formula1 Archives - 55 News https://55news.al/tag/formula1/ Wed, 12 Sep 2018 09:27:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png formula1 Archives - 55 News https://55news.al/tag/formula1/ 32 32 Formula 1/ Ferrari largon Kimi Raikkonen, vendin e tij e zë… https://55news.al/sport/formula-1-ferrari-largon-kimi-raikkonen-vendin-e-tij-e-ze/ Wed, 12 Sep 2018 09:27:17 +0000 https://new.55news.al/?p=48476 Ferrari ka njoftuar largimin nga ekipi i tij të Kimi Raikkonen, i cili s’do jetë më pjesë e gjermanëve pas mbylljes së këtij sezoni. Ka qenë vetë shtëpia e Maranello-s që e ka zyrtarizuar me anë të një deklarate për shtyp. “Skuderia Ferrari komunikon se, në fund të sezonit 2018, Kimi Raikkonen do të largohet […]

The post Formula 1/ Ferrari largon Kimi Raikkonen, vendin e tij e zë… appeared first on 55 News.

]]>
Ferrari ka njoftuar largimin nga ekipi i tij të Kimi Raikkonen, i cili s’do jetë më pjesë e gjermanëve pas mbylljes së këtij sezoni.

Ka qenë vetë shtëpia e Maranello-s që e ka zyrtarizuar me anë të një deklarate për shtyp. “Skuderia Ferrari komunikon se, në fund të sezonit 2018, Kimi Raikkonen do të largohet nga roli i tij aktual. Gjatë këtyre viteve, Kimi i ka dhënë skuadrës një kontribut thelbësor, si në cilësinë e pilotit ashtu edhe për cilësitë njerëzore. Roli i tij ka qenë vendimtar për rritjen e skuadrës dhe, në të njëjtën kohë, ka qenë përherë një njeri i madh në skuadër” shkruhet në faqen e Ferrari-t.

Piloti finlandez Kimi Raikkonen më tej ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Instagram se ka firmosur kontratën e re dy-vjeçare me Sauber Alfa-Romeo: “Jam i lumtur që do të kthehem aty ku nisi gjithçka”. Në vendin e lënë bosh prej tij, pra në krah të Sebastian Vettel do të jetë Charles Leclerc.

The post Formula 1/ Ferrari largon Kimi Raikkonen, vendin e tij e zë… appeared first on 55 News.

]]>
(VIDEO) Spektakël në Formula 1, Hamilton fiton mes incidenteve https://55news.al/sport/video-spektakel-ne-formula-1-hamilton-fiton-mes-incidenteve/ Sun, 29 Apr 2018 15:07:19 +0000 https://new.55news.al/?p=10313 Fati i keq për Sebastian Vettel në Baku të Azerbajxhanit, por më pas edhe Bottas dhe në fund triumfon Hamilton në garën e sotme të Formula 1, të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit. Në vendin e dytë është renditur Kimi Raikkonen, ndërsa surpriza në podium ishte Perez. Vetëm vendi i katërt për gjermanin e Ferrarit, […]

The post (VIDEO) Spektakël në Formula 1, Hamilton fiton mes incidenteve appeared first on 55 News.

]]>
Fati i keq për Sebastian Vettel në Baku të Azerbajxhanit, por më pas edhe Bottas dhe në fund triumfon Hamilton në garën e sotme të Formula 1, të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.

Në vendin e dytë është renditur Kimi Raikkonen, ndërsa surpriza në podium ishte Perez. Vetëm vendi i katërt për gjermanin e Ferrarit, Sebastin Vettel, që zbret i dyti në kampionati pas katër të zhvilluara këtë sezon. Kryeson Hamilton me 70 pikë, ndjek Vettel me 69.

Bottas ka qenë më i pafati, pasi kur kishin mbetur edhe 4 xhiro dhe ishte i pari, goma e tij e pasme ka shpërthyer dhe nga kjo ka përfituar Hamilton dhe fiton garën.

Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin britanik, që fillimisht përfitoi nga një parakalim i gabuar i Vettel, që doli jashtë piste, dhe më pas nga dëmtimi i gomës së Bottas, për të fituar garën.

Ky është Botërori i makinës së sigurisë, që ka vendosur rezultatin përfundimtar në 3 gara deri më tani e kështu ndodhi edhe sot, pasi u bë sërish protagoniste.

Nën regjimin e saj ndodhën shumë të papritura dhe pasi u largua nga pista, 4 xhiro nga fundi, pati shumë emocione.

Vettel, në përpjekje për të kaluar Bottas, e merr gjerë kthesën dhe frenon fort, duke u parakaluar nga Bottas, Hamilton e Raikkonen.

Por edhe Bottas nuk ka fat, pasi në xhiron pasardhëse i shpërthen goma teksa ishte para bokseve, pa patur mundësi ta ndërrojë atë dhe braktis garën.

Për pasojë, Hamilton gjendet i pari krejt papritur, pasi dy protagonistët kryesorë nuk kanë fat.

The post (VIDEO) Spektakël në Formula 1, Hamilton fiton mes incidenteve appeared first on 55 News.

]]>