ekstremizmi Archives - 55 News https://55news.al/tag/ekstremizmi/ Fri, 01 Feb 2019 18:51:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ekstremizmi Archives - 55 News https://55news.al/tag/ekstremizmi/ 32 32 Facebook fshin rreth 800 llogari iraniane, tentuan ndikimin në Shqipëri dhe Serbi https://55news.al/aktualitet/facebook-fshin-rreth-800-llogari-iraniane-tentuan-ndikimin-ne-shqiperi-dhe-serbi/ Fri, 01 Feb 2019 18:51:52 +0000 https://new.55news.al/?p=83306 Kompania “Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës.Rrjeti më i madh shoqëror në botë tha më 31 janar se ai bashkëpunonte ngushtë me Twitter për të zbuluar […]

The post Facebook fshin rreth 800 llogari iraniane, tentuan ndikimin në Shqipëri dhe Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Kompania “Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës.
Rrjeti më i madh shoqëror në botë tha më 31 janar se ai bashkëpunonte ngushtë me Twitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me “qëllime keqdashëse”.

Gjithsej 783 faqe, ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë, tha në një deklaratë, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

“Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit”, tha Gleicher.

“Ne po i heqim këto faqe, grupe dhe llogari të bazuara në sjelljen e tyre, jo në përmbajtjen që ata dërgojnë. Në këtë rast, njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri-tjetrin dhe përdorën llogaritë e rreme dhe kjo ishte baza për veprimi ynë “, shtoi ai.

“Edhe pse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetet e tyre, shqyrtimi ynë manual i lidhi këto llogari me Iranin”, shtoi ai.

Facebook tha se llogaritë e rreme ishin pjesë e një fushate të ndikimit që vepronte në Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen./REL

The post Facebook fshin rreth 800 llogari iraniane, tentuan ndikimin në Shqipëri dhe Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Ekstremizmi mbetet aktiv në rrjetet sociale në Kosovë https://55news.al/bota-shqiptare/ekstremizmi-mbetet-aktiv-ne-rrjetet-sociale-ne-kosove/ Wed, 06 Jun 2018 15:57:13 +0000 https://new.55news.al/?p=23370 Në Kosovë ka një aktivitet të shtuar në rrjete sociale të grupeve ekstremiste si dhe atyre terroriste, kështu kanë thënë ekspertë të sigurisë gjatë një konferencë të mbajtur në Prishtinë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në rrjete sociale në Ballkanin Perëndimor. Përmes platformave të ndryshme të komunikimit në internet, grupet ekstremiste si […]

The post Ekstremizmi mbetet aktiv në rrjetet sociale në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Në Kosovë ka një aktivitet të shtuar në rrjete sociale të grupeve ekstremiste si dhe atyre terroriste, kështu kanë thënë ekspertë të sigurisë gjatë një konferencë të mbajtur në Prishtinë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në rrjete sociale në Ballkanin Perëndimor.

Përmes platformave të ndryshme të komunikimit në internet, grupet ekstremiste si dhe organizatat terroriste kanë arritur të rekrutojnë persona të ndryshëm të cilat iu bashkuan grupit militant Shteti Islamik.

Përdorimi i kësaj forme të re të rekrutimit ka prodhuar rezultate për grupet terroriste pasi ato kanë arritur të rekrutojnë qindra persona nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Luftimi i kësaj forme të propagandës dhe rekrutimit ka qenë sfidues për institucionet kosovare të sigurisë.

Kujtim Bytyqi, zyrtar i lartë në Këshillin e Kosovës për Siguri ka thënë se Kosova është shumë më mirë sesa shtetet e rajonit në luftimin e propagandës dhe grupeve ekstremiste në rrjetet sociale.

Bytyqi ka thënë se institucionet e sigurisë, përmes asaj që njihet si “patrullimi online”, kanë arritur të identifikojnë dhe mbyllin profile dhe grupe të ndryshme të organizatave me prirje ekstreme.

“Grupet terroriste kanë shpërndarë thirrje kundër komuniteteve të ndryshme mirëpo edhe kundër vetë myslimanëve dhe shteteve të ndryshme arabe”, ka thënë Bytyqi.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja ka thënë se propaganda dhe përmbajtja e shpërndarë ka pasur ndikim të madh në rekrutimin e luftëtarëve dhe radikalizimin e personave të ndryshëm.

“Ka një aktivitet të shtuar të grupeve ekstremiste për të rekrutuar persona. Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të komunikimit, të enkriptuara, është bërë aktiviteti më i madh drejt rekrutimit dhe organizimit të mundshëm të sulmeve apo aktiviteteve terroriste”, ka deklaruar Qehaja.

Në këtë diskutim është thënë se institucionet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni kanë qenë të papërgatitura për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Kosova dhe vendet e rajonit kanë parë një fluks të madh të qytetarëve të tyre që kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar, por në dy vjetët e fundit është shënuar numër shumë i vogël i atyre që kanë shkuar në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

Kjo ka ardhur si pasojë ë shpartallimit të të ashtuquajturit Shteti Islamik./REL

The post Ekstremizmi mbetet aktiv në rrjetet sociale në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Terroristët kaq pranë, Italia në alarm https://55news.al/globi/terroristet-kaq-prane-italia-ne-alarm/ Fri, 11 May 2018 15:41:41 +0000 https://new.55news.al/?p=14747 Policia italiane njoftoi se ka shkatërruar dy grupe të dyshuara xhihadiste përmes një operacioni të madh anti-terrorizmi që çoi në një numër arrestimesh. Bastisjet e policisë u zhvilluan në rreth 20 prona në Italinë veriore dhe Sardenja. Ministri i Brendshëm Marco Minniti përshëndeti operacionet, duke deklaruar se dy struktura armiqësore janë neutralizuar. Gjykatësit në veri […]

The post Terroristët kaq pranë, Italia në alarm appeared first on 55 News.

]]>
Policia italiane njoftoi se ka shkatërruar dy grupe të dyshuara xhihadiste përmes një operacioni të madh anti-terrorizmi që çoi në një numër arrestimesh. Bastisjet e policisë u zhvilluan në rreth 20 prona në Italinë veriore dhe Sardenja. Ministri i Brendshëm Marco Minniti përshëndeti operacionet, duke deklaruar se dy struktura armiqësore janë neutralizuar.

Gjykatësit në veri të Italisë dhe Sardenjës, lëshuan urdhër-arrestet për operacionet “Luftëtarët e Huaj” dhe “Syriana”. Zyrtarët thanë se të dy grupet ishin të bazuara në Lombardi dhe Sardenja. Ata besohej se kishin lidhje me militantët islamikë në Siri, përkatësisht Frontin Nusra të lidhur me al-Kaidën.

Hetuesit thanë se besonin se dy grupet vepronin në mënyrë autonome, ndonëse një individ duket se kishte lidhje me të dyja grupet.

Në një konferencë shtypi në Romë të enjten, kryeprokurori italian për çështjet e terrorizmit, Federico Cafiero de Raho tha se 14 vetë u arrestuan në këto operacione, duke përfshirë 11 sirianë dhe tre marokenë. Ai tha se ndaj katër prej tyre janë ngritur akuza për lidhje me organizatat terroriste. Të tjerët akuzohen për komplot për të financuar terrorizmin, përveç krimit për ndërmjetësim financiar abuziv me qëllim të pastrimit të parave.

Të arrestuarit janë imigrantë me të drejtë banimi në Itali.
Policia shtoi se ata ishin në gjendje të gjurmonin pastrimin e rreth 2.4 milionë dollarëve, një pjesë e kësaj shume u është dërguar Frontit Nusra. Prokurori tha se paratë u transferuan kryesisht duke përdorur shërbime të njohura si hawala që është i zakonshëm në pjesën më të madhe të botës arabe dhe shmang kontrollet e zakonshme për monitorimin e financimit të terrorizmit. Një numër i vendeve evropiane po përdoreshin për këto transferime.

Prokurori italian shtoi se hetimi kishte zbuluar lidhje midis atyre që financonin terrorizmin dhe imigracionin e paligjshëm, por nuk gjeti dëshmi se trafikantët emigrantë po sillnin luftëtarë të huaj.

Autoritetet suedeze bashkëpunuan me homologët e tyre italianë gjatë hetimeve dhe zyrtarët e policisë italiane thanë se ndihma e tyre ishte tepër e rëndësishme. Në fletë-arrest thuhej se njeriu që konsiderohej si kreu i organizatës ishte siriani Anwar Daadoue. Ai shpesh punonte në Suedi, ku ai tashmë është në paraburgim.

The post Terroristët kaq pranë, Italia në alarm appeared first on 55 News.

]]>