fituar Archives - 55 News https://55news.al/tag/fituar/ Tue, 06 Nov 2018 15:56:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png fituar Archives - 55 News https://55news.al/tag/fituar/ 32 32 Një somalezo-amerikane gati për të fituar në zgjedhje https://55news.al/aktualitet/nje-somalezo-amerikane-gati-per-te-fituar-ne-zgjedhje/ Tue, 06 Nov 2018 15:56:01 +0000 https://new.55news.al/?p=64840 Përfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar pritet të bëjë histori në politikën amerikane të martën si favorite për të fituar një vend në Kongresin amerikan, duke u bërë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve. Zonja Omar thotë se përdorimi i politikës për të ndikuar pozitivisht dhe për […]

The post Një somalezo-amerikane gati për të fituar në zgjedhje appeared first on 55 News.

]]>
Përfaqësuesja e Minesotës Ilhan Omar pritet të bëjë histori në politikën amerikane të martën si favorite për të fituar një vend në Kongresin amerikan, duke u bërë ish-refugjatja e parë dhe gruaja e parë nga Afrika që i bashkohet Dhomës së Përfaqësuesve. Zonja Omar thotë se përdorimi i politikës për të ndikuar pozitivisht dhe për të zgjeruar demokracinë është e rëndësishme për të.

36 vjeçarja Ihan Omar erdhi në Minesota 20 vite më parë, pasi u largua nga Somalia e përfshirë nga lufta dhe kaloi katër vjet në një kamp refugjatësh në Kenia.

Ajo pritet të fitojë me lehtësi ndaj sfidantes së saj republikane Jennifer Zielinski në Minesota, një bastion demokrat.

Nëse zonja Omar fiton të martën, ajo mund të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve së bashku me një tjetër grua të besimit mysliman, demokraten Rashida Tlaib nga Detroiti, e cila pritet të fitojë një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zonja Omar thotë se nëse shkon në Uashington, ajo do të përballet me Presidentin Donald Trump, për të cilin thotë se po nxit politika që i ndalojnë njerëzit si ajo të vijnë në Amerikë.

“Këto politika janë shumë të rrezikshme. Mendoj se ato shkojnë kundër idealit të këtij vendi. Shpresoj të shkoj në Uashington me kolegë të cilët ndajnë të njëjtën qasje sikurse unë, në mënyrë që ta vendosim presidentin përpara përgjegjësisë për politikat që po promovon, të cilat përhapin frikë e ndarje”, thotë Ilhan Omar, kandidate për Dhomën e Përfaqësuesve.

Në vitin 2016 Ilhan Omar bëri histori, kur u bë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës dhe u bë ligjvënësja e parë somalezo-amerikane e shtetit të saj ku ndodhet dhe komuniteti më i madh somalezo-amerikan në SHBA.

“Mundësia e përdorimit të politikës si një mjet për të bërë ndryshime pozitive ka qenë ajo që më ka frymëzuar të përfshihem në politikë e të jem e angazhuar. Po kështu ka ndikuar mundësia për zgjerimin e demokracisë sonë tek të gjithë dhe konkurimi me qëllimin për të hartuar politika me ndikim pozitiv në jetën e njerëzve”

Në një vit me një numër rekord grash që konkurrojnë për poste publike, zonja Omari frymëzoi shumë gra myslimane anembanë vendit, përfshirë Hodan Hassan, e cila po kandidon për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës.

“Arsyet se përse po konkurrojnë shumë gra janë dy: e para lidhet me lëvizjen #METOO dhe e dyta me Donald Trump-in. Ai vazhdimisht nuk i respekton gratë, pra të dyja këto arsye bashkë kanë bërë që shumë gra të ndryshojnë status quo-në dhe një nga mënyrat për të arrritur ndryshimin është të kandidosh për funksion zyrtar”.

Zgjedhjet për Kongresin vijnë në një kohë kritike ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një ndarje të fortë politike. Zonja Hassan thotë se politikanët duhet ta bashkojnë vendin dhe të përhapin mesazhe më unifikuese.

The post Një somalezo-amerikane gati për të fituar në zgjedhje appeared first on 55 News.

]]>
Qytetet më të mira për të punuar më pak dhe për të fituar më shumë https://55news.al/kuriozitete/qytetet-me-te-mira-per-te-punuar-me-pak-dhe-per-te-fituar-me-shume/ Tue, 05 Jun 2018 17:53:45 +0000 https://new.55news.al/?p=23068 SHBA është ekonomia më produktive në botë, por, a janë punonjësit amerikanë më të lodhur? Një e pesta e kompanive amerikane private ende nuk u ofrojnë punonjësve të tyre pushime të paguara. Amerika është i vetmi vend i zhvilluar pa një politikë kombëtare për pushime të paguara.Dhe ndërkohë që rritja e pagës është e sheshtë, […]

The post Qytetet më të mira për të punuar më pak dhe për të fituar më shumë appeared first on 55 News.

]]>
SHBA është ekonomia më produktive në botë, por, a janë punonjësit amerikanë më të lodhur? Një e pesta e kompanive amerikane private ende nuk u ofrojnë punonjësve të tyre pushime të paguara. Amerika është i vetmi vend i zhvilluar pa një politikë kombëtare për pushime të paguara.
Dhe ndërkohë që rritja e pagës është e sheshtë, amerikanët janë më të zënë se kurrë. 62% e amerikanëve që punojnë në zyra thonë se tani ata e hanë drekën e tyre para kompjuterit. Nëse edhe ju bëni të njëjtën gjë, bëjini vetes një nder, mos e lexoni vazhdimin e fjalisë (veçanërisht nëse jeni duke ngrënë)… Ju jeni më të ekspozuar ndaj baktereve të rrezikshme kur hani para kompjuterit se sa në tualet.
Duhet të ketë një mënyrë për millennial që t’i bëjnë ballë jetës. A nuk janë francezët të njohur për pushime të gjata dreke dhe më shumë kohë të lirë. A mund të jetë zgjidhje jeta në një vend të huaj, ku mund të punoni më pak dhe të fitoni më shumë?
Duke marrë shkas nga kjo gjë (dhe të dhënat e popullsisë dhe pagave nga raporti i Deutsche Bank dhe UBS), më poshtë është renditja e qyteteve që ofrojnë pagë më të lartë, më pak orë punë gjatë javës dhe pushime të mjaftueshme gjatë vitit.
Në krye të këtij klasifikimi është qyteti-shtet i Luksemburgut që u ofron qytetarëve të vet kujdes shëndetësor falas dhe i trajton punonjësit e vet mjaft mirë. Një punëmarrës fiton mesatarisht $4,491.50 në muaj (rreth 142 orë punë në muaj). Ose ndryshe një orë pune paguhet rreth 31.63 dollarë.Me 32 ditë pushimesh të paguara në vit, qytetarët e Luksemburgut kanë më shumë të ardhura dhe kohë të lirë në dispozicion. Ndaj nuk është habi që ata marrin një vlerësim të lartë në World Happiness Index (Indeksin Botëror të Lumturisë).
Mynihu dhe Parisi plotësojnë top 3; të dyja qytetet europiane u ofrojnë punonjësve ambiciozë një balancë fantastike punë-jetë.
Dhjetë qytetet e para në këtë renditje janë në Europë, gjë që flet për një kulturë kontinentale të përhapur me paga të larta dhe orë të shkurtra pune gjatë javës.
Qytetet amerikane nuk janë të pozicionuara mirë në këtë renditje, me New York City në vend të 13 (i vetmi në top 25).
Në fund të renditjes është Xhakarta. Kryeqyteti i Indonezisë renditet i fundit në përgjithësi, dhe i katërti nga fundi për pagën, me një pagë mesatare mujore 548 dollarë dhe 12 ditë të paguara pushimesh. Në përgjithësi të rinjtë në vendet aziatike nuk kanë shumë për t’u gëzuar, me pesë qytete (nga dhjetë të fundit në klasifikim) të cilat renditen keq për pagën, ditët e pushimeve të paguara dhe orët e gjata në punë gjatë javës.

The post Qytetet më të mira për të punuar më pak dhe për të fituar më shumë appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëri-Kosovë, “vllazërorja” që duhet fituar https://55news.al/sport/shqiperi-kosove-vllazerorja-qe-duhet-fituar/ Tue, 29 May 2018 15:23:46 +0000 https://new.55news.al/?p=20777 Kur na ndajnë vetëm pothuajse dy orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, mësohet se deri më tani  janë shitur 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje. Ndeshja e quajtur si “vëllazërorja” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër. Kjo është hera e parë për formacionin e […]

The post Shqipëri-Kosovë, “vllazërorja” që duhet fituar appeared first on 55 News.

]]>
Kur na ndajnë vetëm pothuajse dy orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, mësohet se deri më tani  janë shitur 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje.

Ndeshja e quajtur si “vëllazërorja” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër.

Kjo është hera e parë për formacionin e ri të kombëtares që zhvillon një ndeshje. Ky është testi i parë gjeneral për djemtë e drejtuar nga Christian Panuçi për Ligën e Kombeve që do të nisë në shtator. Kosova nuk ngjason me asnjë prej dy skuadrave që kuqezinjtë kanë në grup në Ligën C, Skocia dhe Izraeli, megjithatë përballë një kundërshtari disi më të dobët dhe që bën pjesë në ligën D, Shqipëria duhet të tregojë forcën e vërtetë dhe të fitojë.

Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panuçi do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.

Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë.

Mesfusha e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të zotërohet nga Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.

Sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi. Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të ketë kështu mundësinë të lërë përshtypje pozitive te stafi teknik, përballë një kundërshtari me nivel të ulët.

Përsa i përket Kosovës edhe te Dardanët mungesat do të jenë të shumta ku spikat ajo e Valon Berishës. Trajneri zviceran Bernard Chalandes pritet të luajë me rreshtimin 4-4-1-1, me Avdijajn që do të mbështesë sulmuesin e vetëm Vedat Muriqi, ndërkohë në prapavijë një fanellë titullari do të ketë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut Fidan Aliti, por edhe për talentin e Hajdukut të Splitit Ardjan Ismaili.

The post Shqipëri-Kosovë, “vllazërorja” që duhet fituar appeared first on 55 News.

]]>