e vet. Nuk jane vetem kushtet dhe rrethanat qe cojne ne definicione te historise.Po perpiqemi ketu te japim definicion te ketij momenti ku do donim te ishim te gabuar ,por per fat te keq mendojme […]

The post Hapini rrugën lirisë! appeared first on 55 News.

]]>
Ngjarjet historike kane percaktuar fatet e kombeve ,por dhe vete reagimi i ketyre te fundit ka qene vendimtar per fatin e vet. Nuk jane vetem kushtet dhe rrethanat qe cojne ne definicione te historise.Po perpiqemi ketu te japim definicion te ketij momenti ku do donim te ishim te gabuar ,por per fat te keq mendojme se kemi te drejte.Pas regjimit te Hoxhes narkodiktatura e rilindjes eshte nga ato momente ne historine e kombit shqiptar qe quhen momente te erreta dhe gati gati erresira te con tek mungesa e shpreses .
Ne keto 8 vite te qeverisjes se rilindjes, Kosova dhe Shqiperia u zune ne kurth , kombi shqiptar u gjend perballe nje njeriu dhe nje regjimi qe kishin strategji te qarte te:
-Shpopullimit te Shqiperise
-kanabizimin e vendit
-Kthimin ne parajse te krimit te organizuar qe arriti nivelet me te larta te bashkepunimit me politiken
-Kthimi i ceshtjes se Kosoves dhe faktorit shqiptar ne Ballkan ne nje koncension te rilindjes , ne nje fondacion privat ,
-Shnderrimi i Shqiperise ne nje parajse fiskale te parave te piseta ,nje backdoor e pastrimit te parave 
-Promovimi i antivlerave nga nivelet me te uleta te nivelet me te larta te administrates dhe shtetit ku e vetmja gje duhet te ishte pershtatja me kriteret e rilindjes( te kuptohemi ketu nuk hyn vetem globalizimi por edhe ca meraqe te tjera qe ka ky sekt) per me teper lexoni kapitullin bijte e Adamit te librit “Lekura”,Malaparte.

Ky sekt nuk erdhi ne menyre te rastesishme ne pushtet, rruga ishte shtruar me kohe nga kanale te tilla per te cilat sot politika e jashtne dhe gjeo-strategjia nuk eshte me e tille por thjesht nje marredhenie lobingjesh.
Prekja e Kosoves dhe sovranitetit territorial ishte kulmi i strategjise anti kombetare dhe cdo levizje tjeter diletante apo jo si Shengeni Ballkanik ishte thjesht ne funksion te saj,por harrojne Rama me shoke te brendshem dhe internacionale qe Kosova nuk eshte nga ato ceshtje qe trajtohet si transaksion sado e rendesishme te jete shifra . Kosova eshte nje pike e rendesishme nevralgjike e Lindjes dhe Perendimit. Nuk eshte as Siria as Lindja e Mesme. Jo se ato nuk jane rajone te rendesishme,perkundrazi por Kosova sot eshte perballja reale mes Lindjes dhe Perendimit.

Dhe per ata qe deshen regres qe nga hyrja e NATOs ne Kosove,ishte fat i madh organizimi i ktij sekti dhe sjellja e tij ne pushtet.Sigurisht nuk i mungojne rrenegatet historise, por vete historia na ka mesuar se ku e kane vendin. Sulmuan lider dhe force politike ne Kosove , krijuan amulli brenda dhe jashte saj dhe ne perendim ne prekjen e sovranitet territorial te Kosoves. Shkaktuan paqartesi ne te vetmen pike ku shqiptaret jane te qarte dhe ate bese nuk e shkelin kurre; sic kane te shenjte token e tyre po aq te shenjte dhe te rendesishme e kane marrdhenien me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe kete nuk ka lobing apo fondacion privat qe ta shembi e as ti vej pikepyetje. Por fatkeqesisht e verteta eshte kjo, Shqiperia eshtene prag te humneres ekonomike, ka dale nga Konventa e te Drejtave te Njeriut , mediat jane blere dhe ata qe nuk blihen dhunohen, listat ne dyqanet e ushqimeve vetem shtohen , dhe shqiptaret po kuptojne se me e rendesishme se pandemia e Covid 19 eshte pandemia e rilindjes.

Nje ore e me pare ata burra qe nuk jane pjese e ktij sekti duhet te marin ne dore fatet e vendit dhe te zhbejne kete katrahure kombetare sepse kombi eshte ne koma ,kurse ju shoke te rilindjes urgjentisht duhet te largoheni! Hapini rrugen lirise!

The post Hapini rrugën lirisë! appeared first on 55 News.

]]>
“Haxhi Qamili”:Nuk pyes për Gjermaninë,kam Elisën dhe Tao Ballën. https://55news.al/politike/haxhiqamili-nuk-pyes-per-gjermanine-kam-elisen-dhe-tao-ballen/ Wed, 15 Jul 2020 12:13:01 +0000 https://new.55news.al/?p=168007 Edi Rama i është përgjigjur ashpër Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, i cili kërkoi dje që të mos preket marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe mazhoranca të tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese, ndryshe do bllokojnë negociatat me BE. Në fakt, deklarata e djeshme është një nga më të fortat […]

The post “Haxhi Qamili”:Nuk pyes për Gjermaninë,kam Elisën dhe Tao Ballën. appeared first on 55 News.

]]>
Edi Rama i është përgjigjur ashpër Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, i cili kërkoi dje që të mos preket marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe mazhoranca të tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese, ndryshe do bllokojnë negociatat me BE.

Në fakt, deklarata e djeshme është një nga më të fortat dhe të drejtpërdrejtat që i është bërë në këto dy dekadat e fundit një qeverie shqiptare, duke e paralajmëruar qartë se veprimet e saj do kenë si kosto një objektiv nga më të rëndësishmit që është integrimi i vendit. Johann Whadepul thotë se ndryshimi i sistemit dhe heqja e koalicioneve janë shkelje serioze të marrëveshjes së 5 qershorit dhe 14 janarit, dhe do të minonin Reformën Zgjedhore.

“Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020. Atëherë do të përmbushej kërkesa e bërë nga BE dhe Bundestagu gjerman për të kryer një reformë zgjedhore në një proces gjithëpërfshirës midis qeverisë dhe opozitës – përfshirë opozitën ekstraparlamentare. Por tani po dëgjojmë për vendime në Parlament, për të ndryshuar marrëveshjet e 5 qershorit dhe Kushtetutën, duke ndaluar formimin e koalicioneve zgjedhore nga partitë përpara zgjedhjeve. Të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit”, thotë Whadepul në deklaratën e tij.

Rama teksa u pyet sot nga gazetaret,arriti deri aty sa ta sulmonte zyrtarin e larte Gjetman,duke u shprehur se deklarimi i djeshëm i Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik.

Duket se dita ditës faktori ndërkombëtar po bëhet bllok kundër planit të Edi Ramës që synon të ndryshojë Kushtetutën e vendit pa një konsensus mbarëpolitik dhe vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Rikujtojmë deklaratën e grupimit të Partisë Popullore Michael Gahler i cili tha se çdo deklaratë e partisë në pushtet që cënon marrëveshjen e 5 qershorit, cënon thelbin e kësaj marrëveshje dhe nuk do të pranohej.

Para kësaj deklarate ka qenë reagimi i komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi i cili tha se presim zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe se çdo ndryshim tjetër do të duhej të ndodhte të paktën një vit para zgjedhjeve.

Pas Bundestagut gjerman edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, i cili është edhe një nga garantët e marrëveshjes së 5 qershorit është deklaruar sot kundër asaj që po bën mazhoranca me Kushtetutën.

Nga Vlora ai ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian. Soreca gjithashtu theksoi se ndryshimet kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE.

“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse“, tha Soreca

The post “Haxhi Qamili”:Nuk pyes për Gjermaninë,kam Elisën dhe Tao Ballën. appeared first on 55 News.

]]>
Eksodi prej Rilindjes po aq i rëndë sa i diktaturës. https://55news.al/politike/eksodi-prej-rilindjes-po-aq-i-rende-sa-i-diktatures/ Thu, 02 Jul 2020 08:27:52 +0000 https://new.55news.al/?p=166683 Sot 30 vite me pare ,shqiptaret te vrare ,te pushkatuar,te masakruar nga varferia ekstreme, te shtypur ne diktaturen me te eger komuniste shperthyen dyert e ambasadave perendimore per ti ikur asaj te keqeje te madhe dhe atij tmerri qe kishte pllakosur vendin per 50 vjet.Me mijera artikuj shkruhen, me mijera rreshta, serisht fatkeqesi e madhe […]

The post Eksodi prej Rilindjes po aq i rëndë sa i diktaturës. appeared first on 55 News.

]]>
Sot 30 vite me pare ,shqiptaret te vrare ,te pushkatuar,te masakruar nga varferia ekstreme, te shtypur ne diktaturen me te eger komuniste shperthyen dyert e ambasadave perendimore per ti ikur asaj te keqeje te madhe dhe atij tmerri qe kishte pllakosur vendin per 50 vjet.
Me mijera artikuj shkruhen, me mijera rreshta, serisht fatkeqesi e madhe , sot pas 30 vjetesh shqiptaret jane ne eksod prej rilindjes .
Madje guxon kryetari i sektiti te rilindjes te hedhi nja dy rreshta sa per te thene ne kete 30 vjetor duke e ditur shume mire se cfare i ka shkatuar ketij vendi ne keto 7 vite.
Me gjithe lukunine e madhe qe ka punesuar ne propagande, me gjithe mashtrimet qe perpunohen ne zyrat e militanteve te rilindjes nuk mbulojne dot shifren e dhimbshme, 850 mije shqiptare kane lene vendin.
30 vite me pare shqiparet mesyne dyert e ambasadave per te çare izolimin ku i kishte mbyllur diktatura e tmerrshme .
Kane 7 vite qe shqiptaret mesyjne perendimin per te ikur izolimit te rilindjes dhe kjo mesymje sot eshte dhe me e dhimbshme sepse i iket skamjes, varferise, gazit qe i hidhet grave dhe femijeve , te shembin shtepine e te marin pronen me pseudo rregulla gjoja demokratike dhe ngjashmeria me ate kohe eshte kaq e madhe dhe nuk ka propagande qe e mbulon dhe nuk ka ushtri sherbetoresh qe mund ta erresoje kete te vertete.

Te rinjte shqiptare, intelektuale te profesioneve te ndryshme kryesisht mjeke e inxhiniere largohen jo vetem skamjes e varferise ,pagave mujore qe jane fyese, por edhe kur shohin ate ushtri te madhe rilindase kryesisht te perbere nga injorante ne profesionin e papagallit e cila eshte kthyer ne nje korace te forte mbrojtese te krimit te organizuar.Kjo ikje eshte dhe me e dhimbshme kur mendon se kaluan 30 vjet dhe e keqja u la pas. Por jo, ajo u rikthye me pinjollet e xhelateve te diktatures me te njejten filozofoi dhe strategji por tashme jo me kostume allla kineze e kepuce me numra te ndryshem nga moska, por me veshje firmato, por me tru dhe filozofi po aq te kalbur sa ajo e 50 viteve .
Erdhen para 7 vitesh dhe ju sulen ktij populli duke e zhvatur qe nga koncensionet e perbindshme e deri tek pagat e pensionet.
Nuk lane kriminele e bande pa bashkepunuar per te vjedhur pronat e pasurite natyrore nga veriu ne jug.
Nuk ke me Adil Çarcanin po ke Tao Ballen, ke Spiropale e Veliaj ,ke Lleshaj e Alket Hysenaj . Nuk ke Hysni po ke Ylsi sic thote nje satirik i njohur ,por dhuna eshte po ajo, filozofia po ajo, vjedhja po ajo dhe propaganda me e neveritshme se kurre.
Eksodi i rilindjes ose me sskte shpopullimi i planifikuar i shqiptareve jo vetem qe ka qene strategji e rilindjes por ka qene e miremenduar , nje shpopullim i cili ishte ne perpjestim te drejte me perandorine financiere te Rames.
Sa me i madh e me i forte eksodi aq me e madhe dhe me e forte perandoria e tij financiare.
Shqiptaret mbas 30 vitesh bazuar edhe ne provat qe ka dhene rilindja dite pas dite dhe ore pas ore duhet te kuptojne qe ky njeri nuk erdhi ne pushtet me 1 million vota per te qeverisur vendin
Ky njeri dhe sekti i tij erdhen ne pushtet ne baze te nje ekuacioni lobimi ku nje nga qellimet madhore ishte shpopullimi i planifikuar i shqiptareve.

The post Eksodi prej Rilindjes po aq i rëndë sa i diktaturës. appeared first on 55 News.

]]>