fqinjet Archives - 55 News https://55news.al/tag/fqinjet/ Wed, 19 Dec 2018 14:28:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png fqinjet Archives - 55 News https://55news.al/tag/fqinjet/ 32 32 Konfliktohen me fqinjët, familja nga Librazhdi kërcënon se do të hidhet prej pallatit https://55news.al/aktualitet/konfliktohen-me-fqinjet-familja-nga-librazhdi-kercenon-se-do-te-hidhet-prej-pallatit/ Wed, 19 Dec 2018 14:28:35 +0000 https://new.55news.al/?p=75127 Një familje nga Librazhdi ka kërcënuar se do të hidhet nga pallati për shkak të konfliktit me fqinjët. Familja me 5 anëtarë, kërcënoi se do të hidhet nga kati i tetë për shkak se fqinjët po bënin punime në taracë, mbi banesën e tyre. Policia dhe drejtues të Bashkisë, kanë shkuar në vendngjarje për të […]

The post Konfliktohen me fqinjët, familja nga Librazhdi kërcënon se do të hidhet prej pallatit appeared first on 55 News.

]]>
Një familje nga Librazhdi ka kërcënuar se do të hidhet nga pallati për shkak të konfliktit me fqinjët. Familja me 5 anëtarë, kërcënoi se do të hidhet nga kati i tetë për shkak se fqinjët po bënin punime në taracë, mbi banesën e tyre.

Policia dhe drejtues të Bashkisë, kanë shkuar në vendngjarje për të shtensionuar këtë situatë

The post Konfliktohen me fqinjët, familja nga Librazhdi kërcënon se do të hidhet prej pallatit appeared first on 55 News.

]]>
Gruaja që peshon 300 kg tmerron fqinjët, arsyeja https://55news.al/globi/gruaja-qe-peshon-300-kg-tmerron-fqinjet-arsyeja/ Thu, 25 Oct 2018 18:20:31 +0000 https://new.55news.al/?p=61267 Natalia Rudenko, e cila peshon rreth 300 kg, është gruaja më peshën më të madhe në Rusi. Kjo gjë ka shqetësuar shumë fqinjët e saj, të cilët kanë frikë se një ditë Natalia Rudenko do t’i bjerë nga tavani direkt në tryezën e bukës. Pallati ku jeton gruaja më e rëndë ruse është shumë i […]

The post Gruaja që peshon 300 kg tmerron fqinjët, arsyeja appeared first on 55 News.

]]>
Natalia Rudenko, e cila peshon rreth 300 kg, është gruaja më peshën më të madhe në Rusi. Kjo gjë ka shqetësuar shumë fqinjët e saj, të cilët kanë frikë se një ditë Natalia Rudenko do t’i bjerë nga tavani direkt në tryezën e bukës.

Pallati ku jeton gruaja më e rëndë ruse është shumë i vjetër dhe i konsumuar. Galina Klimova, e cila jeton një kat më poshtë, thotë: “Sa herë që Natalia lahet, pikon uji te ne. Tavani ka nisur të bjerë pak nga pak dhe një copë suva desh i ra në kokë nipit tim 3-vjeçar. Sa herë që ajo ecën, dëgjojmë zhurmën e tavanit që kërcet. Kemi frikë se një ditë do të na bjerë përsipër”.

Natalia nisi të shtonte shumë në peshë pasi humbi një fëmijë dhe u braktis nga burri. “Rashë në depresion dhe nisa të haja pa pushim”, thotë gruaja që peshon 300 kg.

The post Gruaja që peshon 300 kg tmerron fqinjët, arsyeja appeared first on 55 News.

]]>
Pastrimi i parave – Indeksi i Baselit 2018, Shqipëria me hap breshke, fqinjët me hap elefanti https://55news.al/aktualitet/pastrimi-i-parave-indeksi-i-baselit-2018-shqiperia-me-hap-breshke-fqinjet-me-hap-elefanti/ Wed, 10 Oct 2018 16:14:55 +0000 https://new.55news.al/?p=56751 Shqipëria ka bërë progres të lehtë në drejtim të pastrimit të parave. Këtë gjë e thotë “Indexi AML i Baselit”, indikatori më prestigjioz në nivel global sa i përket pastrimit të parave, dhe që rendit 129 vende të botës. Në këtë renditje Shqipëria mban vendin e 55-të, me vendin e parë që regjistron performancën më […]

The post Pastrimi i parave – Indeksi i Baselit 2018, Shqipëria me hap breshke, fqinjët me hap elefanti appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria ka bërë progres të lehtë në drejtim të pastrimit të parave. Këtë gjë e thotë “Indexi AML i Baselit”, indikatori më prestigjioz në nivel global sa i përket pastrimit të parave, dhe që rendit 129 vende të botës.

Në këtë renditje Shqipëria mban vendin e 55-të, me vendin e parë që regjistron performancën më të dobët dhe vendin e fundit me performancën më të mirë. Në këtë index, Shqipëria grumbullon 5.57 pikë, nga 5.65 të vitit të kaluar.
Në rajon ndërkohë, Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë një performancë më të dobët se Shqipëria dhe ndër të tjera kanë pësuar një përkeqësim në pikëzim në krahasim me raportin e kaluar.

Me dy fqinjët territorialë ndërkohë, Malin e Zi dhe Maqedoninë nuk ka garë, pasi të dy vendet kanë bërë një progres mbresëlënës në harkun e një viti.

Maqedonia renditet si vendi i 5-të në botë me performancën më të mirë në drejtim të pastrimit të parave, ndërsa Mali i zi si vendi i 11-të me perfornacnë më të mirë.

Në nivel global ndërkohë, Finlanda regjistron performancën më të mire ndërkohë që Tajikistani regjistron performancën më të dobët.

SHQ-NAZ.jpg

 

 

 

The post Pastrimi i parave – Indeksi i Baselit 2018, Shqipëria me hap breshke, fqinjët me hap elefanti appeared first on 55 News.

]]>
Sekretariati i Energjisë, çështje kundër Shqipërisë për infrastrukturën, s’ka ndërlidhje me fqinjët https://55news.al/aktualitet/sekretariati-i-energjise-ceshtje-kunder-shqiperise-per-infrastrukturen-s-ka-nderlidhje-me-fqinjet/ Wed, 19 Sep 2018 13:20:32 +0000 https://new.55news.al/?p=50391 Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur së fundmi një çështje kundër tre shteteve për pika të caktuara që nuk kanë respektuar në rregulloren 347 të vitit 2013. Mes tre vendeve është edhe Shqipëria, ndaj së cilës është tërhequr vëmendja, pasi nuk ka hartuar kuadrin e nevojshëm që përcakton ndërlidhjen infrastrukturore me fqinjët në sektorin […]

The post Sekretariati i Energjisë, çështje kundër Shqipërisë për infrastrukturën, s’ka ndërlidhje me fqinjët appeared first on 55 News.

]]>
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur së fundmi një çështje kundër tre shteteve për pika të caktuara që nuk kanë respektuar në rregulloren 347 të vitit 2013. Mes tre vendeve është edhe Shqipëria, ndaj së cilës është tërhequr vëmendja, pasi nuk ka hartuar kuadrin e nevojshëm që përcakton ndërlidhjen infrastrukturore me fqinjët në sektorin e energjisë, gazit dhe naftës.

“Kjo rregullore, që në fakt pritet që të kalojë si vendim, përcakton procedurat e përzgjedhjes së projekteve, kriteret që përdoren në këtë proces, si dhe një institucion që koordinon gjithë këtë aspekt. Afati i fundit që duhet të ishte bërë kjo ishte 1 janari 2017, por për arsye të ndryshme, kjo nuk ka qenë e mundur, pasi zhvillimet kanë qenë dinamike. Ne kemi hartuar vendimin e Këshillit të Ministrave që përcakton pikërisht këto aspekte që nënvizon sekretariati në çështjen e hapur ndaj Shqipërisë.

Ky dokument është në fazën përfundimtare dhe i koordinuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financës, por ka pasur disa komente dhe po rakordohet. Mendohet se me disa takime të cilat janë intensifikuar së fundmi edhe si rezultat i kësaj çështje, vendimi të kalojë shpejt por aktualisht vëmendja ka qenë te formulimi dhe detajimi i termave të karakterit teknik” thanë burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ‘Monitor’.

Të njëjtat burime konfirmuan se dëgjimorja e parë e parashikuar më 26 shtator do të ketë një ballafaqim të palëve ku Shqipëria do të prezantojë argumentet e saj se pse ka qenë i pamundur plotësimi i pikës mbi infrastrukturën që sanksionohet në kërkesën e Sekretariatit.

Kjo çështje nuk pritet të ketë pasoja domethënëse negative për Shqipërinë sipas autoriteteve, duke qenë se argumentet që po përgatiten parashtrojnë arsyet kyçe të pamundësisë për të adoptuar kuadrin ligjor, rregullator dhe administrativ sipas përcaktimeve të rregullores.

Shqipëria nuk është e vetmja mes vendeve që kanë të hapur një çështje së fundmi. Edhe Bosnjë-Hercegovinës i është kërkuar të japë llogari për pjesën që lidhet me rregulloren e BE për pikën e mjedisit kurse Ukraina për pjesën e energjisë.

 

The post Sekretariati i Energjisë, çështje kundër Shqipërisë për infrastrukturën, s’ka ndërlidhje me fqinjët appeared first on 55 News.

]]>
Fqinjët gjejnë kufomën e gruas në shtëpi, kishte 2 javë e vdekur https://55news.al/politike/fqinjet-gjejne-kufomen-e-gruas-ne-shtepi-kishte-2-jave-e-vdekur/ Tue, 28 Aug 2018 06:32:48 +0000 https://new.55news.al/?p=44841 Një 63-vjeçare me inicialet N.P. është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Korçë. Ajo jetonte e vetmuar. Ishin fqinjët që kanë ndier mungesën e saj të gjatë dhe kanë lajmëruar Policinë. Ajo që u zbulua më pas ishte e trishtë: 63-vjeçarja kishte dy javë që kishte vdekur. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për […]

The post Fqinjët gjejnë kufomën e gruas në shtëpi, kishte 2 javë e vdekur appeared first on 55 News.

]]>
Një 63-vjeçare me inicialet N.P. është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Korçë.

Ajo jetonte e vetmuar. Ishin fqinjët që kanë ndier mungesën e saj të gjatë dhe kanë lajmëruar Policinë.

Ajo që u zbulua më pas ishte e trishtë: 63-vjeçarja kishte dy javë që kishte vdekur.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të verifikuar si ka ndodhur vdekja; paraprakisht duket si vdekje e natyrshme.

Megjithatë, një grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Fqinjët gjejnë kufomën e gruas në shtëpi, kishte 2 javë e vdekur appeared first on 55 News.

]]>
Misteri i djegies së çiftit në Elbasan, flasin fqinjët https://55news.al/aktualitet/misteri-i-djegies-se-ciftit-ne-elbasan-flasin-fqinjet/ Wed, 04 Jul 2018 08:16:39 +0000 https://new.55news.al/?p=31827 “Nuk na besohet kjo që ndodhi, një tragjedi”. Kështu dëshmojnë fqinjët  çiftit Shyqo (Vasil) Liçit, 65 vjeç dhe Sabire Liçit, 60 vjeçe, të cilët u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Në një kohë kur policia dyshon se ka qenë kryefamiljari ai që i vuri vetë flakën banesës, fqinjët […]

The post Misteri i djegies së çiftit në Elbasan, flasin fqinjët appeared first on 55 News.

]]>
“Nuk na besohet kjo që ndodhi, një tragjedi”.

Kështu dëshmojnë fqinjët  çiftit Shyqo (Vasil) Liçit, 65 vjeç dhe Sabire Liçit, 60 vjeçe, të cilët u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Në një kohë kur policia dyshon se ka qenë kryefamiljari ai që i vuri vetë flakën banesës, fqinjët e tij pohojnë se nuk mund ta besojnë këtë fakt. Në një prononcim për gazetarin Fatmir Popja të siguruar për ‘BalkanWeb’ fqinjët e çiftit thonë se ata ishin një familje e mirë dhe e respektuar.

Keqardhje të madhe përcjellim sot. Nuk na besohet. Ne i njohim për njerëz të mirë ata. Mbrëmë në darkë e morëm vesh kur erdhi policia. Unë isha në gjumë, se rashë herët mbrëmë. Dhe më ngriti gruaja tha; ka ardhur policia. Dola të shoh çfarë po ndodhte. Ne i jemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë. Ne kemi respekt edhe për të ndjerin dhe të shoqen e tij.

E përcjellim me shumë dhimbje (preket). Nuk dyshojmë për asnjë gjë, përveç të mirave. Për asgjë tjetër. Nusja e tij ka qenë e sëmurë, kishte një 1 e gjysmë apo 2. Ai i shërbente vet. Madje kohët e fundit i mori edhe një njeri që i kryente shërbimet. Rrinte dy orë në mëngjes apo mbasdite, bënte bukën dhe punët”, tha fqinji i çiftit tejet i prekur ndërsa nuk i ndal edhe lotët.

Ndërkohë bashkëshortja e këtij të fundit tha se: “Ne e njohim Shyqon (Vasil) si njeri shumë të mirë, i respektuar, bashkë me të shoqen. Se nga erdhi, një Zot e di. Zgjova burrin nga gjumi dhe i thash; çohu se erdhi policia. Se di ça ka bërë Shyqua. S’dimë gjë tjetër”, pohoi ajo.

The post Misteri i djegies së çiftit në Elbasan, flasin fqinjët appeared first on 55 News.

]]>
Mattis, “kërcënon” Kinën: Po intimidon fqinjët në detin e Kinës Jugore https://55news.al/globi/mattis-kercenon-kinen-po-intimidon-fqinjet-ne-detin-e-kines-jugore/ Sat, 02 Jun 2018 06:20:59 +0000 https://new.55news.al/?p=21884 Kina po dërgon raketa në zonën e diskutueshme të detit të Kinës Jugore për të frikësuar dhe shtrënguar fqinjët e saj. Kjo është fjala e tënë nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, teksa ishte në Singapor, gjatë një konference sigurie. Sipas gjeneralit Mattis, veprimet e Pekinit po ngrejnë pikëpyetje mbi objektivat e saj për […]

The post Mattis, “kërcënon” Kinën: Po intimidon fqinjët në detin e Kinës Jugore appeared first on 55 News.

]]>
Kina po dërgon raketa në zonën e diskutueshme të detit të Kinës Jugore për të frikësuar dhe shtrënguar fqinjët e saj.

Kjo është fjala e tënë nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, teksa ishte në Singapor, gjatë një konference sigurie. Sipas gjeneralit Mattis, veprimet e Pekinit po ngrejnë pikëpyetje mbi objektivat e saj për zgjerim të ndikimit.

Përveç  kësaj, ai deklaroi gjithashtu se çështja e trupave amerikane në Korenë e Jugut nuk mund të shtrohet në tryezë për diskutim, gjatë samitit të këtij muaji mes presidentit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Shtetet e Bashkuara dëshirojnë denuklearizimin e plotë të gadishullit Korean”, do të shtonte ai.

Edhe ministri koreano-jugor i Mbrojtjes ka thënë gjatë samitit të sigurisë “Shangri-La Dialogue”, se prania e forcave amerikane në Korenë e Jugut është krejtësisht i ndarë nga çështja bërthamore e Koresë së Veriut.

Për momentin, në Korenë e Jugut ndodhen të dislokuara rreth 28.500 trupa amerikane.

Në konferencën e mbajtur këtë fundjavë, Mattis deklaroi se Pekini ka dërguar pajisje ushtarake, përfshi edhe raketat antianije, ato tokë-ajër dhe pajisje për diktimin e sinjaleve elektronike në ishujt artificialë të detit të Kinës Jugore.

“Pavarësisht se Kina pretendon të kundërtën, vendosja e këtyre sistemeve të armatimeve është e lidhur drejtpërdrejt me përdorime ushtarake me qëllim intimidimin dhe shtrëngimin”, u shpreh Mattis, teksa shtoi se administrata e presidentit Trump dëshiron një marrëdhënie konstruktive me Kinën, por mund të konkurrojë fuqishëm nëse do të jetë e nevojshme.

Amerika, sipas tij, e pranon se Kina duhet të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon.

Deti i Kinës Jugore, një nga portat kyçe tregtare në rajonin përkatës është subjekt i pretendimeve të mbivendosura mes 6 shtetesh. Kina ka krijuar ishuj të vegjël artificialë, duke i kthyer ato tashmë në mjedise për qëllime ushtarake.

Muajin e kaluar, Kina uli për herë të parë avionë bombardues në ishullin “Woody”, pjesë e ishujve “Paracel”, duke nxitur reagimin dhe paralajmërimin e Uashingtonit se Pekini po destabilizonte rajonin.

Ishulli “Woody”, të cilin Kina e quan “Yongxing”, pretendohet edhe nga Vietnami e Taivan.

The post Mattis, “kërcënon” Kinën: Po intimidon fqinjët në detin e Kinës Jugore appeared first on 55 News.

]]>