forgoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/forgoni/ Wed, 21 Nov 2018 17:13:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png forgoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/forgoni/ 32 32 Furgoni me 1 ton drogë në Qafë-Thanë, policia: Priten arrestime të bujshme https://55news.al/aktualitet/furgoni-me-1-ton-droge-ne-qafe-thane-policia-priten-arrestime-te-bujshme/ Wed, 21 Nov 2018 17:13:17 +0000 https://new.55news.al/?p=69057 Detaje të reja kanë dalë sekuestrimit të një sasie madhe drogë është kapur brenda një furgoni në Qafë Thanë. Bëhet e ditur se gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon gjatë natës së fundit në afërsi të pikēs së kalimit kufitar të Qafë Thanës është shtrirë […]

The post Furgoni me 1 ton drogë në Qafë-Thanë, policia: Priten arrestime të bujshme appeared first on 55 News.

]]>
Detaje të reja kanë dalë sekuestrimit të një sasie madhe drogë është kapur brenda një furgoni në Qafë Thanë.

Bëhet e ditur se gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon gjatë natës së fundit në afërsi të pikēs së kalimit kufitar të Qafë Thanës është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.

Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një Biznesi Rrobaqepësie.

Janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre.Prej 16 orësh policia e shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme

Ende nuk bëhet e ditur sasia e saktë, por burime flasin për një shifër rreth 1 ton. Droga ishte e fshehur në shasinë e mjetit tip furgon.

Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit, janë ndaluar tre persona që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike. Ende nuk dihen identiteti i personave të ndaluar dhe roli i tyre në transportimin e drogës.

Policia po e mban shumë diskrete ngjarjen, ndërsa furgoni është transportuar për në qytetin e Elbasanit.

(M.Q/Faxweb.al)

The post Furgoni me 1 ton drogë në Qafë-Thanë, policia: Priten arrestime të bujshme appeared first on 55 News.

]]>