fier Archives - 55 News https://55news.al/tag/fier/ Fri, 07 Aug 2020 18:10:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png fier Archives - 55 News https://55news.al/tag/fier/ 32 32 Berisha/Mesuesit e Fierit lihen pa rroge. Narkoshteti drejte falimentimit nuk ka para! https://55news.al/politike/berisha-mesuesit-e-fierit-lihen-pa-rroge-narkoshteti-drejte-falimentimit-nuk-ka-para/ Fri, 07 Aug 2020 18:10:11 +0000 https://new.55news.al/?p=170535 Nga Sali Berisha Mesuesit e Fierit lihen pa rroge.Narkoshteti drejte falimentimit nuk ka para! Lexoni mesazhet e mesuesve dixhital. sb Përshëndetje doktor Berisha.Mësuesit e Fierit kanë një javë pa marë rrogën, se drejtoresha e ZVa Fier Yllka Beci ka ikur me pushime dhe nuk firmos.I themi ministres së arsimit ta kthejnë të marrën të formosë […]

The post Berisha/Mesuesit e Fierit lihen pa rroge. Narkoshteti drejte falimentimit nuk ka para! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha

Mesuesit e Fierit lihen pa rroge.
Narkoshteti drejte falimentimit nuk ka para!

Lexoni mesazhet e mesuesve dixhital. sb

Përshëndetje doktor Berisha.
Mësuesit e Fierit kanë një javë pa marë rrogën, se drejtoresha e ZVa Fier Yllka Beci ka ikur me pushime dhe nuk firmos.
I themi ministres së arsimit ta kthejnë të marrën të formosë pastaj le të theket sa të dojë se kanë për të paguar kreditë mësueset.

Pershendetje doktor Berisha. Si fillim ju uroj gjithe te mirat e jete te gjate ! Po ju drejtohem juve, se vetem ju keni ngelur zeri i vetem i lire ne kete vend qe po ja marrin frymen cdo dite te paudhet. Data 7 Gusht sot, dhe Arsimtaret e Fierit nuk kane marre akoma rrogen, se kemi familje per te mbajtur, se kemi kredi per tte paguar , sdo tja dije njeri doktor. Ju faleminderit e kalofshi mire. Anonim te lutem , se jane te pameshirshem , e na fiken , na lane femijet rrugeve. Respekte !

The post Berisha/Mesuesit e Fierit lihen pa rroge. Narkoshteti drejte falimentimit nuk ka para! appeared first on 55 News.

]]>
“Vjedhja skandaloze me Milot-Fier”, Ervin Minarolli: Qytetarët paguajnë për korrupsionin e qeverisë 3 herë më shumë https://55news.al/politike/vjedhja-skandaloze-me-milot-fier-ervin-minarolli-qytetaret-paguajne-per-korrupsionin-e-qeverise-3-here-me-shume/ Fri, 07 Aug 2020 09:43:28 +0000 https://new.55news.al/?p=170475   Përmes një deklarate të bërë nga Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarrolli, Partia Demokratike bëri denoncimin e radhës. Minarolli denoncoi atë që e quan vjedhje skandaloze në koncensionin Milot-Fier, ndërsa premtoi se me ardhjen e PD-së, në pushtet kjo PPP do të anulohet. “Ky është një koncesion që duhet të anulohet, pasi vjedh qytetarët. […]

The post “Vjedhja skandaloze me Milot-Fier”, Ervin Minarolli: Qytetarët paguajnë për korrupsionin e qeverisë 3 herë më shumë appeared first on 55 News.

]]>
 

Përmes një deklarate të bërë nga Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarrolli, Partia Demokratike bëri denoncimin e radhës.

Minarolli denoncoi atë që e quan vjedhje skandaloze në koncensionin Milot-Fier, ndërsa premtoi se me ardhjen e PD-së, në pushtet kjo PPP do të anulohet.

“Ky është një koncesion që duhet të anulohet, pasi vjedh qytetarët. 1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë”,- tha ai.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje! Ndodhem sot në një aks rrugor, pranë Rrogozhinë, ku do të kalojë rruga e re Milot Fier.

Ky është një koncesion që duhet të anullohet, pasi vjedh qytetarët. 1.2 miliardë euro është një shifër e fryrë, me qëllim që të rritet në mënyrë artificiale dhe abuzive fatura që do të paguajë secili nga qytetarët që do të udhëtojë në këtë rrugë.

Nga Miloti në Fier janë 115 kilometra dhe sipas koncesionit korruptiv qytetari duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro . Kjo është një shifër stratosferike dhe vjedhja është skandaloze.

 

Strategjia e rrugëve me pagesë, e miratuar në 2016-ën nga e njëjta qeveri, rekomandon vlerën maksimale prej 3.5 cent për km ose 3.5 Euro për 100 km. Pra, krahasuar edhe me dokumentat që vetë kanë miratuar, kostoja që duhet të paguajë qytetari për rrugën është thuajse dyfishuar.

 

Me këtë koncesion qytetarit i duhet të nxjerrë nga xhepi 17.4 euro për të udhëtuar në të gjithë gjatësinë e autostradës, e cila është gjysëm e gatshme.

Nga 115 kilometra, 62 prej tyre janë rrugë ekzistuese. Tani jemi në një segment të tillë që ka nevojë vetëm për rikonstruksion, për të rritur cilësinë e rrugës. Për ne, është e papranueshme që koncesioni ta trajtojë këtë si një rrugë që ecën në një gjurmë të re, duke fryrë koston dhe, bashkë me të, edhe faturën që paguan në fund qytetari.

 

Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës.
Ne duam që Shqipëria të ketë rrugë të reja në çdo cep të saj dhe jemi partia që kemi investuar më shumë për rrugë moderne, edhe kur kryeministri i sotëm bërtiste kundër tyre.

Partia Demokratike është kundër vjedhjes së qytetarëve përmes koncesioneve me rrugët.

Po marrim një shembull konkret për të treguar ndryshimin e thellë mes nesh dhe për të treguar pse kjo vepër është konceptuar si një vepër korrupsioni.

Rruga më e re e përfunduar kohët e fundit është bypass i Fierit. Është një rrugë që e nisëm ne 7 vjet më parë. Ne siguruam fondet dhe lamë gati një procedurë ku 1 km rrugë ka kushtiar 1.8 milionë euro. Ndërsa qeveria në ikje e Edi Ramës po kërkon ta tenderojë rruigën Milot-Fier me rreth 20 milionë euro kilometri, po të llogaritet që 62 kilometra te saj janë rrugë ekzistuese.

Pa asnjë dyshim që kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.
17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje e bën këtë rrugë të papërballueshme dhe shumë të shtrenjtë për shumicën e qytetarëve.

Edi Rama dhe Belinda Balluku duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion!

Qëndrimi ynë është i ndershëm në raport me kompanitë private. Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet.

The post “Vjedhja skandaloze me Milot-Fier”, Ervin Minarolli: Qytetarët paguajnë për korrupsionin e qeverisë 3 herë më shumë appeared first on 55 News.

]]>
Dolën pozitivë me COVID-19, nisen drejt Infektivit fierakja shtatzëne dhe vogëlushi i saj 2 vjeç https://55news.al/aktualitet/dolen-pozitive-me-covid-19-nisen-drejt-infektivit-fierakja-shtatzene-dhe-vogelushi-i-saj-2-vjec/ Wed, 06 May 2020 12:53:28 +0000 https://new.55news.al/?p=159584 Nisen nga Fieri drejt Tiranës gruaja tetë muajshe shtatzënë dhe djali i saj 2 vjeç, të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus. Mësohet se ata do të sillen te Spitali Infektiv, për një trajtim më të specializuar. Ndërkohë, positive me koronavirus rezultoi edhe vjehrra e gruas. Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur […]

The post Dolën pozitivë me COVID-19, nisen drejt Infektivit fierakja shtatzëne dhe vogëlushi i saj 2 vjeç appeared first on 55 News.

]]>
Nisen nga Fieri drejt Tiranës gruaja tetë muajshe shtatzënë dhe djali i saj 2 vjeç, të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus. Mësohet se ata do të sillen te Spitali Infektiv, për një trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, positive me koronavirus rezultoi edhe vjehrra e gruas. Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur të takonte familjarët e saj në Tiranë, të cilët ishin me koronavirus.

Pas kthimit në shtëpinë e saj në Fier, ajo ka rezultuar pozitive bashkë me vogëlushin e saj dhe vjehrrën.

The post Dolën pozitivë me COVID-19, nisen drejt Infektivit fierakja shtatzëne dhe vogëlushi i saj 2 vjeç appeared first on 55 News.

]]>
Të tjera pamje shokuese nga Fieri/ Berisha: Kjo është zehër kafshatë! https://55news.al/politike/te-tjera-pamje-shokuese-nga-fieri-berisha-kjo-eshte-zeher-kafshate/ Wed, 15 Apr 2020 13:37:51 +0000 https://new.55news.al/?p=156243 Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të tjera pamje tronditëse nga shpërndarja e ndihmave për famijet në nevojë në Fier. Berisha tha se kjo është një ‘zehër kafshatë’. POSTIMI Kësaj i thonë zehër kafshatë! Për të ngopurin e Surrelit që gromësin nga babëzia dhe shampanjat super të shtrenjta e tret tulet e majmërisë me joga në Saraje […]

The post Të tjera pamje shokuese nga Fieri/ Berisha: Kjo është zehër kafshatë! appeared first on 55 News.

]]>

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të tjera pamje tronditëse nga shpërndarja e ndihmave për famijet në nevojë në Fier. Berisha tha se kjo është një ‘zehër kafshatë’.

POSTIMI

Kësaj i thonë zehër kafshatë!

Për të ngopurin e Surrelit që gromësin nga babëzia dhe shampanjat super të shtrenjta e tret tulet e majmërisë me joga në Saraje të ndërtuara me pikat e gjakut dhe djersës të të varfërve, dje fajet i kishin ish-deputetë të PD që luanin me romët dhe jo barku bosh e pakot qesharake që iu ofrojnë atyre si ndihme Ndrikull Xhaçka dhe narkokryetar monist Subashi! Krim i vërtetë.

Miq, me rimet dhe të gjithë të mjerët e Shqiperise po luan shpirtkatrani Edvin Kristaq Hajduti dhe narkohajnat e tij që plaçkisin ndihmat dhe i lemeritin njerëzit me uri. Këto pamje të sotme dëshmojnë narkoqeveritarët së bashku me pakon e mjerimit dhe mashtrimit që u japin të mjerëve edhe Covid-19. Kësaj i thonë kafshatë zehër! Krim, krim shtetëror!sb

 
 

 

The post Të tjera pamje shokuese nga Fieri/ Berisha: Kjo është zehër kafshatë! appeared first on 55 News.

]]>
Fier/ Burri humbi jetën nga koronavirusi, e shoqja u shërua https://55news.al/aktualitet/fier-burri-humbi-jeten-nga-koronavirusi-e-shoqja-u-sherua/ Wed, 15 Apr 2020 12:33:32 +0000 https://new.55news.al/?p=156233 Viktima e 25-të e koronavirusit në Shqipëri është një 90-vjeçar nga Fieri. Miistria e Shëndetësisë bëri me dije se i moshuari ishte i intubuar prej 11 ditësh, vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. ABC News raporton se 90-vjeçari u evidentua 2 javë më parë si i infektuar. Bëhet fjalë për vatrën ku u prekën dy […]

The post Fier/ Burri humbi jetën nga koronavirusi, e shoqja u shërua appeared first on 55 News.

]]>
Viktima e 25-të e koronavirusit në Shqipëri është një 90-vjeçar nga Fieri. Miistria e Shëndetësisë bëri me dije se i moshuari ishte i intubuar prej 11 ditësh, vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

ABC News raporton se 90-vjeçari u evidentua 2 javë më parë si i infektuar. Bëhet fjalë për vatrën ku u prekën dy bashkëshortët e moshuar në një pallat në lagjen “15 tetori” si edhe një mësuese.

90-vjeçari e humbi betejën me koronavirusin, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet ende në Spitalin Infektiv dhe në kushte të tilla ajo ende nuk e ka mësuar lajmin e vdekjes së bashkëshortit

Pritet që sot ajo të transferohet drejt banesës së saj duke qenë se ka dalë negative në testin e dytë që i është bërë. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se infektimi i bashkëshortëve ka qenë i rastësishëm, pasi nuk kanë pasur histori udhëtimi apo kontakte me persona të infektuar.

Ndërkohë, në Fier situata është e qetë, pasi prej një jave nuk ka raste të reja të konfirmuara.

The post Fier/ Burri humbi jetën nga koronavirusi, e shoqja u shërua appeared first on 55 News.

]]>
Skandal në Fier, mjekët ia marrin tamponin pacientit poshtë pallatit https://55news.al/aktualitet/skandal-ne-fier-mjeket-ia-marrin-tamponin-pacientit-poshte-pallatit/ Thu, 26 Mar 2020 15:50:57 +0000 https://new.55news.al/?p=152342 Një skandal është regjistruar në Fier paraditen e sotme ku siç shihet nga kjo video ekskluzive e siguruar nga Faxneës, punonjës të ISHP  u marrin tamponet pacientëve të dyshuar ne COVID 19 në hyrje të një prej pallateve në këtë qytet.Video është siguruar nga burime të besueshme të cilët thonë se në këtë mënyrë shkelet […]

The post Skandal në Fier, mjekët ia marrin tamponin pacientit poshtë pallatit appeared first on 55 News.

]]>

Një skandal është regjistruar në Fier paraditen e sotme ku siç shihet nga kjo video ekskluzive e siguruar nga Faxneës, punonjës të ISHP  u marrin tamponet pacientëve të dyshuar ne COVID 19 në hyrje të një prej pallateve në këtë qytet.
Video është siguruar nga burime të besueshme të cilët thonë se në këtë mënyrë shkelet hapur jo vetëm urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, por vihet në rrezik dhe shëndeti i banorëve të tjerë.
Sipas urdhrit të MSH nuk lejohet që pacientët me COVID-19, ose të dyshuar, të dalin nga banesat. Ata duhet të njoftojne 127 dhe më pas shkon urgjenca me infermierin dhe mjekun në banesën e të sëmurit që merr dhe kampionin për analizën e COVID-19.

Fieri është qyteti i dytë për numrin e të prekurve me Covid19 pas Tiranës, ku janë shënuar 18 raste me persona pozitiv.

 

 
 
 

 

The post Skandal në Fier, mjekët ia marrin tamponin pacientit poshtë pallatit appeared first on 55 News.

]]>
Punonjësi i Thesarit të Fierit testohet pozitiv me koronavirus, vetëkarantinohen të gjithë punonjësit e degës https://55news.al/aktualitet/punonjesi-i-thesarit-te-fierit-testohet-pozitiv-me-koronavirus-vetekarantinohen-te-gjithe-punonjesit-e-deges/ Tue, 24 Mar 2020 15:02:11 +0000 https://new.55news.al/?p=151908 Një punonjës i thesarit të degës së Fierit është testuar pozitiv me virusin vdekjeprurës COVID-19. Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se punonjësi e ka bërë tamponin para dy ditësh duke zbuluar edhe infektimin e tij. Nuk dihet ende se nga e ka përfituar virusin punonjësi, pasi nuk ka treguar për kontakte apo histori […]

The post Punonjësi i Thesarit të Fierit testohet pozitiv me koronavirus, vetëkarantinohen të gjithë punonjësit e degës appeared first on 55 News.

]]>
Një punonjës i thesarit të degës së Fierit është testuar pozitiv me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se punonjësi e ka bërë tamponin para dy ditësh duke zbuluar edhe infektimin e tij.

Nuk dihet ende se nga e ka përfituar virusin punonjësi, pasi nuk ka treguar për kontakte apo histori udhëtimi me Italinë.

Aktualisht të gjithë punonjësit e degës së Fierit janë vetëkarantinuar.

The post Punonjësi i Thesarit të Fierit testohet pozitiv me koronavirus, vetëkarantinohen të gjithë punonjësit e degës appeared first on 55 News.

]]>
Fier/ 15 mjekë në karantinë, si i gënjeu gruaja e infektuar me koronavirus. U desh hapja e sistemit TIMS për të… https://55news.al/aktualitet/fier-15-mjeke-ne-karantine-si-i-genjeu-gruaja-e-infektuar-me-koronavirus-u-desh-hapja-e-sistemit-tims-per-te/ Sat, 14 Mar 2020 14:21:21 +0000 https://new.55news.al/?p=150007 Janë 15 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës të Spitalit Rajonal Fier që janë vetëkarantinuar pas kontaktit me një 61 vjecare të infektuar me koronavirus e cila tani ndodhet në terapi intensive në spitalin Infektiv ne Tirane. ‘BW’ raporton se gruaja ishte kthyer në datë 6 mars nga Italia, nëpërmjet portit të Durrësit, fakt të cilin […]

The post Fier/ 15 mjekë në karantinë, si i gënjeu gruaja e infektuar me koronavirus. U desh hapja e sistemit TIMS për të… appeared first on 55 News.

]]>
Janë 15 mjekë, infermierë dhe personel ndihmës të Spitalit Rajonal Fier që janë vetëkarantinuar pas kontaktit me një 61 vjecare të infektuar me koronavirus e cila tani ndodhet në terapi intensive në spitalin Infektiv ne Tirane.

‘BW’ raporton se gruaja ishte kthyer në datë 6 mars nga Italia, nëpërmjet portit të Durrësit, fakt të cilin e kishte fshehur. Pasi ka patur probleme me shëndetin ajo është paraqitur në spitalin e Fierit 5 ditë pas kthimit, ku ka marrë ndihmë mjeksore pasi ka qenë me temperaturë dhe është larguar për në shtëpi. Një dite me vonë është paraqitur sërish me probleme në frymëmarrje, por edhe pas insistimit të mjekëve nuk ka treguar që kishte qenë ne Itali, por ka thënë se problemet respiratore i ka pasur edhe më parë.

Me kontrollin e sistemit TIMS, rezultoi se e moshuara kishte hyrë në vendin tonë ne datë 6, duke bërë që ti merret mostra për analizim. Në pritje të përgjigjes gruaja është hospitalizuar dhe ka qëndruar e vetme në një dhomë në repartin e pathologjisë.

Pas daljes së përgjigjes, rezultati i së cilës ishte pozitivë, dhe duke parë gjendjen shëndetësore të gruas, kjo e fundit është nisur në Tiranë.

Gruaja nga Fieri në terapi intensive, mjekët e spitalit futen në karantinë sepse…

ficooo

Një nga dy personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë që janë në terapi intensive, është një 61-vjecare nga Fieri.

Albana Fico, drejtore e IShP bëri me dije sot se stafi mjekësor i spitalit të Fierit, i cili i ka shërbyer pacientes për sa kohë që ajo ka qenë e shtruar në këtë qytet, është vetëkarantinuar.

E pyetur në konferencën për shtyp sot nëse ka mjekë e infermierë të vetëkarantinuar në Fier, Fico tha:

Po ka, personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital“.

The post Fier/ 15 mjekë në karantinë, si i gënjeu gruaja e infektuar me koronavirus. U desh hapja e sistemit TIMS për të… appeared first on 55 News.

]]>
Katër persona me koronavirus në qarkun e Fierit/ Ja nga cilat zona janë https://55news.al/aktualitet/kater-persona-me-koronavirus-ne-qarkun-e-fierit-ja-nga-cilat-zona-jane/ Fri, 13 Mar 2020 15:47:04 +0000 https://new.55news.al/?p=149837 Fieri tashmë është shndrruar në vatrën e re të infektimit me koronavirus, ndërsa Shqipëria numëron 33 persona të prekur. Deri më tani në qarkun e Fierit numërohen 4 persona pozitivë me Covid-19, dhe këta vetëm në 24 orët e fundit.  Tre nga personat e prekur janë nga fshati Dermenas, dhe një nga Patosi.  Lajmin e […]

The post Katër persona me koronavirus në qarkun e Fierit/ Ja nga cilat zona janë appeared first on 55 News.

]]>
Fieri tashmë është shndrruar në vatrën e re të infektimit me koronavirus, ndërsa Shqipëria numëron 33 persona të prekur.

Deri më tani në qarkun e Fierit numërohen 4 persona pozitivë me Covid-19, dhe këta vetëm në 24 orët e fundit. 

Tre nga personat e prekur janë nga fshati Dermenas, dhe një nga Patosi. 

Lajmin e ka konfirmuar konfirmuar vetë kryebashkiakja e Patosit në facebook.

 

Të gjithë këta persona janë nga e njëjta familje dhe kanë ardhur nga Italia. 

Këta persona kanë qëndruar të izoluar deri sa dolën përgjigjet. 

Për personat e tjerë janë marrë mostrat dhe pritet të dalin përgjigjet.

The post Katër persona me koronavirus në qarkun e Fierit/ Ja nga cilat zona janë appeared first on 55 News.

]]>
Pas investigimit fillestar nga një konsorcium me gazetarë nga 23 vende, që tregonte se një kompani me qendër në Kiev të Ukrainës, e quajtur Milton Group, mashtronte njerëzit me kriptomonedha, vazhdon raportimi nga qendra e gazetarisë investigative-OC https://55news.al/aktualitet/pas-investigimit-fillestar-nga-nje-konsorcium-me-gazetare-nga-23-vende-qe-tregonte-se-nje-kompani-me-qender-ne-kiev-te-ukraines-e-quajtur-milton-group-mashtronte-njerezit-me-kriptomonedha-vazhdon-rapo/ Mon, 09 Mar 2020 15:30:43 +0000 https://new.55news.al/?p=149200 Kur në vendin tonë janë regjistruar dy raste me koronavirus, autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë një sërë masash për t’ju paraprirë peripitimit të situatës. Spitali i Fierit ka ndërmarrë një sërë masash shtesë, ndërsa ka krijuar dy dhoma karantinë Këto dhoma janë vendosur në repartin infektiv. Ndërkohë, Kuçi pohon ndër të tjera se janë shpërndarë 22 […]

The post Pas investigimit fillestar nga një konsorcium me gazetarë nga 23 vende, që tregonte se një kompani me qendër në Kiev të Ukrainës, e quajtur Milton Group, mashtronte njerëzit me kriptomonedha, vazhdon raportimi nga qendra e gazetarisë investigative-OC appeared first on 55 News.

]]>
Kur në vendin tonë janë regjistruar dy raste me koronavirus, autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë një sërë masash për t’ju paraprirë peripitimit të situatës.

Spitali i Fierit ka ndërmarrë një sërë masash shtesë, ndërsa ka krijuar dy dhoma karantinë

Këto dhoma janë vendosur në repartin infektiv.

Ndërkohë, Kuçi pohon ndër të tjera se janë shpërndarë 22 mijë copë masa si dhe pajisje me sasitë e nevojshme të oksigjenit.

 

Po ashtu bëhet e ditur se personat që vijnë nga zonat e kuqe, u merret mostra dhe nëse dalin pozitiv do të dërgohen në Tiranë

The post Pas investigimit fillestar nga një konsorcium me gazetarë nga 23 vende, që tregonte se një kompani me qendër në Kiev të Ukrainës, e quajtur Milton Group, mashtronte njerëzit me kriptomonedha, vazhdon raportimi nga qendra e gazetarisë investigative-OC appeared first on 55 News.

]]>