ekstradimin Archives - 55 News https://55news.al/tag/ekstradimin/ Sat, 13 Oct 2018 13:18:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ekstradimin Archives - 55 News https://55news.al/tag/ekstradimin/ 32 32 Autoritetet shqiptare kërkojnë zyrtarisht ekstradimin e Babales https://55news.al/aktualitet/autoritetet-shqiptare-kerkojne-zyrtarisht-ekstradimin-e-babales/ Sat, 13 Oct 2018 13:18:49 +0000 https://new.55news.al/?p=57553 Ministria e Drejtësisë ka nisur ditën e premte drejt Kosovës, dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si Babalja i audio-përgjimit të supozuar me Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm. Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, kanë pohuar se menjëherë pasi policia e Kosovës e arrestoi Albert Veliun në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar […]

The post Autoritetet shqiptare kërkojnë zyrtarisht ekstradimin e Babales appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Drejtësisë ka nisur ditën e premte drejt Kosovës, dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si Babalja i audio-përgjimit të supozuar me Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm.

Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, kanë pohuar se menjëherë pasi policia e Kosovës e arrestoi Albert Veliun në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet shqiptare, ministria e Drejtësisë përgatiti dosjen që do të shërbejë për ekstradimin e Veliut në vendin tone, shkruan tch.

Aktualisht Veliu, ose Babalja është lënë i lirë nga gjykata e Prishtinës deri sa të zhvillohet gjyqi për ekstradimin e tij. Gjithashtu Babalja ka bërë edhe një kërkesë për azil në Kosovë, kërkesë e cila ende nuk ka një vendim nga autoritetet kosovare.

The post Autoritetet shqiptare kërkojnë zyrtarisht ekstradimin e Babales appeared first on 55 News.

]]>
613 kg kokainë në Durrës, dorëzohet kërkesa për ekstradimin e Arbër Çekajt https://55news.al/aktualitet/613-kg-kokaine-ne-durres-dorezohet-kerkesa-per-ekstradimin-e-arber-cekajt/ Mon, 14 May 2018 18:36:30 +0000 https://new.55news.al/?p=15755 Ministria e Drejtësisë i ka dërguar autoriteteve gjermane kërkesën për ekstradim për Arbër Çekajn, administratori i kompanisë ‘Arbi Gardën’ që akuzohet si i implikuar për 613 kg kokainë që u kapën në Durrës. Ai kishte porositur ngarkesën me banane, ku u sekuestrua sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vendin tonë, e […]

The post 613 kg kokainë në Durrës, dorëzohet kërkesa për ekstradimin e Arbër Çekajt appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Drejtësisë i ka dërguar autoriteteve gjermane kërkesën për ekstradim për Arbër Çekajn, administratori i kompanisë ‘Arbi Gardën’ që akuzohet si i implikuar për 613 kg kokainë që u kapën në Durrës.

Ai kishte porositur ngarkesën me banane, ku u sekuestrua sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vendin tonë, e cila vinte nga Kolumbia.

Çekaj u arrestua një javë më parë në një provincë pranë Dysedorfit në Gjermani, në sajë të bashkëpunimit mes policisë gjermane dhe asaj shqiptare. Arbër Çekaj do të ekstradohet në Shqipëri, ndërsa do të përballet me akuzat që rëndojnë për trafik droge, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’ në mungesë.

Operacioni nisi gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar Arbër Çekajn. Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët dhe ishte fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë.

Numri i të arrestuarve në lidhje me këtë operacion shkon në tre, pasi para 2 muajsh u arrestuan Donaldo Lushaj, nga Tropoja dhe Armando Pezaku nga Durrësi, të dy 25 vjeç.

The post 613 kg kokainë në Durrës, dorëzohet kërkesa për ekstradimin e Arbër Çekajt appeared first on 55 News.

]]>
Autoritetet shqiptare pengojnë ekstradimin e 200 kriminelëve ne Greqi https://55news.al/aktualitet/autoritetet-shqiptare-pengojne-ekstradimin-e-200-krimineleve-ne-greqi/ Sat, 05 May 2018 14:57:00 +0000 https://new.55news.al/?p=12593 Më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që strehohen në vendin tonë janë në kërkim nga Greqia për krime të rënda të kryera gjatë 18 viteve të fundit. Sipas të dhënave të raportuara nga ‘Kathimerini”, autoritetet greke kanë lëshuar 184 mandate arresti për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale që nga viti 2000 dhe të […]

The post Autoritetet shqiptare pengojnë ekstradimin e 200 kriminelëve ne Greqi appeared first on 55 News.

]]>
Më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që strehohen në vendin tonë janë në kërkim nga Greqia për krime të rënda të kryera gjatë 18 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të raportuara nga ‘Kathimerini”, autoritetet greke kanë lëshuar 184 mandate arresti për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale që nga viti 2000 dhe të gjithë janë në gjendje të lirë.

Ndër to 14 janë urdhër arreste ndërkombëtare të lëshuara vetëm brenda këtij viti. Në vitin 2017 autoritetet lëshuan 21 mandate, ndërsa 26 u lanë vitin e kaluar.

Zyrtarët e Lartë të Policisë Greke (ELAS) i kanë thënë “Kathimerini”, se kriminelët nuk janë ekstraduar në Greqi, sepse autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit nuk ngurrojnë ta bëjnë këtë.

“Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, ata na kërkojnë të dërgojmë shkresat e lëndëve të përkthyera [në shqip] në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi dhe të përballen me gjyq në Shqipëri”, tha një burim policor.

The post Autoritetet shqiptare pengojnë ekstradimin e 200 kriminelëve ne Greqi appeared first on 55 News.

]]>