familje Archives - 55 News https://55news.al/tag/familje/ Mon, 10 Aug 2020 10:27:57 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png familje Archives - 55 News https://55news.al/tag/familje/ 32 32 Basha viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Manëz: Qeveria vjedh ndihmat, kur të vijmë në pushtet do ndihmojmë cdo shqiptar https://55news.al/politike/basha-viziton-familjet-e-demtuara-nga-termeti-ne-manez-qeveria-vjedh-ndihmat-kur-te-vijme-ne-pushtet-do-ndihmojme-cdo-shqiptar/ Mon, 10 Aug 2020 10:27:57 +0000 https://new.55news.al/?p=170733   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti. Basha u shpreh se qeveria vazhdon që të vjedhë fondet, kryen korrupsion galopant dhe ka lënë shqiptarët në mjerim të plotë. Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, paratë nuk do të shkojnë […]

The post Basha viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Manëz: Qeveria vjedh ndihmat, kur të vijmë në pushtet do ndihmojmë cdo shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti.

Basha u shpreh se qeveria vazhdon që të vjedhë fondet, kryen korrupsion galopant dhe ka lënë shqiptarët në mjerim të plotë.

Basha tha se kur PD të vijë në pushtet, paratë nuk do të shkojnë tek 5 oligarkë, por do të shkojnë për të gjitha familjet shqiptare.

Postimi i kreut të PD Lulzim Basha:

Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në cadra.

Iu kanë dhënë milionë njerëz 5 oligarkëve dhe kanë lënë shqiptarët në mjerim. Vazhdojnë të vjedhin ndihmat. Me këtë qeveri mos prit asnjë zgjidhje. Unë vij që të shoh sot, ndërsa kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja.

The post Basha viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Manëz: Qeveria vjedh ndihmat, kur të vijmë në pushtet do ndihmojmë cdo shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Bashkim familjar në Itali? Ja çfarë duhet të dinë shqiptarët https://55news.al/aktualitet/bashkim-familjar-ne-itali-ja-cfare-duhet-te-dine-shqiptaret/ Wed, 30 Jan 2019 07:13:20 +0000 https://new.55news.al/?p=82732 Nëse doni të bëni bashkim familjar në Itali gjatë vitit 2019, bashkëshorti juaj duhet të ketë të ardhura minimale 8.9 mijë euro në vit. Të gjithë emigrantët që do të përtërijnë këtë vit lejeqëndrimin, apo të kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë (karta e qëndrimit), duhet të tregojnë se kanë të ardhura vjetore jo më […]

The post Bashkim familjar në Itali? Ja çfarë duhet të dinë shqiptarët appeared first on 55 News.

]]>
Nëse doni të bëni bashkim familjar në Itali gjatë vitit 2019, bashkëshorti juaj duhet të ketë të ardhura minimale 8.9 mijë euro në vit.

Të gjithë emigrantët që do të përtërijnë këtë vit lejeqëndrimin, apo të kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë (karta e qëndrimit), duhet të tregojnë se kanë të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku: 5.954 euro. Kush do të nisë praktikën për të sjellë në Itali bashkëshortin me bashkim familjar duhet të tregojë se ka të ardhura të paktën 1.5 herë çeku social, që do të thotë 8 mijë e 900 euro .

 

Në krahasim me një vit më parë, Instituti Nacional për Sigurimin Social, ka bërë një rishikim duke e rritur me më shumë se 100 euro tarifën e shumës që emigranti me lejeqendrimi duhet të zotërojë, që të tërheqë familjen.

Në rregullat e reja që po bëhen publike në Itali, bazuar në Tekstin Unik për Emigracionin, parashikohet se kush kërkon bashkim familjar të ketë “të ardhura minimale vjetore nga burime të ligjshme jo më të ulëta se çeku social, plus gjysmën e shumës së çekut për çdo familjar që do të sillet në Itali. Çeku social është vendosur në janar të vitit 2019 në shifrën e 5.954 euro, ose 6 euro më shumë në muaj se në vitin 2018.

Sipas rregullores, bëjnë përjashtim fëmijët, për bashkimet e të cilëve nën moshë madhore, kërkohen të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social.

Nga ana tjetër, ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.

Në 40 qytetet të Italisë, komuniteti shqiptar përbën shumicën ndër të huajt e pajisur me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Të huajt me leje të rregullt qëndrimi në këtë shtet janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT, Institutit Italian të Statistikave. Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit./Monitor

The post Bashkim familjar në Itali? Ja çfarë duhet të dinë shqiptarët appeared first on 55 News.

]]>
Familja gjen gjarprin brenda letrës higjenike https://55news.al/globi/familja-gjen-gjarprin-brenda-letres-higjenike/ Wed, 26 Dec 2018 10:20:04 +0000 https://new.55news.al/?p=76518 Një familje australiane nuk priste që për Krishtlindje të kishte një “mysafir” të paftuar në shtëpinë e tyre. Ata kanë gjetur një piton brenda letrës higjenike dhe kanë telefonuar menjëherë autoritetet përkatëse për të larguar gjarprin nga banjo. Pitoni i vogël ishte futur brenda letrës higjenike dhe qëndronte i mbledhur. Stewuart Lalor, punonjës i shërbimeve […]

The post Familja gjen gjarprin brenda letrës higjenike appeared first on 55 News.

]]>
Një familje australiane nuk priste që për Krishtlindje të kishte një “mysafir” të paftuar në shtëpinë e tyre.

Ata kanë gjetur një piton brenda letrës higjenike dhe kanë telefonuar menjëherë autoritetet përkatëse për të larguar gjarprin nga banjo.

Pitoni i vogël ishte futur brenda letrës higjenike dhe qëndronte i mbledhur. Stewuart Lalor, punonjës i shërbimeve të zvarranikëve të Brisbane, tha se i ndodh që brenda ditës të shkojë në më shumë se 12 shtëpi për të hequr gjarpinj.

Por ai tha se pitonët janë “shumë të padëmshëm” dhe nëse njerëzit tregohen të kujdesshëm nuk lëndohen.

“Nëse shikoni një gjarpër në shtëpinë tuaj, gjëja më e mirë për të bërë është të mos shqetësoheni, sepse pickimi është jashtëzakonisht i rrallë dhe ato janë të rrezikshme vetëm nëse i ngacmoni”, ka thënë Lalor.

The post Familja gjen gjarprin brenda letrës higjenike appeared first on 55 News.

]]>
320 mijë objekte në proces legalizimi, 1 në 2 familje shqiptare ka ndërtuar leje https://55news.al/aktualitet/320-mije-objekte-ne-proces-legalizimi-1-ne-2-familje-shqiptare-ka-ndertuar-leje/ Thu, 22 Nov 2018 13:24:37 +0000 https://new.55news.al/?p=69255 Shifrat zyrtare flasin për një masakër të vërtetë me ndërtimet në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Legalizimeve flasin për të paktën 320 mijë objekte të futura në proces legalizimi mes viteve 2006-2015. Paçka se nuk përfshihen të gjitha ndërtesat e paligjshme në këtë shifër, ajo grumbullon padiskutim pjesën më […]

The post 320 mijë objekte në proces legalizimi, 1 në 2 familje shqiptare ka ndërtuar leje appeared first on 55 News.

]]>
Shifrat zyrtare flasin për një masakër të vërtetë me ndërtimet në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Legalizimeve flasin për të paktën 320 mijë objekte të futura në proces legalizimi mes viteve 2006-2015.

Paçka se nuk përfshihen të gjitha ndërtesat e paligjshme në këtë shifër, ajo grumbullon padiskutim pjesën më të madhe të tyre, pasi përkon me një afat kohor kur edhe ka nisur procesi i legalizimeve.

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave ndërkohë, tregojnë se, në rang republike, Shqipëria numëron 769 mijë familje.

Nga një llogaritje e thjeshtë, rezulton se, mesatarisht, 42% e familjeve shqiptare ka ndërtuar një objekt të paligjshëm, qoftë kjo shtëpi banimi, shtesë pallati, garazh, objekt biznesi, etj.

Pra, duke i qëndruar statistikës si e tillë, thuajse 1 në 2 familje shqiptare gjatë këtyre 3 dekadave të fundit ka ndërtuar pa leje, në cilëndo nga format e paligjshmërisë që është aplikuar.

Statistika nuk duhet marrë si e mirëqenë, pasi tregon vetëm tendencën, dhe aspak numrin real të familjeve që kanë ndërtuar në paligjshmëri, pasi mes tyre nga ata që nuk kanë ndërtuar fare paligjshmërisht si dhe nga ata që kanë ndërtuar më shumë se 1 objekt pa leje, për të cilin kanë kërkuar apo ende kërkojnë legalizim nga shteti.

Por, paçka se norma prej 42% mbetet vetëm statistikë, ajo është një indikator deri diku i besueshëm i përmasave të këtij fenomeni në vendin tonë.

The post 320 mijë objekte në proces legalizimi, 1 në 2 familje shqiptare ka ndërtuar leje appeared first on 55 News.

]]>
Shuhen në aksident 3 anëtarët e një familje https://55news.al/globi/shuhen-ne-aksident-3-anetaret-e-nje-familje/ Mon, 05 Nov 2018 12:04:57 +0000 https://new.55news.al/?p=64424 Tre anëtarë të një familjeje humbën tragjikisht jetën në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së dielës në Alderley Edge, Cheshire të Britanisë së Madhe. Viktimat, një burrë 47-vjeç, gruaja 41-vjeçe dhe një vajzë 14-vjeçe udhëtonin me makinë, kur u përplasën me një minibus. Dy personat të tjerë që […]

The post Shuhen në aksident 3 anëtarët e një familje appeared first on 55 News.

]]>
Tre anëtarë të një familjeje humbën tragjikisht jetën në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së dielës në Alderley Edge, Cheshire të Britanisë së Madhe. Viktimat, një burrë 47-vjeç, gruaja 41-vjeçe dhe një vajzë 14-vjeçe udhëtonin me makinë, kur u përplasën me një minibus.

Dy personat të tjerë që ndodheshin në minibus, një vajzë 9-vjeçare dhe një 19-vjeçare u dërguan në spital dhe sipas të përditshmes “Mirror”, janë në gjendje të rëndë për jetën. Shumë prej pasagjerëve që ndodheshin në minibus morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital.

Ndërkohë, policia tha se 47-vjeçari dhe 14-vjeçarja gjetën vdekjen në vend, ndërsa gruaja vdiq në spital. Mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

The post Shuhen në aksident 3 anëtarët e një familje appeared first on 55 News.

]]>
Librazhd, 8 pjesëtarët e një familjeje presin dimrin në çadër https://55news.al/aktualitet/librazhd-8-pjesetaret-e-nje-familjeje-presin-dimrin-ne-cader/ Sat, 03 Nov 2018 11:17:13 +0000 https://new.55news.al/?p=63951 Familja e Qani Durmanit, nga fshati Stëblevë i Librazhdit, jeton prej dy vitesh në një çadër. Ata janë 8 persona, ndërsa shtëpia iu shemb nga tërmeti i dy viteve më parë. E ndërsa presin dimrin në çadër, sërish edhe këtë vit, ata bëjnë apel për ndihmë, që të kenë mundësi të ndërto Me bagëtitë, pak […]

The post Librazhd, 8 pjesëtarët e një familjeje presin dimrin në çadër appeared first on 55 News.

]]>
Familja e Qani Durmanit, nga fshati Stëblevë i Librazhdit, jeton prej dy vitesh në një çadër.

Ata janë 8 persona, ndërsa shtëpia iu shemb nga tërmeti i dy viteve më parë.

E ndërsa presin dimrin në çadër, sërish edhe këtë vit, ata bëjnë apel për ndihmë, që të kenë mundësi të ndërto

Me bagëtitë, pak bujqësi dhe me ndihmën që marrin, familja prej 8 anetarësh ka mundësi të mbajë frymën gjallë, ndërsa për të ndërtuar një shtëpi të re është e pamundur.

Tashmë, ata presin vetëm zemërgjerësinë e atyre që kanë mundësi për të ndihmuar, me çdo gjë që munden./tch

The post Librazhd, 8 pjesëtarët e një familjeje presin dimrin në çadër appeared first on 55 News.

]]>
Familja shqiptare dëbohet nga Franca, Lëvizja MRAP ngrihet në këmbë për Amarildën https://55news.al/aktualitet/familja-shqiptare-debohet-nga-franca-levizja-mrap-ngrihet-ne-kembe-per-amarilden/ Thu, 01 Nov 2018 07:50:29 +0000 https://new.55news.al/?p=63190 Familja shqiptare Mitaj u dëbua nga Frnca dhe tashmë ka mbërritur në Tiranë. Vendimin e dëbimit e mori fundjavën e kaluar, kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales. POr, familja Mitaj, e cila ka një vajzë studente të shkëlqyer, Amarlidën, ka mbështetjen e francezëve dhe të mediave franceze, që po protestojnë fort kundër dëbimit. Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit […]

The post Familja shqiptare dëbohet nga Franca, Lëvizja MRAP ngrihet në këmbë për Amarildën appeared first on 55 News.

]]>
Familja shqiptare Mitaj u dëbua nga Frnca dhe tashmë ka mbërritur në Tiranë. Vendimin e dëbimit e mori fundjavën e kaluar, kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales. POr, familja Mitaj, e cila ka një vajzë studente të shkëlqyer, Amarlidën, ka mbështetjen e francezëve dhe të mediave franceze, që po protestojnë fort kundër dëbimit.

Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar, njofton sot Alb.Info.ch.
“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e saj (familja Mitaj, v.r.). Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë! Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”.

Znj. Martizen tha se kishte biseduar me vajzën e re në telefon: Ata ishin të gjithë shumë të tronditur, të dëshpëruar nga sjellja aq çnjerëzore. Ne gjithashtu jemi të prekur, çfarë barbarizmi! Kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales ka një detyrë, me pushtetin e tij, të vendosë për të lejuar familjen që të jetojë në Francë, në vend se të kthejë ate në një vend tepër të rrezikshëm, për rtë cilin të gjithë jemi njoftuar. Por, si mund ta arrijmë këtë? Ai zgjodhi ta kthejë familjen në një rrezik ekstrem, një familje si e imja, si tuajat, një familje që mund të sjellë pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë, pa të cilën ne nuk do të ishim ata që jemi”, ka përfunduar Martinez.

The post Familja shqiptare dëbohet nga Franca, Lëvizja MRAP ngrihet në këmbë për Amarildën appeared first on 55 News.

]]>
Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze https://55news.al/politike/tabaku-sot-votuat-pro-kompanise-se-basteve-po-forconi-familjet-mafioze/ Thu, 25 Oct 2018 15:52:07 +0000 https://new.55news.al/?p=61183 Deputetja e PD-së, njëkohësisht nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas votimit nga maxhoranca të ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit. Përmes një postimi në  “Facebook”, Tabaku analizon deklaratat e Ramës dhe thotë se akuzon se i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre […]

The post Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e PD-së, njëkohësisht nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas votimit nga maxhoranca të ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit.

Përmes një postimi në  “Facebook”, Tabaku analizon deklaratat e Ramës dhe thotë se akuzon se i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar.

Deputetja e demokrate deklaron se kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe dhe se deputetët që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. “Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve”, shkruan Tabaku.

Ajo e krahason mbylljen e basteve me ndalimin e alkoolit në SHBA në vitet ’30 duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen.

Postimi i plotë:

Kumarxhinjtë e politikës!

Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.

Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.

Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve. Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet.

Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar. A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.

Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”. Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.

Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.

Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.

Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum. Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen. Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

The post Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze appeared first on 55 News.

]]>
Edi Paloka i përgjigjet Xhafajt: Llumin e ke në familje https://55news.al/politike/edi-paloka-i-pergjigjet-xhafajt-llumin-e-ke-ne-familje/ Thu, 11 Oct 2018 17:20:18 +0000 https://new.55news.al/?p=57089 Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në ‘facebook’ ndaj komenteve të bëra nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  në lidhje me çështjen e “Babales”. Ministri Xhafaj tha sot se Partia Demokratike ka zgjedhur si partnerë llumin e këtij vendi, duke treguar ironi të fortë për pretendimet e PD-së për audio-përgjimin me “dëshmitari X”. […]

The post Edi Paloka i përgjigjet Xhafajt: Llumin e ke në familje appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në ‘facebook’ ndaj komenteve të bëra nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  në lidhje me çështjen e “Babales”.

Ministri Xhafaj tha sot se Partia Demokratike ka zgjedhur si partnerë llumin e këtij vendi, duke treguar ironi të fortë për pretendimet e PD-së për audio-përgjimin me “dëshmitari X”.

PD ka zgjedhur partnerë llumin e këtij vendi”, tha Xhafaj. Fjalë këto që ka sjellë reagimin e nënkryetarit të PD-së, i cili  deklaroi se ministri harron të shtojë faktin  se ky llum është në familjen e tij.  “Xhafaj duket se e ka harruar që llumin e ka në familjen e tij”, shtoi Paloka.

The post Edi Paloka i përgjigjet Xhafajt: Llumin e ke në familje appeared first on 55 News.

]]>
24 vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur, familjarët zbulojnë shkakun https://55news.al/aktualitet/24-vjecarja-i-dha-fund-jetes-duke-u-vetevarur-familjaret-zbulojne-shkakun/ Wed, 03 Oct 2018 08:11:34 +0000 https://new.55news.al/?p=54466 Vajza 24-vjeçare që u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj mesditën e djeshme në Tiranë, shtetasja me iniciale E.Y., nga Mallakastra dyshohet të jetë vetëvrarë në kushtet e depresionit, e rënduar edhe nga gjendja e vështirë ekonomike. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Policia është […]

The post 24 vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur, familjarët zbulojnë shkakun appeared first on 55 News.

]]>
Vajza 24-vjeçare që u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj mesditën e djeshme në Tiranë, shtetasja me iniciale E.Y., nga Mallakastra dyshohet të jetë vetëvrarë në kushtet e depresionit, e rënduar edhe nga gjendja e vështirë ekonomike.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Policia është lajmëruar nga familjarët e viktimës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.2.

Burimet thanë per Panorama se, pasi është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga ekzaminimet paraprake të mjekëve ligjorë, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Ndërsa, sipas të afërmve të viktimës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe depresioni.

Burimet thanë se 24-vjeçarja kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë, ndërsa nuk kishte arritur të gjente punë në profesionin e saj. Prej pak kohësh ajo kishte filluar punë në një “Call Center”, në kryeqytet, por ndërkohë familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, që kanë sjellë shqetësime edhe te 24-vjeçarja, e cila së fundmi kishte shfaqur probleme me depresionin.

Megjithatë, nuk dihet nëse merrte apo jo mjekim për këtë problem. “Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasja E.Y., 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e kryeqytetit.

The post 24 vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur, familjarët zbulojnë shkakun appeared first on 55 News.

]]>